ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maks Velo: Ndjesa publike e Kongolit nuk ka vlerė, Safo Marko mė spiunoi edhe mua

Shko poshtė

07072011

Mesazh 

Maks Velo: Ndjesa publike e Kongolit nuk ka vlerė, Safo Marko mė spiunoi edhe mua Empty Maks Velo: Ndjesa publike e Kongolit nuk ka vlerė, Safo Marko mė spiunoi edhe mua




Maks Velo: Ndjesa publike e Kongolit nuk ka vlerė, Safo Marko mė spiunoi edhe mua MAKS-VELO-DHE-FATOS-KONGOLI-300x146 Maks Velo ėshtė njė ndėr ata qė e ka ndjerė komunizmin deri nė palcė. Njė arkitekt- piktor qė u dėnua me dhjetė vjet burg pėr “agjitacion e propagandė”. U dėnua jo vetėm me burg, tė cilin e kreu nė njė nga burgjet mė famėkeq, atė tė Spaēit, por dhe me djegien e punėve tė tij.Ndėrsa ende ėshtė i gjallė debati mbi librin e shkrimtarit Fatos Kongoli, “Iluzione nė sirtar”, ku ai rrėfen se ka qenė dėshmitar nė gjyqin e ishkolegut tė shtėpisė botuese “Naim Frashėri”, Hysenil Dume, Velo thotė se debate tė tilla i bėjnė mirė shoqėrisė. Sa i takon ndjesės publike tė shkrimtarit, Velo thotė se do tė kishte qenė mė e udhės qė Kongoli t’i kėrkonte ndjesė Hysenil Dumes sa qe gjallė apo familjarėve tė tij. Velo tregon pėr bashkėpunimin e artistėve me Sigurimin e Shtetit dhe nė veēanti rastin e piktores Safo Marko, e cila rezulton tė jetė agjentja (“Sh”), e cila ishte shkaku i vėrtetė i dėnimit tė Hysenil Dumes. Sipas tij, ajo nuk ishte e shtrėnguar tė bashkėpunonte por ishte bashkėpunėtore e zellshme.
Z. Velo, keni bėrė vite burg me akuzėn “agjitacion e propagandė”… Dikush ju spiunoi edhe juve.. Ē’ndjesi ju pėrcjellin historitė me dėshmitarė tė rremė e agjentė, aq mė tepėr nėse ata janė artistė…?
I lexoj me ėndje dhe vazhdoj tė shoh si nė njė radiografi kancerin e pashėrushėm tė shoqėrisė shqiptare. Agjentėt qė u mobilizuan nga Sigurimi, denoncuesit dhe dėshmitarėt qė dolėn nė gjyq janė mbi 30.
Njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura se fundmi ėshtė ajo “Kongoli”, ē’mendoni pėr gjithė kėtė zhurmnajė? Ėshtė kjo e justifikuar apo janė tė gjitha debate tė kota?
Pėr mua ėshtė e justifikuar. Nuk ėshtė zhurmnajė. Nuk janė debate tė kota. Shoqėria jonė ka shumė nevojė pėr kėto diskutime. Duhet tė mėsohemi tė kuptojmė se e liga, poshtėrsia, krimi nuk fshihen kurrė. Vjen njė moment qė ato dalin nė shesh dhe duhet tė pėrgjigjesh.
Si ju duket kjo ndarje nė dy “kampe” e opinionit mbi kėtė ēėshtje?
Alma, mė duket se nuk ka njė ndarje nė dy kampe, jo. Ka ndarje nė parcela private, nė kampe pafund, se edhe kėtu secili diskuton sipas interesit personal, secili do tė mbulojė diēka apo tė pėrfitojė diēka. Kėshtu jemi ne… Diskutimet parimore dhe principale te ne janė shumė tė vėshtira. Kjo sepse jemi akoma popull nė formim. Humbėm 500 vjet nė kohėn mė tė artė, mė me vlerė; me kokėn futur nė kazanin e hallvės. Kurse Europa po kalonte Rilindjen dhe fillimet e Kapitalizmit.
Personalisht, si ju duket rrėfimi i Kongolit? Njė gjest qytetar, njė pastrim ndėrgjegjeje, njė megalomani….?
Janė tė tria bashkė.
E njihni personalisht Kongolin, ē’mendim keni pėr tė?
E njoh tani… Nė kohėn e diktaturės kishim vetėm njė pėrshėndetje. Ėshtė shkrimtar shumė i aftė.
I biri i Hysenil Dumes, nė gjyqin e tė cilit Kongoli doli dėshmitar, ėshtė shprehur se Kongoli ka bėrė ndjese publike, por nuk u ka kėrkuar atyre falje. Mos do tė kishte qenė mė e udhės njė falje personale, se sa kaq publike?
Po, djali i Hysenilit ka tė drejtė. Fatosi po ta kish ndjerė vėrtetė do tė kishte shkuar ta takonte Hysenil Dumen pas daljes nga burgu dhe nė gjunjė t’i kėrkonte falje. Kėtė nuk e bėri. Duhet tė paktėn tani vonė, para se tė shkruante librin t’i dėrgonte njė letėr familjes, djemve dhe gruas dhe t’ju kėrkonte falje. As kėtė nuk e bėri. Pastaj tė na e rrėfente neve historinė. Nė kėtė rast ndjesa publike nuk ka vlerė, pa ndjesėn qė i kėrkohet atij qė i ėshtė shkaktuar vuajtja.
Po bėhen ca si shumė shkrimtarėt e artistėt qė kanė dalė si dėshmitarė tė rremė nėpėr gjyqe apo kanė qenė agjentė tė sigurimit. Vėrtetė kaq shumė kanė qenė!?
Po, kanė qenė shumė, ėshtė e trishtueshme po ėshtė e vėrtetė. Shifra prej 250 ėshtė e vėrtetė. Por, duhet tė kemi parasysh se kjo shifėr ėshtė kur Lidhja u bė masovike dhe kish mbi 1000 anėtarė, ish-perandoria e Dritėro Agollit dhe Kujtim Buzės. Nė vitet gjashtėdhjetė Lidhja kishte afro 200 anėtarė (flas pėr vitin 1967 kur unė u bėra anėtar si arkitekt dhe piktor). Jam i bindur pėr njė gjė, se nuk ka Shoqatė Artistėsh apo Shkrimtarėsh nė gjithė historinė e njerėzimit, qė tė ketė aq karakteristika kriminale si ajo e jona. Kryetari i Lidhjes sė Bashkimit Sovjetik, Fadejevi, mbas vdekjes dhe publikimit tė krimeve tė Stalinit vrau veten. Kurse kėta tanėt na u bėnė demokratė tė flaktė. Edhe nė kurrikulat e shoqatave simotra tė Lindjes Komuniste nuk ka njė organizatė tė tillė. Madje as nė Kinėn e Revolucionit Proletar Kinez. Kinezėt i dėnonin vetėm me riedukim. Kjo vinte kryesisht pėr arsye historike. Mos harrojmė se 500-vjetėshi i pushtimit Osman na ka shpėrfytyruar dhe na ka shpartalluar ekonomikisht, moralisht dhe psikologjikisht. Jam shume kurioz dhe kam bindjen se ėshtė njė gjė e domosdoshme, shkrimi i Historisė sė Lidhjes, me gjithė arritjet dhe krimet e saj. Qė nė fillesat e saj, derisa u shkri. Ai qė thurte gjithė intrigat, ishte sekretari i Pėrgjithshėm, Kujtim Buza, njeriu mė i besuar nė kryesinė e Lidhjes. Kujtimi ishte i lidhur direkt me Nexhmie Hoxhėn dhe Ministrinė e Brendshme.
Ēfarė i shtynte tė bėheshin palė, pasiguria, mediokriteti, ndonjė njollė nė biografi..?
Tė gjitha bashkė… Arsyet kryesore tė kėtij degradimi ishin injoranca dhe ligėsia, mentaliteti oriental, po mbi tė gjitha mungesa e njė integriteti moral. Kėto vazhdojnė edhe sot, prandaj nuk bėjmė dot as demokraci. Ka shumė arsye, njė nga mė tė padukshmet ėshtė dėshira e pashprehur qė popullsia me karakteristika rurale tė bėhet qytetare. Ai njeri bėn luftė tė tmerrshme qė tė bėhet qytetar. Ka kohė qė mė gėrryen mendimi: Pse fshati im, Dardha, njė fshat i jashtėzakonshėm qė i rezistoi turkut, qė kish mbi 20 ikonografė, me fotografė tė shquar nė vitin 1910, me personalitete dhe shumė profesionistė nga mė tė shquarit, degradoi nė kohen e komunizmit nė njė nivel mjeran. Me shumė spiunė, me torturues nėpėr degėt e brendshme, gjeneralė vrasės, universitarė pa moral, shkrimtarė spiunė, arkitektė tė bllokut etj., etj. Janė mbi 25 familje… pse.. pse..? Janė ata qė komandojnė edhe sot.
Besoj se duhet tė keni njohur shumė tė tillė gjatė kohės sė burgut…
Kam njohur shumė, shumė. Po kam shkruar njė libėr “Kohė Antishenjė”, qė i tregoj tė gjitha rastet. Kėtu nuk ėshtė vendi. Po tė tregoj vetėm njė rast qė ėshtė edhe pėr tė qeshur. Nė Spaē, njė kohė drejtoja punimet pėr objektin e ambulancės. Tekniku i lirė i Ndėrmarrjes sė Lezhės, ishte njė zotni burrė, sillej shumė mirė, po mė kish porositur: “Maksi, thasėt e ēimentos mos i gris, m’i mblidh se i kėrkojnė me numėr..” Edhe unė kėtė porosi ia kisha dhėnė brigadės. Ishim gjithsej 15 veta. Aty kisha edhe njė fshatar nga njė fshat i Gramshit, Hysniun, i cili ishte tip i qeshur dhe mė kujtonte xhaxhanė e Dardhės, Pandin. Kur numėroja thasėt mė dilnin gjithmonė mangėt, njė ose dy. Njė ditė vjen Operativi, mbledh brigadėn, na vė nė rresht, nxjerr para brigadės Hysniun dhe fillon t’i bėrtasė…: “O po merr vesh ti apo jo, o po tė kam thėnė disa herė.. nuk dua informata prej teje.. o Hysni se do tė tė dėrgoj nė Burrel.. ē’janė kėto letra nė thasė ēimento.. se mė bllokove edhe kutinė e postės… akoma nuk ke vėnė mend.. Prandaj edhe tė dėnuam, se na e bėre fshatin ēorap…do vesh mend..” Operativi iku i nxehur. Hysniu mė kish grisur thasėt. Se germat i bėnte tė mėdha, shumė tė mėdha kur shkruante dhe i duhej njė letėr sa njė ēarēaf qė tė spiunonte shokėt.. Atėherė u qetėsova, e kuptova se ky ėshtė njė popull i sėmurė…, qė nuk rri dot pa spiunuar.
Kohėve tė fundit kanė dalė fakte tė reja, sipas tė cilave edhe piktorja Safo Marko ka qenė bashkėpunėtore me Sigurimin e Shtetit. E dinit ju apo kolegėt tuaj njė fakt tė tillė? I ruheshit?
E kam njohur Safo Markon qysh nė vitin ’60. Shpesh uleshim e pinim kafe te klubi i shkrimtarėve dhe artistėve. Ishte njė grua e respektuar gruaja e Petro Markos, e bukur, e menēur, e aftė. Ishte njė nga ilustratoret mė tė mira tė kohės, realizonte pllakate shumė tė mira, madje ajo ka realizuar edhe pllakatin e Sigurimit tė Shtetit me krahėt e shqiponjės dhe syrin. Me pak fjalė, ishte njė kolege e nderuar dhe e respektuar. E kam njohur dhe tė bijėn e saj, Anitėn, kur ishte e vogėl, madje i kam shkuar edhe kur hapi njė ekspozitė nė teatrin e Kukullave. Mė pas, nė vitin 1975 mora vesh qė i kishin burgosur tė birin, Jamarbėrin, tė cilin nuk e kam njohur per-sonalisht. Llambi Blindo nguli kėmbė aso kohe qė t’i shkonim nė shtėpi. U ēudita me thėnė tė drejtėn nga kjo kėmbėngulje, megjithatė i shkuam pėr vizitė. Unė kam qenė shumė i kujdesshėm e nuk mbaj mend tė kem thėnė ndonjė politike, vetėm qė duhet durim pėr ta kaluar kėtė situatė. E ka besuar se ajo ishte agjente vetėm kur mė arrestuan. Kur nė Hetuesi Dhimitėr Shkodrani mė merrte nė pyetje, kthehesha pas nė jetėn time, bėja tė gjitha lidhjet dhe kuptova se dhe Llambi dhe Safoja ishin agjentė dhe shtytja e tij pėr t’i bėrė vizitė Safos, nuk ishte e kotė. Ishte dhjetor i vitit 1979. Nė burg mora vesh se edhe e bija ishte agjente dhe i biri kishte folur nė burgun e Ballshit.
Mendoni se ka qenė e detyruar ta bėjė njė gjė tė tillė?
Jo, nuk e besoj kėtė. Safo Marko nuk ka qenė e detyruar, pėrkundrazi ka qenė shumė e zellshme, aq sa shkonte vetė atje dhe nė fillim e kanė pėrzėnė, sepse thoshte gjėra tė paqena. Rasti i Safos ėshtė shumė i veēantė. Do tė thoja se ajo nuk ėshtė normale. E them kėtė sepse nuk bėj dot pėrputhjen e asaj Safos artiste qė njihnim ne me Safon superagjente. Madje, pėrveē problemeve qė i biri kishte, mendoj se ajo e ka futur nė burg edhe pėr kėtė arsye. Njė njeri normal nuk e bėn kėtė. Rasti i familjes Marko ėshtė shumė i veēantė dhe mė vjen keq. Kur hapi ekspozitėn te “Zenit”, shkova dhe e vizitova, mund dhe tė mos e kisha bėrė… Por kam njė kėshillė pėr Safon. E kėshilloj tė kėrkojė falje. Nėse ajo nuk ėshtė nė gjendje, atėherė ta bėjė e bija, Nita, dhe ajo tė vdesė e qetė. Sepse nė jetėn e tyre ka dy etapa, ajo e spiunimit dhe ajo qė vjen pas saj. Kėta njerėz duhet tė kėrkojnė falje qė tė bien nė paqe.
Tė gjitha kėto raste na risjellin nė vėmendje ēėshtjen e hapjes sė dosjeve, ku mendimet gjithashtu janė nga mė tė ndryshmet. Ē’mendoni? Ėshtė koha pėr tė ndėrmarrė njė akt tė tillė apo mund tė shpėrthente ndonjė “luftė e vogėl civile”, sepse dosjet mund tė zbulojnė ēudira..?
Po, koha ėshtė qė dosjet tė hapen. E kam theksuar gjithmonė. Bile jemi shumė vonė. Mos ki frikė Alma se asnjė lloj “lufte civile” nuk plas, as e vogėl as e madhe. Sa pėr ēudira, ne i kemi me thasė, ēdo ditė, sa jemi bėrė vetėm “vendi i ēudirave”. Kjo tregon sa e vėshtirė ėshtė tė jesh shtet normal, ku tė mos ketė ēudira…
Agjentja “Sh”
Maks Velo: Ndjesa publike e Kongolit nuk ka vlerė, Safo Marko mė spiunoi edhe mua Agjentja-sh-153x300Agjentja “Sh” hyri nė lojė kur drejtori i Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, Kastriot Dervishi, u shpreh nė njė gazetė tė pėrditshme se kishte qenė pikėrisht ajo qė e kishte “zhytur” Hysenil Dumen, e jo Fatos Kongoli, i cili kishte qenė vetėm njė koperturė pėr agjentėt e vėrtetė. Pas kėsaj deklarate tė Dervishit, i biri i Hysenil Dumes do tė nxirrte identitetin e vėrtetė tė agjentes “Sh”, e cila ishte piktorja Safo Marko, bashkėshortja e shkrimtarit Petro Marko. Safo ka qenė njė nga ilustratoret mė tė mira tė librave nė Shqipėri dhe njė nga piktoret e pakta femra qė operonte kryesisht me pllakatin. Ekspozitėn e saj tė fundit ajo e hapi 3-4 vjet mė parė nė galerinė “Zenit”. Momentalisht ajo ėshtė nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi