ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2010-a, viti i Shqipėrisė Europiane

Shko poshtė

02012010

Mesazh 

2010-a, viti i Shqipėrisė Europiane Empty 2010-a, viti i Shqipėrisė Europiane




Shqipėria ka pėrmbushur kriteret e vendosura nga BE-ja pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve. Pas anėtarėsimit nė NATO dhe paraqitjes sė kėrkesės pėr marrjen e statusit tė kandidatit pėr nė Bashkimin Europian, 2010-a shėnon momentin kur shqiptarėt do tė rrėzojnė edhe tullėn e fundit tė murit tė Berlinit qė i ndante me Perėndimin, duke bashkuar familjet me emigrantėt e tyre nė Evropė, por edhe duke kaluar nė njė status tjetėr tė tranzicionit tė tyre, 2010-a ėshtė viti kur shqiptarėt do tė ndihen europianė, 2010-a ėshtė viti i Shqipėrisė europiane
Viti 2009 ishte viti i zgjedhjeve tė lira nė Shqipėri dhe tė certifikuara nga tė gjitha institucionet prestigjioze europiane dhe botėrore qė merren me to. Vendosja e krijimit tė koalicionit qeveritar me njė prej partive vizionare tė sė majtės qė ka si objektiv madhor integrimin e vendit, ishte risia dhe dėshmia e pjekurisė sė klasės politike shqiptare tė pėrfaqėsuar me vullnetin e lirė tė shqiptarėve pas zgjedhjeve tė 28 qershorit. Janė mbi 360 vendime, ligje e dekrete, tė miratuara, nė vitin 2009, madje edhe nė kushtet e mungesės sė opozitės nė Parlament. Ky vit u karakterizua nga njė besim total i Brukselit, i Komisionit Europian, Presidencės sė BE-sė, Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, Parlamentit Europian, ndaj mazhorancės nė pushtet, qė nga ana e saj u angazhua pėr njė koalicion fitues me LSI edhe pėr 30 vitet e ardhshme. Mė 16 nėntor, ministrat e Jashtėm tė BE-sė vendosėn nė njė akt historik, tė pranojnė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE. Siē dihet, nė prill tė kėtij viti, Shqipėria u bė vend anėtarė i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, arritja mė e madhe historike e kėtij vendi, qė nga shpallja e pavarėsisė deri mė sot. Viti 2009 ėshtė viti nė tė cilin Shqipėria doli nė listėn e bardhė pėr heqjen e vizave dhe lėvizjen e lirė tė shqiptarėve. Ishin mbi 120 kėrkesa qė qeveria t’i plotėsonte, nė mėnyrė qė tė bindtte Komisionin Europian, vendet anėtare, Parlamentin Europian, se shqiptarėt meritonin heqjen e vizave. Nė kuadrin e reformave pėr heqjen e vizave, u ndėrmorėn masa konkrete pėr pajisjen e qytetarėve shqiptarė me pasaporta biometrike. Pasaporta e parė biometrike u lėshua nė maj tė kėtij viti, ndėrkohė, tani janė lėshuar mbi 300 mijė pasaporta biometrike. Vetėm pas 30 ditėsh tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, Komisioni Europian i dorėzoi qeverisė shqiptare pyetėsorin me 2280 pyetje, nė besimin mė tė mirė se kjo qeveri kishte tė gjithė vullnetin, kapacitetet dhe mundėsinė pėr t’u dhėnė pėrgjigjen mė tė pėrshtatshme kėtyre pyetjeve.
Audienca me Papėn ishte njė arritje tjetėr sa personale aq edhe kombėtare e Kryeministrit aktual. Shenjtėria e tij u angazhua nė mbėshtetje tė pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr prosperitet tė pandalshėm.
Por nė kėtė vit kishim edhe vendimin e opozitės shqiptare qė me bojkotin e saj, i privoi vetes njė shans historik pėr tė qenė bashkautor nė reformat qė sollėn kėto vendime. Kryetari Rama, mendoi se, nėpėrmjet bojkotit, do t’i bėnte thirrje ndėrgjegjes sė Evropės pėr tė bllokuar kėto vendime. Qeveria shqiptare formulon nė vitin 209 njė buxhet me rreth 400 milionė dollarė mė tė madh se sa buxheti i vitit tė kaluar. Qeveria shqiptare ėshtė e vetmja qeveri qė parashikon rritje tė ndjeshme tė tė ardhurave personale tė 800 mijė familjeve, me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky ėshtė njė buxhet i cili pesėfishon fondet pėr Shqipėrinė dixhitale, ėshtė njė buxhet qė rrit respektivisht me 20 dhe 31 pėrqind buxhetin pėr arsimin dhe shėndetėsinė, rrit me 20 pėr qind buxhetin pėr bujqėsinė, me 17 pėr qind financimet pėr vaditjet, me 30 pėr qind mbėshtetjen pėr fermerėt.
Ėshtė shėnuar reformė madhore nė luftėn kundėr korrupsionit. Nė fushatėn elektorale qeveria premtoi njė qeveri pa shoferė personalė. Sot, nė Republikėn e Shqipėrisė, shoferė personalė kanė vetėm drejtuesit e institucioneve kushtetuese, ministrat dhe 2-3 zyrtarė tė tjerė. Kjo reformė bėn njė shkėputje nga praktika e kalbur e nomenklaturės komuniste. Lufta kundėr korrupsionit kėrkon edhe penalizimet e autorėve tė tij. U arrestuan pas kėsaj me vendim gjykate 28 zyrtarė qendrorė e lokalė, por kėsaj radhe, ndėr ta, edhe gjykatės e prokurorė, ēka do tė thotė se lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė luftė qė po bėhet me zero tolerancė. Lufta kundėr krimit tė organizuar dhe mafies, ka marrė njė vrull tė ri dhe ka hyrė nė njė fazė tėre. Kėshtu, janė ēmontuar mbi 15 grupe dhe organizata kriminale trafiku droge, rrjete tė vjedhjeve tė sofistikuara, autorėt e krimeve tė renda financiare, u rikthyen nė Shqipėri dhe do tė pėrgjigjen para drejtėsisė shqiptare, Famėkeqi Aldo Bare u ekstradua pėr shumė e shumė vrasje e trafiqe nga mė tė tmerrshmet. Nė kėtė vit u miratua ligji Antimafie, ligj i cili ėshtė njė mbėshtetje e madhe pėr tė gjitha agjencitė e zbatimit tė ligjit nė Shqipėri dhe qė do tė mund tė bėjė realitet ēmontimin me darėt e ligjit, njė nga njė, tė pasurive dhe qendrave tė mafies. U miratua serish moratoriumi kundėr industrisė sė mafies, skafeve.
Shqipėria sociale ėshtė morali i qeverisjes aktuale Ka filluar puna pėr reformėn r e cila do tė zhdukė mjerimin nė Shqipėri. Janė bėrė dhe po bėhet dixhitalizimi i tė gjitha familjeve me ndihmė ekonomike, do tė bėhet identifikimi i tė gjitha familjeve nė mjerim. Po hartohet ligji pėr kujdestarinė e fėmijėve; u miratua Konventa e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr personat me aftėsi tė kufizuar nė mėnyrė tė veēantė strategjia nė kuadrin e dekadės pėr romėt dhe egjiptianėt. Shqipėria u anėtarėsua dhe ėshtė e vendosur qė nė kuadėr tė kėsaj strategjie tė ndėrmarrė hapat mė konkrete pėr punėsimin, shkollimin dhe strehimin e tyre. Diplomacia shqiptare ka qenė mė aktive se kurrė nė promovimin e procesit tė integrimit tė vendit, promovimin e potencialeve ekonomikė tė Shqipėrisė, mbėshtetjen e procesit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Kurse 2010-a ka nisur me njė paralajmėrim qė ka zėnė fill qė nė fund tė vitit 2009, kur ministri i Brendshėm Lulzim Basha deklaroi zyrtarisht se Shqipėria ka pėrmbushur tė gjitha kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian pėr heqjen e regjimit tė vizave. Ministri i jashtėm italian Franco Frattini dhe tė tjerė diplomatė tė lartė evropianė kanė premtuar afrimin e datės pėr testimin e kėtyre kritereve, ndėrkohė qė sipas njė vendimi tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė, Shqipėria ėshtė futur nė listėn e bardhė, tė cilat do tė pėrfitojnė heqjen e regjimit tė vizave, sapo tė certifikohet pėrmbushja e kritereve tė paracaktuara. Optimistėt mendojnė se ky vendim mund tė merret qė me 1 prill, por ėshtė e sigurt se korriku i vitit 2010 do tė jetė afati i fundit kur shqiptarėt do tė mund tė rrėzojnė edhe tullėn e fundit tė murit tė Berlinit qė i ndante me Perėndimin, duke bashkuar familjet me imigrantėt e tyre nė Evropė, por edhe duke kaluar nė njė status tjetėr tė tranzicionit tė tyre. 2010-a ėshtė viti kur shqiptarėt do tė ndihen europianė, ėshtė viti i Shqipėrisė europiane.
55
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

2010-a, viti i Shqipėrisė Europiane :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jan 02, 2010 2:47 pm nga sharafcukalla

Ka kohe qe flitet per plotesimin e kushteve per te hyre ne B E.Po te jete i vertet ky lajm,shqiptaret duhet ta vleresojne.Nuk ka gje me te mire qe te mos paraqitesh me ne sportelet e konsullatave te huaja per te marre nje vize disa ditore ose te marresh pasaporten te bardhe pa vize,
Dihet se shumica e shqiptareve ndodhen jashte dhe shume prinder nuk kane mundur qe ti shikojne per shume vjete,pasi n uk u jep njeri viza,Ah ē'fare lumturi e madhe do te jete per shqiptaret ne se do te realizohet kjo gje.
Pershendetje Qeverise pavaresisht se i kujt krahu i perkas une.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 06, 2012 2:08 pm nga Anestis

Personalisht jam tepėr i interesuar pėr shfrytėzimin e energjisė diellore pasi do tėmė jepte mundėsinė e shfrytėzimit tė rreth dhjet dynym tokė e mė tepėr qė janė pothuajse tė pa shfrytėzueshme pėr bujqėsi.Duke pasur parasysh se toka ndodhet nė territor pa pengesa diellore,(nga ora 7.00 deri 19.00 nė verė),energjia e pėrfituar do tė ishte e mjaftueshme ,besoj,pėr plotėsimin e nevojave tė njė fshati.Them besoj sepse nuk i kam hyrė njė studimi pėr kėtė ēėshtje.Nėse dikush nė ILIRIADA PORTAL ka njohuri dhe dėshirė pėr tė mė ndihmuar pėr kėtė ndėrmarje ,do i jem shumė mirnjohės. Kryesisht dua tė di se nė ēfarė mase arrin lndihma shtetėrore pėr kėto investime,a ka bazė ligjore pėr mbrojtjen e shfrytėzimin e prodhimit nga ana e shtetit apo ndonjė ent tjetėr,cila ėshtė rruga qė duhet ndjekur pėr fillimine kėtij lloj investimi pėr mė gjėrė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi