ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e di si luan Edi Rama

Shko poshtė

06052010

Mesazh 

Bota e di si luan Edi Rama Empty Bota e di si luan Edi Rama




Dritan Prifti

Edi Rama, ky jo-socialist por kryetar i Partisė Socialiste, vazhdon tė godasė tė ardhmen e Shqipėrisė me gjithė urrejtjen qė e karakterizon. Disa deputetė jo-socialistė, por anėtarė tė Partisė Socialiste, i shkojnė pas nė kėtė akt tė turpshėm anti-kombėtar. Dhe tė gjithė kėta shpresojnė se bota qė na monitoron do t’i shkojė mbas nė marrėzinė e tyre, pėr tė frenuar integrimin e Shqipėrisė nė BE. BE dhe bota demokratike kanė rregulla dhe parime, tė cilat i respektojnė pavarėsisht ngjyrave partiake. Pavarėsia e vendimeve tė formės sė prerė tė gjyqėsorit ėshtė e pacenueshme dhe e patjetėrsueshme nga politika nė ēdo vend demokratik dhe pėr ēdo lider demokrat, pėrveē Edi Ramės. Rruga kushtetuese dhe ligjore, pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve politike ėshtė zgjidhja qė kėrkojnė tė gjithė, pėrveē Edi Ramės. Zgjedhjet e 2009 nė Shqipėri janė certifikuar nga tė gjithė si zgjedhjet mė tė mira nė Shqipėri dhe qė plotėsuan standardet demokratike, pėrveē Edi Ramės. Kėto tė vėrteta, bota qė na vėzhgon i di.
Bota e di qė Edi Rama ėshtė zgjedhur 3 herė kryetar Bashkie nė Tiranė me zgjedhje tė kontestuara politikisht brenda vendit, dhe tė kritikuara seriozisht nga raportet e OSBE/ODIHR. Nė rastin kur Edi Rama ka fituar vetė nga zgjedhje tė kontestuara, ai nuk ka folur asnjė fjalė pėr transparencė zgjedhjesh. Pra standardi pėr transparencė qenka i rėndėsishėm vetėm kur Edi Rama humb zgjedhjet.
Bota e di qė Edi Rama ėshtė autori i vetėm i reformės zgjedhore qė solli zgjedhjet e 2009. Edi Rama ndryshoi nė 4 orė Kushtetutėn e vendit dhe nė pak ditė ndryshoi Kodin Zgjedhor siē donte ai. Sali Berisha, duke ditur qė Edi Rama ose nuk futet nė zgjedhje ose nuk i pranon ato, i dha atij 100% autorėsi tė Kodit Zgjedhor pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2009, pėr tė shmangur prishjen e zgjedhjeve nga PS. Edi Rama e pranoi anėtarėsinė e reformės zgjedhore, jo sepse kishte synim transparencėn dhe ndershmėrinė e zgjedhjeve, por sepse donte tė eliminonte me atė reformė njė aleat si LSI. Edi Rama pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė i bėri komisionet zgjedhore dy partiake, tė kontrolluara gjysmat nga PS ose nga PD, duke reduktuar nė kėtė mėnyrė transparencėn maksimale nė administrimin e zgjedhjeve nga gjithė pjesėmarrėsit nė zgjedhje.
Bota e di si u soll Edi Rama me grevėn e urisė sė 9 deputetėve nė Kuvend, qė kishte synimin e vetėm ndershmėrinė dhe transparencėn mė tė madhe nė zgjedhje. Ndėrkombėtarėt e mbajnė mend shumė mirė, si Rama i bėnte presion tė mos ndėrhynin nė punėt e politikės dhe tė mos mbėshtesnin grevistėt deputetė, tė cilėt kėrkonin para zgjedhjeve atė qė kėrkon Rama sot, pas zgjedhjeve. Synimi pėr tė eliminuar me ēdo ēmim njė aleat, i kishte zėnė sytė Ramės. Ambasadori i OSBE e mban mend shumė mirė se si ulėriti Edi Rama, kur z. Bosch nė pėrkrahje tė kauzės sė grevės sė urisė, tha se komisionet nuk duhet tė kontrolloheshin nga 2 parti vetėm. Atėherė Rama kėrkoi qė bota tė mos ndėrhynte, kurse sot ai kėrkon ndėrhyrje meqė hallin e ka ai. Atėherė bota nuk ndėrhyri nė pėrkrahje tė grevės sė urisė, pavarėsisht se kauza ishte shumė mė e drejtė dhe koha shume mė e pėrshtatshme. Sot Edi Rama, meqė humbi zgjedhjet qė projektoi vetė, i kėrkon botės tė ndėrhyjė pėr interesat e tij. Por bota demokratike ka standarde tė tjera nga ato tė personit Edi Rama.
Bota e di qė nga 20,000 komisionerėt qė kishte PS nė komisionet e zgjedhjeve, asnjė prej tyre nuk shėnoi asnjė vėrejtje pėr procesin zgjedhor nė procesverbalet e qendrave tė votimit. Bota e di qė hetimet dhe transparenca bėhen kur ka fakte, dhe jo kur ndonjė lider kėrkon kauza pėr interesa personale. Ku janė faktet e Edi Ramės, kur komisionerėt nuk kanė vėrejtur asnjė problem nė qendrat e votimit? Nė kushtet e mungesės absolute tė fakteve, veprimet e Edi Ramės dhe jo-socialistėve tė tjerė nuk i justifikon askush.
Bota e di qė zgjedhjet u certifikuan me vendim tė formės sė prerė nga Kolegji Zgjedhor, si gjykatė supreme e zgjedhjeve. Bota e di qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi 7 me 0 rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 2009. Votuan kėshtu dhe pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga Edi Rama nė KQZ. Bota demokratike njeh institucionet kushtetuese zgjedhore si certifikuesin e zgjedhjeve.
Bota e di qė Edi Rama e ka rrugėn e Gjykatės Kushtetuese tė hapur pėr tė kėrkuar interpretim tė vendimit tė Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, dhe pėr tė kuptuar nėse ka tė drejtė ai tė hapė kutitė e votimit. Por Edi Rama nuk pranon tė mbėshtetet te Kushtetuta dhe shteti ligjor.
Bota e di qė zgjedhjet e 2009 u monitoruan nga mijėra vėzhgues vendas dhe tė huaj, dhe sė tashme ka njė raport tė OSBE/ODIHR qė i certifikon kėto zgjedhje si mė tė mirat tė bėra nė Shqipėri. Bota nuk i ndryshon qėndrimet nga fakti se humbi Edi Rama.
Bota e di dhe po e shpreh fort qė greva e urisė dėmton imazhin e Shqipėrisė dhe procesin e integrimit evropian. Ata habiten si Edi Rama vazhdon kėtė aventurė anti-shqiptare, me pretendime gjoja tė transparencės.
Unė jam i sigurt dhe pėr diēka tjetėr: Bota e di qė Edi Rama nuk ka problemin e transparencės sė zgjedhjeve tė 2009, por se ka frikė nga zgjedhjet lokale qė po vijnė, pra ka frikė pėr karrigen e vet. Ai e di qė zgjedhjet e Tiranės i ka tė humbura pėrballė koalicionit PD/LSI. Ai e di qė me zgjedhje tė ndershme, ai Tiranėn nuk mund ta fitojė sėrish. Nė kėtė mėnyrė, vetėm pėr karrigen e tij, ai po kėrkon qė tė destabilizojė vendin, pėr tė ardhur nė pushtet nė mėnyrė revolucionare.
Por revolucionin me tė ardhmen e Shqipėrisė nė 1991 e humbi dhe daja i tij i Byrosė Politikė, dhe baballarėt e Byrosė Politike tė deputetėve tė tij. S’ka asnjė shans qė pushteti tė merret me dhunė sot nė Shqipėri. Edhe bota e di kėtė.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi