ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkia e Tiranės: Nesėr shqyrtohen 100 projekt-ide pėr xhaminė e re

Shko poshtė

25022011

Mesazh 

Bashkia e Tiranės: Nesėr shqyrtohen 100 projekt-ide pėr xhaminė e re  Empty Bashkia e Tiranės: Nesėr shqyrtohen 100 projekt-ide pėr xhaminė e re




Bashkia e Tiranės: Nesėr shqyrtohen 100 projekt-ide pėr xhaminė e re  Xhamia%20e%20Ethem%20BeutPas shpalljes nė 28 janar tė konkursit tė hapur ndėrkombėtar pėr Projektimin e Xhamisė dhe Muzeut tė Tiranės e Bashkėjetesės Fetare, Bashkia e Tiranės informon se nė 25 dhe 26 shkurt do tė mblidhet Komisioni i Shortlistimit, pėr tė shqyrtuar 100 kėrkesat pėr pjesėmarrje nė kėtė konkurs, qė do tė sjellė edhe projekt-idetė pėr Xhaminė e re tė kryeqytetit. Arkitektja nė Bashkinė e Tiranės, Adelina Greca bėn me dije se ky komision do tė pėrfundojė punėn e tij, me pėrzgjedhjen e pesė studiove qė do tė vlerėsohen si mė tė pėrshtatshmet, pėr tė vazhduar garėn nė Fazėn II, pėr projekt-idenė e Xhamisė sė Re dhe Muzeut tė Tiranės e Bashkėjetesės Fetare.
Sipas Grecės ky konkurs ka pėr qėllim tė dhurojė njė projekt bashkėkohor qė i pėrgjigjet kėrkesave tė Komunitetit Myslyman dhe qytetit tė Tiranės.
Arkitektja Greca nėnvizoi se komisioni pėrzgjedhės pėrbėhet nga nėntė anėtarė dhe ka nė pėrbėrjen e tij arkitektė ndėrkombėtarė dhe vendas, pėrfaqėsues tė Bashkisė, pėrfaqėsues tė Komunitetit Mysliman dhe pėrfaqėsues tė shoqėrise civile.
Rezultatet e punės sė Komisionit tė Short-listimit, pra lista me pesė konkurentėt qė do tė garojnė nė Fazėn II do tė shpallet nesėr, mė datė 26 shkurt.
Sikundėr njofton BT-ja konkursi u organizua nė dy etapa.
Faza e parė e tij ishte njė “Thirrje pėr Pjesėmarrje”, drejtuar tė gjithė arkitektėve vendas dhe ndėrkombėtarė, ndėrsa Faza e dytė ėshtė “Etapa e Projektimit”, drejtuar 5 studiove tė pėrzgjedhura nė fund tė Fazės sė parė.
Faza e parė e Konkursit ku morėn pjesė studio tė ndryshme nga e gjithė bota u mbyll nė 21 shkurt.
Nė mbyllje tė Fazės sė parė kanė aplikuar plot 100 studio, nga 28 vende tė ndryshme tė botės, si Britania e Madhe, Portugalia, Spanja, Franca, Italia, Belgjika, Hollanda, Gjermania, Danimarka, Republika Ēeke, Rusia, Lituania, Ukraina, Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja & Herzegovina, Kosova, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia, Qipro, Japonia, Australia, Egjipti, Jordania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikės.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi