ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasionante po aq sa pragmatiste

Shko poshtė

24062011

Mesazh 

Pasionante po aq sa pragmatiste Empty Pasionante po aq sa pragmatiste




Nga Barak Obama*

President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Rreth 10 vjet me pare, Amerika pesoi sulmin me te madh ne brigjet tona qe nga koha e Pearl Harbor. Kjo vrasje masive u planifikua nga Osama bin Laden dhe rrjeti i tij Al Kaeda ne Afganistan, dhe shenoi nje kercenim te ri per sigurine tone - ku objekti i sulmit nuk ishin me ushtaret ne frontin e luftes, por burra, gra e femije te pafajshem ne jeten e tyre te perditshme. Ne ditet qe pasuan, kombi yne i bashkuar goditi Al Kaeden dhe ndoqi Talebanet ne Afganistan. Me tej, ne ndryshuam perqendrimin. Nisi nje lufte e dyte ne Irak dhe shpenzuam shume gjak dhe para per te mbeshtetur nje qeveri te re atje. Kur une mora detyren si president, lufta ne Afganistan kishte hyre ne vitin e saj te shtate. Por, drejtuesit e Al Kaedes kishin ikur ne Pakistan, ku po thurnin komplote per sulme te reja, nderkohe qe Talebanet ishin rigrupuar dhe kishin kaluar ne mbrojtje. Komandantet e ushtrise sone paralajmeruan se pa nje strategji te re dhe masa vendimtare, ne mund te perballeshim me rigjallerimin e Al Kaedes dhe Talebaneve, te cilet do te kontrollonin nje pjese te madhe te Afganistanit. Per kete arsye, si nje prej vendimeve me te veshtira qe kam marre si president, urdherova shtimin e trupave ne Afganistan me 30,00 te tjere. Kur e bera publik kete vendim ne Uest Point (Akademia Ushtarake e Shteteve te Bashkuara), vendosem objektiva te qarta: te riperqendroheshim te Al Kaeda, te kontrollonim vrullin e Talebaneve dhe te trajnonim forcat afgane te sigurise per te mbrojtur vendin e tyre. Bera te qarte gjithashtu se angazhimi yne nuk do te ishte i pacaktuar ne kohe dhe se do te nisnim te terhiqnim trupat tona ne korrik te ketij viti. Sonte mund t'ju them se po e permbushim kete angazhim. Fale ushtarakeve dhe ushtarakeve tona te jashtezakonshme, personelit tone civil, si dhe shume partnereve tane te koalicionit, ne po permbushim synimet tona. Si rrjedhoje, duke nisur nga muaji tjeter, do te mund te heqim 10,000 nga trupat tona nga Afganistani deri ne fund te ketij viti, dhe deri veren e vitit tjeter do te sjellin ne shtepi 33,000 trupa, duke rikuperuar ate qe une shpalla ne Uest Point. Pas pakesimit fillestar, trupat tona do te vazhdojne te kthehen ne shtepi ne menyre graduale, ndersa drejtimi merret ne dore nga forcat afgane te sigurise. Misioni yne do te ndryshoje nga mision lufte ne mision mbeshtetjeje. Ky proces kalimi do te perfundohet deri ne vitin 2014 dhe populli afgan do te jete vete pergjegjes per sigurine e tij. Po e nisim kete terheqje nga nje pozicion force. Al Kaeda eshte ne me shume trysni se cka qene ndonjehere qe nga 11 Shtatori. Se bashku me pakistanezet, kemi asgjesuar me shume se gjysmen e drejtuesve te Al Kaedas. Dhe fale profesionisteve tane te sherbimit informativ dhe Forcave Speciale, vrame Osama bin Laden, i vetmi udheheqes qe ka njohur ndonjehere Al Kaeda. Kjo ishte fitore per gjithe ata qe kane sherbyer qe nga 11 shtatori. Nje ushtar e permblodhi shume mire duke thene: "Mesazhi", - tha ai, - "eshte se ne nuk harrojme. Do te japesh llogari, pavaresisht se sa kohe duhet per ta realizuar kete."

Informacioni qe morem nga kompleksi i bin Laden tregon se Al Kaeda eshte ne sforcim tejet te madh. Bin Laden shprehu shqetesimin se Al Kaeda nuk kishte qene ne gjendje te zevendesonte me efikasitet terroriste me pervoje qe ishin vrare, dhe se Al Kaeda kishte deshtuar ne perpjekjet per ta pershkruar Ameriken si komb ne lufte me Islamin - duke shteruar keshtu mbeshtetjen e gjere. Al Kaeda vazhdon te jete e rrezikshme, dhe duhet te jemi vigjilente kunder sulmeve. Por, e kemi vendosur Al Kaeden ne rrugen e mundjes, dhe nuk do ta ulim vrullin derisa puna te perfundoje. Ne Afganistan, u kemi shkaktuar Talebaneve humbje serioze dhe u kemi marre nje numer te madh bastionesh. Bashke me valen tone te shtimit te trupave, aleatet tane kane shtuar perkushtimin e tyre, gje qe ndihmoi ne stabilizimin e metejshem te vendit. Forcat afgane te sigurise jane shtuar me 100,000 trupa dhe ne disa provinca e bashki kemi nisur tashme kalimin e pergjegjesise se sigurise ne duart e popullit afgan. Perballe dhunes dhe kercenimit, afganet po luftojne e vdesin per vendin e tyre, duke vendosur forca vendore policore, duke hapur tregje e shkolla, duke krijuar mundesi te reja per grate dhe vajzat, si dhe duke u perpjekur ta kalojne faqen e luftes prej dekadash. Natyrisht qe mbeten sfida shume te medha. Ky eshte fillimi - por jo fundi - i perpjekjes sone per t'i dhene fund kesaj lufte. Na duhet te bejme pune te madhe per te mbajtur fort fitoret qe kemi arritur, nderkohe qe terheqim forcat tona dhe kalojme pergjegjesine per sigurine ne duart e qeverise afgane. Majin e vitit tjeter, ne Cikago, do te mbajme nje samit me aleatet dhe partneret tane te NATO-s per t'i dhene forme fazes tjeter te ketij kalimi. E dime ne fakt se paqja nuk mund te vije ne nje vend te tille qe ka njohur kaq shume lufte, pa u shoqeruar me marreveshje politike. Prandaj, duke forcuar qeverine dhe forcat e sigurise afgane, Amerika do te bashkohet me nismat per pajtimin e popullit afgan, perfshire Talebanet. Qendrimi yne ne keto bisedime eshte i qarte: Ata duhet te udhehiqen nga qeveria afgane dhe ata qe duan te jene pjese e nje Afganistani paqesor duhet te shkeputen nga Al Kaeda, te braktisin dhunen dhe te veprojne ne perputhje me kushtetuten afgane. Por, pjeserisht per shkak te perpjekjeve tona ushtarake, kemi arsye te besojme se perparimi eshte i mundshem.

Synimi qe kemi eshte i arritshem dhe mund te shprehet thjesht: Nuk ka strehe te sigurt nga e cila Al Kaeda apo celulat e saj te mund te hedhin sulme kunder tokes sone apo aleateve tane. Nuk do te perpiqemi ta bejme Afganistanin vend te perkryer. Nuk do te ruajme rruget e tij apo patrullojme ne malet e Afganistanit pafundesisht. Kjo eshte pergjegjesi e qeverise afgane, e cila duhet te perdore gjithe aftesite e saj me te mira per te mbrojtur popullin e vete, dhe te levize nga ekonomia e formesuar nga lufta ne nje qe mund te ruaje paqe te qendrueshme. Ajo qe mund te bejme ne, dhe qe do ta bejme, eshte ndertimi i nje partneriteti te vazhdueshem me popullin afgan - nje partneritet qe siguron se ne do te jemi ne gjendje te veme ne shenjester terroristet dhe te mbeshtesim nje qeveri sovrane afgane. Sigurisht, perpjekjet tona duhet te shqyrtojne gjithashtu strehet e sigurta per terroristet ne Pakistan. Nuk ka vend me te rrezikuar nga prezenca e ekstremisteve te dhunshem se ai, prandaj do te vazhdojme te shtyjme Pakistanin te zgjeroje pjesemarrjen ne sigurimin e nje te ardhmeje me paqesore per kete rajon te shkaterruar nga lufta. Do te punojme me qeverine pakistaneze per te crrenjosur kancerin e ekstremizmit te dhunshem dhe do te kembengulim qe ajo t'u qendroje angazhimeve te veta. Sepse nuk duhet te kete dyshim qe per sa kohe une te jem president, Shtetet e Bashkuara nuk do te tolerojne kurre strehe te sigurte per ata qe synojne te na vrasin. Ata nuk mund te na shmangin, as nuk mund t'i shpetojne drejtesise qe meritojne. Bashkekombesit e mi amerikane, ky ka qene nje dhjetevjecar i veshtire per vendin tone. Kemi mesuar perseri koston e thelle te luftes - kosto qe eshte paguar nga afro 4 500 amerikane qe kane dhene jetet e tyre ne Irak, dhe mbi 1 500 qe kane bere te njejten gje ne Afganistan - burra dhe gra qe nuk do te shikojne per se gjalli lirine te cilen ata mbrojten. Mijera te tjere jane plagosur. Disa kane humbur gjymtyret ne fushen e betejes dhe te tjere luftojne akoma me demonet qe i kane ndjekur pas ne shtepite e tyre. Megjithate, sonte na qeteson ideja se vala e luftes po bie. Me pak vajza e djem tanet po sherbejne ne drejtim te rrezikut. E kemi perfunduar misionin tone luftarak ne Irak, me 100 000 trupa amerikane tashme te larguara nga ai vend. Edhe pse do te kete dite te erreta perpara ne Afganistan, arrijme te shohim ne distance driten e paqes se sigurte. Keto luftera te gjata to te perfundojne me pergjegjesi.

Nderkohe qe kjo ndodh, ne duhet te mesojme prej tyre. Tashme ky dhjetevjecar lufte ka bere qe shume te vene ne pikepyetje natyren e angazhimit amerikan ane e mbane botes. Disa kerkojne qe Amerika te terhiqet nga pergjegjesia si spirance e sigurise globale, dhe te kaloje ne izolim qe nuk i ve veshin kercenimeve te verteta me te cilat perballemi. Disa te tjere do te donin qe Amerika te mbi zgjerohet, duke u perballur me cdo te keqe qe gjendet pertej kufijve te saj. Duhet te skicojme nje drejtim me ne qender. Ashtu si breza perpara nesh, duhet te perqafojme rolin e vetem te Amerikes ne rrjedhen e ngjarjeve njerezore. Por duhet te jemi po aq pragmatiste sa c'jemi pasionante; po aq strategjike sa c'jemi te vendosur. Kur na kercenojne, duhet te pergjigjemi me force - por kur kjo force te mund te shenjohet, nuk eshte nevoja te zbarkojme ushtri te medha jashte shtetit. Kur behet kasaphane me te pafajshmit e rrezikohet siguria globale, nuk eshte nevoja te zgjedhim mes te qendruarit duarkryq duke pare apo te vepruarit vete. Perkundrazi, duhet te organizojme veprim nderkombetar, sic po bejme ne Libi, ku nuk kemi asnje ushtar te vetem ne terren, por po mbeshtesim aleatet ne mbrojtjen e popullit libanez dhe po u japim atyre mundesine te percaktojne fatin e tyre. Ne gjithcka qe bejme duhet te kujtojme se ajo qe na vecon eshte jo vetem pushteti yne - jane parimet mbi te cilat eshte themeluar bashkimi yne. Jemi komb qe i sjell para drejtesise armiqte e vet duke iu permbajtur shtetit ligjor dhe duke respektuar te drejtat e gjithe shtetasve te vete. Mbrojme lirine dhe mireqenien tone duke e perhapur ate te te tjeret. Nuk qendrojme si perandori, por per vete vendosmeri. Kjo eshte arsyeja se perse kemi pjese ne aspiratat demokratike qe po perfshijne tashme boten arabe. Ne do t'i mbeshtesim ato revolucione me besnikeri ndaj idealeve tona, me fuqine e shembullit tone dhe me besimin e patundur se te gjithe qeniet njerezore meritojne te jetojne ne liri e me dinjitet.

Mbi te gjitha, jemi kombi fuqia e te cilit jashte kufijve tane eshte ankoruar per mundesite e shtetasve tane brenda kufijve. Gjate dhjetevjecarit te kaluar, kemi shpenzuar nje triliarde dollare per luften, ne nje kohe me shtim borxhi e ekonomi te veshtire. Tani duhet te investojme ne burimin me te madh te Amerikes - popullin tone. Duhet te lirojme risine qe krijon vende pune dhe industri te reja, duke jetuar brenda mundesive qe kemi vete. Duhet te rindertojme infrastrukturen tone dhe te gjejme burime te reja e te pastra per energjine. Dhe mbi te gjitha, pas nje dhjetevjecari debati pasionant, duhet te rikapim qellimin e perbashket qe kemi pasur ne fillimin e kesaj kohe lufte. Sepse kombi yne merr fuqi nga ndryshimet qe ka brenda vetes, dhe kur bashkimi yne eshte i forte nuk ka asnje koder shume te pjerret, nuk ka asnje horizont pertej fushepamjes sone.

Amerike, ka ardhur koha te perqendrohemi ne ndertimin e kombit tone ketu ne shtepi. Ne kete perpjekje, marrim frymezim nga bashkekombesit tane qe kane sakrifikuar kaq shume ne emrin tone. Trupave tane, veteraneve tane dhe familjeve te tyre, flas per gjithe amerikanet kur them se do te kemi besim te shenjte te ju dhe do t'ju ofrojme kujdesin e perfitimet dhe mundesite qe meritoni. Takova disa prej ketyre patrioteve ne Fort Kempbell. Pak kohe me pare, fola me Airborne 101 (Divizion amerikan i kembesorise) qe ka luftuar per te sjelle ndryshime ne Afganistan, dhe me skuadren qe vrau Osama bin Laden. Duke qendruar perpara nje modeli te kompleksit te bin Laden, forcat e bashkuara SEAL te Marines qe drejtuan ate perpjekje bene nderime per ata qe kishin humbur - motra dhe vellezer ushtarake emrat e te cileve jane shkruar tani ne bazat ku trupat tona ruajne jashte shtetit, dhe ne epitafe ne qoshe te qeta te vendit tone ku kujtimi i tyre nuk do te shuhet kurre. Ky oficer - si shume te tjere qe kam takuar ne bazat ne Bagdad dhe Bagram, dhe ne Uolter Rid (Walter Reed- qendra spitalore e ushtrise) dhe Spitalin Detar te Bethesdes - foli me perulje se si njesia e tij punoi si nje e vetme e bashkuar, ne varesi te njeri-tjetrit, me besim te njeri-tjetri, sic ben nje familje ne kohe rreziku. Ky mesim ia vlen te mbahet mend - qe te gjithe jemi pjese e familjes se vetme amerikane. Edhe pse kemi njohur mosmarreveshje dhe ndasi, jemi te lidhur bashke permes kredos se shkruar ne dokumentet e themelimit tone, dhe me bindjen se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi qe mund te arrije cfaredo synimi qe i vendos vetes. Tani, le te perfundojme punen qe kemi ne dore. Le t'i perfundojme me pergjegjesi keto luftera, dhe te rishpallim Endrren Amerikane qe eshte ne qender te historise sone. Me besim ne kauzen tone, me besim te bashkeshtetasit tane dhe me shprese ne zemrat tona, le t'i kthehemi punes se zgjerimit te premtimit te Amerikes - per kete brez dhe tjetrin.

* Fjala e mbajtur mbi te ardhmen ne Afganistan
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi