ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjata: Fletėt nė kutitė e gabuara prodhojnė rezultat

Shko poshtė

17052011

Mesazh 

Gjata: Fletėt nė kutitė e gabuara prodhojnė rezultat Empty Gjata: Fletėt nė kutitė e gabuara prodhojnė rezultat




Gjata: Fletėt nė kutitė e gabuara prodhojnė rezultat Clirim-gjata-300x212Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, ish-kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, shprehet se votat e gjetura nė kutitė e gabuara nuk mund tė shpallen tė pavlefshme, por duhet tė prodhojnė rezultat.Sipas tij, nė garėn e Tiranės duhet tė ketė njė proces pėr verifikimin e ēdo procesverbali, nė kushtet kur rezultati ėshtė kaq i ngushtė.
Z. Gjata, aktualisht KQZ nuk ka njė rezultat, edhe pse procesi i numėrimit tė votave ka pėrfunduar nė Tiranė. Nė kėto kushte ē’duhet tė bėjė KQZ qė rezultati tė shpallet sa mė parė?
Pėr ēėshtjen e rezultatit kemi dy momente. E para: a kemi rezultat? Dhe e dyta: kush e shpall rezultatin? Prandaj le tė marrim tė dytėn. Rezultatin nuk e shpallin as vėzhguesit, as kandidatėt, as partitė, as media, as publiku. Rezultatin e shpall vetėm KQZ. Pėrderisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka, atėherė nuk kemi rezultat. Nė kushtet kur rezultati ėshtė kaq i ngushtė sa pretendohet, 10 pėr njėrin ose pėr tjetrin, ėshtė kthyer nė fat ose nė shans. Rezultatin e shpallin vetėm institucionet. Nėse rezultati do tė ishte mbi 550 vota, apo le tė themi 200 vota, atėherė mund tė dilnin kandidatėt, por kur kemi njė rezultat sa gishtat e dorės, atėherė kėtu nuk kanė mė punė tė shpallin rezultatin. Duhet tė presin verdiktin e institucioneve, madje me shumė rigorozitet. Palėt duhet ta presin nė emėr nė stabilitetit kėtė verdikt. Ky rezultat kaq i ngushtė nuk justifikon asnjė thirrje pėr destabilitet. Askush nuk ka tė drejtė morale tė pretendojė qė po i vidhen votat, apo po i ndodh diēka e tillė. Sepse s’ka rezultat pėr kėtė. Si e shpall KQZ-ja? Pėr kėtė duhet tė shohim procedurėn e nenit 123, paragrafi i parė, ku unė do tė shkėpus ēerekun e njė fjalie. “Kur gjatė llogaritjes sė tabelės, KQZ, kryesisht ose me kėrkesė tė palėve, vėren mospėrputhje tė shifrave tė tabelės pėrmbledhėse me tabelėn e rezultateve tė qendrave tė votimit, merr vendim pėr miratimin e saj me shifrat e korrigjuara…”. Domethėnė qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryesisht ka tė drejtė tė rregullojė gabimet dhe kėtė KQZ-ja duhet ta shohė me shumė kujdes para se tė shpallė rezultatin. Ajo vėrtet e ka 48 orė afatin nga ardhja e tabelės sė fundit, por, pėr mendimin tim, edhe sikur njė javė tė vazhdonte vėzhgimi me kujdes i tabelave, do tė ishte nė tė mirė tė ēėshtjes.
Nė kuti tė tjera, si nė ato tė kėshillave bashkiakė, ashtu dhe nė kutitė pėr krerėt e njėsive bashkiake, janė gjetur fletė votimi tė vlefshme pėr kryetarin e Bashkisė. A mund tė vlerėsohen dhe tė japin rezultat kėto fletė votimi?
Kreu i katėrt, pjesa e dytė, neni 117, pika 3 i Kodit Zgjedhor. Germat A, B, C, D, E, Ė pėrbėjnė kriteret pėr shpalljen e njė flete votimi tė pavlefshme. Dhe janė vetėm kėto kritere dhe s’ka tė tjera nė gjithė Kodin Zgjedhor. Kjo, nė jurisprudencė quhet dispozita laksative; qė do tė thotė qė vetėm kėto janė kriteret e pavlefshmėrisė dhe nuk lejon tė shpiket apo tė zbulohet kriter tjetėr. Gjetja e fletės sė votimit nė kutinė e gabuar nuk bėn pjesė nė asnjė nga kėto germa, pra nuk bėn pjesė nė kėto kritere. Dhe, si e tillė, nuk mund tė shpallet e pavlefshme. Nė qoftė se nė kėtė dispozitė, nė kėtė nen, do tė ishte shtuar njė germė F, kėtu po abstragojmė, qė do tė thoshte raste kur KAZA ose KQZ e vlerėson si tė pavlefshme, atėherė po, mund tė themi qė janė tė pavlefshme. Por kjo germė nė kėtė dispozitė nuk ekziston. Pra ligji nuk ua ka dhėnė institucioneve zgjedhore qė tė shpallin fletė tė pavlefshme jashtė kėtyre 6 germave, jashtė kėtyre kritere. Gjetja e fletėve tė votimit nė kutitė e gabuara nuk ėshtė kriter pavlefshmėrie i parashikuar nė kėtė ligj. Dhe, si e tillė, nuk ėshtė e pavlefshme. Ēdo pretendim ėshtė jashtė kriterit. Fleta e votimi nė kutinė e gabuar pėrjashton edhe germėn A tė kėsaj dispozite. Pse e them qė e pėrjashton? Sepse votuesi nuk e solli nga shtėpia atė fletė votimi, por ia dha institucioni zgjedhor dhe nuk ėshtė gabuar kutia pėr fajin e votuesit, por pėr fajin e burokracisė shtetėrore, e cila ka vėnė katėr kuti. Dhe pėr kėtė nuk mund tė ndėshkohet votuesi. Pra ajo fletė nuk mund tė jetė e pavlefshme. Ndėrsa kalimi nė kutinė tjetėr ėshtė thjesht njė gabim material. Nga kėto gabime, institucionet tona shtetėrore tė ēdo fushe bėjnė me qindra nė ditė. Pra duhet tė trajtohet nga KQZ thjesht si gabim material dhe asgjė tjetėr. Pėr shembull, po marr njė rast, qė njė vendim gjykate, i cili urdhėron tė paditurin t’i lirojė tė paditurit njė mijė metra truall, por aty, pa dashje, e shėnon 10 mijė. Pra, pa dashje, i shton njė zero. Por kėtė e korrigjon gjykata menjėherė. E njėjta gjė ėshtė edhe kėtu. Ato fletė tė dhėna nga Komisioni i Qendrės sė Votimit duhet tė trajtohen si gabim material dhe thjesht e kryesisht nga KQZ duhet tė llogaritet dhe t’i futen rezultatit tė ēdo tabele tė njėsive pėrkatėse. Pėr shembull, janė gjetur te Njėsia Nr. 1 disa fletė votimi, por ato duhet t’i shtohen kėsaj tabele, dhe kjo bėhet kryesisht nga KQZ. Ėshtė thjesht njė punė rutinė qė e bėn administrata. Nė fund miratohet tabela sė bashku me kėto vota. Ka edhe diēka tjetėr, qė e drejta e votuesit ėshtė e drejtė kushtetuese. Nė qoftė se zgjedhėsi e ka konsumuar dhe ka shkuar pėr tė votuar, nuk mundet qė kjo e drejtė t’i kufizohet atij me njė veprim administrativ.
Ka njė precedent tė vitit 2007 me komunėn Temal. A ka pasur precedentė tė tjerė nė punėn e KQZ-sė, duke iu referuar kėtij rasti?
Nė 2007-n kemi pasur rreth 300 kėrkesa ankimore dhe, sinqerisht, nuk mund ta kujtoj njė gjė tė tillė

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi