ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, deputetėt gjermanė optimistė por, jepni fund krizės

Shko poshtė

28052010

Mesazh 

Vizat, deputetėt gjermanė optimistė por, jepni fund krizės Empty Vizat, deputetėt gjermanė optimistė por, jepni fund krizės




Vizat, deputetėt gjermanė optimistė por, jepni fund krizės 34178BERLIN- Nga Berlini deputetėt gjermanė janė optimistė se propozimi i Komisionit Europian pėr liberalizimi i vizave pėr Shqipėrinė e Bosnje do tė realizohet, por mė parė duhet tė plotėsohen 3 kushtet qė janė vendosur nė rekomandimin e KE. Gjithashtu deputetėt gjermanė duke kujtuar pėrvojėn me liberalizimin e mėparshėm tė vizave me Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė, nė dhjetor 2009, tėrheqin vėmendjen qė ky proces tė mos keqpėrdoret pėr azil.

Deputeti liberal Rainer Stinner ka thėnė pėr programin shqip tė Deutsche Welles se pret nga shtetasit e kėtyre vendeve qė tė tregohen tė kujdesshėm e tė mos e keqpėrdorin atė pėr azil.

Politikanja e gjelbėr Marie Luise Beck, ka thėnė pėr Deutsche Welles se ka shumė vende nė Bashkimin Evropian qė kanė frikė, se kur tė hiqen vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjė- Hercegovinėn, do tė vėrshojnė sėrish azilkėrkuesit. Ajo kėrkon nga autoritetet shtetėrore tė dy vendeve mė shumė sensibilizim tė qytetarėve tė tyre nė lidhje me kėtė proces.

Nėnkryetari i grupit parlamentar tė socialdemokratėve, Gernot Erler, vėren se deri nė vjeshtė, kur tė merret vendimi duhen plotėsuar disa mangėsi, qė evidentohen edhe nė raportin mė tė fundit tė komisionit pėr dialogun e vizave. “E kam fjalėn pėr bashkėpunimin ndėrkombėtar nė sektorin e drejtėsisė, luftėn kundėr veprimtarive ilegale dhe korrupsionit e ė ngjashme”, citon Deutsche Welle.
Socialdemokrati Gernot Erler, ish ministri gjerman pėr Europėn pėrcjell dhe mesazhin se kriza e brendshme politike nė Shqipėri nuk ka ndonjė pasojė tė drejtpėrdrejtė nė vendimin e ministrave, por shton se kjo ēėshtje ėshtė shumė e rėndėsishme pėr reputacionin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė.
JEPNI FUND KRIZES
“Kjo bllokadė e dėmton shumė Shqipėrinė. Gatishmėria pėr investime tė huaja ka rėnė, marrėdhėniet tregtare kanė rėnė, procesi i reformave ligjore faktikisht ka mbetur nė vend dhe nuk po ecėn pėrpara, por ne si evropianė nuk mund tė detyrojmė asgjė. Ajo qė na mbetet pėr tė thėnė ėshtė “Mjaft!”- ka vazhduar mė tej ish ministri gjerman pėr Europėn duke shtuar se kjo thirrje u drejtohej tė dyja palėve.
Ndėrsa deputeti liberal Rainer Stinner i bėri thirrje opozitės qė t'i zgjidhė problemet e saj me mjete politike dhe jo me "bojkotimin e njė institucioni kaq demokrat sa ē'ėshtė parlamenti".

balkan web
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi