ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turistėt maqedonas pengesa pėr pushimet nė Shqipėri

Shko poshtė

21072010

Mesazh 

  Turistėt maqedonas pengesa pėr pushimet nė Shqipėri Empty Turistėt maqedonas pengesa pėr pushimet nė Shqipėri




POGRADEC- Shteti maqedonas ka adoptuar njė masė financiare pėr tė penguar lėvizjen e turistėve maqedonas drejt Shqipėrisė. Nė doganėn e vendit fqinj, nė kufi me Pogradecin, pėr gjashtė muaj, siguracioni ndėrkombėtar i autoveturės qė dilte nga vendi ishte sa 12 mijė lekė tė reja shqiptare, ndėrkohė qė siguracioni pėr njė vit ishte sa 21 mijė lekė tė reja (nė denarė). Mjafton ky fakt qė tė kthehen nga destinacioni i parashikuar afro gjysma e pushuesve, qė kanė planifikuar tė udhėtojnė drejt Shqipėrisė. Megjithatė, kjo nuk ka penguar qė kėtė vit, si asnjėherė tjetėr mė parė, qytetarėt e Maqedonisė tė jenė mė tė shumtė nė numėr, madje duke kaluar edhe kosovarėt qė hyjnė nė Shqipėri. Ministria e Turizmit ka publikuar dje shifrat e 6-mujorit, ku rezulton se gjatė periudhės janar-qershor 2010, vizitorėt nga Maqedonia kanė zėnė 21 pėr qind tė numrit total tė tė huajve. Ata janė pasuar nga banorėt e Kosovės me 19 pėr qind tė totalit, ndėrkohė qė edhe malazezėt kanė qenė shumė tė pranishėm - 12 pėr qind. Ndėr vendet e tjera, pėrqindjet kanė qenė shumė mė tė ulėta. Kėshtu, grupet e vizitorėve me pasaporta italiane dhe greke kanė pėrbėrė, secili, nga 8 pėr qind tė totalit, 4 pėr qind kanė qenė serbė, tre pėr qind britanikė, po aq edhe nga Gjermania, etj. Statistikat e Ministrisė theksojnė se numri i pėrgjithshėm i vizitorėve nė Shqipėri pėr periudhėn janar-qershor 2009 ishte rreth 1.001.105 persona. Kėtu pėrfshihen vizitorė tė huaj 549.105, nga tė cilėt 135.812 ishin vizitorė ditorė (ekskursionistė), ndėrsa 413.293 tė tjerė kanė qenė vizitorė me net-qėndrime (turistė). Ndėrkohė, vizitorėt me nėnshtetėsi shqiptare, tė cilėt janė rezidentė nė vende tė ndryshme kanė hyrė rreth 452.000 persona.
(GSH/BalkanWeb)
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi