ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndikimi i hėnės sė plotė nė kriminalitet

Shko poshtė

06032010

Mesazh 

Ndikimi i hėnės sė plotė nė kriminalitet Empty Ndikimi i hėnės sė plotė nė kriminalitet




Shkencėtarisht ėshtė e ditur se hėna ndikon nė baticėn dhe zbaticėn e oqeaneve, deteve, nė botėn shtazore, bimore dhe nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn ky ndikim manifestohet edhe tek njerėzit

Qė nga kohėt e lashta ėshtė i njohur fakti se hėna ka ndikim tek njeriu, kėshtu qė me kalimin e kohės, janė krijuar kulte nė bazė tė tė cilave mė vonė janė shkruar tregime, e disa prej tyre janė realizuar nė projekte filmike, me tema tė ndryshme horrori. Nė kėta filma, tė pashmangshme kanė qenė skenat e shfaqjes sė hėnės sė plotė. Nė fazėn e hėnės sė plotė, zakonisht shfaqeshin skena me vrasės, dhunues dhe kriminel tė ndryshėm. Tė gjithė kėta, vėrehej se ishin tė ndikuar nga fuqia e hėnės. Sipas burimeve tė Nasa-s, distanca mes Hėnės dhe Tokės lėviz prej 356,410 km e gjer mė 406,697 km, ndėrsa distanca mesatare ėshtė 384,400 km. Diametri i hėnės ėshtė 3,476 km, kurse diametri i Tokės ėshtė 12,756 km. Perimetri i hėnės ėshtė 10,927 km, kurse perimetri i Tokės ėshtė 40,075 km. Shkencėtarisht ėshtė e ditur se hėna ndikon nė baticėn dhe zbaticėn e oqeaneve, deteve, nė botėn shtazore, bimore dhe nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn ky ndikim manifestohet edhe tek njerėzit. Kėshtu, ndikimi i hėnės ka rėndėsi tė madhe nė jetėn e pėrditshme. P.sh. nė mjekėsi ėshtė i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitė) gjatė hėnės sė plotė janė mė tė mėdha, kėshtu qė kirurgėt gjatė pėrgatitjeve pėr operacion kėsaj dukurie i kushtojnė kujdes tė posaēėm. Dr. Edson J. Andreus nga Instituti i Mjekėsisė nė Florida, kishte bėrė njė hulumtim nė 1.000 persona qė ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% tė tyre kishin pasur gjakderdhje mė tė madhe pas operacionit nė fazėn e hėnės sė plotė. Sipas kėtij mjeku, kjo fazė ėshtė e rrezikshme pėr kirurgjinė dhe kėto tė dhėna duhet tė shpėrndahen dhe tė shėrbejnė si bazė pėr planifikimin e operimeve. Hėna e plotė, nė mes tjerash, ndikon edhe nė pagjumėsi. Somnambulėt (njerėzit qė zgjohen gjatė gjumit dhe kryejnė veprime tė ndryshme pa vetėdije) janė njė dukuri e njohur, qė tė gjithė ose i kemi parė, ose kemi dėgjuar pėr ta nga rrethi shoqėror.
Ndikimi i hėnės vėrehet edhe nė disponimin e pėrgjithshėm tė njerėzve. Ndoshta dikush mund ta ketė vėrejtur se nė kėtė kohė nė mbrėmje ėshtė mė i shqetėsuar se zakonisht. Duke u nisur nga kjo, shumė shkencėtarė botėrorė e kanė studiuar kėtė fenomen dhe kanė ardhur nė pėrfundim se hėna e plotė pashmangshmėrisht ndikon nė sjelljet e njerėzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencėtarė tė tillė qė nuk e pranojnė kėtė teori, mirėpo shkencėtarėt qė e pėrfaqėsojnė kėtė teori, mendimin e tyre e mbėshtesin dhe e ilustrojnė me shumė fakte dhe statistika. Dr. Arnold Lieber pas njė studimi 15-vjeēar tė ndikimit tė hėnės sė plotė tek njerėzit ka ardhur nė pėrfundim se: gjatė hėnės sė plotė numri i vrasjeve ėshtė mė i madh, lėndimet e trupit janė shumė tė shpeshta, aksidentet rrugore janė shumė mė tė theksuara dhe vetėvrasjet gjithashtu.
Ky shkencėtar, si mjek nė Klinikėn Psikiatrike nė Miami, kishte konstatuar korrelacionin nė mes tė hėnės sė plotė dhe pacientėve nė kėtė spital. Nė kėtė korrelacion ishte bindur edhe i tėrė personeli mjekėsor nė kėtė spital. Prandaj qė atėherė ky fenomen e kishte inspiruar kėtė shkencėtar qė tė merrej edhe mė tej me kėtė ēėshtje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenė mahnitėse. Numri mė i madh i vrasjeve ishte kryer pikėrisht gjatė hėnės sė plotė.
Pse ndikon hėna tek njeriu?
Kur hėna arrin pozicionin mė tė lartė nė relacion me planetin e tokės, ajo shkakton baticėn dhe anasjelltas kur hėna ėshtė mė afėr planetit tonė shkaktohet zbatica. Meqenėse njeriu, ashtu si edhe toka pėrbėhet prej 75-80% nga materia e lėngėt dhe 20-25% nga materia e ngurtė, kur hėna ėshtė e plotė tek njeriu shkaktohet njė "Aksion koncentrik". Nė kėtė fazė pasojat qė njeriu pėrjeton janė: ngushtimi i indeve, edemet (tė ėnjturit), eksitimet nervore, etj. Tė gjitha kėto ndryshime qė pėrjeton njeriu manifestohen nė oreks, gjumė, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj. Nė kėtė fazė ėshtė vetėvrarė (ose vrarė, pasi ēėshtja e saj mbetet ende e pazgjidhur) edhe aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj ėshtė vrarė John Lenon, legjenda e grupit "Beatles" dhe shumė njerėz tė famshėm nga bota e filmit dhe muzikės. Dr. Lieber sė bashku me kolegėt e tij, nga Universiteti i Miamit, pra, kishin bėrė njė hulumtim 15-vjeēar. Duke krahasuar numrin e vrasjeve nė kėtė periudhė, qė kishte qenė gjithsej 1887, kėta shkencėtarė ishin befasuar mė shumė me numrin e madh tė vrasjeve qė kishin ndodhur gjatė hėnės sė plotė. Sipas kėtij hulumtimi, sa mė shumė qė afrohej hėna e plotė rritej dukshėm edhe numri i vrasjeve. Duke dėshiruar tė bindeshin pėr njė dukuri tė tillė, hulumtuesit bėn njė studim tė njėjtė edhe nė Ohajo tė Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri i vrasjeve ishte dukshėm mė i madh gjatė hėnės sė plotė se sa nė faza tė tjera tė hėnės.
Dr. Lieber dhe kolegėt e tij nuk ishin tė befasuar edhe aq shumė me kėto rezultate. Njė raport i mėhershėm i Institutit amerikan tė Mjekėsisė Klimatologjike pranė Departamentit Policor tė Filadelfias, i titulluar "Efektet e hėnės sė plotė nė sjelljet e njerėzve", kishte zbuluar gjithashtu rezultate tė njėjta. Sipas kėtij raporti, shenja e hėnės sė plotė nė fazėn e saj kulminante rezulton me orientime tė ndryshme kriminale, siē janė: vrasjet, dhuna, sportet e rrezikshme dhe kleptomanitė. Sipas kėtij raporti, po ashtu disa njerėz duken pak a shumė mė tė xhindosur (krisur) gjatė kėsaj faze tė hėnės sė plotė. Kohėt e fundit, zona e Sussexit nė Anglinė Jug-lindore kishte shtuar numrin e policėve qė patrullojnė nė rrugė gjatė kėtij cikli lunar, pasi oficerėt e tyre kishin konstatuar lidhjen mes hėnės sė plotė dhe krimeve tė dhunshme. Hėna e plotė dhe ditėt e pagave ishin identifikuar si faktorė tė rritjes sė krimeve tė dhunshme nė mesin e vizitorėve tė kafeneve dhe klubeve tė natės. Mė datė 06.06.2007, zėdhėnėsja e policisė sė Sussexit kishte deklaruar: "Hulumtimet e bėra nga ana jonė tregojnė qartė se ekziston njė lidhje e fortė mes hėnės sė plotė dhe krimeve tė dhunshme", duke shtuar se, nė tė ardhmen shumė oficerė do tė patrullojnė nėpėr rrugė, nė kėtė fazė tė hėnės. Duke u bazuar nė kėtė konstatim, Andy Parr i kishte deklaruar Brighton Argus: "Meqenėse grafiku i krimeve tė dhunės ėshtė mė i madh nė kėtė fazė tė hėnės se nė fazat e tjera tė saj, do tė dėshiroja qė me kėtė dukuri tė merreshin shkencėtarėt e niveleve mė tė larta. Kjo do tė ishte nė interesin e pėrgjithshėm".
Gjithashtu, edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisė, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hėna e plotė, ka njė ndikim tė fortė ndaj aktiviteteve kriminale, si dhe ndaj shėndetit tė njeriut.
Ndėrkaq, studiuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hėna e plotė ndikon sidomos te kriminelėt. Nė hulumtimet psikologjike 3-mujore, tė bėra nė mesin e 1200 tė burgosurve, nė burgun Armley nė qytetin Leeds, nė vitin 1998, ishte zbuluar njė rritje e krimeve tė dhunės nė kėtė fazė tė hėnės sė plotė. Por, gjatė fazave tė tjera tė hėnės, ėshtė shėnuar numėr mė i vogėl i incidenteve, kurse gjatė disa ditėve tė tjera nuk ėshtė shėnuar asnjė incident. Fransua Leroj, ishte njė parisien pesėdhjetėvjeēar me pamjen e njė djaloshi, qė miqtė dhe tė gjithė tė tjerėt e njihnin si shumė tė sjellshėm dhe tė butė, me pak fjalė e admironin tė gjithė.
Mirėpo, pėr fat tė keq, mė vonė pasi i tėrė Parisi vuante nga njė neurozė kolektive, u kuptua se ky njeri i adhuruar nga tė tjerėt ishte njė vrasės maniak sadist-mazoist, qė kishte kryer shtatėmbėdhjetė krime seksuale-sadiste, ndėrsa dyshohej edhe pėr nėntė krime tjera. Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshės 18-vjeēare e gjer te ato 73-vjeēare. Vetėm 3 nga viktimat e tij arritėn tė mbijetonin dhe pikėrisht ato ndihmuan nė hetimet e policisė qė tė zbulohej ky vrasės serial. Ekspertėt mjekėsorė, tė cilėt e kishin kontrolluar tė akuzuarin dhe qė e ndoqėn gjendjen e tij, mundoheshin qė nė mėnyrė objektive t'i tregonin gjyqit ndikimin misterioz tė hėnės nė sjelljet kriminale tė tė akuzuarit. Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej nė mėnyrė tė veēantė kur hėna ishte e plotė. Nė kėtė kohė, te ai rritej sasia e hormoneve deri nė atė shkallė sa qė nė gjak kishte sasi tė jashtėzakonshme tė adrenalinės. "Niveli i hormoneve tė tij arrinte nė nivele tė cilat mund tė jenė tė barabarta me ato tė dhjetė njerėzve njėkohėsisht. Pėrveē kėsaj, edhe muskujt i ndryshojnė, ato tkurren dhe forcohen, dukuri qė nė mjekėsi janė vėrejtur vetėm nė disa sėmundje", ishte shprehur para gjykatėsit psikiatri Prof. Ogist Sharije. Sipas kėtij psikiatri, shkenca edhe nė shkallėn e sotme tė zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojė ndikimin e hėnės tek njeriu, apo fenomenin "Homme de Lune", siē quhen nė Francė kėta njerėz. Rastet e ēuditshme tė kėtyre njerėzve, tė cilėt janė paraqitur nė shumė vende tė zhvilluara tė botės, pa dyshim po hulumtohen nga aspekte tė ndryshme shkencore.
Nė Amerikė, Angli, Francė, etj, edhe pse ėshtė konstatuar dhe argumentuar njė lidhje apo ndikim mes hėnės sė plotė dhe njeriut, prapė se prapė njė numėr shkencėtarėsh kėtė lidhje e konteston.
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi