ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės

Shko poshtė

25042011

Mesazh 

Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės Empty Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės




Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės Fushata-ne-periferi-te-tiranes-300x212

posterat gjigande te kandidateve te pd, ps e lsi per kryetare te komunave ne periferi te tiranes

Nuk ka kufij zonalė pėr publicitet tė kandidatėve nga njė komunė nė tjetrėn. Nuk ka as slogane tė miratuara nga partia pėr fushatė. Ka vetėm njė betejė luksi posterash gjigandė e flamujsh kuq e blu, me njė rregull tė vetėm: Pa rregull.Kaosi elektoral nis vetėm pak kilometra larg qendrės sė Tiranės, ku nė tė njėjtėn shtyllė gjenden postera tė kandidatėve pėr Minibashkinė Nr. 2 nė Tiranė, Artmon Cukalla (PS) e Elez Gjoza (PD+LSI), por edhe ata tė komunės Farkė: Fatbardh Plaku (PD) dhe Besim Ruēi (PS). Pavarėsisht se kujt i pėrket territori i konkurrimit, dominues nė reklama shfaqet demokrati Plaku, billboarde-t e tė cilit janė “tė firmosura” me parullėn “Pėrsėri sė bashku. Gjithēka pėr ju”. Njė fjali qė i pėrshtatet atij, pėr shkak tė rikandidimit pėr tė tretėn herė nė Farkė, por qė ndryshon nga pėrcaktimi politik i partisė qė pėrfaqėson: “Ju jeni tė parėt”. Ky ėshtė vetėm fillimi i sloganeve personale dhe ngatėrresave zonale “me” ose “pa” dashje tė kandidatėve, pasi pėrgjatė rrugės nacionale qė lidh Tiranėn me Elbasanin, ndodhet vijimi…
Petrelė
Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės Posteri1-300x242Nė Petrelė, ky fenomen zbehet shpejt (jo se zhduket) nga habia e posterave aq tė mėdhenj, pėrmasat e tė cilėve nuk ka arritur dot t’i ketė pasur asnjė kandidat deri mė sot. Tė lidhura kryesisht pas pemėve, posterat kanė si dekor flamujt partiakė, por edhe lule natyrale, qė duke parė freskinė e tyre, logjika tė ēon se ato ndėrrohen pėrditė. Kėtu nė fakt ka njė “bashkėjetesė” tė dekoreve partiakė, ku duket se u pėrshtatet edhe deklarimi i kryeministrit Berisha 3 ditė mė parė, kur tha: “Flamujt e spektrit politik shqiptar janė flamujt e pluralizmit dhe shkėlqejnė vetėm kur rrinė nė tėrėsinė e tyre, sepse pa ta Shqipėria nuk do tė ishte kjo qė ėshtė. Secili duhet tė ketė tolerancėn e plotė ndaj tyre…”. Nė Petrelė ndihet toleranca, por ndihet dhe konkurrenca e reklamės politike. Rastėsisht, edhe gara Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės Posteri2-300x216farefisnore. Dy kandidatėt pėr kryetarė komune tė Petrelės mbajnė tė njėjtin mbiemėr dhe kanė lidhje gjaku, sado tė largėta nė breza. Rivaliteti duket aq i madh, sa edhe posterat. Rekord mban kandidati i partisė Socialiste pėr komunėn Petrelė, Adriatik Kupi, reklama politike e tė cilit duket si njė gardh i gjatė prej letre tė shndritshme i ekspozuar nė rrugėn nacionale. Megjithatė, edhe kushėriri demokrat, Ylli Kupi, nuk ėshtė pas. Madje ėshtė pėrballė tij. Me njė slogan personal ” T’i vazhdojmė ndryshimet”, Ylli Kupi nuk i ka aq tė mėdha sa Adriatiku pėrmasat e posterit, por i afrohet. Ndėrkaq, flamujt e Partisė Socialiste dhe ato tė Partisė Demokratike valėviten pėrgjatė gjithė rrugės kryesore nė tė njėjtat shtylla, pemė, gardhe. Ato duken si njė aleancė e vetme. Por vetėm sa duken…
Bėrzhitė
Fushatė luksi me postera gjigantė nė periferi tė Tiranės Posteri3-300x152Rivaliteti i ashpėr politik ndihet pas ēdo metri, ku beteja pėr territor publiciteti elektoral ka veshur natyrėn kuq e blu, mė shumė se sa me gjelbėrim pranvere. Herė-herė ka veshur edhe biznese, edhe shtėpi. Fasadat e tyre janė “lyer” tėrėsisht me fytyrat e garuesve, siē ka ndodhur nė Bėrzhitė. Genc Drita (PD) dhe Ali Aliu (PS) duket sikur po zhvillojnė “konkursin e mureve”, teksa posterat e tyre janė ngjitur qė nga banesat modeste e vilat, restorante, lavazhe e biznese tė tjera, madje edhe mbi bare lotosh sportive e kazino tė vogla. Sigurisht, kur numėrojmė kėto, ėshtė e panevojshme tė tregojmė pėr muret rrethuese tė tyre, tė cilat janė veshur me imazhe politike. Anash tyre, makinat me posterat e Dritės dhe Aliut bėjnė xhiro nė rrugėn kryesore. Teksa shkėmbehen, ngadalėsojnė shpejtėsinė, ngrenė volumin e muzikės, ulin xhamat. Shikojnė njėri-tjetrin nė sy dhe lėshojnė disa fjalė, tė cilat nuk kuptohen tė gjitha pėr shkak tė zhurmės sė krijuar, por dėgjohen mjaftueshėm sa pėr tė kuptuar se janė sharje… Ndėrkaq, edhe nė Bėrzhitė kemi njė slogan personal ndryshe nga partia-mėmė, atė tė Genc Dritės: “Sė bashku pėr fėmijėt tanė”, ndėrsa pėr Ali Aliun duket se militantėt i kanė gjetur njė vend tė papėrshtatshėm pėr tė shkruar emrin e tij dhe thirrjen pėr votim. Nė njė bust gjigand, i mbijetuar nga koha e komunizmit, i lyer tėrėsisht me gėlqere, duket qartė parulla e kohės sė Partisė sė Punės “V.F.L.P”. Qartė duket edhe krahu i ngritur lart dhe dora e mbledhur grusht, simbol i diktaturės. Po kaq qartė, poshtė parullės e grushtit, duket edhe ajo ēfarė ėshtė shkruar me tė kuqe: “Voto PS, Voto Ali Aliun”!
Dhe, mė qartė se kaq, ēdokush mund ta shohė nga afėr kėtė garė periferike, me luksin nė qendėr. Njė luks qė nuk e kanė provuar as dy kandidatėt pėr Bashkinė e Tiranės, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD), tė cilėt garojnė nė qendėr, me dekor periferik.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi