ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grate, ende larg barazise

Shko poshtė

25092010

Mesazh 

Grate, ende larg barazise Empty Grate, ende larg barazise




Rozeta Rapushi
Nese me pare mjaftonin gishtat e duarve per te numeruar fare kollaj ligjveneset femra ne turmen prej 140 deputetesh, tashme duhet me shume mund per te perfunduar nje numerim te tille. Gati dy vjet pas miratimit me konsensus te gjere politik te ligjit, per "Barazine Gjinore", me asistencen e OSBE-se, tryezat e shumta te zhvilluara pro barazise gjinore ne vendimmarrje, prania femerore ne Kuvend ka thyer disi pamjen teper burrerore te institucionit. Ndonese mungesa e barazise dhe jo vetem ne kete institucion, vijon te jete e dukshme. Ne Kuvendin e sotem, ligjveneset femra arrijne te zene rreth 16% te perberjes se institucionit, e ndonese nje perqindje shume e ulet, duhet pergezuar ne krahasim me 10-vjecarin e fundit ku prania femerore ne kete institucion nuk i kalonte 5%. Rritja me gati 10% e pranise femerore ne vendimmarrjet legjislative tregon se ligji po sjell efektin e tij pozitiv, pavaresisht faktit se nuk eshte realizuar ne teresine e tij, ku pjesemarrja femerore duhet te jete ne masen 30% ne cdo vendimmarrje. Nje mungese e tille korrektesie ndaj ligjit, verehet edhe pranohet nga vete deputetet e zgjedhura per kete legjislature ne Kuvend, te cilat ndonese e pranojne trendin pozitiv ne rritje te pranise se grave ne kete institucion, ankohen per faktin se ende ligji qe kerkon nje perfshirje minimale te tyre, nuk po zbatohet. "Duhet pranuar se ne vitet e fundit, numri i grave eshte rritur ne institucione dhe vendimmarrje, por mendoj se sa me shume gra te perfshihen ne politike dhe ne Parlament, se bashku ato mund te ndryshojne atmosferen dhe te berit politike", u shpreh nje prej deputeteve me te reja te Kuvendit te Partise Socialiste, Vasilika Hysi. Sipas saj, politika nuk eshte aspak e lehte, por kjo nuk do te thote qe grate te terhiqen, por perkundrazi, te ndikojne brenda forces se tyre per me shume emancipim, me pak egersi, jo fyerje dhe sharje dhe me shume vemendje ne problemet sociale, ekonomike, ne mbeshtetje te grupeve te ndryshme ne nevoje. Po keshtu, edhe deputetja e Partise Demokratike, Lajla Pernaska, perfaqesimi i grave jo vetem ne Parlament, por edhe ne institucione, eshte minimal. Ajo theksoi, se ndonese vertete ekziston e percaktuar ne ligj, Kodin Zgjedhor, qe te pakten, grate duhet te jene te perfaqesuara ne Kuvend ne masen 30%, nje gje e tille sipas saj, nuk realizohet per shkak te mungeses se vullnetit politik. "Eshte e nevojshme qe prania e grave ne vendimmarrje duhet te rritet. Sigurisht qe ka nje rritje te ndjeshme ne keto vite, pasi numri pothuajse eshte dyfishuar, por te pakten duhet te arrihet shifra e kerkuar ne ligj 30%", tha Pernaska. Sipas saj, zgjidhja nuk gjendet vetem tek zbatimi i ligjit, kjo sepse ligji eshte vetem nje hallke. Qe prania e femrave ne vendimmarrje te rritet, Pernaska theksoi se nevojitet vullnet politik qe lidershipet te vendosin kandidate femra ne lista dhe jo ne fund te tyre. Ne keto kushte, mund te shihet me lakmi perberja e Kuvendit ne vitet 1974-1978, qe cuditerisht shenojne kulmin e pranise se grave ne vendimmarrje, ku ne Kuvend numeroheshin plot 88 deputete femra, por ne nje total prej 250 deputetesh. Gjithsesi ky mbetet viti me i shndritshem per perfaqesimin e femrave. Vasilika Hysi "Gjate viteve te fundit, numri i grave eshte rritur ne institucione dhe ne vendimmarrje. Ne disa fusha te arsimimit, numri i vajzave eshte me i larte se numri i djemve si: ne mesuesi, ne shkencat sociale, drejtesi etj. Arsimimi, pse jo dhe mentaliteti qe ka ekzistuar dhe ekziston ne Shqiperi se, disa pune jane per grate, ka ndikuar qe ne disa dege te administrates publike, te kete me shume gra te punesuara. Une vleresoj se grate duhet te jene me te pranishme ne vendimmarrje dhe ne pozicione drejtuese ne institucione. Kur e them kete, nuk kam parasysh faktin se grate perbejne rreth 50 per qind te popullsise se vendit, por sepse grate kane potenciale shume te mira dhe per te cilat administrata publike ka nevoje, sidomos ne ditet tona. Ndonese ka nje rritje te numrit te grave ne parlament, pjesemarrja e tyre ne organet e qeverisjes vendore, qendrore dhe Parlament nuk eshte ne nivelin qe kerkon ligji dhe qe ne fakt duhet te jete. Nese politika vazhdon te jete e ashper sikurse eshte ne Shqiperi, mund te arrihet kuota 30 per qind e grave ne parlament dhe ne qeverisje vendore, por roli i tyre nuk do te jete ai qe duhet dhe se nje grua ne politike do ta kete me te veshtire te luaje ate rolin qe ajo luan ose e ka luajtur jashte politike sesa e perfshire ne te". Lajla Pernaska "Perfaqesimi i grave ne Parlament por edhe ne institucione te tjera shteterore, vendimmarrje eshte minimal. Eshte e vertete se ne ligj eshte e percaktuar sakte se sa duhet te jene te perfaqesuara minimalisht femrat ne institucionet shteterore dhe vendimmarrje, por nuk eshte zbatuar. Une mendoj se nuk eshte zbatuar per vete faktin, se ligji eshte vetem nje hallke, nuk eshte nje proces i tere, qe te mundesoje perfaqesimin e vertete te gruas ne vendimmarrje. Per kete ceshtje, nevojitet vullnet politik. Eshte e nevojshme qe prania e grave ne vendimmarrje duhet te rritet. Sigurisht qe ka nje rritje te ndjeshme ne keto vitet e fundit, pasi numri pothuajse eshte dyfishuar te pakten per sa i perket institucionit te Kuvendit, por nuk eshte arrire te realizohet, permbushet shifra e kerkuar ne ligj, qofte ne ate per barazine gjinore apo ne Kodin Zgjedhor, kur 30% duhet te jene femra. Une mendoj se zgjidhja nuk gjendet vetem tek zbatimi i ligjit, kjo sepse ligji sic e thashe eshte vetem nje hallke. Qe prania e femrave ne vendimmarrje te rritet, nevojitet domosdoshmerish vullnet politik. Pra nevojitet qe lidershipet te vendosin kandidate femra ne lista dhe jo ne fund te tyre". Tabele statistika 1945 - 1950 Legjislatura e I 82 deputete 6 gra 7.3% 1950 - 1954 Legjislatura e II 121 deputete 17 gra 14% 1954 - 1958 Legjislatura e III 134 deputete 16 gra 11% 1958 - 1962 Legjislatura e IV 186 deputete 17 gra 9% 1962 - 1966 Legjislatura e V 214 deputete 25 gra 12% 1966 - 1970 Legjislatura e VI 240 deputete 39 gra 16% 1970 - 1974 Legjislatura e VII 264 deputete 71 gra 27% 1974 - 1978 Legjislatura e VIII 250 deputete 88 gra 35% 1978 - 1982 Legjislatura e IX 250 deputete 81 gra 32% 1982 - 1986 Legjislatura e X 250 deputete 78 gra 31% 1987 - 1991 Legjislatura e XI 250 deputete 75 gra 30% 1991 - 1992 Legjislatura e XII 250 deputete 10 gra 4% 1992 - 1996 Legjislatura e XIII 140 deputete 8 gra 6% 1996 - 1997 Legjislatura e XIV 140 deputete 21 gra 15% 1997 - 2001 Legjislatura e XV 155 deputete 11 gra 7% 2001- 2005 Legjislatura e XVI 140 deputete 8 gra 6% 2005 - 2009 Legjislatura e XVII 140 deputete 8 gra 6% 2005- E ne vazhdim 140 deputete 23 gra 16% Detyrimi i Kodit Zgjedhor Neni 67 Lista e kandidateve te partive dhe koalicioneve 5. Per cdo zone zgjedhore, te pakten tridhjete per qind e listes shumeemerore dhe/ose nje ne tre emrat e pare te listes shumeemerore duhet t'i perkase seciles gjini. Per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore nje ne cdo tre emra ne liste duhet t'i perkase seciles gjini. Te dhena 22 % te barres se semundjes eshte nga duhanpirja, sa i takon semundshmerise 6 % te barres se semundjes eshte nga alkooli, sa i takon semundshmerise 10% te barres se semundjes eshte nga obeziteti, sa i takon semundshmerise 5.3 % te barres se semundjes eshte nga pasiviteti i aktivitetit fizik VEZHGIM/ Suksesi i ligjveneseve femra, ne vitet 1974-1978, ku ne Kuvendin prej 250 deputetesh, 88 ishin femra, ose mbi nje e treta

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi