ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babai i tre fėmijėve hyri me armė nė njė komunė tė Librazhdit, pasi i refuzuan ndihmėn ekonomike

Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Babai i tre fėmijėve hyri me armė nė njė komunė tė Librazhdit, pasi i refuzuan ndihmėn ekonomike Empty Babai i tre fėmijėve hyri me armė nė njė komunė tė Librazhdit, pasi i refuzuan ndihmėn ekonomike




Nuk i jepnin ndihmė ekonomike, merr mitralozin dhe del nė qendėr tė komunės pėr tė vrarė kreun e saj. Ngjarja e paprecedentė ka ndodhur rreth orės 13:00 tė sė hėnės, nė qendėr tė fshatit Lunik, tė komunės me tė njėjtėn emėr, rreth 30 kilometra nė verilindje tė qytetit tė Librazhdit.
Nė kulmin e varfėrisė, 50-vjeēari Xhelil Gjata nuk ka gjetur rrugė tjetėr pėr tė dalė nga varfėria dhe skamja, pėrveēse asaj me armė. Qė nga viti 1997, ai mbante tė fshehur njė mitraloz tė lehtė nė tavanin e shtėpisė sė tij, ndoshta pa menduar se njė ditė do tė detyrohej ta pėrdorte kundėr tė zgjedhurve vendorė nė fshatin e tij.
Xhelil Gjata ėshtė baba i tre fėmijėve dhe megjithėse ėshtė pėrpjekur tė sigurojė bukėn e gojės, si emigrant nė shtetin grek nuk ka mundur tė sistemohet dhe ėshtė detyruar tė kthehet nė vendlindje. Mėsohet se ka vetėm tre dynymė tokė, gjysma e sė cilės nuk vaditet e nuk prodhon. Pėr kėto shkaqe, vite me radhė kėrkon nė Komunėn Lunik qė familja e tij tė trajtohej me ndihmė ekonomike, si shumė familje tė tjera nė fshat. Por me gjithė kėrkesat e vazhdueshme, nuk ka mundur tė pėrfitojė njė status tė tillė.
Dje, ka marrė mitralozin nė duar dhe ėshtė drejtuar pėr nga zyrat e komunės. Sipas dėshmitarėve nė vendin e ngjarjes, Xhafa ka thirrur me zė tė lartė se donte tė vriste kryetarin e kėsaj komune, Astrit Xhafėn, pasi sipas tij, ai ishte pengesa kryesore qė nuk merrte ndihmėn ekonomike. Me mitraloz nė krahė ka hyrė nė ndėrtesėn e komunės, por duket se ėshtė zhgėnjyer kur nuk ka gjetur as kryetarin e komunės e as punonjėsit e zyrės ekonomike.
Atėherė ka dalė nė shesh dhe ka gjuajtur disa herė nė ajėr, pa e lėshuar armėn nga krahu. Dhjetėra banorė tė lagjes “Qendėr” janė futur tė frikėsuar nė shtėpitė e tyre, ndėrkohė qė 30 nxėnėsit e klasės sė nėntė tė shkollės nėntėvjeēare, tė cilėt ishin duke dalė nga provimi, janė tmerruar nga skena.
Nuk dihet se cili ka qenė personi qė ka lajmėruar shpejt me telefon celular policinė lokale, e cila ėshtė gjendur rreth orės 14:30 nė vendin e ngjarjes. Gjatė gjithė kohės, kryefamiljari i dėshpėruar ka deklaruar se do tė qėllonte ndaj punonjėsve tė komunės dhe kryetarit tė saj, duke shpjeguar se kėtė veprim e bėnte pasi e ndjente veten tė poshtėruar, se nuk i sigurohej nga pushteti lokal njė ndihmė minimale financiare, pėr t’i mbijetuar varfėrisė nė familje e tij.
Uniformat blu kanė rrethuar zonėn. Pas negociatave prej disa minutash, pėr fat tė mirė, ngjarja ėshtė mbyllur pa pasoja. Ndėrsa i ėshtė tėrhequr vėmendja nga tre agjentė tė krimeve, tre specialistė tė policisė pėr ndėrhyrje tė tilla kanė gjetur mundėsinė qė t’i hidhen nė pak sekonda sipėr Gjatės, duke paralizuar ēdo lėvizje tė tij.
Mė pas, 50-vjeēari ėshtė shoqėruar nė Komisariatin e Policisė sė Librazhdit, nga ku pritet qė sot Prokuroria e Elbasanit tė kėrkojė ndaj tij masėn e arrestit. Sakaq, pėrpjekja jonė pėr njė lidhje tė mundshme telefonike me kreun e komunės, Xhafa, ka dėshtuar, pasi telefoni tij qė nga koha e kėsaj ngjarjeje, ka qenė i fikur.

gazeta shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi