ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi

Shko poshtė

03062011

Mesazh 

Pasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi Empty Pasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi




Barbari mbi gruan e foshnjen kryebashkiakut tė ri tė Kavajės. DETAJET E NGJARJES SE FRIKSHME
E PERDITESUAR)- Gruaja shtatzėnė e kryebashkiakut tė ri tė Kavajės ėshtė rrėmbyer, ėshtė dhunuar barbarisht, ka lindur fėmijėn, fati i tė cilit nuk dihet. Pasi ka lindur fėmijėn, rrėmbyesit e kanė hedhur si leckė pėrpara shtėpisė sė saj

Kjo ėshtė njė ngjarje qė ka tronditur ēdo shqiptar, njė krim qė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė vendin tonė e qė pritet tė trazojė ndjeshėm situatėn nė vend.

Gruaja shtatzėnė e kryetarit tė ri tė Bashkisė sė Kavajės ėshtė rrėmbyer e rrahur barbarisht. Me anė tė njė serumi ėshtė provokuar lindja e parakohshme e foshnjes, i cili nuk dihet se ē’fat ka pėsuar.
Kur u zgjodh si kryebashkiak nė qytetin bastion tė Sali Berishės, Elvis Roshi nuk e kishte imagjinuar kurrė se do vinte njė ditė kaq e zezė nė jetėn e tij. Gruaja e tij ėshtė dhunuar barbarisht kurse fėmija e tij nuk dihet se ku ndodhet. Vetė Roshi ishte nė Itali kur ka ndodhur ngjarja e rėndė dhe ėshtė kthyer me urgjencė nė Kavajė.
Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka nisur tė hetojė pėr kėtė ngjarje horror.
http://www.gazetatema.net/web/?p=24215
Guximi pėr tė vrarė
Pasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi Mero-baze-150x150Nga Mero Baze
Sot jemi tė gjithė tė pafuqishėm tė ngushėllojmė familjen Rroshi pėr atė qė ka ndodhur, njėsoj si disa javė mė parė kur ishim tė pafuqishėm tė besonim se ai do tė zhburrėronte Sali Berishėn nė qytetin qė po e mban nė politikė pėr 20 vite. Tipologjia e kėtij krimi ėshtė ndoshta mė makabrja qė ka ndodhur nė historinė e kėtij vendi. Ai mbart brenda njė urrejtje tė fortė, njė barbari tė madhe dhe njė guxim qė ta jep vetėm njė regjim ku krimet nuk ndėshkohen.
Do tė desha tė ndalem pak pikėrisht tek guximi pėr tė bėrė njė krim tė tillė. Po shkoj fillimisht nė versionin mė tė butė, nė atė qė krimi mund tė ketė ndodhur pėr arsye tė hakmarrjeve personale. Njė operacion i tillė kriminal do shumė organizim. Ai kėrkon siguri nga policia, logjistikė nga sistemi shėndetėsor, dhe mbi tė gjitha qetėsinė e vrasėsve. I kanė pasur tė tria. Nuk dua tė rrėqeth mishin e askujt duke sjellė pėr disa sekonda ndėrmend ēfarė kanė bėrė, por dua tė shėnoj fort se ky krim nėse ėshtė ordiner, nuk do tė kryhej kurrė nėse nuk do tė kishim kėtė politikė qė kemi ndaj krimit. Nė Shqipėri Sali Berisha ka inkurajuar njė sistem pervers tė ndėshkimit, i cili bazohet tek kontributi i gjithsecilit qė ka dėshirė tė bėjė njė krim, mjafton qė atė ta bėjė ndaj kundėrshtarėve tė vet. Sali Berisha ju siguroj se ndoshta nuk e njeh kush e ka vrarė Fatmir Xhindin apo kryetarin e Komunės Tėrthore, por vrasėsit e njohin Sali Berishėn, dhe e dinė qė pėr gjėra tė tilla ai nuk tė dėnon. Sali Berisha dhe familja e tij nuk i njohin as agresorėt e gazetarėve, por agresorėt e dinė se duke qėlluar mbi gazetarėt kritikė tė Berishės, janė tė mbrojtur dhe tė shpėrblyer. Sali Berisha nuk i njeh nga afėr ata kriminelė qė dhunuan procesin zgjedhor nė Tiranė dhe disa rrethe tė tjera, por ata e njihnin Berishėn dhe e dinin se ajo qė po bėnin do tė shpėrblehej. Pėr kėtė arsye ata qė kanė bėrė kėtė krim tė tmerrshėm ndoshta nuk janė bash njė bandė e Berishės, por janė njė grup kriminal qė e dinė se e gėzojnė Berishėn me kėtė qė kanė bėrė dhe janė tė qetė se as policėt, as mjekėt, dhe askush nė kėtė vend nuk do tė tregojė me gisht nga ata derisa nė krye tė vendit tė rrijė Sali Berisha. Kjo ėshtė politika qė ka prodhuar dje atė krim, nėse jemi nė kushtet e njė krimi ordiner, pa prapavijė politike. Kjo ėshtė politika qė mban nė terror ēdo opozitar, ēdo kritik tė qeverisė, ēdo kėnd qė i zė hisen e diellit Sali Berishės. Leksioni pėr tė gjithė kėtė kategori ėshtė i qartė, vrasėsit dhe dhunuesit e tyre nuk do tė gjenden kurrė. Ky ėshtė njė sistem makthi dhe frike qė Berisha e ka pėrsosur si sistem ndėshkimi ndaj kundėrshtarėve tė vet nė kėtė vend. Ėshtė pra njė sistem qė vetėfunksionon, qė vetėfrymėzohet dhe bėhet agresiv duke pasur tė sigurt mosndėshkueshmėrinė. Asnjė diktaturė e pėrsosur nuk ka krijuar ndonjė sistem kaq tė pėrsosur ndėshkimi se sistemi i makthit pėr jetėn ku ka futur Sali Berisha kundėrshtarėt e vet. Me shembujt e gjallė tė mosndėshkimit tė asnjė prej vrasėsve dhe asnjė prej dhunuesve tė vet, ai ja ka dalė tė ketė patentėn e kėtij sistemi. Diktaturat politike kanė pasur ligje kriminale, qė ta bėnin tė qartė fundin. Demokracitė e zhvilluara kanė sistem ligjor tė tillė qė ta bėjnė tė qartė sigurinė e jetės tėnde dhe tė drejtave tė tua. Sisteme mafioze si ky i yni janė mė tė kėqijtė se kėtu ka vetėm njė gjė tė sigurt, siguria qė krimi nuk ndėshkohet kur kryhet mbi kundėrshtarėt e Berishės. Ky ėshtė thelbi i pistė i Sali Berishės, burracakėria e tij, pabesia dhe ligėsia ndaj kundėrshtarėve dhe mbi tė gjitha ndjenja e pėshtirė e tė kėnaqurit me fatin e zi tė kundėrshtarėve tė vet.
Por shumė miq tė mi nė Kavajė dje mė thanė diēka qė shkon shumė larg. Mė thanė qė Elvis Rroshi ėshtė kėrcėnuar disa ditė mė parė. Ėshtė kėrcėnuar me jetė nė emėr tė asaj qė ai ka bėrė politikisht. Kjo mė bėn tė pafuqishėm pėr tė dhėnė njė recetė se si mund ta zgjidhim kėtė histori nėse ai tmerr mbi familjen e tij ka ardhur nga shkaku i fitores sė tij historike nė Kavajė. Nuk dua ta besoj asnjė sekondė kėtė, por dhe njė sekondė po tė jetė e vėrtetė, Sali Berisha meriton fatin e Ben Alisė. Dhe atje nga njė poshtėrim shumė herė mė i pakėt se ky nisi e gjitha. Kjo qė ka ndodhur ėshtė shumė pėr tė heshtur, ėshtė shumė pėr ta falur dhe akoma mė shumė pėr ta lėnė qoftė dhe njė sekondė tė sundojė nė kėtė perandori frike qė po pėrpiqet tė ndėrtojė. Guximi i tij pėr tė vrarė duhet zėvendėsuar me guximin pėr tė vrarė frikėn qė ai po ngjall. Ky nuk ėshtė njė krim qė falet, pasi na turpėron edhe sikur ta kishim bėrė ndaj njė populli tjetėr.
http://www.gazetatema.net/web/?p=24254
Krim makabėr nė Tiranė, zhduket foshnja e kryetarit tė bashkisė sė Kavajės
Merret peng, torturohet dhe detyrohet tė lindė pėrpara kohe bashkėshortja e Elvis Roshit. Asnjė reagim zyrtar! I gjithė shteti nė krim!

Nė ditėn e fėmijėve, njė foshnjė erdhi me dhunė nė kėtė jetė dhe asgjė nuk dihet pėr fatin e tij...Njė krim monstruoz ka ndodhur tė martėn nė kryeqytet, aty ku siguria e premtuar nga pushteti na garanton ēdo gjė veē jetės. Bashkėshortja e kryetarit tė bashkisė sė Kavajės, Griselda Roshi ėshtė rrėmbyer nė zonėn Komuna e Parisit, rreth orės 19:15. Siē pohojnė familjarėt, ajo ka pirė njė kafe me njė tė njohurėn e saj dhe mė pas kishte marrė rrugėn pėr nė shtėpinė e prindėrve. Nė kėtė kohė njė makinė me xhama tė zinj ėshtė ndalur dhe prej saj kanė zbritur tre burra tė armatosur tė cilėt e kanė futur me forcė nė makinė. Aty ata e kanė rrahur, kėrcėnuar dhe e kanė cuar nė njė tjetėr vend, tė parapėrgatitur, ku veē tre burrave kanė qenė tė pranishėm edhe disa tė tjerė, madje edhe gra. Sipas burimeve familjare, nė ato momente Griselda ėshtė rrahur dhe goditur me tytė kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur nė vete, ajo mban mend t'i jetė injektuar njė serum dhe disa momente mė pas ka lindur. Pėr shkak tė hemorragjisė shumė tė madhe, Griseldės i kanė ndėrruar edhe rrobat dhe nė orėn 3.45 tė mėngjesit e kanė marrė sėrish me fuoristradė duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtėpisė nė Kavajė. E gjakosur dhe e rrahur, Griselda ėshtė zvarritur deri nė shtėpinė e saj, pa fėmijėn e sapolindur qė ka mbetur nė ambientin ku Griselda ėshtė mbajtur peng dhe dhunuar pėr mė shumė se 6 orė. Gruaja ėshtė tashmė nė gjendje tė rėndė psikologjike dhe nuk di tė thotė se kush ishin autorėt e rrėmbimit, vendin ku lindi e detyruar fėmijėn, apo vendndodhjen e foshnjės. “Unė nuk di ē’tė them, kėtė nuk ka kriminel qė ta bėjė. Ajo ėshtė e sfilitur. Nuk kemi fjalė ta shprehim”, tregon njė komshi i familjes. “Nuk duhet ta bėnin, ata janė njerėz tė mirė dhe kėtė nuk e meritonin”, shprehet njė tjetėr. Forca speciale tė policisė kanė shkuar nė shtėpinė e ēiftit dhe po kryejnė hetimet e nevojshme, ndėrsa bashkėshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajės Elvis Roshi, ėshtė detyruar tė kthehet nga Italia pasi ka marrė vesh lajmin tragjik. Ndėrkohė, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė ngritur njė grup tė posaēėm pėr hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe pėrbėhet nga agjentė tė policisė kriminale.

Para shtėpisė sė familjes Roshi ndodhen shumė tė afėrm dhe shumė banorė tė Kavajės, tė tronditur jashtėzakonisht nga ngjarja e rėndė. Elvis Roshi ėshtė zgjedhur si kryetar bashkie i qytetit tė Kavajės, nė zgjedhjet vendore tė 8 majit ku ka kandiduar nėn siglėn e Partisė Socialiste. Bashkia e Kavajės ka zgjedhur pėr t’u administruar nga njė pėrfaqėsues socialist, pas 20 vitesh nga mbėrritja e demokracisė, madje ky qytet ėshtė cilėsuar si njė bastion i Partisė Demokratike.



Pushteti qė pjell vdekje

Aksidentet nė rrugė dhe vrasjet nė mes tė qyteteve nuk bėjnė mė as lajm, jo mė impenjim pėr policinė e shtetit qė tė dalė pėrpara qytetarėve qė e paguajnė dhe tė thotė tė paktėn se po zbardh krimin. Dy ditė mė parė nė kryeqytet, njė foshnje ende pa dalė nė dritė u bė viktima e radhės sė njė krimi qė ia kalon historive horror tė diktaturave mė tė egra nazi-fashiste. Autorėt, nė grup, nuk dihen dhe mbi tė gjitha askush nuk mund tė thotė se do tė pėrballen ndonjėherė me drejtėsinė, qė nė tė shumtėn e rasteve dorėzohet pėrpara ditės sė gjyqit. Shteti i bėrė njėsh me pushtetin jo vetėm qė nuk na mbron, por po bėhet pėrditė vrasės. I xhepave tanė, pasurisė, demokracisė dhe sė fundi edhe i jetėve tė foshnjave. Ky ėshtė fundi!



Heshtje zyrtare!!!

Ngjarja e rėndė nė familjen e kryebashkiakut tė Kavajės, pėr turpin e institucioneve nuk mori vėmendjen as tė policisė dhe as tė kryeministrit, si deputet i kėsaj zone. Policia qė del me qejf pėr tė deklaruar sa herė kap ndonjė tė ri me kokainė nė xhep, dje nuk tha asgjė pėr ngjarjen horror qė tronditi mbarė opinionin publik. Si njė pėrgjigje qė institucionet duhet tė japin pėr raste tė tilla, edhe kur nė to nuk janė tė pėrfshirė zyrtarė dhe tė zgjedhur, por kur jeta e njė fėmije tė sapolindur mbetet nė dorėn e bandave tė regjura tė krimit. Heshti Berisha qė pėr ēdo ditė tė muajit qė kaloi u mor me vota, kuti dhe ligje qė siē po del gjithnjė e mė e qartė, i njeh vetėm kreu i qeverisė si tė tilla. Kurrkush tjetėr! Po dje, me buzėqeshjen qė i mbin nė fytyrė nė ceremoni tė tilla, uroi edhe fėmijėt pėr festėn. Jo foshnjen e familjes Roshi, e cila priste tė vinte nė jetė pėr pak ditė, normalisht. Ashtu si lindi bija e kreut tė qeverisė pak kohė mė parė dhe ēdo grua tjetėr me tė drejta nė kėtė vend. Heshtėn edhe mediat pranė qeverisė, qė nuk nguruan tė merren me orė e ditė tė tėra me mėnyrėn si u hodh njė votė nė kutinė e gabuar. Heshtėm tė gjithė, tė ngujuar pėrpara televizorit ku makabriteti ėshtė bėrė kronika e radhės, qė vėrtet kot vazhdon tė quhet e zezė. Ka nisur tė bėhet horror!



Gjithė shteti nė krim

Tre njerėzit e armatosur, pa maskė qė dolėn nė mes tė rrugės dhe nė mes tė ditės pėr tė rrėmbyer gruan e re shtatzanė janė vetėm nisja e njė krimi tė mirėfilltė shtetėror। Sepse arritėn tė lėvizin lirshėm deri nė destinacionin tjetėr, aty ku nė grup, kanė detyruar Griselda Roshin tė bėjė lindjen e parakohshme. Mediat folėn pėr njė klinikė private, ku mund tė jetė kryer akti i rėndė, por asgjė nuk ėshtė zbardhur akoma zyrtarisht nga grupi hetimor i ngritur pėr kėtė rast. Megjithatė nga dėshmitė qė ka mundur tė japė vetė gruaja, nė njė gjendje tė rėndė fizike dhe psikike, dihet se ndaj saj ėshtė ushtruar dhunė deri nė humbjen e ndjenjave pėrpara se t’i bėhet injeksioni qė i ka pėrshpejtuar lindjen e fėmijės. Pėr fatin e vogėlushit asgjė nuk ėshtė thėnė deri nė orėt e mbrėmjes. Policia nuk ka deklaruar as angazhimin e saj tė pėrhershėm nė mbrojtje tė sigurisė dhe rendit, duke na shmangur tė dėgjojmė se autorėt janė larguar nė drejtim tė paditur. Dhe as qė ata do tė kapen pėr t’u vėnė pėrpara drejtėsisė...se kėtė herė hapur ėshtė i gjithė shteti nė krim. I njėjti shtet i identifikuar me pushtetin nė ngjarjet e rėndit tė kohėve tė fundit, pas heshtjes tė sė cilave vjen krimi i radhės...

01/06/2011 19:58:00 Zeri i Popullit

Edi Rama largohet nga shtėpia e Roshit. Shoqėrohej nga bashkėshortjaPasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi Edi-rama-dhe-elvis-roshi-300x200

Edi Rama dhe Elvis Roshi gjatė fushatės elektorale

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Partisė Socialiste ka mbaruar njė vizitė nė familjen e kryebashkiakut tė Kavajės, Elvis Roshi. Rama kishte planifikuar njė konferencė pėr shtyp, por ajo ėshtė anuluar. Rama shkoi nė shtėpinė e Roshit pas ngjarjes sė rėndė tė rrėmbimit tė sė shoqes, e cila ėshtė detyruar tė lindė fėmijėn e saj para kohe pas rrėmbimit shtazarak. Rama shoqėrohej nga e shoqja e tij dhe njė grup deputetėsh nė kėtė vizitė.

http://albdreams.blogspot.com/2011/06/qytetarja-e-pare-e-kavajes-ka-kurdisur.html
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pasqyrimi nga medja e majte e ngjarjes Roshi :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Jun 03, 2011 6:29 pm nga emigranti

Heshtje zyrtare!!!
Pushteti qė pjell vdekje
[b]Mero Baze
finalja; pordh me rigon Cool Cool Cool Cool Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri Jun 03, 2011 8:17 pm nga bulqizaku

Pėr kėtė arsye ata qė kanė bėrė kėtė krim tė tmerrshėm ndoshta nuk janė bash njė bandė e Berishės, por janė njė grup kriminal qė e dinė se e gėzojnė Berishėn me kėtė qė kanė bėrė dhe janė tė qetė se as policėt, as mjekėt, dhe askush nė kėtė vend nuk do tė tregojė me gisht nga ata derisa nė krye tė vendit tė rrijė Sali Berisha. Kjo ėshtė politika qė ka prodhuar dje atė krim, nėse jemi nė kushtet e njė krimi ordiner, pa prapavijė politike. Kjo ėshtė politika qė mban nė terror ēdo opozitar, ēdo kritik tė qeverisė, ēdo kėnd qė i zė hisen e diellit Sali Berishės. Leksioni pėr tė gjithė kėtė kategori ėshtė i qartė, vrasėsit dhe dhunuesit e tyre nuk do tė gjenden kurrė.
ai plluku i kavajes e boni ashiqare se sja kishte pa grus,(barkun), po as ki spaska pa nai her gru (me barr) .... allaj ju jeni tamam burra me laps ndor .... Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi