ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky ėshtė momenti i shqiptarėve, jo i paranojakėve

Shko poshtė

16042010

Mesazh 

Ky ėshtė momenti i shqiptarėve, jo i paranojakėve Empty Ky ėshtė momenti i shqiptarėve, jo i paranojakėve




Nga Majlinda Bregu

Mė 14 prill Kryeministri Berisha i dorėzoi Komisionerit pėr Zgjerimin, Stefan Fule, njė radiografi tė hollėsishme tė vendit tonė, qė do tė jete baza nė formimin e njė opinioni pozitiv tė Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė. Kryeministri Berisha i dorėzoi komisionerit atė qė ai vetė e quajti libri mė i madh i historisė moderne tė Shqipėrisė sė bukur, 3854 faqe me pėrgjigjet e 2284 pyetjeve. Dje ne prezantuam kontributin 3-mujor intensiv tė 1200 punonjėsve tė administratės shqiptare, ekspertėve tė huaj e vendas, 67 pėrkthyesve, nė njė tablo realiste tė situatės sė sotme nė Shqipėri. Ne qė plotėsuam atė pyetėsor, as mund ta zbukuronim dhe as mund tė fshihnim tė vėrtetat e kėtij zhvillimi. Ajo pėr tė cilėn ne jemi krenarė, nuk ėshtė vetėm puna jonė voluminoze dhe cilėsore, por dhe fakti qė kemi pasur kėnaqėsinė tė japim pėrgjigje qė vizatojnė njė Shqipėri nė ndryshim tė vazhdueshėm pozitiv, njė shoqėri qė mbėshtet 96% integrimin nė Evropė, si destinacionin ku e meritojmė tė jemi. Natyrisht, ka disa pyetje tė cilat, pėrveē saktėsisė sė pėrgjigjes sonė, duan realitetin nė terren tė politikės shqiptare. Sado mirė tė jemi pėrgjigjur ne, nuk mund tė gėnjejmė dot pėr tė zbukuruar situatėn, pasi nuk mund tė themi se opozita sot ėshtė opozitė konstruktive, qė punon e kontribuon bashkė me ne pėr tė afruar sa mė shpejt ditėn e bashkimit tonė tė plotė nė Bashkimin Evropian. Ne jemi ndier ngushtė qė nuk sqaronim dot pakuptimėsinė e qėndrimit politik opozitar, nė ditėt kur roli i saj duhet tė kishte qenė bashkudhėtar me misionin tonė. Arsyeja nuk qėndron as tek ne, as tek opozita, por tek lideri i opozitės, tek njeriu qė tenton tė mbajė peng procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, tek njeriu qė bojkoton me sebepin e kutisė sė tij, mbi zgjedhjet, tek njeriu qė i pėrgjigjet me bojkot ēdo pėrpjekjeje tė qeverisė pėr zgjidhje tė situatės. Nuk mund tė them qė pyetėsori ėshtė vetėm kontributi ynė. Janė 20 vjet histori dhe nė 20 vjet kanė gjurmėn e tyre tė gjithė: politikanė, ekspertė, tė cilėt mund tė mos jenė mė sot nė atė pozicion. Madje, nuk janė as nė partinė e tyre.

Dhe kur nė kėtė sallė edhe herė tjetėr ju kam ftuar tė njihni kėtė kontribut e tė uroni kontributorėt, e kam bėrė sepse thjesht besoj qė e meritojnė. Por ju nuk morėt asnjė ditė guximin tė bėni kėtė, nė kėta 3 muaj dhe ky ėshtė dallimi i dukshėm mes nesh e jush sot. Ne ua njohim mundin edhe tė tjerėve, ju fatkeqėsisht nuk thoni dot as njė fjalė as pėr mundin tuaj nė vite. Dhe jo sepse nuk e kuptoni apo nuk doni ta bėni kėtė, por se arroganca e boshit nihilist tė gjatė ju ka ngrirė ndjenjėn kryesore, qė do t’jua bėnte tė mundur kėtė, vetėvlerėsimin. Ju s’vlerėsoni dot ē‘keni bėrė nė kėtė proces, se keni frikė se njė fjalė urimi i tingėllon arrogantit bosh si tradhti ndaj tij dhe flirtim me Berishėn. Edhe ju e dini se sa keq ėshtė kur frika tė mposht vetėvlerėsimin. Ju e dini se kur dikush tė rrok nė krizėn e tij, po s’pate vetėvlerėsim, rrezikon tė pėrfundosh si ai, tė hallakatesh keq. Unė uroj qė asnjė nga ju politikanė, ministra, ish-shoqėri civile, ish-punonjės administrate tė mos harroni se nė kėtė histori 20-vjeēare, ju keni kontributin tuaj dhe kaq duhet t’ju mjaftojė tė mos quheni numra nė rreshtin e drejtuar prej arrogantit bosh, tė gjatė. Nėse juve po ju mban peng urimin, nervin profesional e politik, tė jeni tė sigurt qė s’ka shans ta bėjė kėtė me ne, nė kėtė proces tė integrimit evropian. Tė jeni tė sigurt qė s’do tė mbajė dot peng shqiptarėt nė rrugėn drejt Evropės, megjithėse nga njėra ngjarje nė tjetrėn, kjo s’ėshtė e para pengesė qė vė. Nėse nė fund tė kėtij procesi do tė ketė njė pengmarrje tė madhe, do tė jetė vetėm kryetari i Partisė Socialiste dhe ky do tė jetė peng i Edvin Ramės. Personaliteti i tij nė krizė do ta mbajė peng pa shpėtim kryetarin e Partisė Socialiste. Dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe, sepse nė ēdo ngjarje tė madhe tė kėtij vendi qė nga koha kur nė politikėn e majtė timonier u bė Edvin Rama, ka pasur krizė. 4 muaj tamtame e bilbila nė Parlament qė tė mos nėnshkruhej MSA-ja nė 2006-n, por i doli turpshėm huq. Mbi 4 muaj debat pėr certifikatat nė 2007-n, sepse Edvini nuk e lejonte kryetarin e bashkisė t’i vlerėsonte ngjarjet politikisht, por i nxirrte bojėn vendit tė tij pėr dokumente zyrtare tė lėshuara nga ai vetė, vetėm sepse kishte frike nga ato qė prodhonte po vetė.

Po kėshtu nė 2008-n e nė vijim tė 2009-s, me ēmimin e votės pėr kartat e identitetit, dinjitoze, tė qytetarėve shqiptarė, mė rėndė akoma frika e frymėzoi aq sa tė propozonte e miratonte njė kod e sistem tė ri zgjedhor dhe tė zgjidhte tė drejtė vetoje pėr komisionerėt, deputetėt e vėzhguesit e tij dhe kėto propozime i bėnte jo sepse kėrkonte standardet mė tė mira, por thjesht sepse mundohej tė qetėsonte frikėn e tij se vetėm kėshtu nuk do t’ia hidhte dot njeri. E ē’ndodhi? A ka ligj e rregull tė shkruar a jo, qė ta qetėsojė frikėn e paranojakut i cili shpik nga njė kauzė tė re ēdo javė, vetėm sepse nuk i beson mė asaj tė njė jave mė parė? Ngado tė shkojė, kėdo tė shajė, nė fund tė ditės prapė i kėnaqur s’do tė jetė, se nga vetja e kriza e tij s’e shpėton dot askush.

Sot, nė vend qė tė ishte nė Parlament, ėshtė nė shi, bėn thirrje pėr protesta tė cilat po pėrfundojnė si ajo e turpshmja nė Durrės, e tkurrur nė rrugica lagjesh dhe qė pa dyshim nesėr do tė pėrfundojnė nė qorrsokakė. Vetėm po tė jesh paranojak mund tė shpresosh se mund tė bllokosh atė qė sot presin tė gjithė me padurim, liberalizimin e vizave, vendin denjėsisht nė BE. Por ky individ frikacak harron njė gjė: ky ėshtė moment i shqiptarėve, jo i paranojakėve.



standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi