ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rami: Edi Rama ofendoi rende tim bir

Shko poshtė

01022011

Mesazh 

Rami: Edi Rama ofendoi rende tim bir Empty Rami: Edi Rama ofendoi rende tim bir




I ati i Luan Ramit, nje prej tre te akuzuarve se ka kercenuar me jete kryetarin e opozites, Edi Rama, rrefen te verteten e mesazhit. Zenel Rami, 73-vjec, tregon takimin e tij me liderin e opozites, ne vitin 2009, gjate fushates elektorale si dhe debatin qe ka pasur me te. I moshuari kerkon drejtesi per djalin e tij, qe kishte plane per te konkurruar per kryetar bashkie. Rami tregon se akuza e ngritur ndaj djalit te tij per eliminimin e Edi Rames eshte vetem nje montim. Ai thekson faktin se i biri, i irrituar nga shkaterrimi i makines, pasi ishte goditur, ne prani te ndonje gote, ka bere mesazhin, qe "me eshte prishur makina nga ata njerez simpatizante qe i kane organizuar dhe i kane sjelle ne Tirane dhe kerkoj zhdemtimin e saj. Nga ana juaj jane sjelle njerezit". "Une per gjykimin tim, thote Rami, them se djali nuk ka vepruar mire. Mirepo ne kushtet e nje irritimi, ne kushtet e nje ofendimi, si mund ta quajme, e ka bere me emer dhe me mbiemer, nuk e ka bere te fshehte. I ka thene "jam Luan Rami, dua demshperblim". Si ndodhi ngjarja dhe si e mesuat? Po qendroja prane televizorit. Ne momentin qe ka filluar te mblidhej turma, shoh qe ne forme kuadrati qe vinin njerez, normale, le t'i quajme. Nje tjeter turme futet. Fillon dhuna ndaj policise. Dhe mua me thene te drejten menjehere me ka rene djali ndermend. Ku ndodhej djali juaj? Ndodhej jashte. Mora ne telefon djalin dhe me tha: "Po fillon dhuna prane Kryeministrise. Njerez shume te crregullt, po qellojne mbi policet dhe po fillojne te djegin makinat". Ky ishte shqetesimi im. Djali ne fillim ne telefon me tha se nuk kishte pesuar incident, se fillimi ishte. Me tha qe "mos ki merak se do te vi tek shtepia". Djali punon aty afer? Jo. Ishte futur ne bulevard per te ardhur ne shtepi, por i ka rene rruga, pasi nje pjese e rrugeve kane qene te gjitha me protestues. Dhe une aq di, vetem kur vjen djali pas disa oresh, e kam harruar tani, i lenduar dhe beri nje banjo. Ndenji rreth nje ore aty dhe doli. E pyetet se ku do te shkonte? Po e pyeta. Me tha qe do te shkoj tek nje mjek popullor. I thashe qe ta shoqeroja, por ai me tha qe "s'ka gje se do te shkoj vete". Krahun e kishte te nxire dhe shkoi ta mjekonte. Mjeku e kishte keshilluar duke i thene qe krahun nuk e ke nxjerre, por ta mjekosh me keto format popullore. Ku e kishte demtuar krahun djali juaj? Nuk e di. Une, pasi shkoi djali tek doktori, mesova me vone se, ka pasur nje incident, diku e dha nje televizion, une vete nuk e kam pare. Me moren ne telefon dhe me thane keshtu- keshtu, Luani ka qene me makine, i jane versulur disa protestues dhe me pyesin sesi ka perfunduar puna. I them mire ka vrare krahun, por une nuk dija me shume, se s'me tha gje. Dhe kaq ishte. Atehere filloi media. Kur e keni mesuar se eshte ndaluar djali juaj? E kam marre vesh te nesermen, se nuk dija gje. Pasi me kane marre ne telefon qe te vija se kishin ndaluar Luanin policia dhe eshte pa dokumente. Kam marre pasaporten e tij dhe timen dhe kam shkuar ne polici. Aty kam takuar nje avokat, e kishte marre djali i vellait. U dhashe dokumentet dhe duhet te behej nje prokure, per avokatin. Bera prokuren dhe me thane "ik ne shtepi, se sa te perfundoje mitingu do ta nxjerrim, nga ora 5, po s'ka njeri ne polici". Dhe une ika. Ju e dinit se per cfare akuzohej djali? Per incidentin, jo nuk dija gje une. Nuk kishte dale akuza ende. Perfundimisht une shkova ne shpi. Prita ora shkoi pese, gjashte, shtate. Me mori ne telefon djali. Me thote qe "do te vij ne shtepi". Besova se ka dale dhe aq ishte. Nuk ndenja rehat ate nate. E pyeta: Pse nuk vjen? Pse nuk vjen? Telefoni u fik. Une dyshova, po thashe qe mos eshte te ndonje shok, ose tek djali i vajzes se xhaxhit te tij, qe rri tek "Xhamlliku". Te nesermen e marr ne telefon, kur me del djali i xhaxhait, qe me thote nuk eshte ashtu problemi, por hajde se kemi pune te Prokuroria e Tiranes, ku dhe me kane shpjeguar gjithcka. Erdhi avokati. Ishte bere nje artikull ate dite ne gazete, por pa emra. Ne te vertete ishte shkaterruar makina e djalit tuaj? Po ishin thyer xhamat. Edhe nese digjet makina, vleren e makines, njerezit e krijojne. Ketu flasim per montimin ose sajesen e nje aksioni per kercenimin fizik te liderit. Eshte folur per nje mesazh? Djali, me c'kam mesuar me vone, i irrituar nga shkaterrimi i makines, duke u perleshur, se dhe e kane goditur ate me siguri, ne prani te ndonje gote, ka bere mesazhin, qe "me eshte prishur makina nga ata njerez simpatizante qe i kane organizuar dhe i kane sjelle ne Tirane dhe kerkoj zhdemtimin e saj. Nga ana juaj jane sjelle njerezit". Une per gjykimin tim, djali nuk ka vepruar mire. Mirepo ne kushtet e nje irritimi, ne kushtet e nje ofendimi, si mund ta quajme, e ka bere me emer dhe me mbiemer nuk e ka bere te fshehte. I ka thene "jam Luan Rami, dua demshperblim". Cili ka qene reagimi i kryetarit te Partise Socialiste? Edhe reagimi i liderit te opozites ka qene shume-shume ofendues. Nuk di ne cfare forme. Une do te tregoj dicka qe do te cuditeni. Une me liderin e opozites kam pasur nje takim te vogel ne fushaten e 2009 ne Laprake. Une kam qene duke pire kafe, ai erdhi, erdhi vete. Une e respektova se eshte lider ai. Me pyet, me jep fletushkat dhe me kerkon opinionin. Une i thashe, qe "ne televizor shoh dy fushata, nje pale ne fushate premton investime, rruge, asfaltime, si me thene rregullime, kurse pala juaj vetem sa shani palen qe punon. Nuk premtoni qe kete rruge e beni menjehere". I solla nje shembull qe jam pensionist, kam paguar kur isha drejtori i elektrikut te Burrelit, kam paguar ne bordero 5 mije leke taksa, nuk u be as nje meter rruge. Megjithate i thashe Edit, cfare e ke kete afer. Ishte Namik Dokle. Ne kemi respekt se keta jane politikane, po i thashe qe "prej Namik Dokles dhe prej shokeve te Namik Dokles pret politike te re, qe thua ne fushate politike te re. Keta, i thashe, njohin vetem politiken e vjeter, muziken e vjeter". Ky u irritua, e pashe qe u irritua. I thashe qe ju gjykoj se kush punon me mire, kush i jep me mire vendit, nuk i gjykoj nga egot partiake. M'u afrua dhe me shau shume rende me nje fjale fyese, saqe une u ofendova. Nuk bera asnje shenje, per te mos treguar nivel te ulet. Une mund te them se eshte njeri psikik, i semure se nuk mund te ofendosh ashtu. Une u ndava me te, ai iku dhe i thashe "qe me vjen keq se je lideri i opozites, duhet te sillesh me mire, as te ofendova, vetem se te thashe qe nuk jam nga nje krah apo tjetri". Cili eshte arsimi i djalit tuaj? E ka pas te domosdoshme ta kercenoje? Kam kater femije. Djali i madh ka mbaruar studimet per inxhinieri elektrike, per fat ka marre profesionin tim, se dhe une inxhinier elektrik, Drejtor Elektriku dikur, tani kam dale ne pension ne Burrel. I madhi punon ne kompanine energjetike te parqeve ne Hamburg. Vajza po ne Gjermani, ka mbaruar per Informatike, eshte viti i fundit master dhe i kane propozuar per doktoraturen atje, po ne kete profesion. Edhe djali tjeter po atje. Vetem kete djale kam ketu. Luani eshte inxhinier elektrik, ka mbaruar studimet e larta ne vendin tone dhe ka punuar inxhinier, kryeinxhinier dhe drejtori i rajonit per pese rrethe ne Burrel. Eshte shkrire ajo strukture dhe e emeruan kryeinxhinier ne Ulez. Kam degjuar kane ndermend per ta propozuar per kandidature per kryetar bashkie. Pra eshte nje person qe nuk ngaterrohet me njeri. Edhe ne si familje nuk ngaterrohemi me njeri. Kush na bie me qafe, mbrohemi me ligjin. Fakt eshte se ne nuk ia bejme borxh njeriu. Dhe per kete djalin nuk mbaj mend qe te kene thene vetem nje fjale per te, kuptohet ai eshte djale me nivel. Kur degjoj une qe djali im paska kurdisur nje grup per te eliminuar fizikisht liderin, per mendimin tone keto jane montime, qe dikush i intereson qe t'i ballafaqohet pales tjeter politikisht, se gjoja me kercenojne fizikisht. Une cuditem qe te fusin njerezit, femijet e shtetasve, se ne jemi prinder t'i fusin ne kete vorbull. Dime qe eshte nje fushate e eger, nje fushate lufte a vdekje sic kuptohet, por nje gje duhet thene qe opozita e sotme eshte mesuar me pushtet per 50 vjet dhe ata nuk mund te rine dot pa pushet, keshtu sic e bene ne '97, tani kane krijuar nje '97 tjeter. Tere populli e di qe duan te marrin pushtetin me force. Gjithe bota po i thote qe pushteti me force nuk merret, por nepermjet votes. Te besh kriminele djemte e shqiptareve, brezin e ri ta perdoresh mish per top, kjo me duket e pa hije. Une kerkoj drejtesi, ta shohe me gjakftohtesi, mos te influencohet as nga njera pale qe i bejne presion ta mbajne brenda, as nga pala tjeter qe jane indiferente, as une nuk i kam kerkuar ndihme per djalin se une kam besim te drejtesia. Sepse djali as arme nuk ka perdorur ndonjehere. Edhe ne vitet e '97 qe ka qene ne fakultet. Liderin e opozites ta mbrojne ata qe duan nga keto grushte qe formon dhe qe i ben thirrje njerezve te implikuar me krimin per te shkaterruar institucionet e shtetit, e kete sistem demokratik. Te mos kene frike nga shtetasit e vet. Djali im nuk ka asnje lloj faji, qe i ka cuar mesazh, por t'ia bente sic i kerkoi politika ne rruge ligjore. Kercenimi dhe arrestimi i tre te rinjve Policia e Shtetit, me daten 27 janar, rreth ores 18:00, eshte vene ne dijeni ne rruge operative, mbi nje kercenim te shtetasit Edi Kristaq Rama, nga shtetasi Luan Rami, 37-vjec, lindur ne Burrel, me banim ne Tirane. Sipas informacionit paraprak te mberritur ne polici ne kete kercenim me mesazhe shtetasi Luan Rami kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar perballe dy kullave ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Pas ngjarjes, i riu dyshohet se ka thurur planin per eliminim fizik te kreut te opozites. Policia mundit te identifikoje dhe me pas arrestoje Luan Ramin, Fatos Rami, 29-vjec, lindur ne Burrel, me banim ne Tirane, si dhe Afrim Ali Kica, 33-vjec, lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane. Mbi tre te rinjte gjykata ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg me afat nje muaj" duke i
akuzuar per kryerjen e vepres penale te parashikuara nga neni 80 i Kodit penal. Ky nen parashikon vepren penale te sigurimit te kushteve dhe te mjeteve materiale per te kryer vrasje, si dhe denohet me burgim gjer ne pese vjet. Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi