ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrgjimet Dhe E Drejta Njerėzore E Privatėsisė

Shko poshtė

11062011

Mesazh 

Pėrgjimet Dhe E Drejta Njerėzore E Privatėsisė Empty Pėrgjimet Dhe E Drejta Njerėzore E Privatėsisė




Dihet qė pėrgjimet dhe spiunazhi duhet tė bėhen nė doza tė caktuara dhe nė dispozita tė caktuara, por kush i vendos kėtoInvestigatorėt mund tė vendosin pėrgjues nė makinaGjykata e Lartė e Italisė ka shkarkuar disa investigatorė privatė sepse vendosnin pėrgjues nė makina private, me qėllim investigimi. Nė bazė tė vendimit, fakti se nuk egzistonte asnjė normė pėrsa i pėrket privatėsisė qė rezervon fshehtėsinė e bisedave qė bėhen nė makinė.Mė shumė kontrolle pėr celularėt qė kontrollohen.Celularėt e spiunuar dolėn nė dukje sepse flitej pėr pėrgjime nga operatori telefonik. Qė nga ai moment, shumė qytetarė u shndėrruan nė agjentė dhe vendosėn tė spiunonin miqtė e tyre, tė dashurit, burrat, gratė dhe kolegėt. Celularėt spiunė janė telefona celularė tė modifikuar, nė tė cilėt ėshtė instaluar njė software nė gjendje tė kontrollojė thirrjet nė hyrje dhe dalje, sms-tė, pozicionin e tė kontrolluarit dhe madje ėshtė nė gjendje tė shndėrrojė telefonin e atij qė kontrollohet nė njė mikrofon qė aktivizohet me njė telefonatė pa zė tė atij qė kontrollon. Shumė ndėrhyrje apo jo? Shitja dhe blerja e kėtij celulari nuk ėshtė e ndaluar, e ndaluar ėshtė mėnyra sesi pėrdoren (nė kėtė rast pasojat janė burgim deri nė 4 vjet). Garanti mundohet ta zbusė, duke propozuar vlerėsimin e kėtyre celularėve spiunė si “armė”, qė do tė thotė tė ligjėrohet shitja, duke parashikuar qė blerėsi duhet tė japė tė gjitha tė dhėnat personale, duke parandaluar nė kėtė mėnyrė pėrdorimin e keq. Nė Shtetet e Bashkuara pėrgjimet telefonike apo tė postės elektronike, janė shumė tė reduktuara, vetėm nė rastet kur ka tė dyshuar pėr akte terroriste. Dhoma e pėrfaqėsuesve tė Italisė ka aprovuar njė ligj tė ri qė rrit fuqitė e pėrgjimeve. Ligji do tė hyjė nė fuqi brenda gjashtė muajve. Ėshtė e mundur tani tė pėrgjosh, pa kėrkuar mė parė autorizim, ēdo mesazh, postė elektronike dhe telefonatė, nga dhe drejt shteteve tė tjera. 181 demokratė kanė votuar kundra, 41 pro, midis vendeve tė tjera dhe Shteteve te Bashkuara. Nancy Pelosi e ka pėrcaktuar kėtė ligj “dhunim ndaj Kushtetutės”.Privatėsia e njeriut tė zakonshėm
Ēdo ditė njerėzit e zakonshėm pėsojnė mijėra dhunime pėrsa i pėrket pritėsisė apo skandaleve, rishikohen vetėm kur kanė tė bėjnė me tė fuqishmit.


Ca muaj mė parė vihet re “rikthimi i dialer”: qė do tė thotė, qindra mijėra njerėz marrin fatura telefonike me detyrime pėr thirrje drejt numrave tė veēantė, qė nuk janė bėrė ndonjėherė.Kėtė herė bėhet fjalė pėr pėrdorues qė nuk kanė as kompjuter, pra nuk kanė mundur tė ndeshen gjatė qėndrimit nė internet, apo site qė tė shkarkojnė programe pėr tė ndėrruar fjalėkalimin e aksesit. Kėta pėrdorues pėrjetojnė ngjarje dramatike: humbasin orė pėr tė folur me call center, dėgjojnė t`u thuhet se duhet tė paguajnė edhe aq, shumė shpesh marrin ndėrprerjen e linjės edhe pse paguajnė pjesė tė faturės.
Nėqoftėse nuk ėshtė vjedhje nga ana e operatorit telefonik, atėherė ėshtė dikush qė ndėrhyn nė linja dhe nė centrale: bėhet fjalė pėr vjedhje telefonike dhe informatike, gjithnjė e mė tė sofistikuara.Por nuk mjafton me kaq: miliona njerėz marrin dhjetėra telefonata nė ditė. Mbledhės fondesh anonimė pėr shoqata humanitare anonime, abonime dhe revista, e pastaj tarifa, celulare, Adsl. Nuk shėrben pėr asgjė tė protestosh se nuk ėshtė dhėnė kurrė miratimi, ėshtė njėsoj si tė flasėsh me murin: pa bėrė asgjė e gjen veten tė abonuar nė njė operator tjetėr, kaluar nga njė operator nė tjetrin dhe madje tė bėsh 2-3 herė nė vit kėtė kalim, me kontrata qė mbajnė njė firmė tė rreme dhe tė dhėna tė sakta, qė nga Kodi Fiskal dhe deri te datėlindja dhe vendlindja.
Dhe akoma: garantorė qė kėrkojnė takime dhe qė dinė se sa fėmijė ka bashkėbiseduesi, ēfarė shkolle bėjnė, sa pension marrin. Dhe publicitet qė pengojnė kasetat, spote televizive qė vazhdojnė tė ngrenė zėrin nė maksimum pėr tė tėrhequr vėmendjen, e-maile pa vlerė qė shtohen ēdo ditė e mė shumė nė adresat e postės elektronike gjithnjė e mė tė numėrta.Nė Itali, kėto vitet e fundit, nuk ėshtė folur kurrė pėr privatėsi dhe dhunimet e saj nuk kanė qenė kurrė kaq tė shumta. Por atje nuk ka njė Kongresi nė Shtetet e Bashkuara ku pengojnė marketingun telefonik apo njė Bush qė i tregon burgun pėrgjuesve.Ligjet qė nė atė vend godasin lirinė e ndėrrmarjeve, kur ndėrhyjnė nė lirinė e qytetarėve, nuk janė shumė tė vlerėsuara nga ekonomistėt tanė, edhe pse tė dhėnė marrėzisht mbas sistemit amerikan.Nė Itali klasa politike shqetėsohet, skandalizohet, indinjohet dhe kėrkon masa egzemplare, vetėm kur ajo qė goditet ėshtė privatėsia e njerėzve tė famshėm dhe tė fuqishėm. Nėse, pėr shembull, gjendet njė pėrgjues poshtė tavolinės sė punės tė Berluskonit, apo shihet llogaria bankare e Prodit, apo kontrollohen pėr tė parė nėse janė tė droguar. Ėshtė njė privatėsi pėr tė fuqishmit, qė janė gjithmonė nė televizion duke thėnė se ēfarė kėndojnė, apo markėn e ēorapeve, qė shfaqen nė timonin e ndonjė jahti apo nė ndonjė festė mondane, qė flasin pėr banjot e tyre dhe pėr ata qė duan tė gjejnė aty.Pėr kėtė arsye, tema e vėrtetė, autentike e demokracisė, tė ngritura nga ēėshtje tė tmerrshme si ajo e Tavarolit, nuk vihen re, braktisen nga opinioni publik, sepse ngatėrrohen me njė vullnet padėnimi dhe reticence, pak a shumė mafiozė qė klasa politike kėrkon pėr vete.
Edhe kjo ėshtė shenjė e rrezikshme e dallimit midis klasės politike dhe qytetarėve.
Privilegje informative dhe privatėsie

Ēėshtja e strukturės sė inteligjencės paralele, qė na qenka gritur nė kėmbė, nė brendėsi tė Telecom Italias, nga pjesa mė e lartė e sigurisė ofron shumė pika reflektimi. I pari: edhe pse vėmendja e shtypit dhe politikės ėshtė e pėrqendruar nė pėrgjimet pak a shumė abuzive, duket se njė pjesė e rėndėsishme e aktiviteteve informative, ka patur lidhje me hyrjen nė arkiva dhe nė data-base tė rezervuara apo madje nė disponibilitetin vetėm tė forcave tė policisė apo tė shėrbimeve tė inteligjencės.

I dyti: truri i strukturės investigative, do tė pėrbėhej nga personeli i forcave tė policisė qė, duke abuzuar nga kualifikimi i tyre, na paskan pėrdorur pėr qėllime tė paligjshme, privilegjin informative tė cilin drejtonin.
I treti: sistemet informative nė tė cilat kanė patur akses investigatorėt privatė, nuk parashikonin sisteme kontrolli tė pėrshtatshme pėr hyrjen, nuk ishin tė drejtuar siē duhej, apo tė dyja kėto.

I katėrti: ristrukturimi i shpejtė, i gatshėm i drejtuesve tė rinj, qė eleminoi strukturėn e sigurisė sė shoqėrisė, me shumė mundėsi ka vėnė operatorin telefonik dhe internetit nė Itali – kėshtu pra, miliona klientėt e tij – nė kushtet pėr tė qenė kundėrshtari mė i mirė, pėr ata qė kishin qėllim tė pėrfitonin nga ky ndryshim.

I pesti: nė kundėrshtim me publicitetin e sektorit (qė kėrkon hakerėt, piratėt dhe multinacionalėt e marketingut direkt nė kėrkim tė tė dhėnave tona personale), pseudoautorėt e informacioneve mė lėmsh dhe tė keqtrajtuar (teorikisht), tė mbrojtura nga ligji, qenkan jo dhe aq teknikė dhe pėr mė tepėr i pėrkasin forcave tė policisė dhe shėrbimeve informatike, nga tė cilat duhet tė varet dhe siguria e shtetit.

Pika e gjashtė e reflektimit ėshtė, edhe pse nė dukje i padobishėm dhe ka tė bėjė me sekustrimet e kompjuterave tė gazetarėve. Prej dhjetė vjetėsh denoncohet abuzimi i kėsaj mėnyre hetimi (dėnuar dhe nga gjyqi i drejtėsisė europianė), por vetėm tani qė prekėn interesa tė fortė, ngrihet zėri pėr atentat tė lirisė sė shtypit.Kjo na sjell nė pikėn e shtatė, qė ėshtė pėr fat tė keq ajo qė na godet mė shumė nė kėtė histori: retorika e “na besoni se jemi mė tė mirėt, si pėr tė qenė justifikim i rritjes sė pushtetit apo shmangies sė procedurave tė tjera, nuk na bind mė. Sigurisht qė ideja nuk ėshtė, tė mos i besohet forcave tė policisė nė pėrgjithėsi. Po nė tė njėjtėn kohė, kjo ēėshtje nxjerr nė pah, nėse pėrgjegjėsitė do tė siguroheshin, qė problemi i kontrollit tė kontrolluesve, ėshtė ēdo gjė, pėrveēse akademik. Pėr mė tepėr, sepse i vetmi kontrollor i pranishėm nė treg, garantori i tė dhėnave personale, gjithēka qė ka mundur tė bėjė nė tetė vjet aktiviteti tė strukturės sė inteligjencės paralele, ėshtė tė nxjerrė njė komunikatė.
Pėrgjime dhe dosje tė paligjshme

Me shpejtesi tė llahtarshme dhe nė kompromis me opozitėn, qeveria ka nxjerrė njė dekret-ligj, mbi pėrgjimet, pėr tė mbajtur nėn fre propagandėn e dosjeve tė bėra bashkė me njė aktivitet ilegal me pėrmasa tė rėndėsishme, nga disa ditė nė faqe tė parė nė tė gjithė shtypin. Telecom Italia dhe elementė tė forcave tė policisė dhe shėrbimeve, janė autorėt. “Dispozicione urgjente pėr rregulluar sėrish normativėn pėr sa i pėrket pėrgjimeve telefonike”, ėshtė titulli i masės sė marrė, por nuk ėshtė revizioni i pritur i disiplinės nė fjalė. Dekreti, mbi tė gjitha, i drejtohet evitimit tė rrezikut qė nga dosjet tė dalė njė re e pakontrollueshme me informacione tė hidhura. Ka lėvizur edhe Garanti pėr mbojtjen e tė dhėnave personale, me njė deklaratė qė shqetėsohet mė shumė pėr pėrhapjen e lajmeve, sesa pėr faktet reale. Fakte qė hedhin dritė mbi mungesėn e efikasitetit nė thelb, tė mbrojtjes sė diskretitimit pėr vendin tonė.
“Kujdes nga demokracia”, dėgjohet kudo. Dikush ka krahasuar kėtė ēėshtje me atė tė P2. loggia P2. Por sot nuk duket se ka ndonjė komplot kundėr demokracisė. Ndoshta, pika e pėrbashkėt midis dy skandaleve qėndron nė praninė e shumė emrave tė shquar nėpėr kėto dosje. Kėshtu, justifikohen alarmet e politikanėve dhe nxjerrja e bujshme e dekretit qė imponon shkatėrrimin e informacioneve delikate dhe madje ndalon pėrdorimin nė procese penale (me prirje qė do tė shkaktojnė jo pak diskutime).
Njė sy i shpejtė i treqind e dyzet e katėr faqeve tė urdhrit pėr rishqyrtim gjyqėsor (nė website-n e Sole 24 Orė) na lė tė tronditur. Numri i njerėzve tė pėrfshirė (qoftė si viktima, qoftė si tė fajshėm), modalitete e egzekutimit tė tė ndaluarve, klima e pėrgjithshme e shkeljes sė ligjit qė del nga rindėrtimi i ēėshtjes, na japin njė tablo tė paligjshme qė tejkalon ēdo imagjinatė. E kemi shkruar dhe rishkruar, sidomos mbasi atentatet e 11 janarit shtynė qeveritė tė merrnin masa tė rrepta pėr tė drejtėn e privatėsisė sė qytetarėve tė tyre, me arsyen (apo pretekstin) se mbledhja e informacioneve personale ėshtė shumė e nevojshme kundėr luftės sė terrorizmit dhe krimeve. Kjo, nė linjė principi, ėshtė e vėrtetė. Por ėshtė gjithashtu e vėrtetė se egzistenca e shumė rrugėve pėr gjetjen e informacioneve, mbledhje tė cilat pėr mė tepėr nuk kanė asnjė garanci, mbart nė vete njė rrezik shumė tė lartė (midis tė tjerash, kėshtu kufizohet liria e qytetarėve, jo e terroristėve).
Tė dhėnat mblidhen dhe ruhen, ligjėrisht, pėr tė lejuar forcat e policisė dhe tė shėrbimeve tė inteligjencės tė mbledhin informacione tė nevojshme pėr tė kryer detyrėn e tyre. Njė masė e madhe normash pėrshkruan se si duhen mbledhur tė dhėnat dhe si duhen ruajtur ato, ēfarė garancish i duhen dhėnė individėve tė kėtyre tė dhėnave dhe ēfarė masash sigurie duhen marrė pikėrisht pėr tė evituar ato humbje tė mėdha tė dhėnash, qė sot shkaktojnė kaq shumė alarm. Nga ligji 675/96 e kėtej, prodhimi normativ pėrsa i pėrket mbrojtjes sė tė dhėnave personale ka qenė mbresėlėnės, gjithėpėrfshirės, i detajuar deri nė pėrtacinė mė tė madhe. Ligje, dekrete, kode autodisiplinė dhe “sjellje e mirė ” (mė parė kjo shprehje bėnte pėr tė qeshur), masat e marra nga Garanti, autorizime tė pėrgjithshme dhe tė tjera: nėqoftėse ajo zyrtarisht, e pėrcaktuar si “Kodi pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale”, ėshtė njė tekst me pėrmasa tė tepruara, “kodi i privatėsisė thelbėsore ėshtė njė tullė me peshė tė papėrshtatshme.
E megjithatė, kjo ndėrtese normative madhėshtore nuk ka shėrbyer pėr tė evituar aktivitetet ilegale dhe nuk eviton dhunimet e shumta dhe tė vogla qė hasim ēdo ditė.Cili ėshtė problemi? Problemi madhor ėshtė se asnjė normė dhe asnjė kontroll nuk mund tė anullojė tėrėsisht rrezikun mė tė madh, atė qė mund tė jenė vetė pėrgjegjėsitė e sigurisė, ato qė dhunojnė sigurinė dhe nė kėtė rast na vjen nė ndihmė pyetja e lashtė “Quis custodiet ipos custodes” (Kush i kontrollon vetė kontrolluesit?)Ky, nė fakt, ėshtė njė problem mjaft i madh. Sigurisht qė nuk hyjnė nė punė nė kėtė rast “masat minimale tė sigurisė”, tė cilat duken mė shumė si formalitete se sa reforma. Por mbi tė gjitha, ka shumė vrima tė hapura nė kontrollin e organizmave tė sigurisė publike dhe tė mbrojtjes sė shtetit. Kėto organizma kanė praktikisht “fletė tė bardhė” nė mbledhjen e tė dhėnave, rreth miliona qytetarėve, duke pėrfshirė edhe ata mė perfektėt.Kodi i mbrojtjes sė tė dhėnave personale pėrmban dispozita tė caktuara, tė cilat ndalojnė nė ēdo lloj mėnyre aksesin e qytetarėve ndaj tė dhėnave bankare tė forcave tė rendit apo tė organeve tė mbrojtjes sė shtetit. Dihet qė pėrgjimet dhe spiunazhi duhet tė bėhen nė doza tė caktuara dhe nė dispozita tė caktuara, por kush i vendos kėto kufij? Terrori pėrhapet shpejt, pėrgjimet parashikojnė dėnime tė rėnda pėr protagonistėt e tyre. Tė shpėtojė kush tė mundet, pasi pėrgjuesit kanė mėshirėn minimale pėr “viktimat” e tyre, e megjithatė siē thamė, dikush duhet t’i kontrollojė kontrolluesit

Klarita Bajraktari
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi