ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne diten e Evropes, Shqiperia thirrje per liberalizimin e vizave

Shko poshtė

10052010

Mesazh 

Ne diten e Evropes, Shqiperia thirrje per liberalizimin e vizave Empty Ne diten e Evropes, Shqiperia thirrje per liberalizimin e vizave




Ne diten e Evropes me moton "Mund te me degjosh Evrope", Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me organizata nderkombetare, organizuan nje konference te posacme mbi rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Konference e cila doli me nje rezolute te posacme per procesin e liberalizimit te vizave dhe situaten politike ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Duke vleresuar hapat e bere deri me sot ne procesin e integrimit, partive politike u sugjerohet qe te zgjidhin mosmarreveshjet ndermjet tyre ne rruge institucionale e ligjore ne kuader te stabilitet politik. Po keshtu, ne rezoluten e dorezuar edhe ne Ministrine e Integrimit, nxitet dhe inkurajojme OJF-te dhe perfaqesuesit rinore, te ndermarrin fushata paralele sensibilizuese ne funksion te mirinformimit mbi ceshtjet e integrimit evropian. Ne kete rezolute, i behet apel edhe Parlamentit Evropian qe ne seancen e miratimit te Raport-Progresit mbi mundesine e miratimit per heqjen e regjimit te tanishem te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te marre parasysh arritjet e dukshme te institucioneve shqiptare dhe qytetareve te saj. Si dhe inkurajohet pjesa e mbetur e popullsise te pajiset me mjetet e reja te identifikimit qe permbajne te gjithe elementet e nevojshem te sigurise. Nga ana tjeter, shpresohet qe Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Evropes do te ekzaminojne sa me shpejt amendamentin per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Si dhe qe arritjet dhe vazhdimi i plotesimit te kushteve dhe standardeve evropiane me seriozitet e gatishmeri, ta rendisin Shqiperine si nje nga vendet qe do te perfitoje liberalizimin e vizave brenda afateve te parashikuara (qershor 2010). R. R. Rezoluta per liberalizimin e vizave Sugjerojme qe partite politike ne vend, te zgjidhin mosmarreveshjet ndermjet tyre ne rruge institucionale e ligjore ne kuader te stabilitet politik dhe se cdo forme tjeter, deformon vullnetin e popullit dhe standardeve demokratike. Nxisim dhe inkurajojme OJF-te dhe perfaqesuesit rinore, te ndermarrin fushata paralele sensibilizuese ne funksion te mirinformimit mbi ceshtjet e integrimit evropian dhe mbi mundesite reale qe ofrohen nga perfitimet e liberalizimit te vizave. Nxisim Radio Televizionin Shqiptar, te prodhoje dhe te transmetoje programe qe informojne qytetaret mbi levizjen e lire mbi marreveshjen e liberalizimit te vizave dhe te rrise promovimin e integrimit te vendit ne hapesirat evropiane. Inkurajojme qytetaret shqiptare, te shohin procesin e liberalizimit te vizave si nje mundesi per te levizur lirshem ne hapesiren evropiane per arsye studimi, turizmi, biznesi, punesimi etj, dhe jo si tendence e emigracionit ekonomik. Kerkojme te vazhdohet lufta e metejshme kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe emigrimit ilegal, ne kuader te vazhdimit te respektimit te te drejtave te njeriut dhe te progresit social ne bashkepunim me te gjitha institucionet nderkombetare te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Shpresojme qe Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Evropes do te ekzaminojne sa me shpejt amendamentin per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Shpresojme qe arritjet e lartpermendura dhe vazhdimi i plotesimit te kushteve dhe standardeve evropiane me seriozitet e gatishmeri, ta rendisin Shqiperine si nje nga vendet qe do te perfitoje liberalizimin e vizave brenda afateve te parashikuara (qershor 2010). I kerkojme Parlamentit Evropian qe ne seancen e miratimit te Raport-Progresit mbi mundesine e miratimit per heqjen e regjimit te tanishem te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te marre parasysh arritjet e dukshme te institucioneve shqiptare dhe qytetareve te saj. Inkurajojme pjesen e mbetur te popullsise te pajiset me mjetet e reja te identifikimit qe permbajne te gjithe elementet e nevojshem te sigurise. Vleresojme faktin se mundesia e pajisjes me mjetet e nevojshme te identifikimit i ofrohet cdo qytetari shqiptar ne te gjithe Shqiperine.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi