ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrgatitjet e fundit pėr zgjedhjet e 8 majit nė Shqipėri

Shko poshtė

07052011

Mesazh 

Pėrgatitjet e fundit pėr zgjedhjet e 8 majit nė Shqipėri  Empty Pėrgatitjet e fundit pėr zgjedhjet e 8 majit nė Shqipėri




Pėrgatitjet e fundit pėr zgjedhjet e 8 majit nė Shqipėri  0,,4439555_4,00Forcat kryesore politike po zhvillojnė sot takimet dhe veprimtaritė e fundit tė fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet vendore. Teksa pritet tė bjerė heshtja parazgjedhore ata po mbajnė tubimet e fundit qė janė nė mbrėmje, nė pėrpjekje pėr tė tėrhequr vėmendjen e atyre qytetarėve qė janė indiferent dhe tė pavendosur. Krahas tubimeve partiake po ecin edhe pėrgatitjet e mijėra komisionerėve dhe mijėra vėzhguesve vendas e tė huaj tė shpėrndarė nė tė gjithė territorin e thyer tė Shqipėrisė, pėr tė ndjekur nga afėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, u bėri thirrje sot qytetarėve pėr njė pjesėmarrje sa mė tė madhe nė zgjedhjet vendore si shprehje e interesimit tė tyre pėr forcimin e demokracisė dhe institucioneve.
“Tė dashur qytetarė! Ju ftoj tė merrni pjesė nė zgjedhje, tė jeni aty pėr t’i dhėnė jetė e forcė demokracisė funksionale. Kėshtu tė ndihmoni qė me zgjedhjen tuaj tė lirė tė shkurtojmė rrugėn evropiane tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė sfida e jonė, ėshtė interesi ynė i pėrbashkėt”, tha ai.
Presidenti Topi tha se fushata pati njė retorikė tė ashpėr, programe me mangėsi, mungesė ballafaqimi mes kandidatėsh dhe incidente tė dhunshme. Ai tha se ėshtė normale qė qytetarėt tė kėrkojnė njė jetė mė tė mirė nė vendin e tyre, por kjo fillon nga dita e zgjedhjeve, ku secili duhet tė thotė me pjekuri fjalėn e vet tė lirė.
“8 maji meriton tė jetė njė ditė normaliteti demokratik, njė ditė kur qytetarėt i gėzohen lirisė dhe e pėrdorin atė pėr tė mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton tė jetė njė ditė reflektimi e korrektimi pėr tė gjitha gabimet e kaluara zgjedhore, njė ditė qė mbyll njė kapitull tranzicioni dhe dėshmon se shoqėria shqiptare i ka pranuar dhe bėrė tė vetat vlerat e larta demokratike tė familjes evropiane”, tha ai.
Ndėrkaq edhe forcat e rendit publikuan sot njė plan tė gjerė veprimi pėr tė ruajtur qetėsinė ditėn e zgjedhjeve. Pėrfaqėsues tė tyre shprehėn sigurinė se policia do tė bėjė detyrėn e saj si njė polici qė u shėrben komunitetit dhe tė gjitha palėve konkurruese, dhe do tė mbėshtesė me tė gjitha forcat mbarėvajtjen e procesit zgjedhor pranė cdo qendre votimi dhe zonave ė banuara nė tėrėsi. Zgjedhjet vendore tė 8 majit kanė pėrfshirė prej tė paktėn 6 muajsh energjitė e gjithė qarqeve politike me pastrim listash, hartim projektesh, me protesta tė ndryshme; ndėrsa maxhoranca thotė se kėto janė zgjedhje pėr komunitetin, opozita preferon t’i shohė si njė test politik pėr veten nė raport me qeverinė.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi