ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skema e evazionit fiskal tė Erion Veliajt - zbulohen lidhjet dhe bashkėpunėtorėt e tij

Shko poshtė

30032010

Mesazh 

Skema e evazionit fiskal tė Erion Veliajt - zbulohen lidhjet dhe bashkėpunėtorėt e tij Empty Skema e evazionit fiskal tė Erion Veliajt - zbulohen lidhjet dhe bashkėpunėtorėt e tij




Zbardhet dosja hetimore ndaj abuzimeve tė kreut tė partisė politike “G 99”


“Sipas tė dhėnave tė mbledhura rezulton se prej vitesh Erion Veliaj pėrdor njė skemė evazioni fiskal tė veēantė e cila mund tė shėrbejė si njė precedent i rrezikshėm pėr demokracinė dhe zhvillimin e shoqėrisė civile, si dhe i ka krijuar shtetit njė dėm nė miliona lekė”.

Kėshtu e argumentonte kreu i Zyrės sė Mbrojtjes sė Konsumatorit, Altin Goxhaj, informacionin e tij dėrguar Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės nė 11 qershor tė vitit 2009, informacion, qė i dha kėtij organi tė akuzės mundėsinė pėr tė konsideruar tė arsyeshme nisjen e kėtij Procedimi Penal kryesisht.

Ndėrsa pas kėtij informacioni, prokuroria ka filluar procedimin penal me nr 3379 (i vitit 2009) dhe ka nisur hetimet, Altin Goxhaj dėshmoi dje para prokurorit Julian Zonja, pėr evazionin fiskal tė Erion Veliajt, kreut tė partisė politike G 99. Sipas kėsaj dėshmie, mėsohet se Erion Veliaj ka pasur njė mbėshtetje dhe bashkėpunim tė dyshimtė nė evazionin e tij fiskal, me bashkinė e Tiranės dhe PS-nė.

Nisja e kėtij procedimi penal bėhet vetėm njė javė pasi Erion Veliaj, pėr tė fshehur gjurmėt, deklaroi se Lėvizja “Mjaft” do tė shkrihet, nėn drejtimin e sė cilės ka qenė ai, pėr kohėn kur edhe akuzohet dhe hetohet pėr evazion fiskal qė po hetohet nga Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore pėr Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.



Skema e evazionit fiskal tė Erion Veliajt & Co...

Skema e evazionit fiskal tė Erion Veliajt, kreut tė partisė politike G 99, sipas edhe materialit voluminoz qė tashmė gjendet nė duart e Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, mėsohet se pėrfshin disa linja.

Krijimi i njė biznesi nė vitet 2005 nga Arbėr Veliaj i quajtur “Grafik Propaganda” nėpėrmjet njė kredie tė dhėnė nga Erion Veliaj, biznes qė nuk u regjistrua sipas ligjit dhe nuk u paraqit asnjėherė pėr tė paguar taksat pranė Drejtorisė sė Tatim Taksave, ėshtė njė prej kėtyre linjave.

Ky biznes nuk figuron as i regjistruar pranė QKR-sė dhe ndėrkohė qė nė kohėn e depozitimit tė informacionit nė Prokurorinė e Rrethit tė Tiranės, ka qenė nė aktivitet tė plotė. Klientėt e kėtij biznesi mėsohet se kanė qenė tė shumtė.

Gjithashtu njė linjė tjetėr e evazionit fiskal pėrfshin organizatėn jofitimprurėse “Fshati Urban” ku Drejtor Ekzekutiv ėshtė Arbėr Veliaj e regjistruar nė Gjykatėn e Tiranės nė datėn 7 dhjetor 2006 me Vendim nr. 341 ku nė pikėn 5 parashikohet qartas se, “qendra nuk do tė ketė lidhje me aktivitete tė paligjshme apo aktivitete tė tjera qė nuk parashikojnė pjesėmarrjen e organizatave jofitimprurėse”.

Kjo organizatė jofitimprurėse ushtronte aktivitet biznesi megjithėse ishte regjistruar si organizatė jofitimprurėse.

Linja tjetėr e evazionit fiskal pėrfshin projektet e Lėvizjes “Mjaft” dhe tė Fondacionit “Mjaft” ku Drejtor Ekzekutiv ka qenė Erion Veliaj tė cilat janė faturuar dhe realizuar nga biznesi i paligjshėm i tė vėllait Arbėr Veliaj.

Janė qindra miliona lekė projekte dhe shėrbime tė realizuara nga kjo kastė, por tė cilat nė asnjė rast nuk janė raportuar pranė zyrave tė detyrimeve fiskale.

Linja tjetėr e evazionit fiskal ėshtė mosdeklarimi i tė ardhurave nga Erion Veliaj dhe mospagimi i detyrimeve shoqėrore pėrkatėse.



Abuzimet nė bashkėpunim me bashkinė e Tiranės dhe PS

Informacioni i grumbulluar nga Avokati Altin Goxhaj dhe qė i ėshtė bėrė i ditura edhe prokurorisė, pėrfshijnė tė dhėna me vlerė qė demonstrojnė njė shkallė tė lartė evazioni fiskal tė shkaktuar nga disa organizata dhe biznese tė drejtuara nga kreu i G 99, Erion Veliaj, vėllai i tij, apo edhe bashkėpunėtorėt e ngushtė Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga, tė cilėt, bashkė edhe me hetimin e tė dhėnat bankare tė mjaftistėve tė Veliaj & Co, do tė jenė objekt i hetimit nga Prokuroria e Rrethit tė Tiranės.

Mėsohet se deri tani, ėshtė provuar evazioni fiskal i Erion Veliajt, nė shumėn e rreth 300 mijė euro, por qė nga hetimet e mėtejshme tė pritshme, pritet qė kjo shumė tė rritet.

Burime nga Prokuroria e Rrethit tė Tiranės, sqarojnė se, Erion Veliaj, me cilėsinė e drejtuesit tė Lėvizjes “Mjaft” (ish-Fonacioni “Mjaft”), ka ofruar shėrbime tė ndryshme pėr subjekte private, por edhe pėr bashkinė e Tiranės, bashkinė e Durrėsit, KQZ-nė, e institucione tė tjera shtetėrore, por edhe private, ndėrkohė qė pėr tė ardhurat e siguruara kundrejt kėtyre shėrbimeve, nuk ka derdhur nė arkėn e shtetit asnjė detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqėrore, TVSH, apo edhe taksa nga tė ardhurat.

Nė skemėn e evazionit fiskal pėrfshihen me qindra mijė euro nė tė cilat ėshtė implikuar edhe shteti shqiptar siē ėshtė rasti i KQZ-sė nė vitin 2005 ku me njė firmė u autorizua dhėnia pėr “Mjaft”-in e Erion Veliajt, e qindra mijė eurove pjesė tė asistencės teknike ndėrkombėtare pėr edukimin e votuesve dhe angazhimin e shoqėrisė civile nė njė proēes demokratik.

Erion Veliaj, njihet i njė nga mbėshtetėsit, jo vetėm politik, por edhe financiar tė Edi Ramės, kreut tė PS-sė. Burime tė Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, duke pohuar kėtė detaj, objekt hetim, saktėsojnė se gjatė fushatės elektorale tė vitit tė kaluar, Erion Vliaj nėpėrmjet bashkėpunėtorit tė tij Endri Fuga, ka financuar fushatėn dhe imazhin e Edi Ramės dhe tė PS-sė.



Dyshime pėr pėrfshirje dhe implikime tė donatorėve

Tė dhėnat e mbledhura nga Avokati Altin Goxhaj, dhe qė tashmė janė edhe nė duart e rokuroit tė kėsaj ēėshtje, Julian Zonja, do tė ndihmojnė Prokurorinė e Rrethit tė Tiranės qė tė gjejė tė dhėnat e mjaftueshme pėr tė kuptuar se nė ēfarė pėrmase tė madhe, ka arritur evazioni fiskal i njė modeli tė shėmtuar tė shoqėrisė civile tė pėrfaqėsuar nga Erion Veliaj & Co, qė thithi 5.4 milionė euro, ku pjesa mė e madhe e tyre u siguruan vetėm nga donatorė tė huaj ndėrkombėtarė, dhe qė u pėrdorėn pėr tė shkretuar shoqėrinė civile rinore duke lėnė vetėm njė protagonist, Erion Veliajn dhe mjaftistėt e tij.

Po ashtu, duke pėrfituar prej projekteve tė ndryshme tė institucioneve ndėrkombėtare, Erion Veliaj, akuzohet pėr shpėrdorimin e kėtyre fondeve duke ua shpėrndarė ato nė mėnyrė fiktive, vėllait, apo shokėve, miqve e tė afėrmve tė vet, pa i pėrdorur pėr destinacionin pėr tė cilat ato ishin dhėnė. Gjithashtu edhe nga tė ardhurat e siguruara nė kėtė mėnyrė, mėsohet se Erion Veliaj, nuk ka derdhur asnjė detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqėrore, TVSH, apo edhe taksa nga tė ardhurat.

Objekt i kėtij hetimi, sikurse mėsohet edhe nga burime tė Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, mėsohet se do tė jenė edhe pėrfshirja nė kėtė skemė edhe e komunitetit donator, organizatave jo-fitimprurėse, bizneset dhe subjekte tė tjera fizike dhe juridike.

Erion Veliaj, ka drejtuar Lėvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”) deri nė periudhėn shkurt-mars tė vitit 2008. Ndėrkohė qė ai zyrtarisht kishte deklaruar dorėheqjen nga ky drejtim, qė nė muajin shtator tė vitit 2007, mėsohet se edhe disa muaj pas kėsaj dorėheqje, saktėsisht deri nė periudhėn shkurt-mars tė vitit 2008, ai i ka njohur tė drejtėn vetes tė pėrdorė llogaritė bankare tė Lėvizjes “Mjaft” (ish-Fonacionit “Mjaft”), duke u bėrė edhe pėr kėtė fakt, objekt i hetimeve nga Prokuroria e Rrethit tė Tiranės.



55
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi