ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipja, gjuhė mėsimi nė Britani

Shko poshtė

24032010

Mesazh 

Shqipja, gjuhė mėsimi nė Britani Empty Shqipja, gjuhė mėsimi nė Britani




Shqipja, gjuhė mėsimi nė Britani Thumbnail.php?file=parliament_000_112005954 Parlamenti britanik miraton mocionin qė nxėnėsit shqiptarė tė japin provim shqipen nė fund tė shkollės sė mesme
Parlamenti i Britanisė sė Madhe me votim miratoi mocionin e njė grupi deputetėsh britanikė, qė nxėnėsit me kombėsi shqiptare tė japin provim gjuhėn amtare, pėrveē detyrimeve tė tjera nė pėrfundim tė shkollės sė mesme. Ambasadori i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe nė Republikėn e Irlandės, Zef Mazi, dha dje lajmin pėr kėtė ngjarje. Mazi e quan “historike dhe tepėr domethėnėse pėr gjuhėn shqipe” futjen e gjuhės shqipe mes gjuhėve tė tjera, qė sipas sistemit tė edukimit britanik dhe ligjeve vendase, gėzojnė tė drejtėn e pėrfshirjes dhe zgjedhjes nė sistemin e edukimit GCSE (njė lloj sistemi arsimor). Sipas dy nismėtarėve ligjorė tė mocionit, ambasadorit Zef Mazi dhe kryetarit tė Forumit tė Shoqatave Shqiptare, Lutfi Vata, “ky mocion ėshtė historik dhe tashmė ka fjalėn e ligjit pas votimit nė Parlamentin Britanik, ku kaloi suksesin e parė e tepėr domethėnės”. Kryetari i Forumit tė Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare, Lutfi Vata, pas kalimit tė kėtij mocioni, tha se nga nisma e forumit nė bashkėpunim me ambasadorin Mazi dhe mbėshtetjen e njė grupi tė madh parlamentarėsh britanikė, “fitojnė shqiptarėt, fitojnė fėmijėt tanė”. Vata shpreh gjithashtu bindjen se pas kėtij votimi, vjen puna mė e madhe. “Ky forum nė bashkėpunim tė plotė me shoqatat e tjera dhe intelektualet, do sjellė tė tjera suksese, ndėrsa na jep mė shumė energji nė rrugėn tonė tė integrimit”. Nė mocionin e paraqitur nė Parlamentin Britanik mes tė tjerave, thuhet: “Parlamenti lavdėron punėn e shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr organizimin e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe vė nė dukje se Asetet e Skemave tė Gjuhės janė njė skemė vullnetare pėr vlerėsimin shkallė-shkallė tė “gjuhėve” tė prezantuara nga departamenti pėr Fėmijėt, Shkollat dhe Familjet dhe siguron akreditim pėr aftėsitė e studiuesve tė gjuhės tė gjithė moshave dhe aftėsive, qė nga shkalla primare e deri mė tej, nė arsimin e lartė dhe arsimimin e tė rriturve”. Mė tej nė mocion thuhet: “Ky Parlament i bėn thirrje Departamentit dhe kontraktuesve qė menaxhojnė skemėn e Vlerėsimit tė Kembrixhit, qė tė marrin nė konsideratė duke shtuar gjuhėn shqipe nė programin e Pasurive tė Gjuhėve dhe u kėrkon pesė bordeve tė provimeve AQA, CCEA, Edexcel, OCR, WJEC, tė shqyrtojnė me kujdes rastin pėr tė shtuar gjuhėn shqipe nė listėn e gjuhėve tė cilat mund tė studiohen nė nivelin e GCSE-sė”. Vetėm njė ditė mė parė, pėrfaqėsues tė forumit takuan gjashtė deputetė tė Parlamentit shqiptar, qė ndodheshin pėr njė vizitė pune nė Mbretėrinė e Bashkuar, me ftesė tė homologėve britanikė. Takimi qė u zhvillua nė mjediset e Parlamentit britanik mes pėrfaqėsuesve tė forumit dhe deputetėve tė pozitės dhe opozitės shqiptare, kishte nė thelb edhe kėtė shqetėsim. Nė takim problemi i gjuhės shqipe fitoi njė diskutim disa minutash, por edhe diktoi njė arsye mė shumė pėr tė shtuar shpresat e kalimit tė kėtij mocionit. “Le tė shpresojmė se ky shans i dhėnė do tė angazhojė mė shumė vullnetarėt dhe intelektualėt pėr tė thėnė fjalėn e tyre tė pjekur dhe ndihmesėn e nevojshme”, - tha Vata, pėr tė cilin ky sukses ėshtė i prekshėm dhe mjaft i rėndėsishėm. GCSE ėshtė shkurtesė pėr Vėrtetim pėr Arsim tė Mesėm tė Kryer (GCSE - General Certificate of Secondary Education). Ky kualifikim fitohet zakonisht me 5 deri 8 lėndė nė moshėn 16-vjeēare, kur pėrfundon arsimi i detyrueshėm. Pas marrjes sė GCSE-sė, nxėnėsit kanė mundėsi tė ndryshme pėr arsim deri nė moshėn 18-vjeēare.

Gazeta Standard
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi