ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mbreti" ėshtė Milito, Interi shpallet kampion i Europės pas 45 vitesh

Shko poshtė

23052010

Mesazh 

"Mbreti" ėshtė Milito, Interi shpallet kampion i Europės pas 45 vitesh Empty "Mbreti" ėshtė Milito, Interi shpallet kampion i Europės pas 45 vitesh




"Mbreti" ėshtė Milito, Interi shpallet kampion i Europės pas 45 vitesh Milito%20pas%20golit%20inter-bayern%202-0Inter nė qiellin e Europės
INTER - BAYERN 2-0
INTER (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu (Stankovic 68'); Zanetti, Cambiasso; Eto'o, Sneijder, Pandev (Muntari 79'); Milito (Materazzi 91').
Trajner: H.Mourinho
BAYERN M. (4-2-3-1): Butt; Lahm, Demichelis, Van Buyten, Badstuber; Schėeinsteiger, Van Bommel; Robben, Muller, Altintop (Klose 62'); Olic (Gomez 74'). Trajner: Van Gaal
Gjyqtar: Webb (Angli)
Shenues: Milito 35′, 70′
Kartone te verdhe: Demichelis, Van Bommel (B), Chivu (I)

45 vjet pritje. I etur, apo mė mirė tė themi, i zhuritur pėr njė sukses tė tillė. Qė e ka arritur pikėrisht nė edicionin 2009-2010 tė Ligės sė Kampioneve. Pėrmes finales sė "Santiago Bernabeut". Me njė kryehero, qė vjen nga atdheu i Diego Maradonės. Emrin e tė cilit edhe mban. Pikėrisht Diego Milito. Interi ka mundur 2-0 nė finalen e "Bernabeut" Bajernin e Mynihut, duke fituar kėshtu pas mė shumė se 4 dekadash Ligėn e Kampioneve. "Mbreti" i Europės ėshtė Diego Milito, sulmuesi argjentinas i skuadrės zikaltėr, qė me dy golat e tij, nga njė nė secilėn pjesė tė finales, ka dėrguar nė qiellin e shtatė miliona tifozė interistė nė tėrė botėn, mijėrat e tė pranishmėve prej tyre nė shkallėt e stadiumit tė Madridit, presidentin Masimo Morati, por edhe trajnerin Hoze Mourinjo, qė ka prekur historinė.

Diego Milito ėshtė bėrė heroi i vėrtetė nė sezonin e trefishtė tė Interit, qė pas titullit tė kampionit nė Itali, Kupės sė Italisė, ka fituar edhe Ligėn e Kampioneve. Duke e imituar plotėsisht Barcelonėn e sezonit qė shkoi, tė cilėn edhe e shkurorėzoi nė fakt, si kampione tė Europės. Njė sukses i merituar plotėsisht, po tė kemi parasysh se interi, pėr tė ngritur trofeun e Ligės sė Kampioneve, kishte eliminuar skuadra tė mėdha, si Celsi, Barcelona dhe sė fundi Bajern i Mynihut. Hoze Mourinjo ka triumfuar ndaj "mesuesit" tė vet, Van Gaal, ndihmės i tė cilit ka qenė nė fillimet e veta si trajner te Barcelona, duke e kurorėzuar veten si "mbreti" i trajningut nė kontinentin e vjetėr pėr kėtė edicion.
90 minuta tė kontrolluara nė qarkullim dhe zotėrim tė topit nga bavarezėt, por qė kanė caluar shumė nė finalizim.

Gjė tė cilėn e ka bėrė mė sė miri Interi, falė njė golashėnuesi rrace, si Milito. Qė ka shfrytėzuar thuajse nė maksimum mundėsitė e krijuara nė prapavijėn gjermane. Dy gola tė tij, qė tregojnė se nė kėtė finale e ka bėrė diferencėn pikėrisht ai. Njėherėsh me ngritjen e trofeut nga kapiteni zikaltėr, Javier Zaneti, qė fiksoi ndeshjen e 700-tė me Interin, njė popull i tėrė ka pushtuar rrugėt e Milanos. Duke festuar kėtė triumf zikaltėr, qė ka marrė ngjyrat e festės pėr tėrė Italinė, nė fakt. Ndėrkohė, nė Madrid, lumturia nuk ka kufi. Duke nisur qė nga presidenti Masimo Morati, qė i ekzaltuar, mezi ka nėnvizuar disa fjalė pėr gazetarėt: "Njė lumturi qė s'mund ta pėrshkruaj me fjalė. Dita mė e lumtur e jetės sime. Imagjinoni lumturinė e njė suksesi tė tillė, qė mbėrrin pas 45 vjet pritjesh. Njė skuadėr e madhe, sic ka qenė tėrė sezonin.

Natyrisht, Interi e ndjeu pėrgjegjėsine e madhe tė njė finaleje tė tillė, por triumfoi. Ky ėshtė njė emocion i bukur, qė na e dhuroi skuadra jonė madhėshtore, qė zhvilloi njė lojė tė pėrsosur."
Nga ana e tij, Mourinjo, nuk i ka pėrmbajtur lotėt. Me topin e finales nė dorė, qė s'e ka lėshuar pėr asnjė cast pas ndeshjes, duke e marrė me vete edhe nė dhomat e zhveshjes e patjetėr nė shtėpi, me djalin mbi supe, ai i ka pėrshėndetur tifozėt zikaltėr nė stadium tejet i emocionuar.

I ligjshėm dhe i papėrshkruar gėzimi edhe pėr heroin e finales, Diego Milito. Duke qarė, ai ka pohuar pėr mediat: "Ende nuk e besoj qė isha unė, njeriu i fitores sė Interit ne kete finale te madhe. Nuk e kam pėrjetuar kurrė nė jetėn time njė gėzim tė tillė, tė papėrshkrueshėm. Ndihem aq i lumtur pėr Interin, sepse e ka merituar plotėsisht suksesin e trefishtė. Presidenti Morati ėshtė i pari qė e meriton kėtė trofe, sepse ėshtė unik nė ndjenjat e tij pėr kėtė skuadėr, pėr tė gjithė ne, futbollistėt zikaltėr. Ky ėshtė futbolli, edhe te shperblen. Gjithnjė kam luftuar, gjithmonė jam pėrpjekur tė jap mė tė mirėn dhe tė mėsoj, edhe pse kam 30 vjet mbi supe. Sonte ishte kryevepra ime dhe e Interit. Pa asnjė diskutim, e meritojmė Ligėn e Kampioneve."

Por Milito nuk mund tė mbetej pa u ngacmuar nga gazetarėt edhe pėr tė ardhmen, aq mė tepėr kur sapo ishte zgjedhur nga UEFA si "njeriu i ndeshjes". Nė kėtė pikė, "princi zikaltėr" ėshtė i paqartė. "A do tė qėndroj pėrsėri tek Interi vitin e ardhshėm? Nuk ėshtė momenti pėr tė folur pėr kėtė gjė. Unė falenderoj trajnerin dhe presidentin qė besuan dhe ngulėn kėmbė qė tė isha kėtu, pjesė e Interit tė kėtij sezoni. Pėr tė ardhmen, le tė shohim."

Finalja e milionave
Kompania "Master Card", njė nga sponsorėt e Ligės sė Kampioneve, ka llogaritur se finalja midis Bajernit dhe Interit nė "Santiago Bernabeu" do tė gjenerojė nė ekonominė europiane afėrsisht 331.5 milionė euro, ndėrkohė qė finalja e sezonit tė kaluar nė Romė, ajo midis Barcelonės dhe Manēester Junaitid "prodhoi" 313 milionė euro. Nė kryeqytetin e finales, nė Madrid, besohet se tifozeritė dhe gjithė aktorėt e tjerė do tė shpenzojnė njė shumė prej 50 milionė eurosh. Ekspertėt kanė llogaritur se Bajerni ka njė fitim vjetor prej 289.5 milionė eurosh, ndėrkohė qė Interi fiton 196.5 milionė euro. Nga tė ardhurat televizive, Bajerni fiton 69.6 milionė euro nė raport me 115.7 milionė euro tė Interit.

Nga reklamat sportive, Bajerni fiton 159.3 milionė euro kundrejt 52.6 milionė euro tė Interit. Nga tė ardhurat e ndeshjeve, Bajerni ka fituar kėtė kampionat 60.6 milionė euro, kundrejt 28.2 milionė eurove tė Interit. Pėrsa u pėrket shpenzimeve nė merkato: Interi pėr sezonin 2009-2010 shpenzoi 95.5 milionė euro, ndėrsa Bajerni, 74.4 milionė euro. Mesatarja e shikueshmėrisė flet nė favor tė Bajernit: 69 mijė shikues nga 69 mijė vende qė ka stadiumi "Allianz Arena" (ose 100 %), ndėrsa Interi e ka mesataren 55.149 shikues nga 80.065 vende qė ka "San Siro". Edhe numri i fansave qė mbėshtesin skuadrat ėshtė nė favor tė skuadrės gjermane: Bajerni mbėshtetet nga 8.3 milionė fansa, Interi, 5.9 milionė.
Fituesi i finales do tė fitojė 9 milionė euro, ndėrsa ekipi humbės 5.2 milionė euro.
TROFETĖ E INTERIT
1994, 1965 dhe 2010
"PASURIA" E INTERIT
NĖ EUROPĖ
3 Liga tė Kampioneve
3 Kupa UEFA
2 Kupa Interkontinentale
NĖ ITALI
18 kampionate nė Itali
6 Kupa tė Italisė
4 Superkupa tė Italisė
RRUGA E INTERIT DREJT TITULLIT
FAZA E GRUPEVE
Inter-Barcelona 0-0
Rubin Kazan-Inter 1-1
Inter-Dinamo Kiev 2-2
Dinamo Kiev-Inter 1-2
Barcelona-Inter 2-0
Inter-Rubin Kazan 1-0
RENDITJA
1. BARCELONA 6 11
2. INTER 6 9
3. Rubin Kazan 6 6
4. Dinamo Kiev 6 5
FAZA E 1/8-ve
Inter-Ēelsi 2-1
Ēelsi-Inter 0-1
ĒEREKFINALJA
Inter-CSKA Moskė 1-0
CSKA Moskė-Inter 0-1
GJYSMĖFINALJA
Inter-Barcelona 3-1
Barcelona-Inter 1-0
FINALJA
Bajern-Inter 0-2

shekulli
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Mbreti" ėshtė Milito, Interi shpallet kampion i Europės pas 45 vitesh :: Komentet

ADMIN

Mesazh Wed May 26, 2010 4:57 pm nga ADMIN

Ishte vertete nje fitore e bukur ,urime Inter ne karjeren e tyre ,me gjithe se une nuk e simpatizoj futbollin Italian

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi