ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 mėnyra pėr tė ulur hipertensionin pa ilaēe

Shko poshtė

02072010

Mesazh 

15 mėnyra pėr tė ulur hipertensionin pa ilaēe  Empty 15 mėnyra pėr tė ulur hipertensionin pa ilaēe




Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnė dorė pėr dore. Gati dy nga tre persona tė moshuar me diabet kanė edhe hipertension (shtypja e lartė e gjakut).Qė tė dyja kėto gjendje rrisin rrezikun pėr sulm nė zemėr, goditjen nė tru, sėmundje tė syve dhe veshkave. Sikur sheqeri nė gjak, ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatė ditės.Shtypja normale e gjakut ėshtė 120/80 mmHg. Rezultatet ndėr 120/80 mmHg konsiderohen normale, por njė rezultat pėrmbi tė nuk duhet tė konsiderohet shkak pėr tė bėrė panik. Hipertensioni definohet atėherė kur kemi dy apo mė shumė lexime tė rezultatit mbi 140/90.Sidoqoftė, njerėzit me diabet kanė cak mė tė ulėt tė shtypjes sė gjakut sesa tė tjerėt. Kjo ėshtė pėr shkak tė rritjes sė rrezikut tė sėmundjes sė zemrės qė vjen nga diabeti. Mjekėt anė e mbanė rekomandojnė qė njerėzit me diabet duhet tė mbajnė shtypjen e gjakut ndėr 130/80.
Nėse shtypja e gjakut ngrihet, mjeku sigurisht do ju rekomandojė ndryshime nė mėnyrėn e tė jetuarit para se tė pėrshkruajė ilaēe. Dhe pėr kėtė mė poshtė keni disa kėshilla qė ia vlen tė adoptohen ke apo nuk ke hipertension.

1. Shkurto sasinė e kripės

Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė kripa rrit shtypjen e gjakut. Njė studim i ri i publikuar nė gusht tė vitit 2008 nė “American Journal of Clinical Nutrition” e konfirmon kėtė. Studimi i mė shumė se 11.000 njerėzve ka zbuluar se dieta (tė ushqyerit) me sasi tė lartė sodiumi ishte drejtpėrdrejt e lidhur me shtypjen e lartė tė gjakut.

2. Largo stresin

Njė shqyrtim i 107 studimeve tė bėra pėr teknikat e zvogėlimit tė stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit tė stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin qė tė gjitha efektive nė uljen e shtypjes sė gjakut. Gjithashtu, njė studim tjetėr i prezantuar gjatė majit 2008 nė mbledhjen vjetore tė “American Society of Hypertension” (Shoqatės Amerikane pėr Hipertension) ka zbuluar se dėgjimi i muzikės relaksuese pėr 30 minuta nė ditė zvogėlon shtypjen e gjakut.

3. Alkooli

Ekspertėt rekomandojnė jo mė shumė se njė gotė pėr femrat dhe dy gota pėr burrat nė ditė. Nė fakt, studimet tregojnė se kur ata qė pinė shumė alkool shkurtojnė sasinė qė pinė, edhe shtypja e gjakut zvogėlohet. Nėse pini alkool dhe jeni nė rrezik tė zhvillimit tė shtypjes sė lartė tė gjakut bėni mirė qė tė ndaloni apo tė shkurtoni pirjen e alkoolit.

4. Mbushu me potas

Edhe pse sot rekomandohet qė tė rriturit tė konsumojnė sė paku 4700 miligramė (mg) tė potasės nė ditė dhe jo mė shumė se 2300 mg tė sodiumit, njerėzit ashtu sikur t’i kishin rekomanduar e bėjnė tė kundėrtėn dhe konsumojnė dy herė mė shumė sodium sesa rekomandohet dhe marrim shumė mė pak potas sesa rekomandohet. Njė shqyrtim i studimeve i publikuar nė gusht tė vitit 2008 nė “Journal of Clinical Hypertension” ka zbuluar se tė ushqyerit me ushqime tė pasura me potas ndihmon nė uljen e shtypjes sė gjakut. Burimet e mira tė potasės me gliceminė tė ulėt janė: fasulet e sojės, fasulet e konservuara, salcė e domateve, zarzavatet, spinaqi, shojzė, fasule dhe thjerrėzat.

5. Merr magnez

Ushqimet e pasura me magnez munden qė gjithashtu tė ndihmojnė nė kontrollimin e shtypjes se gjakut. Njė shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar njė lidhje inverze nė mes magnezit dhe shtypjes sė gjakut. Pėr mė shumė hulumtimet kanė lidhur marrjen e magneziumit me zvogėlim tė rrezikut ndaj goditjes nė tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzėnia). Ushqimet e mira qė pėrmbajnė magnez janė drithėrat, orizi i kaftė, bajamet, gėshtenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumėshti.

6. Pini qumėsht

Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumėshti gjithashtu kanė treguar se zvogėlojnė shtypjen e lartė tė gjakut. Sasia e kalciumit qė rekomandohet nė ditė ėshtė 1000-1200 mg, sasi qė gjendet nė dy apo tri gota qumėsht tė zakonshėm. Burime tė tjera tė kalciumit janė jogurti, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

7. Hani patate

Njė tė vogėl, sepse jo vetėm qė janė tė pasura me potas, por gjithashtu pėrmbajnė pėrzierje tė uljes sė shtypjes sė larte tė gjakut qė quhen kukoaminė, substancė qė mė parė ėshtė njohur nė mjekėsinė popullore kineze. Nėse patatet janė me shumė karbohidrate pėr ty, atėherė provo domatet nė vend tė patateve. Edhe domatet pėrmbajnė kukoaminė, por kanė koncentrim mė tė vogėl.

8. Selino

Nė njė studim tė vitit 1992, sipas njė artikulli tė botuar nė “New York Times” tė titulluar (Njė vėshtrim i ri ndaj barit tė lashtė: selino) – 9 qershor 1992, tregon qė njė pėrzierje qė gjendet nė selino relakson muskujt e butė shtresės sė enėve tė gjakut dhe kėshtu zvogėlohej tensioni i larte i gjakut.

9. Peshku

Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza janė tė pasur me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), tė cilėt ndihmojnė nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Nėse nuk jeni peshkngrėnės, provo vezėt apo kapsula me vaj peshku.

10. Arrat

Ato janė tė pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon qė shtypja e gjakut tė zvogėlohet. Arrat me tė mira janė ato angleze, sepse kanė ALA mė shumė se tjerat. Ju gjithashtu mund tė merrni kėto dobi edhe nga farat e lirit, arrat dhe soja.

11. Ha djegės

Erėzat jo vetėm qė ndihmojnė t’i japin shije tė mirė ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnė qė tė ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok janė raportuar se qė tė gjitha ndihmojnė qė presioni i gjakut tė ulet. Sė fundi hulumtuesit iranianė kanė zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut.

12. Thelpinj hudhre

Njė shqyrtim i studimeve tė publikuar pėrgjatė 50 viteve tė shkuara ka zbuluar se hudhra ėshtė po aq efektive nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut sa edhe disa medikamente tė zakonshme. Hulumtuesit australianė kanė theksuar se doza prej 600 deri 900 mg qė pėrdoret nė shumicėn e studimeve pėrmban rreth 3.6 deri 5.4 mg tė allicinit, pėrbėrėsi aktiv nė hudhėr. Thelbi i hudhrės pėrmban nga 5 deri 9mg tė allicinit.

13. Spinaqi

Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi janė tė lidhura me uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut. Njė studim i publikuar mė 2005 nė “Journal of the American Medical Association” ka zbuluar se gratė tė cilat konsumonin sė paku 1000 mikrogramė tė folates nė ditė pėrmes ushqimit apo pėrmes suplementėve (zėvendėsuesve), kanė arritur tė zvogėlojnė rrezikun pėr hipertension krahasuar me ato tė cilat konsumonin 200 mikrogramė nė ditė. Burime tė tjera me folate janė perimet me gjethe tė gjelbra, bimėt bishtajore dhe shpargu.

14. Zini shoqėri

Hulumtuesit nė Universitetin e Ēikagos kanė zbuluar se ata tė cilėt kishin mė pak lidhje shoqėrore (shoqėri) kishin mė shumė gjasa tė vuanin nga hipertensioni. Nė fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht pėr 30 pikė mė e lartė sesa ata, tė cilėt nuk ishin tė vetmuar.

15. Ēokollata e zezė

Kėnaqu duke ngrėnė ēokollatė pėr ēdo ditė nga pak, pėrderisa ajo ėshtė ēokollatė e zezė. Studimet tregojnė se ėshtė e mirė pėr shėndetin e zemrės dhe se zvogėlon shtypjen e lartė tė gjakut.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

15 mėnyra pėr tė ulur hipertensionin pa ilaēe :: Komentet

ADMIN

Mesazh Fri Jul 02, 2010 3:07 pm nga ADMIN

Te gjitha keto munt te jene shume te verteta ,sidomos Peshku edhe Hudrat ,por jekjo e funit nuk po ma mush mendjen duke e ditur se si jane te prodhuara cokolatat e zeza

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jul 07, 2010 2:17 pm nga lidabica

15 mėnyra pėr tė ulur hipertensionin pa ilaēe  Icon_biggrin ,Peshku,pjata ime shume e preferuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi