ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debati nė Byro nė 1979: Ballistėt s’ishin lepuj, Luftėn nuk e ka bėrė vetėm Mehmet Shehu

Shko poshtė

27112011

Mesazh 

Debati nė Byro nė 1979: Ballistėt s’ishin lepuj, Luftėn nuk e ka bėrė vetėm Mehmet Shehu Empty Debati nė Byro nė 1979: Ballistėt s’ishin lepuj, Luftėn nuk e ka bėrė vetėm Mehmet Shehu





Debati nė Byro nė 1979: Ballistėt s’ishin lepuj, Luftėn nuk e ka bėrė vetėm Mehmet Shehu Hoxha-ne-mbledhje-byroje1-267x300
Enver Hoxha gjate takimit te perditshem me sekretaret e komitetit qendror te partise se punes se shqiperise
Dokumenti i mbledhjes se sekretarėve tė KQ, 7 marsit 1979.

“Nuk ėshtė e vėrtetė qė njė kalama partizan zuri rob nė ferrė komandantin e ballistėve tė Dunicės.”

Njė shkrim i zakonshėm i shtypit tė pėrditshėm, nė pėrkujtim tė betejės sė Dunicės nė mars tė vitit ’79, ngacmon pasionin e Enverit pėr luftėn dhe bėhet objekt debati nė takimin ditor tė sekretarėve tė KQ. Ai, komandanti dhe komisari i Lėvizjes Nacionalēlirimtare, artikuluesi mė i zellshėm i vlerave tė saj, kėtė radhė ndihet keq me mėnyrėn si hiperbolizohet njė nga betejat e zakonshme tė luftės. As mė pak e as mė shumė, njeriu qė ka trazuar ndjenjat e Enverit, ėshtė njėri nga veteranėt qė ka publikuar njė version absurd tė betejės sė Dunicės, ku sipas tij nė pėrballje me 500 ballistė, 475 syresh u zunė rob dhe 70 tė tjerė u vranė! “Kėshtu jo!”, revoltohet udhėheqėsi, duke argumentuar tė kundėrtėn e pohimeve tė artikullshkruesit me kujtimet e tij. “Unė e di luftėn e Dunicės, shprehet Enveri, di forcat e Haki Blloshmit dhe tė beut tė kėtij fshati tė Mokrės. Forca e tyre nuk shkonte mė tepėr nga 30 apo 40 veta. Kur u grumbulluan kėta “500 ballistė” qė flinin nė Dunicė? Komandanti i tyre, sipas atij qė shkruan artikullin, qenka zėnė nė njė ferrė nga njė kalama i vogėl!”. Nė procesverbalin e takimit ditor tė 7 marsit ’79 nė zyrėn e Enverit, qė zbardhim sot, krahas refleksioneve pėr betejėn e Dunicės, pasqyrohen porositė e udhėheqėsit pėr ta vėnė procesin e shkrimit tė historisė sė Luftės Nacionalēlirimtare nėn kontrollin e rreptė tė KQ tė Partisė. Me sa duket nga dokumenti, pėrtej ngjarjes sė Dunicės, Enveri preokupohet edhe pėr ēėshtje tė tjera, qė kanė tė bėjnė me kėtė “kapitull tė lavdishėm tė partisė komuniste shqiptare”. Jo rastėsisht atė e shqetėson fakti qė botimet historike ēdo meritė tė luftės ia dedikojnė Brigadės sė Parė, pas tė cilės fshihet emri i Mehmet Shehut. Pavarėsisht se kėtij tė fundit nuk ia pėrmend emrin, Enveri nuk mund ta fshehė makthin pėr njė lloj dualizmi me heroin e brigadave internacionaliste tė Spanjės, i cili udhėhoqi njėsinė e parė antifashiste…

DOKUMENTI
(Takim ditor i sekretarėve tė KQ, e mėrkurė, 7 mars 1979)


Marrin pjesė shokėt Enver Hoxha, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Hekuran Isai dhe Prokop Murra.
Pėrse u bisedua?
Problemi i parė: Shoku Prokop Murra informon pėr punimet e plenumit tė Komitetit tė Partisė tė Rrethit tė Fierit pėr disa probleme tė bonifikimit tė Hoxharės, pėr disa masa organizative jo tė pėrshtatshme nė drejtim tė varėsisė sė disa reparteve artizanale nga Ministria e Industrisė dhe Minierave, pėr problemin e ēmimit tė margarinės, pėr disa mungesa tė industrisė mekanike pėr t’i ardhur nė ndihmė SMT-ve, si dhe pėr disa probleme tė naftės pėr punimet sizmike.
Problemi i dytė: Mbi punėn jo tė mirė qė po bėhet pėr shkrimin e ngjarjeve tė Luftės Nacionalēlirimtare.
PROKOP MURRA: Mėnyra e punimit tė materialeve tė Plenumit tė KQ nė rrethin e Fierit mua m’u duk se ishte e pėrshtatshme dhe e drejtė, shokėt ishin parapėrgatitur dhe niveli i mbledhjes ishte diēka mė i mirė se herėt e tjera…
ENVER HOXHA: Flasim tani pėr kėtė pikėn e dytė mbi punėn e dobėt qė ėshtė duke u bėrė pėr dokumentimin e ngjarjeve tė Luftės Nacionalēlirimtare.
RAMIZ ALIA: Akoma, shoku Enver, kemi mungesa sidomos nė mėnyrėn si shkruhet nė shtyp pėr ngjarjet e luftės. Vihet re njė farė mbivlerėsimi e njė lloj lustre nė kėto trajtesa.
ENVER HOXHA: Ėshtė diēka jo e dobishme kur faktet mbulohen me lustėr. Sa mė mirė tė ma paraqesin diēka qė nuk vete si duhet, aq mė i shqetėsuar jam. Jam i shqetėsuar jo se nuk besoj, por se mė vjen keq kur mė shkruhet pėr disa gjėra sikur unė tė isha i ri pėr to dhe tė mos i dija. Si vajtkan punėt “shkėlqyeshėm” dhe pa asnjė tė metė!
E kam thėnė edhe njė herė tjetėr, po e pėrsėris edhe tani, qė pėr ngjarjet e Luftės Nacionalēlirimtare, duhet parė kush mund tė shkruajė. Kam kėrkuar informata se kush mund tė shkruajė mė mirė pėr ngjarjet dhe historinė e luftės sonė, por kjo punė duhet tė bėhet duke vendosur edhe njė kontroll tė fortė. Lufta Nacionalēlirimtare filloi nga njėsitė guerile, pastaj u formuan ēetat partizane, batalionet, brigadat. Unė kam qenė Komandant i Pėrgjithshėm, kam qenė pėr njė kohė edhe komisar politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare dhe e di se si u krijuan brigadat. Ato u krijuan kur ushtria ishte ngritur nė kėmbė. Shtabi i Pėrgjithshėm hartoi njė plan tė posaēėm pėr krijimin e brigadave njėra pas tjetrės, duke porositur dėrgimin nga vise tė ndryshme tė vendit tė njėqind ose pesėqind partizanėve me tė cilėn u krijuan brigadat. S’ėshtė e vėrtetė qė lufta te ne filloi menjėherė nga brigadat. Ajo ka filluar nga njėsitė guerile, nga ēetat, nga batalionet. Para se tė formoheshin brigadat, lufta ėshtė vazhduar me batalione e me ēetat territoriale qė ishin mjaft aktive. Njėsitė e Luftės Nacionalēlirimtare kanė luftuar edhe nė prapavijat e armikut, sidomos ēetat kanė bėrė kėrdinė mbi armikun. Kėshtu ėshtė rrjedhimi i ngjarjeve. Nė luftė ka pasur bashkėpunim tė ngushtė edhe nė mes brigadave dhe batalioneve me terrenin.
Sot lexova njė artikull, qė fliste pėr Brigadėn I Sulmuese. Kam mendimin se pėr ēdo brigadė duhet tė flitet me vend dhe tė mos dalė sikur ēdo gjė ėshtė bėrė nga Brigada I, kurse tė tjerat kanė qenė anėsore, se nuk ėshtė ky realiteti i luftės sonė. Nuk kam asgjė subjektive as pėr Brigadėn e parė, as pėr tė katėrtėn, as pėr tė tetėn, se pėr tė tjerat nuk flitet fare, por shqetėsohem pėr ruajtjen e pėrmasave dhe tė objektivitetit shkencor. Brigada I Sulmuese, thuhet nė artikull, vjen nga Qafa e Dervenit, nga Qafa e Gjarprit nėpėr borė, nėpėr shi, nėpėr tufan, nėpėr ato apo kėto kushte, hyn kėtej e del andej dhe paska marrė vesh nga batalioni “Reshit Ēollaku” (kjo gjė nuk ka shumė rėndėsi) qė nė Dunicė ishin mbledhur, hanin pula dhe pinin raki 500 ballistė! E keni lexuar?…
HYSNI KAPO: Po, po e lexuam.
RAMIZ ALIA: Po, shoku Enver e lexuam.
ENVER HOXHA: E qė thoni ju, nga kėta 500 ballistė, 475 na qenkan zėnė rob, 70 veta qenkan vrarė! Unė e di luftėn e Dunicės, di forcat e Haki Blloshmit dhe tė beut tė kėtij fshati, qė ėshtė nė Mokėr (nuk mė kujtohet emri tani), di gjithashtu se forca e tyre nuk mund tė shkonte mė tepėr nga 30 apo 40 veta. Kur qenkan grumbulluar kėta “500 veta” qė flinin nė Dunicė? Forcat e armikut nė Dunicė i rrethoi dhe i mundi batalioni. Ai po. Komandanti i atyre “500 ballistėve”, qė u zunė rob dhe u vranė, sipas atij qė shkruan artikullin, qenka zėnė nė njė ferrė nga njė kalama i vogėl, i cili i paska vėnė pėrpara! Njė ēunak i vogėl partizan e vė pėrpara komandantin e ballistėve! E po kjo ē’ėshtė? Tė shkruash kėshtu pėr kėto gjėra, nuk vete. Do tė lėmė ne njė farė Isak Mėrtiri qė ta shkruajė nė kėtė mėnyrė historinė e Luftės Nacionalēlirimtare?! Unė nuk jam dakord tė veprohet kėshtu. Duhen venė rregulla pėr kėtė punė. Historia e lavdishme e Luftės Nacionalēlirimtare duhet tė shkruhet qė nga kreu deri nė fund, duke njohur tė vėrtetėn se lufta filloi me njėsitė e vogla, tė cilat u rritėn e u bėnė brigada, u bėnė divizione, u bėnė korparmata etj. Nuk mund tė shkruhet historia kėshtu, duke i paraqitur ngjarjet me lustėr, por t’i themi ashtu siē janė. Sa vjen njė pėrvjetor dhe Ismail Radhima i kėput fėt e fėt njė artikull me “historira”! Kjo nuk ėshtė e drejtė.
HYSNI KAPO: Qenka e lezetshme kjo, shoku Enver. Njė ditėz, kur nuk ishte kėtu Ramizi, na folėt pėr kėtė ēėshtje dhe unė thirra shefin e Sektorit tė shtypit qė tė bėjė njė mbledhje pėr kėtė problem, por gjatė bisedės me tė mėsova se pėr tė folur e shkruar pėr brigadat u dashka tė japė autorizim Komiteti Kombėtar i Veteranėve tė luftės sė popullit shqiptar!
HEKURAN ISAI: Duhet tė autorizojė me njė fjalė Veli Dedi.
ENVER HOXHA: Jo, nuk ėshtė Veliu sekretar atje, por Ndreko Rinoja.
HYSNI KAPO: Po, Ndreko Rinoja ėshtė. Shefi i Sektorit tė shtypit tė aparatit tė KQ, Miti Tona, i kishte thėnė Ndrekos njė ditė kėtu nė aparat: ‘Janė kėto? Nuk jeni ju ai qė do tė caktoni se kush do tė flasė e kush do tė shkruajė. Kur mė vuri Miti nė dijeni pėr kėtė, i thashė se ke bėrė mirė qė ia vure nė dukje kėtė Ndreko Rinos.
ENVER HOXHA: Ē’domethėnė kjo?! Pastaj edhe kėto qė shkruhen duhen kontrolluar, mė duket mua. Cili i kontrollon kėto shkrimet e luftės, aparati i Komitetit Qendror?
RAMIZ ALIA: Ne kėtu shikojmė librat qė dalin, por jo artikujt qė botohen nė shtyp.
ENVER HOXHA: Nuk lejohet tė dalin artikujt kėshtu, ato qė shkruhen duhen vėrtetuar, duke u ruajtur edhe pėrmasat. Unė nuk jam dakord me mėnyrėn si veprohet tani. Nė qoftė se ti lufton me 500 ballistė dhe tė vriten vetėm dy partizanė, kjo tregon se ke pėrpara njė armik jashtėzakonisht tė dobėt, ke njė kope pėrpara dhe, nė qoftė se lufton me kėtė kope, ti nuk ke treguar ndonjė trimėri. Kėshtu ne i japim Luftės Nacionalēlirimtare njė pamje qė nuk e meriton. Shkruhet nė njė vend se njė ballist hipi mbi njė xhami dhe si pa gjė tė keqe ngriti flamurin e bardhė! Nė kėtė mėnyrė, duke dashur ta demaskojmė armikun si frikacak, e teprojmė aq fortė sa ulim luftėn heroike dhe pėrpjekjet e njėsive tona partizane nė luftė me armiqtė.
HYSNI KAPO: Kurse realiteti ėshtė krejt ndryshe, u vranė me mijėra njerėz, u pėrvėluan, u dogjėn e u shkatėrruan shtėpi nė ēdo rreth.
ENVER HOXHA: Si ėshtė e mundur tė shkruhet kėshtu? Po tė shkruajmė vetėm pėr njė njėsi tė Luftės Nacionalēlirimtare si nė rastin qė pėrmenda, atėherė lind pyetja po batalionet nė Gorė e nė Opar ēfarė bėnin, kur sulmi gjerman po pėrgatitej qė tė sulmohej kjo krahinė? Flinin kėta? Jo, nuk ėshtė kėshtu, ata kanė luftuar me heroizėm.
HYSNI KAPO: Edhe atje ka pasur njė shtab qarku qė ka kryer detyrat qė i shtronte Komanda e Pėrgjithshme.
ENVER HOXHA: Doemos.
HYSNI KAPO: Po edhe kėto qė thatė ju, shoku Enver, pėr pėrshėndetjen janė tė drejta. Unė sot e mora vesh.
ENVER HOXHA: Nuk ėshtė punė kjo.
HYSNI KAPO: Nė pėrgjithėsi e thashė unė qė dolėn mirė, por atje bien nė sy edhe tė metat qė duhet t’i kenė parasysh edhe instruktorėt kėtu, edhe Komiteti i Partisė atje nė rreth. Sot mė thanė se po tė shikosh raportin qė ka bėrė Maliq Sadushi, i cili ka qenė atje, vetėm tė shkėlqyer e bėnė gjendjen e Lushnjės. Asnjė tė metė nuk pėrmendi ai.
ENVER HOXHA: Po, po, pėr asnjė tė metė nuk na ka informuar ai, qė unė tė fle, por unė nuk fle. Duke konkluduar kėshtu, duke lėmuar “qoshet” dhe rrumbullakosur punėt, do tė flenė tė gjithė oficerėt dhe ushtarėt. Por kur tė vijė momenti i rrezikshėm, atėherė atdheut do t’i kanoset katastrofa, po tė veprohet kėshtu. Nė asnjė mėnyrė ne nuk i ulim vlerat reale, se po tė vepronim kėshtu, do tė kishim vrarė veten nė ēdo drejtim. A mund tė themi ne qė kemi nxjerrė naftėn e dynjasė, po bėjmė ashtu e kėshtu kur kjo nuk ėshtė e vėrtet?! Nė qoftė se kanė punuar nė mėnyrė tė shkėlqyer naftėtarėt e Kėmishtajt, kjo nuk do tė thotė qė kanė punuar mirė ata qė qėndrojnė nė drejtim tė naftės. Prandaj duhet tė jemi shumė tė shtrėnguar nė kėrkesa, tė jemi dakord me ato qė janė tė vėrteta e tė drejta, por edhe tė qėndrojmė nė opozitė kur nuk janė tė tilla, si nė rastin e luftės me ballistėt nė Dunicė.
HYSNI KAPO: Ne kemi luftuar me ballistė, ka raste qė nuk i kemi vrarė dot, sepse edhe ata dinin tė luftonin e tė mbroheshin.
ENVER HOXHA: Edhe me Haki Blloshmin kemi luftuar ne, por ai nuk ishte i tillė, sa ta zinte rob njė kalama. Fakt ėshtė se nė Dunicė luftuan partizanėt, por nuk ėshtė e vėrtetė qė armiku kishte nė radhėt e tij atje 500 veta, nga tė cilėt u vranė shumė, kurse nga tanėt mbetėn tė vrarė vetėm dy partizanė.
RAMIZ ALIA: Domethėnė del se ata nuk kanė qėlluar fare.
ENVER HOXHA: Mė pėrpara lėvonte mitralozi nė betejė, bile lėvonin dhe sinjalet e kuqe tė armikut. A kishit ju, Hysni, raketė nė brigadė?
HYSNI KAPO: Jo, ne nuk kemi pasur.
ENVER HOXHA: Po pse tė mos kishit ju, kur kishte Brigada e Parė? (tė qeshura)
PROKOP MURRA: Ju, shoku Enver, bėtė pyetje nė Byronė Politike pėr naftėn, pėr planin dhe shoqja Naumka tha se kishte probleme. Pas mbledhjes sė Byrosė Politike, problemet qė dilnin ua ēuam shokėve tė Kryeministrit. Shoku Adil ka njoftuar Komitetin Qendror se ka naftė nė vendburimet e reja dhe janė llogaritur gjithsej 385 mijė tonė. Mė 17 janar, ai na ka ēuar njė letėr pėr kėtė. Byroja e Komitetit tė Partisė nė rrethin e Fierit e ka shikuar planin, ka vazhduar pėrsėri mbledhjen dhe ka kėrkuar qė tė shkonin pėrfaqėsues edhe nga Ministria e Industrisė sė Rėndė. Atje ka shkuar edhe Perikliu. Tashti Ministria e Industrisė sė Rėndė ka dėrguar njė plan masash prej 36 faqesh, qė nuk e di se ēfarė ėshtė shkruar nė gjithė kėtė material, por aty pranohet se deri tani nuk janė tė mundshme tė nxirren 56 mijė tonė nga vendburimet e reja.
ENVER HOXHA: Sigurisht qė nuk janė tė mundshme, se ata kishin mendimin qė atje tė mos gjenin naftė.



Dokumenti i xhandarmėrisė: Nė kėtė betejė u vranė 11 nacionalistė
Pėrballja e 7 marsit ‘44 nė Dunicė tė Mokrės

Haki Blloshmi dhe Relacion i xhandarmėrisė sė Pogradecit
Debati nė Byro nė 1979: Ballistėt s’ishin lepuj, Luftėn nuk e ka bėrė vetėm Mehmet Shehu Haki-blloshmi-300x231

E njohur si njė nga betejat e lavdishme tė luftės kundėr pushtuesve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre nga propaganda komuniste, pėrballja e paradites sė 7 marsit 1944 nė Dunicė tė Mokrės, nė bindjen e nacionalistėve dhe pinjollėve tė tyre ka mbetur njė masakėr e vėrtetė. Pavarėsisht etiketimeve tė kundėrta, nga tė dy krahėt janė shfaqur herė pas here edhe vlerėsime, qė e kapėrcejnė vėshtrimin bardhė e zi tė ngjarjes. Interesant duket pohimi i Enver Hoxhės, i cili duke iu rikthyer betejės sė Dunicės gjatė njė takimi me bashkėpunėtorėt e tij nė 7 marsin e vitit ’79, detyrohet tė cenojė paksa lavdinė e saj. Pėr tė “armata” e kundėrshtarėve (ballistėve) nuk ishte 500 veta, por rreth 40 syresh, ndėrkohė qė partizanė ishin disa herė mė shumė. Sakaq, efektivi i nacionalistėve nuk ishte njė kope amorfe, vėren Enveri, por njė grup kompakt me njerėz tė njohur nė zonė. Komandanti i ēetės, sipas liderit komunist, Haki Blloshmi, njė intelektual me diplomėn e Harward-it nuk mund tė zihej rob nga njė ēunak nė ferrė, siē proklamonte ndonjė historian mediokėr. Po kėshtu, edhe nga krahu tjetėr janė shprehur rezerva pėr aftėsitė e munguara nė parandalimin e masakrės sė pėrgjakshme. Sidoqoftė, ajo qė ėshtė memorizuar, ėshtė bilanci i viktimave tė pėrballjes sė Dunicės. Historia komuniste ka regjistruar dy tė vrarė nga radhėt e partizanėve dhe pretendon pėr qindra viktima nga pjesa e nacionalistėve. Krahu tjetėr artikulon tė tjera shifra, qė gjithsesi nuk cenojnė gjė nė vlerėsimin pėr masakrėn e cilėsuar qė nė krye tė herės. I vetmi dokument qė hedh dritė mbi pėrmasat e tragjedisė, ėshtė njė relacion i autoriteteve vendore tė kohės qė mban mbititullin “Lista emėrore e tė vramėvet nga komunistat nė krahinėn e Mokrės, nė katundin Dunicė tė kėtij rajoni”, i datės 10 prill 1944, me firmėn e kapiten Qemal Shkozės, komandant i xhandarmėrisė sė rrethit tė Pogradecit. Nė tė janė emrat e 11 nacionalistėve tė martirizuar nė betejėn e Dunicės tė 7 marsit 1944.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi