ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS dhe PD “kundėr” Topit pėr faljen e tė dėnuarve

Shko poshtė

09062010

Mesazh 

PS dhe PD “kundėr” Topit pėr faljen e tė dėnuarve Empty PS dhe PD “kundėr” Topit pėr faljen e tė dėnuarve




Tiranė – Dy partitė e mėdha, ajo Demokratike dhe ajo Socialiste, kanė bashkuar votat pėr ndryshimin e ligjit pėr faljen e tė dėnuarve.
Partia Socialiste, me anė tė deputetėve tė saj nė Komisionin e Ligjeve, ka kundėrtshuar mėnyrėn e faljes sė tė dėnuarve nga presidenti i Republikės.

Pėrfaqėsuesit e opozitės kėrkuan gjithashtu qė personat juridikė tė mos kenė tė drejtėn e kėrkesės sė faljes, tė zgjatet afati kohor i kthimit tė pėrgjigjes nga ana e Presidentit si dhe tė shihet me vėmendje raporti i personit tė falur me familjarėt e viktimės.

Relatori i kėtij projektligji, deputeti Viktor Gumi, gjatė mbledhjes sė djeshme vlerėsoi se projektligji i paraqitur ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė si dhe sjell njė trajtim tė ndryshėm, korrekt dhe bashkėkohor tė faljes sipas praktikės evropiane. Ai theksoi se bashkė me amendamentet e paraqitura mund tė vijohet me shqyrtimin e mėtejshėm nė komision e mė pas edhe nė seancė plenare.

Njė element i rėndėsishėm i kėtij projektligji ėshtė edhe pėrcaktimi i instrumenteve kushtetuese dhe ligjore tė amnistisė dhe tė faljes sė dėnimeve penale qė pėrfaqėsojnė akte mėshire ndaj tė dėnuarve duke i dhėnė mundėsinė atyre pėr integrim social.

Nė vijim, anėtarėt e komisionit, si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca diskutuan mbi pėrmbajtjen e projektligjit duke vlerėsuar rėndėsinė e tij pėr sa i pėrket pėrcaktimit tė kritereve dhe procedurave tė dhėnies sė faljes pėr personat qė vuajnė dėnime me vendim gjyqėsor.

Pas diskutimeve, anėtarėt e komisionit miratuan nė parim projektligjin duke vendosur miratimin nen pėr nen tė tij nė mbledhjen e ardhshme.

start
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi