ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tafaj “rrėzon” Altertekstin e Pollos

Shko poshtė

20022010

Mesazh 

Tafaj “rrėzon” Altertekstin e Pollos Empty Tafaj “rrėzon” Altertekstin e Pollos




Ardit Bido
Libra shkollorė, falas pėr emigrantėt nė Itali dhe Greqi Librat nė gjysmė ēmimi, kur kryefamiljari ka pagė nėn 30 mijė lekė
Librat shkollorė tashmė do tė shiten nė shkolla e jo nė librari, ndėrkohė qė edhe emigrantėt do tė kenė mė nė fund libra tė posaēėm pėr mėsimin e gjuhės, historisė e kulturės shqipe nė vendet e tyre e madje falas. Ndryshimet rrėnjėsore tė “Altertekstit”, reforma e fundit e nisur nga ish-ministri i Arsimit, z. Genc Pollo, qė dukej e paprekur nga pasardhėsit e tij, u bėnė dje publike nga ministri Myqerem Tafaj. Librat nė shkolla Duke folur pėr mediat pėr kėto ndryshime, ministri Tafaj bėri me dije se kėtė vit librat do tė shpėrndahen nė shkolla, duke shmangur dukurinp e shitjes nė treg tė zi dhe radhėt e gjata tė nxėnėsve e prindėrve tė tyre nėpėr librari. “Ndryshimet dhe pėrmirėsimet kryesore nė paketėn informuese “Altertekst 2010-2011” do tė vėrehen sė pari nė procesin e shpėrndarjes sė librit, i cili kėtė vit do tė shitet direkt nė shkollė. Shkollat do tė vėnė nė dispozicion mjedise pėr tė gjithė botuesit qė kanė fituar tė drejtėn e ēuarjes sė librit nė atė shkollė mbi bazėn e pėrzgjedhjes”, - bėri tė ditur ministri Tafaj. Qėllimi kryesor i kėtij ndryshimi ishte eliminimi i radhėve tė gjata pėr blerjen e teksteve shkollore si edhe sigurimi i njė mbikėqyrjeje tė drejtpėrdrejtė nga drejtoria e shkollės pėr librat qė shiten. “Kjo ėshtė ēėshtje krejtėsisht e botuesit, e cila kėshtu ka qenė dhe kėshtu do tė mbetet, - theksoi Tafaj, - pasi vetė botuesit do ta ēojnė librin nė shkollė, por drejtoria e shkollės ka mundėsinė tė mbikėqyrė direkt procesin brenda saj”. Subvencionimi Ndėrkohė qė edhe kėtė vit do tė ketė kategori tė cilat do tė pėrfitojnė me ēmim tė ulėt ose falas librat, si pjesė e politikave sociale arsimore tė qeverisė. Ministri Tafaj identifikoi dy grupe qė do tė pėrfitojnė falas, si edhe njė tjetėr qė do tė pėrfitojė me gjysmė ēmimi. Nė kėtė mėnyrė nxėnėsit qė vijnė nga familjet qė marrin ndihmė ekonomike, do tė pėrfitojnė librat falas, sikurse edhe nxėnėsit e pakicave kombėtare nė Shqipėri. Ndryshimi thelbėsor ka tė bėjė me ato familje ku kryefamiljari ka tė ardhura mujore mė pak se 30 mijė lekė tė reja ose 300 mijė lekė tė vjetra. Kjo kategori do tė paguajė gjysmė ēmimi, nė ndryshim nga vitet e mėparshme kur paguanin tė gjithė koston e librit. Emigrantėt Tafaj theksoi edhe njė risi tjetėr nė paketėn informuese “Altertekst 2010-2011” qė ka tė bėjė me fėmijėt e emigrantėve shqiptarė. “Tė mėsojmė gjuhėn amtare dhe kulturėn shqiptare”, njė libėr pėr ciklin e ulėt nga klasa I-V, njė pėr ciklin e lartė tė shkollės 9-vjeēare nga klasa VI-IX dhe njė libėr i tretė pėr shkollėn e mesme, do tė botohen pėr herė tė parė nga shtėpitė botuese me anė tė altertekstit. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės bėjnė tė ditur se kėto libra do tė shpėrndahen falas tek tė gjitha qendrat e mėsimit tė gjuhės shqipe ose qendrat kulturore shqiptare nė Greqi ose Itali. Sipas Tafajt, ndryshim tjetėr me rėndėsi ėshtė se hartuesit e teksteve do tė vlerėsohen nė mėnyrė tė veēantė. “Kėtė vit, pėr herė tė parė, ēdo shtėpi botuese, librin do ta dėrgojė nė komision me dy recenca anonime qė nuk kanė emėr, tė cilat duhet tė jenė nga dy personalitete tė njohura nė fushė qė japin njė vlerėsim pėr tekstin qė paraqitet nė konkurrim. MASH i ka kushtuar rėndėsi parėsore punės sė autorėve. Unė i ftoj studiuesit, pedagogėt dhe mėsuesit mė tė talentuar tė Shqipėrisė tė kontribuojnė nė kėtė proces kaq tė rėndėsishėm pėr shkollėn, siē ėshtė teksti”, - u shpreh ministri i Arsimit. Pas paralajmėrimeve pėr reformime tė njėpasnjėshme tė kryera deri mė sot nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, alterteksti duket i fundit i prekur gjatė muajve tė fundit. Kėto ndryshime ishin kėrkuar mė parė nga mėsuesit dhe specialistėt e arsimit, tė cilėt kishin kėmbėngulur nė ndryshimin e njė sėrė elementeve tė altertekstit.

standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi