ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eurodeputetet: Vizat do te hiqen, pavaresisht situates politike

Shko poshtė

25032010

Mesazh 

Eurodeputetet: Vizat do te hiqen, pavaresisht situates politike Empty Eurodeputetet: Vizat do te hiqen, pavaresisht situates politike




Per Parlamentin Evropian, procesi i heqjes se vizave eshte nje proces teknik dhe nuk duhet ngaterruar me procesin politik, duke paralajmeruar se ato do te hiqen, pavaresisht situates politike ne vend. Duke qene se Shqiperia po permbush kushtet teknike, atehere procesi duhet te ece shpejt deri ne vendimin per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Presidenca spanjolle eshte e angazhuar per te pershpejtuar procesin. Ky ka qene qendrimi i eurodeputeteve, ne lidhje me ecurine e Shqiperise ne procesin e integrimit dhe te plotesimit te kritereve per liberalizimin e plote te vizave, sipas afateve te percaktuara. "Jam mbeshtetese shume e forte e heqjes se vizave per Shqiperine. Progresi qe pash ishte shume impresionues, keshtu qe do t'i rekomandoj grupit tim qe te votoje ne favor te heqjes se vizave", eshte shprehur dje per Tv "Klan", Marije Cornelissen, eurodeputete e Grupit te Gjelber. Nderkohe, Simon Bussutil, eurodeputet nga Grupi i Partive Popullore, ka qene me konkret ne vleresimin e tij per Shqiperine dhe qendrimin ndaj procesit te liberalizimit te vizave. "Gjate vizites tone ne Tirane, ne pame se c'eshte bere deri tani dhe na beri shume pershtypje pergatitja e Shqiperise, per kushtet teknike per procesin e heqjes se vizave. Ne jemi te pergatitur per t'i thene po heqjes se vizave, por jemi duke pritur vleresimin perfundimtar te Komisionit Evropian, per kriteret teknike. Ne duam ta mbajme kete ceshtje ne nivelin teknik. Per nje vend qe kerkon heqjen e regjimit te vizave, ai duhet te permbushe kriteret teknike. Ne nuk duhet ta perziejme kete me ceshtjet politike", deklaroi ai. Nderkohe qe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, raportuesja per vizat per Shqiperine dhe Bosnjen, Grupi Socialist eshte shprehur se Shqiperia i ka plotesuar kushtet per vizat. "Ne kemi vizituar Shqiperine kohet e fundit dhe mbetem goxha te kenaqur me progresin teknik ne Tirane. Une do te thosha, nese Shqiperia ploteson kushtet, atehere s'ka arsye per shtyrje te procesit te heqjes se vizave. Une do te thosha se permbushja e kritereve te udherrefyesit per heqjen e vizave eshte nje proces teknik. Jane me shume se 100 kritere teknike, qe nje vend duhet t'ju pergjigjet per te kualifikuar. Pjesa teknike eshte me e rendesishmja dhe une nuk do te shtoja asnje kriter politik ne kete udherrefyes. Duhet te jete nje proces rreptesisht i ndare me ate politik",-ka deklaruar Fajon. Kukan dhe Kacin: Propozimi per heqjen e vizave, ceshtje oresh "Teknikisht, ju i permbushni kushtet, por ku i dihet se kur do te hiqen vizat? Qytetaret shqiptare duan heqjen e vizave tani. Pra ka dhe nje pjese politike te procesit dhe ne duam ta pershpejtojme kete proces. Ne po i kerkojme Komisionit Evropian dhe Keshillit, te beje propozimin jo sa me shpejt te jete e mundur, por ne fillim te pranveres. Fillimi i pranveres eshte tani pune oresh",-tha Kacin. Sipas tij, duhet qe klima politike ne vend te permiresohet sa me shpejt, pasi "pranvera po vjen. dimri shkoi. Eshte vertete momenti qe te provohet se, pranvera ne Shqiperi do te jete shume me premtuese sesa dimri".

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi