ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ndėshkim tė ashpėr ligjor atyre qė pėrhapin panik

Shko poshtė

09012010

Mesazh 

Berisha: Ndėshkim tė ashpėr ligjor atyre qė pėrhapin panik Empty Berisha: Ndėshkim tė ashpėr ligjor atyre qė pėrhapin panik




Berisha: Ndėshkim tė ashpėr ligjor atyre qė pėrhapin panik 09berDo tė dėrgohen ndihma nė ushqime dhe veshmbathje nė ēdo familje pritėse pėr banorėt e evakuar

Personat qė me akte tė turpshme kanė pėrhapur panik tė rremė nė zonat e prekura nga pėrmbytjet do tė identifikohen dhe do tė ndėshkohen sipas ligjit. Kryeministri Berisha duke garantuar qytetarėt e Shkodrės se gjithccka ėshtė nėn kontroll tė plotė dhe se digat dhe portat e tyre po funksionojnė normalisht theksoi se do t`u kėrkohet organeve kompetente qė tė identifikohen dhe tė marrin ndėshkimin e merituar tė gjithė ata qė tentuan tė pėrhapin panik tek qytetarėt. "Nuk them se situata nuk ėshtė e vėshtirė, pa diskutim qė ėshtė situatė serioze, por ėshtė e tėra nė kontroll nė territoret e pėrmbytura. Digat, portat e gjithēka janė nė kontroll tė plotė dhe ato funksionojnė shumė shumė mirė. Ndaj, ato aktet e djeshme aq tė turpshme, njerėz tė cilėt pėrhapnin panik nė qytet, unė kėrkoj nga organet kompetente qė t'i gjejnė, t'i identifikojnė dhe le tė marrin njė ndėshkim shembullor", u shpreh Berisha. Gjithashtu, Kryeministri kėrkoi gatishmėrinė e plotė tė tė gjitha komisioneve tė emergjencės civile nė zonat e pėrmbytura. Ai kėrkoi qė autoritetet e rezervave tė shtetit dhe tė ndihmės, duhet tė identifikojnė tė gjitha familjet qė kanė marrė njerėz pėr tė strehuar nė banesat e tyre. "Ėshtė e domosdoshme qė tė funksionojnė komisionet nė ēdo komunė, ashtu siē edhe po funksionojnė, por duhet tė zgjerohen me njerėz. Kemi edhe njė problem tė dytė. Ne vėrtetė kemi hapur dhe vėnė nė dispozicion kapacitete tė mėdha pėr t'i pritur banorėt e evakuuar, por bujaria shqiptare, bujaria shkodrane, ėshtė e tillė qė ka bėrė qė kėta njerėz, ata i kanė strehuar nė shtėpitė e tyre. Autoritetet e rezervave tė shtetit dhe tė ndihmės, duhet tė identifikojnė kėto familje qė kanė marrė njerėz dhe tė shpėrndajnė pėr ta ushqime, me shumė mirėnjohje, pėr gjestin e tyre. Ne duhet tė dėrgojmė me shpejtėsi nė ēdo familje pritėse ushqime, veshje e ēfarė ata kanė nevojė", tha Kryeministri, ndėrsa shtoi se nuk duhet tė mbetet asnjė familje e vetme pritėse, qoftė u shpreh ai, edhe nė shenjė vlerėsimi ndaj gjestit tė saj, pa u ndihmuar, me ushqime, ujė, veshje e gjithēka qė ata kanė nevojė. Situata ėshtė tėrėsisht nė kontroll.
Kaskada nėn kontroll dhe funksionon pa asnjė lloj difekti
Gjithēka nė kaskadė ėshtė nė kontroll tė plotė dhe funksionon pa asnjė lloj defekti, sipas pėrcaktimeve tė projekteve. Duke theksuar se kjo qeveri ėshtė nė transparencė absolute, Kryeministri vuri nė dukje se tė gjitha instancat kanė porosi qė tė paraqesin me vėrtetėsi maksimale ēdo gjė. "Nuk do t'u mbetej tė tjerėve qė tė kujdeseshin pėr Shkodrėn, por do tė ishim ne tė parėt qė do tė kujdeseshim. Nė mėnyrė absolute nuk ka asnjė motiv pėr kėtė. Gjithė manovrimi, gjithė menaxhimi, po bėhet nė pėrputhje tė plotė me rregullat e funksionimit tė kaskadės dhe nė interes gjithėkombėtar. Komani ka zbritur nė nivelin 172 metra dhe do tė zbresė edhe mė shumė, ndoshta do tė zbresė nė 170 metra. Ndaj nuk ka asnjė rrezik pėr qytetin, rreziku ėshtė zero. Kėto ujėra kanė hyrė tė Bahēallėk, por e vėrteta ėshtė se kjo lagje, edhe pa kėtė situatė, ka pasur gjithnjė probleme nė kėtė kohė", vijoi kreu i qeverisė.
Po punohet pėr rikthimin nė funksion tė rrugės sė Dajccit
Kreu i qeverisė pėrsėriti edhe njėherė dje apelin ndaj banorėve tė zonave tė pėrmbytura qė tė pranojnė evakuimin pėr tė shmangur ccdo situatė serioze qė ka tė bėjė me jetėn njerėzore. Gjatė takimit tė Komitetit Ndėrministror tė Emergjencės Civile, kryeministri Berisha pėrshėndeti tė gjithė banorėt qė kanė pranuar tė evakuohen dhe ripėrsėriti angazhimin maksimal tė qeverisė pėr plotėsimin e tė gjitha kushteve pėr ta. Nė cilėsinė e kryetarit tė Komitetit qeveritar tė Emergjencave Civile, ministri Basha e informoi Kryeministrin me ecurinė e situatės dhe menaxhimin e saj. Nga ana tjetėr, edhe prefekti i Shkodrės, Maxhid Cungu e njohu Kryeministrin me veprimet e ndėrmarra nga strukturat pėrkatėse pėr situatėn. Cungu theksoi se nė dispozicion tė banorėve tė ndodhur nė zonat e pėrmbytura janė vėnė numra telefoni, ku ata mund tė kontaktojnė jo vetėm nė rastet emergjente, por edhe nė ēdo moment kur atyre u nevojitet ndihmė. Gjithashtu, Cungu u shpreh se ėshtė ngritur njė grup pune qė menaxhon dhe verifikon shpėrndarjen e ndihmave pėr banorėt nė nevojė dhe familjet qė kanė strehuar kėta banorė. Pasi u njoh me situatėn, fillimisht Kryeministri Berisha pėrshėndeti tė gjithė banorėt e zonave tė pėrmbytura qė kanė pranuar tė evakuohen, duke vlerėsuar bashkėpunimin e tyre. "Dua tė pėrshėndes tė gjithė banorėt e zonave tė pėrmbytura dhe t'i falėnderoj pėr bashkėpunimin e madh e tė ēmuar qė kanė treguar gjatė gjithė kėsaj periudhe, pėr pėrballimin e pasojave tė pėrmbytjes, pėr gjakftohtėsinė dhe guximin me tė cilin ata trajtuan problemin", tha Kryeministri, duke pėrsėritur ftesėn e tij pėr tė gjithė banorėt e tjerė qė kanė mbetur nė zonat e prekura nga pėrmbytjet qė tė evakuohen. Kryeministri theksoi se mbarė qytetarėt shqiptarėt janė solidarizuar me problematikėn e hasur nė zonat e pėrmbytura dhe mbėshtesin evakuimin e menjėhershėm tė tyre. "Kjo ėshtė kėrkesa ime si kryeministėr, si qeveri. Por, ata duhet ta dinė se kjo ėshtė kėrkesa e ēdo shqiptari sot. Sot, mendjet dhe zemrat e shqiptarėve janė tė fokusuar tek kėto familje tė pėrmbytura. Ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme qė popullata, i madh e i vogėl, tė evakuohen. Unė insistoj sėrish, sepse nivelet e ujit janė rritur dhe po rriten dhe nė momente tė caktuara, siē ėshtė faktuar, as fuqitė mė tė mėdha tė botės, nė situata tė tilla, nuk kanė qenė tė zonjat tė pėrballen me sukses. Ndaj edhe ne duhet tė pėrballemi me sukses, duke u tėrhequr, duke u evakuuar nė kohėn mė tė parė tė mundshme. Kėtu duhet tė jetė pėrqendrimi ynė total", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, ai vuri nė dukje se procesi ka ecur nė bazėn e mirėkuptimit dhe mbi bazėn e realizmit. Ai theksoi se nėse do tė jetė e nevojshme evakuimi i banorėve do tė bėhet edhe me forcė. Kryeministri theksoi se tė gjitha autoritetet vendore dhe Komiteti qeveritar i Emergjencės Civile duhet tė mobilizohen tėrėsisht nė evakuimin e shpejtė tė banorėve. "Ne nuk duam tė detyrohemi tė largojmė njerėz me forcė nga shtėpitė e tyre, por pėr tė shpėtuar jetėn e tyre, edhe mund tė detyrohemi. Ndaj kjo ka njė rėndėsi shumė tė madhe. Komiteti Ndėrministror i Emergjencės, autoritetet qeveritare vendore, komiteti i prefekturės, duhet tė kenė njė pėrqendrim tė plotė e total nė evakuimin e banorėve tė tė gjitha kėtyre zonave", tha Berisha. Duke informuar mbi tė dhėnat e fundit pėrsa i pėrket situatės, Kryeministri theksoi se 3-4 ditė, ėshtė katėrfishuar sipėrfaqja e pėrmbytur. Ai vuri nė dukje se kanė qenė mbi 2 ha sipėrfaqe dhe aktualisht, shifra ka arritur nė 10 500 ha sipėrfaqe tė pėrmbytur. "Ka rėndėsi shumė tė madhe nė qoftė se arrijmė ta rikthejmė edhe njėherė nė funksionim rrugėn e Dajēit. Dhe zvogėlimi i shkarkimit qė u bė sot, ėshtė bėrė me kėtė qėllim. Por nga ana tjetėr, edhe ju, sė bashku me ekspertė tė ujėrave, duhet tė shqyrtoni nėse ka ndonjė mundėsi qė tė mund ta mbrojmė mė mirė kėtė rrugė. Ajo rrugė ėshtė shumė e rėndėsishme. Varka kemi nė dispozicion dhe tė tjera edhe mund tė marrim, por nuk duhet tė harrojmė se ndryshimi mes varkės e makinės ėshtė shumė i madh, si nė manovrim, nė shpejtėsi e nė tė gjitha aspektet. Kėshtu qė duhet tė pėrpiqemi tė rikthejmė edhe njėherė rrugėn pėr tė evakuuar ata qė kanė mbetur dhe tė pėrqendrohemi nė tė gjitha zonat", vijoi Berisha.
Numra telefoni me shėrbim 24 orėsh pėr banorėt e pėrmbytur
Komiteti Ndėrministror i Emergjencės ka vėnė nė dispozicion tė banorėve disa numra telefoni, tė cilėt do tė funksionojnė pėr tė vendosur njė komunikim pa ndėrprerje me zonat e pėrmbytura. Kryeministri Berisha tha gjatė mbledhjes sė djeshme tė kėtij Komiteti se duhet garantuar komunikim me ccdo kusht, me ccdo lagje dhe ccdo shtėpi nėse bėhet e mundur. Gjithashtu kreu i qeverisė e vuri theksin nė gatishmėrinė qė ka shfaqur qeveria italiane pėr tė ofruar ndihmėn e saj. "Kėtu ėshtė kėshilltari kryesor i Kryeministrit Berluskoni pėr energjetikėn, ėshtė njėkohėsisht Kryetari i Komitetit tė Digave nė Itali. Ai ka ardhur i autorizuar nga Kryeministri Berluskoni pėr tė parė tė gjithė problematikėn dhe natyrisht, pėr tė parė edhe gjithė nevojat. Prandaj, pėr ēfarė tė kemi nevojė, pala italiane ėshtė e gatshme tė vihet nė dispozicion e tė ndihmojė. Ėshtė njė zgjedhje e mirė qė Komiteti Ndėrministror qėndron nė Shkodėr", tha Kryeministri. Gjithashtu ai vlerėsoi punėn qė kanė bėrė edhe kėshillat, kryetarėt e komunave, kryepleqtė, tė cilėt e kanė bėrė natėn ditė. "Krahas ēėshtjes sė evakuimit, kam merak shpėrndarjen e ndihmave. Duhet qė ndihmat tė shpėrndahen edhe nė ato familje ku kanė shkuar kėta banorė. Familjet, tė cilat kanė marrė njerėz nė shtėpitė e tyre mund t'u merret numri i telefonit dhe tė kontaktohen. Peshkatarėt tė cilėt janė vėnė nė dispozicion kėto ditė, le tė punojnė kundrejt njė pagese, sepse edhe ata kanė familje. Nga ana tjetėr, ata kanė eksperiencėn mė tė madhe me ujėrat dhe mund tė ndihmojnė", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit. Kryeministri theksoi se ėshtė shumė e rėndėsishme shqyrtimi i mundėsisė pėr tė ndėrhyrė nė lumin Bunė. Duke theksuar se mbi kėtė proces duhet njė studim serioz dhe i mirėprojektuar, Berisha vuri nė dukje se ndėrhyrjet nė kėtė lumė do tė lehtėsonin disi situatėn. "Ndaj duhet tė bėhen studime dhe tė pėrcaktohet thellėsia, pėr tė parė nėse vėrtetė ka probleme diznivelesh nė thellėsi dhe nė qoftė se faktohet se ka derdhje diku pėr shkak tė grumbullimeve tė prurjeve, atėherė ne do tė pėrgatitemi tė ndėrhyjmė, sepse kjo do tė na lehtėsojė edhe evakuimin e kėtyre milionė metėr kub ujė qė janė nė kėto 10 mijė ha tė pėrmbytur", tha mė tej Berisha. Gjithashtu, ai bėri me dije se i ka kėrkuar ministrit tė Jashtėm qė tė lidhet edhe me Malin e Zi dhe po tė jetė nevoja edhe me Kroacinė pėr tė marrė ndihmė nėse provohet qė kjo ndėrhyrje ėshtė e vlefshme. "Unė nuk besoj se studimi ėshtė i vėshtirė. Duhet tė bėjmė njė studim ushtarak, tė thirren mjetet dhe tė bėhet njė ndėrhyrje pėr tė lehtėsuar shkarkimin e ujėrave. Kjo do tė jetė pozitive. Le tė pėrgatitemi me ēdo gjė pėr tė lehtėsuar situatėn. Helikopterėt e ushtrisė janė nė dispozicion dhe i ftoj autoritetet vendore qė t'i kėrkojnė kur iu duhen dhe gjykojnė se nė ndonjė zonė tė caktuar nuk ka ndonjė mundėsi tjetėr evakuimi pėrveē se me helikopterė. Ėshtė shumė pozitive qė edhe vendet mike na kanė ofruar ndihmė me dhėnien e barkave. Ato na duhen dhe duhet tė jenė ngado", vijoi mė tej Kryeministri. Pėr t'u ardhur nė ndihmė banorėve tė zonave tė pėrmbytura, Bashkia e Shkodrės ka vėnė nė dispozicion tė qytetarėve kėta numra telefonikė: 02 24 23 83 / 02 24 23 93 / 02 24 37 83. Ndėrsa qarku i Shkodrės ka vėnė nė dispozicion kėta dy numra tė tjerė, 02 24 84 09 / 02 24 23 73. Sipas Ministrisė sė Brendshme, shėrbimi pranė kėtyre numrave ėshtė 24 orėsh. Operatorėt marrin informata nga qytetarėt nė lidhje me problemet qė mund tė kenė pėr shkak tė situatės sė pėrmbytjeve.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Ndėshkim tė ashpėr ligjor atyre qė pėrhapin panik :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jan 09, 2010 3:10 pm nga Iliriada Portal

Njė tjetėr solidaritet nga Gjakova pėr tė pėrmbyturit nė zonėn veriore tė Shqipėrisė vie nga qytetarėt gjakovarė kėtyre ditėve.Pas ndihmės prej 10 mijė euro tė ndarė nga Kuvendi Komunal dhe nisjes sė njė formacioni tė zhytėsve dhe tė kėrkim shpėtuesve tani familjet gjakovare janė ato qė duan tė hapin dyert pėr familjet qė kanė braktisur shtėpitė e tyre pėr shkak tė rrezikut dhe kanosjes me jetė.Nė tė dhėnat e fundit, tė pohuara tė premtėn pasdite nė konferencė pėr media edhe nga kryetari i komunės, Pal Lekaj, bėhet e ditur se nga gadishmėria e shprehur e gjakovarėve dhe komunės si institucion pėr tu ofruar strehim njerėzve nė hall nė zonat e Shkodrės,Lezhės dhe ishullit Shėngjin, tani pėr tani shkon deri nė njė mijė numri i familjevee qė mund tė sistemohen nė familjet gjakovare. Ky vullnet i shprehur po stimulon edhe tjera familje nė kėtė qytet perėndimor tė Kosovės. Sipas pohimeve tė kryetarit Lekaj, familjet ė dėmtuara menjėherė mund tė zhvendosen nė Gjakovė ku i pret sistemimi i menjėhershėm.
Kastriot Shehdadi

bota sot

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi