ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend

Shko poshtė

21012010

Mesazh 

Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend Empty Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend




Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend 20100121033436_artikullDenis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje gatishmerine per zgjidhjen e krizes por ne te njejten kohe, theksoi se kusht kryesor per hyrjen ne Kuvend eshte hapja e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Deklarata e kryesocialisti erdhi pas publikimit te projekt-raportit te Komitetit per Monitorimin e Shqiperise, ne Keshillin e Evropes. Ne nje prononcim per mediat, lideri i partise me te madhe ne opozite falenderoi raporteret e ketij Keshilli, per kontributin e tyre ne parashtrimin shume serioz per gjendjen e demokracise ne vendin tone, si edhe posacerisht, ne nenvizimin e domosdoshmerise per te hetuar zgjedhjet ne Shqiperi. "E mirepres bashkimin e tyre ne mendimin se Shqiperia sot eshte ne nje krize te vajtueshme politike e institucionale, paralizuese dhe rishpreh gatishmerine e opozites per te dhene cdo kontribut ne trajtimin si duhet te kesaj krize, duke e kerkuar zgjidhjen e saj ne rrenje, permes transparences se plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te 28 qershorit", deklaroi Rama. Ai shprehu bindjen se dialogu mes forcave politike ne nje vend demokratik behet ne Parlament. Ne te njejten kohe ai perseriti "qendrimin e palekundshem te opozites per te mos u bere pjese e Parlamentit te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit, deri diten kur e drejta e tyre kushtetuese e demokratike, per hetimin me themel zgjedhjeve, nuk do te materializohet ne nje marreveshje te negociuar mes paleve, e cila t'i hape rruge nje komisioni hetimor parlamentar me shumice e kryesim te opozites dhe me asistencen e monitorimin perkates nderkombetar". "Konfirmoj pjesemarrjen e opozites ne cdo tryeze serioze te organizuar per kete ceshtje, duke e konsideruar dialogun nje mjet te patjetersueshem per daljen nga kjo krize e rende qe vetem thellohet", deklaroi kryetari i Partise Socialiste. Rama theksoi se "duke qene te gatshem ne cdo moment per dialog, PS nuk do te qendroje asnje moment ne vend, ne rrugen e protestes popullore". E cila sipas tij, do te vazhdoje si nje mjet demokratik po ashtu i patjetersueshem, ne kushtet kur opozita eshte grabitur ne votat e saj, pastaj dhunuar ne te drejten e saj elementare per te hetuar ne Parlament procesin e votimit dhe me tej kercenuar ne ekzistencen e saj me gjithfare sulmesh, diversionesh e intrigash te neveritshme. "Dialog po, menjehere. Qendrim ne vend jo, asnje moment. Zgjidhje permes dialogut po, menjehere. Zvarritje me justifikimin se po e kerkohet nje zgjidhje jo sot jo neser, asnje moment", u shpreh kryesocialisti. Per te, PS nuk ka dy rruge, po vetem nje: Rrugen e te drejtes se ketij populli per te zgjedhur lirisht me vote dhe per te pare ne driten e diellit si eshte administruar vota e tij. Ai theksoi se deshira e tyre eshte qe kjo e drejte te mos diskutohet, por te garantohet ne Parlament, nga Parlamenti, permes hetimit parlamentar. "Dje, sot, neser, kemi mirepritur e mirepresim, me mirenjohje, cdo asistence nderkombetare ne kete drejtim, ngado qe te vije, BE, KE, OSBE, vende mike apo te gjithe bashke qofte", nenvizoi Rama. Ai ftoi Sali Berishen "ta lexoje drejte kete sinjal te forte shqetesimi, por edhe sugjerimet konkrete qe vijne permes ketij sinjali, qe vijne nga Keshilli i Evropes dhe t'i jape fund bojkotit te opozites, duke i dhene popullit opozitar te drejten te shohe gjithcka ka ndodhur ne zgjedhjet e shkuara dhe gjithcka gjendet ne kutite e mbyllura te 28 qershorit". Ne fund te fjales se tij, kryesocialisti tha se ky projekt-raport, si edhe projekt-rezoluta ngjitur me te, jane bilanci i pare serioz i nje perpjekjeje qe ne nuk perfaqeson interesat e nje pale ne nje beteje per pushtet, po interesat e nje populli ne qellimin per te jetuar ne demokraci.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi