ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delegacioni shqiptar nė Strasburg, PS akuzon Topallin: Na grabiti mandatet tona

Shko poshtė

26012010

Mesazh 

Delegacioni shqiptar nė Strasburg, PS akuzon Topallin: Na grabiti mandatet tona Empty Delegacioni shqiptar nė Strasburg, PS akuzon Topallin: Na grabiti mandatet tona




ADI SHKEMBI

Kuvendi reagon lidhur me pėrbėrjen e delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, ku ftoi opozitėn tė pėrcaktojė emrat e saj. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, ky institucion i bėri thirrje Partisė Socialiste tė paraqesė deputetėt pėr pėrbėrjen e delegacioneve qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė institucionet e huaja. "Kuvendi fton opozitėn tė pėrcaktojė emrat e saj pėr delegacionin e Asamblesė sė Kėshillit tė Evropės, Asamblesė sė NATO-s, Asamblesė sė OSBE-sė dhe institucione tė tjera", thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Nė njė letėr drejtuar kėshillit tė Evropės, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pėrcaktuar tre anėtarėt e delegacionit, Shpėtim Idrizin, Lajla Pėrnaskėn dhe Ilir Rusmalin, ndėrsa zėvendėsues do tė jenė Kastriot Islami, Mesila Doda dhe Arenca Trashani. Lidhur me emrin e deputetit tė PS-sė, Kastriot Islami, i cili ndodhet nė listėn e anėtarėve zėvendėsues tė delegacionit tonė, Kuvendi sqaroi se "mazhoranca nuk cakton emrat e opozitės nė Asamblenė e Kėshillit tė Evropės. Zoti Kastriot Islami ka qenė anėtar i delegacionit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe mbetet deri nė momentin qė opozita do tė caktojė emrat pėr kėtė delegacion. Ēdo interpretim tjetėr ėshtė spekulativ dhe abuziv". Delegacioni shqiptar dol tė niset sot paradite drejt Strasburgut, kur nė mbledhjen e parė pritet tė bėhet edhe akreditimi i pėrfaqėsisė shqiptare.
Reagimi i PS
Partia Socialiste ka reaguar pėrmes deputetes, Arta Dade lidhur me pėrbėrjen e delegacionit shqiptar. Ajo e ka quajtur letrėn e Topallit drejtuar KiE-sė, diversion dhe dhunim i tė drejtave tė opozitės. "Kėtė vit Jozefina ka emėruar sipas orekseve tė saj anėtarėt dhe ka grabitur vendet qė i pėrkasin pėrfaqėsuesve tė opozitės nė delegacionin parlamentar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Gjithashtu nė mėnyrė flagrante zonja Topalli ka bėrė edhe emėrimin e anėtarėve tė parlamentit qė parashikohen si zėvendėsues tė delegacionit kryesor", theksoi Dade. Sipas saj "aktet e Jozefina Topallit jo vetėm qė nuk i shėrbejnė uljeve tė tensioneve, por pėrkundrazi japin njė mesazh tejet negativ lidhur me angazhimin qė duhet tė manifestoj kjo maxhorancė lidhur me zgjidhjen e krizės".
panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi