ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet njė varr masiv nė afėrsi tė Tiranės

Shko poshtė

09022010

Mesazh 

Zbulohet njė varr masiv nė afėrsi tė Tiranės Empty Zbulohet njė varr masiv nė afėrsi tė Tiranės




Zbulohet njė varr masiv nė afėrsi tė Tiranės DiktZona ku u gjetėn eshtrat njihet si vend ku pushkatoheshin njerėzit qė ishin kundėr vijės e regjimit tė egėr komunist

Gjendet nė malin e Dajtit njė varrezė masive, viktimat e sė cilės janė pushkatuar nga regjimi komunist. Vendi ku u gjetėn eshtrat ndodhet nė komunėn e Linzės, rrėzė malit tė Dajtit, 50 m larg arkivės sė Bashkisė sė Tiranės nė malin e Dajtit, ndėrsa gėrmimi pėr nxjerrjen e tyre ka zgjatur disa ditė. Eshtrat u gjetėn tė futura nė 11 thasė dhe dyshohet se kishin shumė vite qė ishin tė groposura nė zonėn e malit tė Dajtit. Ekspertėt mjeko-ligjorė kanė transportuar tė gjitha eshtrat nė Morgun e QSUT-sė, ku pritet tė nisė ekspertimi pėr tė zbardhur se kujt i pėrkasin. Ka qenė njė person qė duke kėrkuar ditė mė parė eshtrat e babait tė tij tė vrarė nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerėzorė. Pas kėsaj u gėrmua nė zonė nga ekspertė tė fushės, tė cilėt gjetėn varrezat e vogla me trupa tė varrosur ēdo 5 metra larg nga njėra-tjetra. Eshtrat nuk ishin tė lidhura as me pranga dhe as me ndonjė mjet tjetėr lidhės, por thjesht kanė qenė tė futura nė qese tė zeza. Nė disa prej skeleteve janė gjetur edhe sende personale si orė, varėse etj. Sipas disa pjesėmarrėsve nė ekzekutime, zona ku u gjetėn eshtrat njihet si zonė ku pushkatoheshin njerėz nga regjimi i egėr komunist. Mėsohet se ekzekutimet nė kėtė zonė kanė filluar nga viti 1975 e mė pas. Drejtori i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, Besim Ymaj u shpreh pėr gazetėn "RD" se, pranė Morgut tė Tiranės kanė mbėrritur 11 thasė me eshtra njerėzish. Ymaj pohoi se viktimat janė sjellur nė morg nga Jovan Plaku, oficer policie dhe njė mjek, tė cilėt po kryenin gėrmime privatisht pėr tė gjetur eshtrat e tė afėrmeve tė tyre tė pushkatuar nga regjimi komunist. Ymaj u shpreh se eshtrat janė administruar nga morgu mė datė 6 shkurt nė orėn 15:20 minuta. Shefi i Mjekėsisė Ligjore u shpreh se instituti qė drejton nuk mund tė kryejė asnjė veprim pa pasur njė vendim nga Prokuroria. Ymaj u shpreh se nė thasėt qė janė administruar nga morgu nuk mund tė thuhet njė shifėr e saktė se sa viktima ka, pasi duhet bėrė mė parė verifikimi, i cili bėhet me vendim tė Prokurorisė. Ai shpjegon mė pas procedurėn qė ndjek Instituti i Mjekėsisė Ligjore pėr rastin nė fjalė. Sipas tij, prokurori duhet tė sjellė njė vendim ku i kėrkohet Institutit tė Mjekėsisė Ligjore qė tė futet nė procedurat e verifikimit tė viktimave. Kėrkimet pritet tė jenė mė tė pėrqendruara nė njerėz tė zhdukur gjatė viteve tė monizmit, pasi besohet se eshtrat i pėrkasin periudhės sė viteve tė diktaturės komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas qė i shihte si kundėr vijės sė partisė dhe ndėrmerrte vrasje masive. Ndėrkohė qė ish-tė pėrndjekurit pohojnė se duhet tė ketė mė shumė varre masive tė krijuara nga diktatura komuniste nė malin e Dajtit dhe nė vendin e quajtur Mali me Gropa. Zbulimi i varrit masiv nė Linzė tė Tiranės ka risjellė dhe njėherė nė kujtesėn e shqiptarėve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit pėr t'i kthyer tė zhdukurit pranė familjeve tė tyre. Drejtori i Institutit tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Mirakaj, shprehet se gjetja e varreve ėshtė njė dėshmi e krimeve monstruoze tė komunizmit. Mirakaj tha se shumė tė burgosur apo tė pushkatuar pa gjyq gjenden nė ēdo cep tė Shqipėrisė. Sipas tij, arkiva e shtetit nė Ministrinė e Brendshme nuk ka tė dhėna tė sakta pėr ata tė humbur, qė janė pushkatuar nė kohėn e diktaturės, por theksoi se numri i tyre ėshtė i madh, duke pasur parasysh se shumė prej disidentėve vriteshin pa gjyq dhe nė fshehtėsi tė plotė. Komisioneri i Avokatit tė Popullit, Skėnder Haluca, i cili ėshtė i prekur direkt nga diktatura, pasi regjimi komunist i burgosi e mė pas i vrau babain, thotė se ky varr nuk ėshtė i vetmi dhe kjo bazohet nė dėshmitė e familjarėve tė viktimave tė pushkatuar nga komunizmi, tė cilėt kėrkojnė nė vite tė afėrmit e tyre. "Njė rast ėshtė nė periferi tė Shkodrės, pranė antenave tė Radio-Shkodrės, ku janė varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona tė ekzekutuar pas revoltės sė Qafė Barit nė vitin 1984. Familjarėt e tyre i zbuluan pas shumė vitesh kėrkimesh nė gjithė vendin. Tjetėr rast ėshtė njė person nė pyllin e Sodės nė Vlorė, ku familjarėt gjetėn eshtrat e dikujt tjetėr dhe i qajnė sikur tė ishin tė familjarit tė tyre dhe ky nuk ėshtė rasti i vetėm", thotė komisioneri Haluca. Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur njė hetim prej dy vitesh pėr gjetjen e tė zhdukurve prej regjimit komunist. / RD


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Tue Feb 09, 2010 12:36 pm, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Zbulohet njė varr masiv nė afėrsi tė Tiranės :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Feb 09, 2010 12:21 pm nga Iliriada Portal

Viktimat e komunizmit, Avokati i Popullit: Shteti te gjeje varret

Zbulimi i varrit masiv ne Linze te Tiranes ka risjelle dhe njehere ne kujtesen e shqiptareve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit per t'i kthyer te zhdukurit prane familjeve te tyre. Komisioneri i Avokatit te Popullit, Skender Haluca, i cili eshte i prekur direkt nga diktatura pasi regjimi komunist i burgosi e me pas i vrau babain, thote se ky varr nuk eshte i vetmi dhe kjo bazohet ne deshmite e familjareve te viktimave te pushkatuar nga komunizmi te cilet kerkojne ne vite te afermit e tyre. "Nje rast eshte ne periferi te Shkodres, prane antenave te radio Shkodres, ku jane varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona te ekzekutuar pas revoltes se Qafe Barit ne vitin 1984. Familjaret e tyre i zbuluan pas shume vitesh kerkimesh ne gjithe vendin. Tjeter rast eshte nje person ne pyllin e Sodes ne Vlore, ku familjaret gjeten eshtrat e dikujt tjeter dhe i qajne sikur te ishin te familjarit te tyre dhe ky nuk eshte rasti i vetem", thote komisioneri Haluca.

Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur nje hetim prej dy vitesh per gjetjen e te zhdukurve prej regjimit komunist. Por ka ardhur koha qe nismat per hapjen e varreve dhe kthimin e eshtrave prane familjes, t'i marre shteti e jo me familjet. "Ne i kemi rekomanduar kryeministrit Berisha qe te ngreje nje komision hetimor ne perberjen e te cilit te jene perfaqesues nga SHISH, prokuroria, Avokati i Popullit, dhe mjeke te Institutit te Mjekesise Ligjore, pasi keta duhen per te identifikuar eshtrat dhe numertuar. Me kryerjen se shpejti te analizes se AND ne Shqiperi kjo gje s'do te jete me problem", thote Haluca.

Shqiperia eshte vendi i fundit ne Evropen Lindore qe nuk i ka hapur ende arkivat e sherbimit sekret te kohes se komunizmit. Shoqatat e ish-te burgosurve politike besojne se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjate regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991. Nje debat vijon prej shume vitesh nese duhet apo jo te hapen arkivat e sherbimeve sekrete. Nderkohe, autoritetet shteterore nuk kane bere asgje per te ndihmuar familjaret e viktimave te gjejne eshtrat e te ekzekutuarve.



Rekomandimi

"Ne i kemi rekomanduar kryeministrit Berisha qe te ngreje nje komision hetimor ne perberjen e te cilit te jene perfaqesues nga SHISH, prokuroria, Avokati i Popullit, dhe mjeke te Institutit te Mjekesise Ligjore, pasi keta duhen per te identifikuar eshtrat dhe numertuar, tha Komisioneri i Avokatit te Popullit, Skender Haluca.

koha jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi