ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rremben dhe torturon 19-vjecaren

Shko poshtė

19012010

Mesazh 

Rremben dhe torturon 19-vjecaren Empty Rremben dhe torturon 19-vjecaren




Durres- Guxon te fyej nje te denuar per vjedhje, por merret peng dhe torturohet 19-vjecarja nga Durresi. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qytetin bregdetar, kur komisariati i policise ka marre denoncimin nga nje vajze e dhunuar. Menjehere eshte shpallur ne kerkim i dyshuari dhe mengjesin e dites se djeshme eshte ndaluar Leonard Kertusha, 32-vjec, banues ne lagjen nr. 8, i denuar me pare per vjedhje.

Konflikti mes te rinjve, sipas policise ka lindur per motive te dobeta ne nje debat te momentit. Megjithate agjentet po hetojne edhe per nje lidhje te mundshme mes tyre, apo nje tentative per dhune seksuale nga i dyshuari ne dem te vajzes. Gjithsesi hetuesit jane perqendruar ne denoncimin qe 19-vjecarja, emri i te ciles mbahet sekret, ka depozituar ne komisariat. Rreth ores 14:00 te dy diteve me pare, ne lagjen ku banon i dyshuari, vajza eshte konfrontuar me 32-vjecarin dhe mendohet se e ka fyer ate. Ne keto caste, Kertusha e ka marre me force ne autoveturen e tij tip "Benz", me targa DR 9935 B dhe e ka derguar ne fshatin Arapaj te komunes Rrashbull. Pasi eshte siguruar se zona ishte e pabanuar dhe nuk ka pasur njeri perreth, 32-vjecari ka marre nje shkop qe e ka gjetur aty prane, duke goditur ne te gjitha pjeset e trupit 19-vjecaren. Nuk kane munguar edhe goditjet me shpulla e shkelma, ndersa i ka lene plage te shumta te demtuares.

"Nga ana jone, me marrjen dijeni per ngjarjen, u kryen veprimet e para hetimore dhe u punua per kapjen e autorit te dyshuar, gje qe u be e mundur gjate oreve te para te dites se sotme (dje)", thane burime zyrtare te policise vendore. E pyetur nese i dyshuari ka pasur si qellim sulmin seksual, vajza ka mohuar duke bere me dije, se vetem eshte dhunuar fizikisht dhe kercenuar me jete nga Kertusha. Gjate arrestimit dhe marrjes ne pyetje, 32-vjecari ka deshmuar se nuk kishte per qellim te dhunonte vajzen apo ta mbante peng per qellime perfitimi, por ajo e kishte fyer ne nder dhe ai ka dashur t'i jape "mesim", ne nje zone ku nuk kishte njerez. "Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, rezulton se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta", sqaruan burime zyrtare per kete ngjarje. Pas hetimeve paraprake, dosja i kaloi per hetime te metejshme prokurorise me akuzen "heqjes se paligjshme te lirise, shoqeruar me dhune fizike".

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi