ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja pėr ndihmė: Numrat e llogarive bankare

Shko poshtė

06122010

Mesazh 

Thirrja pėr ndihmė: Numrat e llogarive bankare Empty Thirrja pėr ndihmė: Numrat e llogarive bankare




Thirrja pėr ndihmė: Numrat e llogarive bankare Thumbnail.php?file=610x__1__841398893 Teuta Shamku

Ministria e Financave ka ēelur dy numra llogarie nė bankė. Ftohen bizneset, donatorėt, OJQ-tė, qytetarėt tė kontribuojnė


Situata nė Shkodėr vazhdon tė pėrkeqėsohet. Numri i familjeve tė evakuuara rritet dhe nevoja qė ato kanė pėr ndihma, ushqime e ilaēe, ndaj Ministria e Financės ka bėrė dje njė thirrje drejtuar gjithė komunitetit tė biznesit nė vend, por jo vetėm atyre, edhe donatorėve tė ndryshėm, qytetarėve dhe OJQ-ve tė kontribuojnė nė ndihma financiare pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura. Ministria e Financave fton donatorėt, bizneset dhe qytetarėt qė tė kontribuojnė me ndihma monetare pėr banorėt e dėmtuar nga pėrmbytjet. Nisur nga situata e krijuar pėr shkak tė pėrmbytjeve nga reshjet nė Shkodėr dhe zona tė tjera nė vend, Ministria e Financave njofton se ka hapur numra llogarie nė tė gjitha bankat e nivelit tė dytė nė vend, pėr tė mbledhur ndihma monetare pėr banorėt e prekur nga katastrofa. Ministria e Financave fton tė gjithė donatorėt, organizatat e bamirėsisė, biznesmenėt dhe qytetarėt qė tė japin kontributin e tyre pėr tė lehtėsuar situatėn e rėnduar tė banorėve tė dėmtuar. Ēdo dhurues mund t’i drejtohet secilės prej bankave tė nivelit tė dytė dhe tė japė kontributin e tij nė llogarinė e hapur nga Ministria e Financave me emėr “Kontribute vullnetare pėr tė pėrmbyturit nė zonėn e Shkodrės”. Fondet e mbledhura nė numrat e llogarisė do tė pėrdoren nga Komiteti Ndėrministror i Emergjencave Civile pėr Pėrballimin e Pasojave tė Pėrmbytjeve.

Pėrmbytjet kanė dėmtuar shumė zona nė Shkodėr, por ato duket se pėrbėjnė njė rrezik edhe nė zonėn e Torovicės, ku diga pranė kėsaj zone rrezikon tė shembet, nėse uji kalon lartėsinė e saj. Nėse kjo do tė ndodhte, pasojat do tė jenė tė pariparueshme, pasi do tė rrezikohej Lezha, vetė banorėt e Torovicės dhe disa fshatra rreth saj.





Ja ku tė dėrgoni ndihma



Bashkia e Shkodrės, qė ėshtė edhe autoriteti vendor qė po pėrballon situatėn mė tė keqe nė vend, ka hapur llogari bankare pėr tė depozituar ndihma financiare pėr zonat e pėrmbytura nė ultėsirėn e Shkodrės. Nė kėtė llogari bankare qė publikon Bashkia e Shkodrės, ėshtė i ftuar gjithkush ka dėshirė pėr tė dhėnė njė kontribut pėr banorėt e zonave tė pėrmbytura tė kontribuojė nė ndihmė financiare. Biznese, qytetarė, donatorė, kushdo ka mundėsi mund tė hedhė njė kontribut nė kėta numra llogarie.

Tė dhėnat e llogarive janė si mė poshtė, ato mund tė depozitohen nė Tirana Bank me kėtė kod:

Tirana Bank

Swift: TIRBALTR



Bashkia Shkodėr ka hapur llogaritė bankare si mė poshtė

"Emergjenca-Bashkia SHKODĖR" nė lekė euro dhe dollarė

Nr. i llogarisė 0600303049101

Nr. i llogarisė 0600303049102

Nr. i llogarisė 0600303049103



IBAN nė lekė: AL26206510170000600303049101

IBAN nė euro: AL26206510170000600303049102

IBAN nė dollarė: AL96206510170000600303049103



Fierza rritet me 2 centimetra nė ēdo orė



KESH konfirmon se niveli i prurjeve nė HEC-in e Fierzės, mbi lumin Drin, gjatė ditės sė djeshme vazhdonte tė rritej me nga 1 cm pėr ēdo orė. Nga tė dhėnat e orės 12.00 nė Fierzė KESH tha se punohej me 4 agregate. Ndėrsa nė Koman e Vaun e Dejės janė ulur shkarkimet me 200 m3/sek secila. HEC-i i Fierzės ėshtė nė kuotėn 290.85 metra, kuota maksimale ėshtė 296 m. Prurjet janė 1600 metėr kub ujė nė sekondė, ndėrsa shkarkohen 1076 metėr kub ujė nė sekondė. Hidrocentrali i Komanit ėshtė nė kuotėn e 169.87 metrave, kuota maksimale e lejuar ėshtė 175 m. Prurjet 1662 metėr kub pėr sekondė, ndėrsa vijojnė shkarkimet me 1844 metėr kub ujė nė sekondė. Kuota e liqenit nė HEC-in e Vaut tė Dejės ėshtė 73.57 metra, kuota e lejuar ėshtė 76 m. Prurjet 2424 metėr kub ujė nė sekondė, ndėrsa shkarkimi kap kuotėn e 2167 metrave kub ujė nė sekondė.



standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi