ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė gjitha kurat popullore qė shėrojnė sėmundjet e stomakut

Shko poshtė

14082010

Mesazh 

Tė gjitha kurat popullore qė shėrojnė sėmundjet e stomakut  Empty Tė gjitha kurat popullore qė shėrojnė sėmundjet e stomakut




Denisa Spaho
Ka fruta tė cilat rekomandohen nga Mjekėsia Popullore edhe pėr kurimin e sėmundjeve mė tė rėnda, si ato tė zemrės, stomakut, tensionii, anemisė, kancerit. Nuk mungojnė as ato kura tė cilat shėrbejnė pėr kurimin e sėmundjeve tė stomakut. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, mbi tė cilėn bien dakord, si Mjekėsia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditėve tė sotme, lidhet me faktin se nė tryezėn tonė nuk duhet tė mungojnė nė asnjė vakt frutat. Larmia e tyre duhet tė jetė e madhe, kjo edhe pėr faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithēka, duke i shndėrruar ato nė vitaminat dhe karbohidratet bazė pėr mirėfunksionimin e tė gjitha organeve.

Kėshillat e mjekėve, pėrgatitja dhe pėrdorimi i kurave popullore
Sėmundjet e stomakut janė tė shumta dhe tė ndryshme. Pėr mjekimin e tyre mjekėsia popullore ju vjen nė ndihmė me disa kura popullore, tė cilat mund t’i pėrgatitni lehtėsisht. Stomaku gjendet nė pjesėn e sipėrme tė barkut, nėn brinjė dhe diafragmė, dhe lidhet me gurmazin dhe zorrėt si njė kanal i pėrbashkėt, i cili vazhdon deri nė anus. Stomaku ka formėn e njė qeseje, ndėrsa madhėsia e tij ndryshon sipas moshės dhe gjinisė. Stomaku ėshtė nė gjendje tė zgjerohet dhe tė mbajė lėndė ushqimore nė sasi deri nė disa litra. Mjekėt popullorė kanė shpjeguar sėmundjet qė shfaqen nė stomak, si dhe kurat popullore pėr shėrimin e tyre.
Ēfarė sėmundjesh mund tė shfaqen nė stomak?
Nė stomak mund tė shfaqen disa lloje sėmundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Nė sėmundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobėsohet nėn veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave tė higjienės.
Si ndikon ushqyerja nė gastritin akut?
Mėnyra e tė ushqyerit dhe ushqimi qė konsumon ēdo njėri ėshtė janė shkaktarėt kryesorė tė kėsaj sėmundjeje. Ngrėnia e tepruar, mospėrtypja mirė e ushqimit nga goja, kur pėrdoren ushqime tė rėnda, tė nxehta, tė ftohta, ngacmuese, shumė tė ėmbla, mish, peshk, patate, perime tė kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcė, shkaktojnė gastrit akut. Gastriti akut ka kėto shenja dobėsim trupor, tė vjella, dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė barkut, ndjesi thartire dhe djegie nė stomak. Gastriti kronik ėshtė pezmatimi i stomakut pėr njė kohė tė gjatė, si pasojė e proceseve akute, sidomos kur stomaku rėndohet me ushqime tė tepėrta, tė nxehta dhe tė forta. Sėmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, tė vjellat, rėndimi i ushqimit nė bark, thartia nė stomak, dhimbjet e kokės, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojė e gastritit kronik, ku zhvillohen puērra nė cipėn e stomakut, ose nė pjesėn fillestare tė zorrės sė hollė (duoden). Kjo ėshtė njė sėmundje nga e cila stomaku preket mė shpesh.
Djathė dhe qumėsht
Pėr ulcerėn nė mjekėsinė popullore pėrdoret kjo metodė kurimi. Merrni 1 kg djathė tė ri pa kripė, 1 kg qumėsht tė zier dhe tė ftohtė. I pėrzieni bashkė derisa tė formohet njė formė kremi. Pėrgatesėn e mbani nė njė enė plastike nė frigorifer dhe e konsumoni ēdo vakt nga njė lugė gjelle para buke.
Nenexhik
Njė lugė ēaj nenexhik i copėtuar e vendosni nė njė copė leukoplasti, tė cilin duhet ta ngjisni mbi kėrthizė. Leukoplastin duhet ta mbani aty pėr disa orė derisa t’u pushojė dhimbja e barkut nga shqetėsimet e stomakut.
Lakra turshi
Lėngu i lakrave turshi ka dhėnė rezultate tė mira pėr sėmundjet e stomakut dhe pėr ulcerėn. Ky lėng duhet tė pihet ēdo 2 orė nga 1 lugė gjelle pėr 1-2 muaj rresht. Gjatė kėtij mjekimi nuk duhet tė pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumėsht dhe lėngje frutash mund tė pini sipas dėshirės.
Panxhari i kuq
Pėr shėrimin e stomakut, merrni 50 gr lėng panxhar tė kuq, 50 gr lėng patatesh tė shtrydhura, 50 gr lėng boronicė. Kėto pėrzihen nė njė enė dhe lihen aty pėr 7 ditė rresht. Ky lėng pėrdoret pėr mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe pėr shėrimin e ulcerave nė stomak e duoden.
Pėrzierje bimėsh
Pėr mjekimin e gastriteve hiperacide pėrdoret kjo kurė. Merrni 10 gr rrėnjė ēikoreje, 10 gr fruta tė dėllinjės sė zezė, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugė ēaj nga kjo pėrzierje dhe e valoni mė 1 gotė ujė pėr 15 min. Ky ēaj pihet nga 2 gotė ēaji nė ditė.
Lule basani
Nė 2 litra ujė hidhni 3-4 lule basani tė thara e tė grimcuara. Kėto i zieni pėr 20-30 minuta. Pasi pėrgatesa tė ftohėt e kulloni dhe shtrydhni. Ēaji pihet gjatė ditės nga 1 ose 2 gotė ujė, pak i vakėt dhe i ėmbėlsuar sipas dėshirės.
Majdanoz
Merrni 1 lugė gjelle majdanoz, po 1 lugė gjelle rrėnjė grami dhe njė dorė mustaqe misri. Pėrzierjen e zieni pėr me 3 gota uji pėr 15-20 minuta. Pėrgatesa pihet 2 herė nė ditė nga 1 gotė e gjysmė uji para buke pėr 5-6 ditė rresht.
Raki
Pėr mjekimin e ulcerės, merrni ēdo mėngjes esėll 30-40 gr raki rrushi tė fortė 19 gradė. Kjo pihet me gllėnjka. Gjysmė orė pas pirjes sė rakisė hani 1 lugė gjelle me mjaltė, kurse nė darkė para gjumit, merrni 1 lugė gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon pėr 30-40 ditė.
Hudhra
Njerėzit qė konsumojnė shumė hudhrėn janė mė pak tė prekur nga sėmundja e ulcerės nė stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund tė konsumohet e gatuar, e njomė, por edhe e thatė. Nė rastet kur ajo gatuhet, mundėsisht jo shumė tė butė, por mė e mira do ishte tė skuqet fare pak pėr tė mos i humbur vlerat e saj.

Kura tė dobishme pėr ulcerėn e stomakut
Personat mė tė prekur nga sėmundja e ulcerės nė stomak janė pikėrisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vėrtetė i shfaqjes sė saj. Por, meqenėse ulcera nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė e pranishme te personat qė konsumojnė pije alkoolike, mendohet se mund tė jetė kjo arsyeja, pse ajo ėshtė mė e pėrhapur te meshkujt. Njerėzve qė vuajnė nga ulcera nė stomak nuk u rekomandohet tė pinė kafe. Konsumimi i saj do tė ishte e dėmshme pėr shėndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u kėshillohet pėrdorimi i aspirinave. Njerėzit qė konsumojnė alkool dhe qė vuajnė nga kjo sėmundje duhet tė tregojnė njė kujdes tė veēantė. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Njė prej mundėsive tė pakta qė pėrdoret pėr kurimin e ulcerės nė stomak ėshtė mjalti. Vetitė e tij kuruese janė tė dukshme, nėse ai pėrdoret tė paktėn 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Ky pėrfundim u bė i ditur pas shpalljes sė rezultateve tė njė studimi tė kryer nė Zelandėn e Re. Nė tė morėn pjesė mė shumė se 2000 pjesėmarrės, nė tė cilin u vėrtetuan efektet pozitive tė tij. Mjalti kishte nė pėrbėrje tė tij elemente, tė cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagėt. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje shpesh mjalti mund tė pėrdoret me lėngun e gjetheve tė murrizit. Ēaji kėtyre gjetheve duke u pėrzier me njė sasi mjalti duhet lėnė pėr 24 orė nė njė enė dhe mė pas pihet nga 1 lugė ēdo mėngjes.


Ēfarė duhet tė kenė kujdes personat qė vuajnė nga stomaku

Alkooli
Personat qė prekėn mė shpesh nga sėmundja e ulcerės nė stomak janė meshkujt. Kjo vihet re sidomos tė ata qė konsumojnė nė mėnyrė tė rregullt pijet alkoolike. Ende nuk ėshtė zbuluar sė cilat janė shkaqet.
Aspirina
Njerėzit qė vuajnė nga ulcera nė stomak dhe qė janė pėrdorues tė pijeve alkoolike duhet tė tregojnė kujdes. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezitė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
Kafeja
Tė sėmurėve, qė vuajnė nga ulcera nė stomak, u ndalohet rreptėsisht pirja e kafesė. Madje, nuk u rekomandohet tė konsumojnė as produkte qė kanė nė pėrbėrje tė tyre kafenė. Konsumimi i saj ēon nė keqėsim tė shėndetit.

Ulliri veti kuruese pėr stomakun
Jo mė kot, ulliri ėshtė cilėsuar si njė ndėr bimėt mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit tė lartė tė gjakut dhe nė rastet e sėmundjeve me temperaturė. Ato kanė veti direkte dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak.
Kuron
1-Arteriosklerozėn
2-Tensionin e lartė
3-Ul temperaturėn e lartė
4-Pakėson sasinė e sheqerit nė gjak
5-Rregullon metabolizmi
6-Rekomandohet pėr ekzemat nė lėkurė

Bananet ulin aciditetin e stomakut
Bananet janė shumė tė rėndėsishme nė pėrdorimin kundėr hemorragjisė cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartė, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnė kundėr diarresė. Nė qoftė se vuani nga tensioni i lartė, duhet tė mendoni gjithmonė pėr frytin tropikal tė bananes. Dielli ėshtė ai qė ngre tensionin, ndėrsa banania bėn tė kundėrtėn e tij. Studimet kanė treguar se banania ėshtė njė frutė shumė e pasur me kalium, dhe si e tillė ajo ndihmon nė uljen e rrezikut tė hemorragjisė cerebrale. Banania ėshtė burim kaliumi, njė frutė e tillė ka 396 miligramė ose 11 pėr qind tė mineraleve tė nevojshme tė njė dite. "Dy deri tre banane nė ditė janė optimale", thotė Biofisikanti David Young. Nėpėrmjet kėsaj frute ndodh ulja e ndjeshme, qė shkakton kundėr aciditetit tė lartė nė stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin tė bllokojė bakteret qė mund tė jenė aktive nė tė.
Kuron
1-Ulin tensionin e lartė
2-Janė kundėr diarresė
3-Ul rrezikun e hemorragjisė cerebrale
4-Banania mbron stomakun
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi