ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama braktiset nga ambasadorėt e Perėndimit, bojkoton fjalėn e Lohan

Shko poshtė

13052010

Mesazh 

Rama braktiset nga ambasadorėt e Perėndimit, bojkoton fjalėn e Lohan Empty Rama braktiset nga ambasadorėt e Perėndimit, bojkoton fjalėn e Lohan




Rama braktiset nga ambasadorėt e Perėndimit, bojkoton fjalėn e Lohan A8162Kreu i PS i kėrkoi takim ambasadorit Uithers, i cili paraditen e djeshme nuk i kishte hapur telefonin.

Kryetari i PS bojkotoi dje fjalėn e ambasadorit tė Komisionit Evropian, Helmut Lohan duke mos qėndruar nė ambjentet ku po zhvillohej ceremonia e Ditės sė Evropės. Sapo ka mbėrritur nė ambjentet e hotel "Rogner" ku po zhvillohej ceremonia, Rama ka ndjerė se ėshtė braktisur nga pjesa mė e madhe e ambasadorėve perėndimorė, tė cilėt e kanė kaluar pa vėnė re praninė praninė e kreut tė PS. Stacioni i Ramės ka qenė ambasadori amerikan Uithers. I gjendur mes miqve tė tjerė tė ftuar, ambasadori ka zhvilluar njė dialog me Ramėn qė ėshtė zbardhur nga mediat. Ambsadori amerikan i ka shpjeguar Ramės arsyet se pėrse nuk i kishte hapur telefonin. E ndėrsa Uithers po i shpjegonte Ramės problemin, personat e pranishėm u larguan pėr t'i lėnė vetėm. Megjithatė, bisedat me zė tė ulėt midis Ramės dhe Uithersit janė kapur nga mikrofonat e kamerave dhe nė kėtė moment Edi Rama i ka kėrkuar ambasadorit Uithers qė tė mėnjanohet nga tė tjerėt. "Po na dėgjojnė kėtu mbrapa. Mbase shkojmė pėrmes kėtij korridorit tė ngushtė atje ku nuk munden", i ka thėnė konkretisht Rama diplomatit amerikan duke u larguar nga ceremonia. Tė izoluar nga tė tjerėt dhe larg objektivave tė kamerave, kryetari i Partisė Socialiste dhe ambasadori amerikan qėndruan pėr 20 minuta me njėri-tjetrin. Menjėherė pas kėsaj, Edi Rama u largua fshehurazi nga ceremonia, e cila u zhvillua vetėm pak metra larg ēadrave ku ngujohen prej disa ditėsh deputetėt e PS-sė. Largimi i Ramės nė momentin kur po fliste kreu i delegacionit tė KE-sė ka qenė njė moment qė ka rėnė nė sy nga tė pranishmit nė ceremoni, si krerėt mė tė lartė tė shtetit, pėrfaqėsues tė Organizatave Ndėrkombėtare nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik dhe gazetarė.
Komuniteti ndėrkombėtar vetėm dy ditė mė parė ka lėshuar kritika tė ashpra ndaj protestave dhe qėndrimit tė kryesocialistit Rama. Ndėrsa i njėjti qėndrim i ashpėr ėshtė shprehur edhe nga SHBA, ku zv/sekretari i Shtetit, Stuart Xhons i ka cilėsuar qėndrimet e opozitės tė rrezikshme pėrsa i pėrket stabilitetit tė vendit si dhe integrimit evropian. Por, edhe ndaj qėndrimeve tė ndėrkombėtarėve, Rama ka lėshuar dje pasdite njė koment, nė tė cilin shprehet se ata po mbėshtesin palėn e gabuar. Nė njė kohė qė apeli i ndėrkombėtarėve shkon pėr integrimin e Shqipėrisė dhe pėr qytetarėt shqiptarė, Rama ėshtė munduar qė tė justifikojė deklaratat kundėr grevės dhe protestave si deklarata qė mbėshtesin qeverinė dhe jo popullin shqiptar. Reagimi i Ramės ndaj qėndrimit tė Brukselit ashtu si edhe bojkotimi i fjalimit tė ambasadorit tė KE-sė, dėshmojnė qartė alergjinė e tij ndaj integrimit tė Shqipėrisė nė BE.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama braktiset nga ambasadorėt e Perėndimit, bojkoton fjalėn e Lohan :: Komentet

lidabica

Mesazh Thu May 13, 2010 11:08 am nga lidabica

Po ē'te presesh me nga ky drogmen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu May 13, 2010 11:16 am nga emigranti

Rama ka lėshuar dje pasdite njė koment, nė tė cilin shprehet se ata po mbėshtesin palėn e gabuar.
Me ne fund Rama e pranoj se bota nuk e mbeshtet, se deri dje i mashtronte militantet socialist duke thene se na mbeshtesin te gjithe edhe pse askush nuk e besonte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi