ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Betimi i Leka II nė varreza, nipi i Zogut: Si shmangėm incidentin nė Kuvend

Shko poshtė

12122011

Mesazh 

Betimi i Leka II nė varreza, nipi i Zogut: Si shmangėm incidentin nė Kuvend Empty Betimi i Leka II nė varreza, nipi i Zogut: Si shmangėm incidentin nė Kuvend




Betimi i Leka II nė varreza, nipi i Zogut: Si shmangėm incidentin nė Kuvend Gjate-varrimit-te-leka-zogut
Leka II, gjatė betimit si mbret nė funeralin e Leka Zogut, nė Varrezat e Sharrės




Skėnder Zogu, nipi i Ahmet Zogut, propozon bashkimin e trojeve.

“Kjo Konfederatė ėshtė njė shpagim historik dhe moral qė ndėrkombėtarėt kanė ndaj shqiptarėve”

“Po punojmė pėr krijimin e Konfederatės Shqiptare nė Ballkan, e cila do tė funksionojė sipas sistemit tė Monarkisė Konstitucionaliste”. Kjo deklaratė qė pėr shumė politikanė dhe diplomatė konsiderohet si “herezi” dhe as guxojnė ta pėrmendin, pėr Skėnder Zogun ėshtė njė shpagim historik dhe moral qė ndėrkombėtarėt kanė ndaj shqiptarėve. Si nipi i Mbretit Ahmet Zogu (1928-1939) dhe njė ndėr tė besuarit e tij, ai dėshiron qė tė pėrmbushė idealet e xhaxhait dhe tė birit tė tij, kushėririt Leka Zogu I, pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Njė ideal qė duket utopik pėr ditėt e sotshme, por qė Skėnder Zogu pėr kundrapeshė jep njė shembull konkret: “Edhe Kosova Republikė utopi dukej nė fillim…”. Gjerėsisht, ai sqaron mėnyrėn e instalimit tė Konfederatės, modelin e sistemit tė qeverisjes, qėllimet, por jo mjetet pėr t’i realizuar. Sepse derisa tė vijė koha e mjeteve, sipas tij, duhet punuar me historinė e monarkisė. “Ajo me ēfarė po merremi si fillim ėshtė rishkrimi i historisė. Ende sot shumica e qytetarėve e dinė tė kaluarėn e Shqipėrisė, me dogma, me parulla, me falsifikime, ashtu siē u ėshtė mėsuar rėndom nė komunizėm. Larg realiteteve tė kohės dhe tė vėrtetave”, thotė Skėnder Zogu nė pjesėn e tretė tė intervistės nė gazetėn “Panorama”. E treta dhe mbyllėsja e ciklit tė rrėfimit tė tij, nė tre breza, tė cilėn ia morėm pak orė para se tė largohej nga Shqipėria nė Francė, ku edhe jeton. Aktualisht ai ka mbetur dėshmitari i vetėm i familjes mbretėrore qė di sekretet e saj nė njė shekull; nga Ahmet Zogu, te i biri Leka Zogu I, e deri te nipi, Leka Zogu II. I pari ishte zyrtarisht Mbret nė Shqipėri, i dyti “mbret, jo nė detyrė”, ndėrsa i treti ka mbetur ende Princ me status, edhe pse ka bėrė betimin prej monarku. Se pse ėshtė ende Princ Leka II, edhe kjo ēėshtje kėrkon sqarim, qė ashtu si edhe pėr shumė pikėpyetje tė tjera rreth tė ardhmes sė monarkisė nė Shqipėri, mund tė merrni pėrgjigje mė poshtė…
Para disa ditėsh ndėrroi jetė kushėriri juaj, pretendenti i fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu I. Si e shihni tė ardhmen e Pallatit Mbretėror dhe pėrgjithėsisht tė monarkisė nė Shqipėri, pas vdekjes sė tij?
Besoj se e keni ndjekur Kryeministrin e Shqipėrisė, z. Sali Berisha, qė e theksoi vetė disa herė qė referendumi pėr rivendosjen e monarkisė u manipulua dhe ēėshtja nuk ėshtė mbyllur. Pallati Mbretėror tashmė ėshtė nė pritje tė njė referendumi tė dytė, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė shprehin vullnetin me votė pėr rivendosjen e monarkisė ligjėrisht.
Pėr njė monarki siē u instalua nė vitin 1928, me atė Kushtetutė, apo ndonjė lloj tjetėr sistemi monarkie?
Jemi gati njė shekull pas dhe kohėt kanė ndryshuar shumė. Sigurisht qė Kushtetuta e vitit 1928 ka qenė shumė e mirė pėr atė periudhė, por tashmė ajo duhet rinovuar. Ajo ēfarė propozojmė ėshtė njė monarki konstitucionale.
Qė do tė thotė… Mund t’ia shpjegoni lexuesit me pak fjalė, si funksionon kjo lloj monarkie?

Skėnder Zogu te varri i xhaxhait tė tij, Ahmet Zogu


Mbreti mbretėron, ekziston ligjėrisht, por nuk sundon apo qeveris. Monarki konstitucionale ka aktualisht Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Holanda, vendet skandinave etj. Dhe po ta vėreni, shtetet qė kanė adoptuar kėtė lloj monarkie kanė edhe demokracinė mė tė madhe dhe gjithashtu janė mė tė fuqishme ekonomikisht. Prestigji i tyre jo vetėm qė nuk ka rėnė, por edhe ėshtė rritur nga dekada nė dekadė. Mbretėrit nė kėto vende luajnė njė rol tė rėndėsishėm stabilizues. Pėr shembull, kini parasysh Belgjikėn kėtė vit. Qėndroi pa formuar qeverinė pėr 10 muaj dhe vetėm para pak ditėsh ia arriti qėllimit. Ndėrkaq, duke qenė se ishte mbreti, Belgjika nuk pati asnjė lloj problemi pse nuk kishte qeveri dhe nuk u vu nė asnjė moment nė pikėpyetje stabiliteti.
Megjithatė, siē e thatė edhe ju vetė, po kalon gati njė shekull nga koha kur shqiptarėt patėn njė mbret. A nuk ėshtė paksa utopike rikthimi i monarkisė aktualisht?
Aspak. Po marr njė shembull tė fundit. Ashtu dukej edhe krijimi i shtetit tė Kosovės, por tashmė ėshtė fakt Republika e saj.
A keni njė plan pėr tė arritur rivendosjen e monarkisė?
Shpresa jonė, ėndrra jonė, plani ynė konkret, ėshtė bashkimi i trojeve etnike shqiptare. Ky ka qenė ideali i Mbretėrisė Shqiptare qė nga krijimi dhe ky do tė jetė deri nė fund, pra, deri nė pėrmbushjen e kėtij ideali.
Mė konkretisht ju lutem, nė ē’mėnyrė do ta pėrmbushni kėtė ideal?
Ajo me ēfarė po merremi si fillim ėshtė rishkrimi i historisė. Nuk mund tė kapėrcehet nga njė shekull nė tjetrin pa pasur njė histori tė besueshme, njė histori reale. Ende sot shumica e qytetarėve e dinė tė kaluarėn e Shqipėrisė, me dogma, me parulla, me falsifikime, ashtu siē u ėshtė mėsuar rėndom nė komunizėm. Larg realiteteve tė kohės dhe tė vėrtetave. Tashmė, 20 vjet pas instalimit tė demokracisė, duhet urgjentisht tė fillohet me korrigjimin e teksteve tė shkollave. Pra, tė pastrohen tė gjitha njollat qė i janė vėnė monarkisė. Tė flitet pėr gabime ku ka gabime, por ama tė jepen merita aty ku ka merita. Dhe mendoj se merita mė e madhe e Mbretit Zog ka qenė nacionalizmi; ideali i bashkimit tė trojeve etnike. Ideal qė ne do tė pėrpiqemi ta ēojmė deri nė fund, duke nisur qė nga bashkimi i Shqipėrisė dhe Kosovės. Njė bashkim qė vetėm sa nuk ėshtė pranuar zyrtarisht nga ndėrkombėtarėt, pasi siē e dini, shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės kalojnė lirshėm nga njėri shtet nė tjetrin, pa burokraci. Kufijtė thuajse janė inekzistentė. Me kalimin e kohės, do tė jenė “de jure” inekzistentė. Po ashtu, nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Greqi, kemi troje tė tjera shqiptare. Duke ia nisur fillimisht me bashkimin e Shqipėrisė dhe Kosovės, le tė krijojmė njė Federatė Shqiptare, duke adaptuar nga disa prej shteteve mė tė zhvilluara tė Europės Monarkinė Konstitucionaliste. Mė pas, pak nga pak, tė afrojmė dhe trojet shqiptare nėpėr shtetet e tjera fqinje, duke e shndėrruar Federatėn nė Konfederatė. Do tė ishte e mrekullueshme qė tė gjithė shqiptarėt tė bashkoheshin dhe qė tė ndodhė kjo mrekulli, pa pėrēarje politike, duhet patjetėr ligjėrimi i mbretit, sipas sistemit qė ju tregova. Njė mbretėri do t’i konsolidonte shqiptarėt dhe do t’i bėnte shumė tė fuqishėm nė Ballkan dhe mė gjerė.
Kjo qė po thoni ju, lidhur me Konfederatėn Shqiptare ėshtė shumė e guximshme. Deklarime tė tilla janė quajtur edhe “herezi” politike…
Kjo qė po them unė ėshtė e vėrteta dhe po vjen koha qė dėmi qė u ėshtė bėrė shqiptarėve shekullin e kaluar, duke i copėtuar, tė paguhet. Krijimi i Konfederatės Shqiptare, e udhėhequr nga mbreti, do tė ishte shpagim historik dhe moral nga ana e ndėrkombėtarėve. Nuk ka herezi kur bėhet fjalė pėr atdheun. Herezi ėshtė qė tė heshtėsh pėr tė.
Nė rastin e Konfederatės shqiptare, kush do tė ishte mbreti?
Mbreti ka qenė dhe ėshtė. Nga brezi nė brez, trashėgohet titulli. Ne tashmė kemi Leka Zogun II.
Leka Zogu II bėri njė betim nė varrimin e babait, Leka Zogu I. A ishte ai betimi prej monarku?
Vdiq Mbreti! Rroftė Mbreti! Kjo nuk do shumė pėr t’u kuptuar…
Pra, ishte apo nuk ishte?
Po, ai ishte betimi prej Mbreti, por deri nė rikthimin ligjor tė monarkisė, pėr ne, pėr shqiptarėt, Leka Zogu II do tė ngelet Princi. Ai do tė vijojė tė ndjekė rrugėn e gjyshit dhe tė babait, duke mbėshtetur popullin shqiptar, fiks siē edhe u betua para varrit. Ndėrkaq, ai po jep kontribut tė dukshėm nė fushėn e diplomacisė shqiptare, ku punon si kėshilltar i veēantė.
Kushtetuta e Monarkisė, e vitit 1928, thekson qė betimi i Mbretit duhet tė bėhet nė Kuvend, nė mėnyre qė tė ligjėrohet si monark. Ju e patėt njė mundėsi tė tillė, pasi homazhet pėr Leka Zogun I, u bėnė pikėrisht nė Kuvend. Pse nuk e shfrytėzuat kohėn dhe vendin?
Qeveria shqiptare, kryetarja e Parlamentit dhe shumė funksionarė tė tjerė na ofruan gjithēka qė Leka Zogut I t’i bėnim njė pėrcjellje prej mbreti. Nuk ėshtė nė zakonet e familjes sonė qė ta shkelim besėn. Ne nuk jemi pėr krijimin e incidenteve, por pėr shmangien e tyre, edhe nėse ka. Ne kishim njė hidhėrim tė madh atė ditė. Sapo humbėm mbretin tonė. Kuvendi na u lirua nė mirėbesim dhe entuziazmi ynė pėr kėtė ka qenė i paparė. Njė entuziazėm jo pėr tė thurur plane pas krahėve, por sepse Leka Zogu I po nderohej siē i takonte. Nga tė gjithė institucionet e shtetit, nga tė gjithė shqiptarėt, nga tė gjithė ndėrkombėtarėt. Kanė kaluar gati dy javė nga lamtumira e fundit pėr kushėririn tim dhe unė akoma falėnderoj Kryeministrin Sali Berisha pėr deklaratat e tij lidhur me monarkinė shqiptare, pėr atributet qė i dha Leka Zogut I dhe sigurisht pėr varrimin me protokoll.
Po atė ditė, nė Kuvend u fol edhe pėr njė konflikt mes kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli dhe kryetarit tė Bashkisė, Lulzim Basha, rreth mbajtjes sė fjalimit tė fundit pėr Leka Zogut I. Cili prej tyre ishte caktuar nga protokolli i pėrbashkėt qeveri-familje pėr kėtė fjalim?
Rreth kėtij konflikti unė diēka kam dėgjuar nė media, por unė nuk kam informacion tė ketė ndodhur. Sidomos pėr kėtė qė pretendoni ju, nuk ma merr mendja. Fjalimi ishte caktuar qė njė natė mė parė qė do tė mbahej nga zoti Basha dhe kjo dihej. Duke qenė se unė nuk kam parė gjė vetė, nuk mundem dot tė them qė ka pasur konflikt mes tyre. Ne, si familje, kemi vlerėsuar praninė e tė dyve nė homazhe, si deklaratat e Topallit, edhe tė Bashės, kanė qenė shumė ngushėlluese pėr ne.
Pavarėsisht pėrfshirjes sė qeverisė shqiptare nė funeralin e Leka Zogut I, pse nuk pati monarkė nga shtetet e tjera tė botės?
E keni gabim, pati. Ishin pėrfaqėsues tė mbretėrive nga shumė shtete tė botės, qė dėrguan trashėgimtarė, tė afėrm tė tyre, apo edhe ambasadorėt qė kishin ata nė Shqipėri. Ishte Lartmadhėria e Tij, princi Paul i Rumanisė, sė bashku me princeshėn, baroni Rafael Henri Estramant, pėrfaqėsuesi nga Unioni Monarkist Italian, Sergio Boschiero etj. Besoj qė vutė re edhe prezencėn e ambasadores britanike nė Shqipėri, Fiona Mcllėham, ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, atė tė OSBE-sė, Eugen Ėollfarth, e Polonisė, Tatjana Tatarzynska etj.
Megjithatė, jo vizita mbretėrish…
Duhet pasur parasysh diēka. E para, tė gjitha Mbretėritė e Europės kanė dėrguar telegrame ngushėllimi. E dyta, duke qenė se mbretėrimi i Leka Zogut I nuk ishte i ligjėruar, duhej qė ambasadat shqiptare tė kishin kryer ftesat zyrtare. Ėshtė ēėshtje protokolli dhe siē duket, ambasadat shqiptare nuk e kanė kryer dhe aq mirė punėn diplomatike. Megjithatė, dėrgimi i telegrameve ngushėlluese, madje edhe nga Palestina, Turqia, apo vende tė tjera qė janė republikė, ėshtė shenjė e njohjes dhe e vlerave tė Leka Zogut I. Gjithashtu, telegramet kanė qenė tė dubluara. Pra, pėrveē familjes mbretėrore, i janė dėrguar edhe qeverisė shqiptare. Kėtė mund ta vėrtetoni shumė lehtė.
Rivendosja e monarkisė nė Shqipėri sigurisht qė kėrkon edhe burime financiare. Aktualisht, sa e pasur ėshtė familja mbretėrore?
Familja Mbretėrore dihet qė ka pronat e saj. Kuvendi ka miratuar prej vitesh ligjin pėr “Dhėnien e statusit tė familjes mbretėrore”, ē’ka do tė thotė qė duhet t’i kthehen familjes pronat, trashėgimtarėt tė pasurojnė koleksionin e armėve etj., si dhe diēka tjetėr shumė e rėndėsishme: qė tė kthehen nė Shqipėri eshtrat e Mbretit Ahmet Zog! Vitin e fundit tė gjitha kėto po shihen me shumė prioritet. Qeveria shqiptare na ka premtuar qė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, mbreti Ahmet Zog “do tė kthehet nė Shqipėri” dhe mė pas, do tė bėhet njė mauzole pėr familjen. Ne dėshirojmė qė ky mauzole tė bėhet pranė “Varrit tė nėnės Mbretėreshė”, siē thirret ndryshe nėna e Ahmet Zogut, e cila prehet diku pranė Parkut Kombėtar tė Liqenit. Aty tė transferohen eshtrat e Mbretit Zog, Mbretėreshės Geraldinė, Suzanė dhe tė Lekės I. Pra, tė bashkohen mė nė fund eshtrat familjare tė dinastisė sė Zogut.
Nuk na treguat pėr pronat e familjes mbretėrore…
Unė mund tė flas vetėm pėr pronat e mia, qė kam dhjetėra hektarė ende pa m’u kthyer nė Tiranė, Sarandė, Durrės, Mat etj. Megjithatė, sa u takon tokave qė kam nė krahinėn e Matit, me t’u kthyer, unė do t’ua fal tė gjitha qytetarėve tė asaj zone.



Libri, zbulohen sekretet e familjes mbretėrore
Kishte vite qė lexonte tė tjerėt se ēfarė rrėfenin mbi xhaxhain e tij, mbretin Ahmet Zogu, dhe mė vonė rreth tė birit qė i trashėgoi fronin, Leka Zogu I. Shpesh vėrente pasaktėsi tė ngjarjeve nga rrėfyesit, e shpesh deklarime tė paqena. Dėshmi qė nuk mund tė jepeshin nga askush tjetėr mė mirė, se sa Skėnder Zogu vetė, i cili ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij me familjen mbretėrore. Kėshtu, gati prej njė viti, ai vendosi qė tė hedhė kujtimet nė letėr. Pėr shkak tė moshės, por edhe pėr shkak tė angazhimeve politike e diplomatike, ende nuk i ka pėrfunduar. Megjithatė, vitin qė vjen, libri ėshtė gati. Do tė jetė nė frėngjisht, pėr shkak se e ka mė tė perfeksionuar kėtė gjuhė, duke qenė se ka jetuar shumicėn e jetės nė emigrim. “Kam shkruar deri tani rreth 375 faqe, mendoj qė tė shtoj edhe 100 tė tjera. Janė nė gjuhėn frėnge dhe mė pas do t’i pėrkthej”, thotė Skėnder Zogu, ndėrsa shton se pėr herė tė parė do tė zbulohen shumė histori familjare, por edhe patriotike tė dinastisė Zogu.
KURTHI: Si e burgosėn Leka Zogun I nė Afrikėn e Jugut, frika nga helmimi

Leak Zogu 1


Njė ndėr pengjet e pretendentit tė fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu I, tė cilit iu dha lamtumira e fundit mė 3 dhjetor, ka qenė mospjesėmarrja e tij nė Konferencėn e Rambujesė. Siē rrėfen kushėriri i tij, Lekės I i ėshtė ngritur njė kurth diplomatik nė Afrikėn e Jugut, ku edhe po jetonte nė vitin 1999. “Prej kohėsh Leka Zogu I ishte nė dijeni pėr Konferencėn e Rambujesė. Ai u nis pak ditė para datės 18 mars, por e kthyen. I thanė qė pasaporta nuk ėshtė e vlefshme dhe se i ishte hequr imuniteti diplomatik. Ai kundėrshtoi hapur, por u burgos. E mbajtėn brenda pėr 8 ditė. U gėzua shumė kur u firmos marrėveshja e Rambujesė, por u pikėllua qė ai nuk ishte aty, nė atė datė historike pėr shqiptarėt”, tregon Skėnder Zogu. Sipas tij, gjatė qėndrimit nė burg, Leka Zogu I nuk ka pranuar qė tė fusė nė gojė asgjė. “Nė tetė ditė ai u dobėsua shumė, u sėmur keq, pasi nuk hante dhe pinte. Kishte frikė se e helmonin”, thekson ai. Shkaku zyrtar i pengimit tė Leka Zogut I nė kufi u motivua me faktin pse ai mbante armė nė shtėpi. “Ishin tė njėjtat armė tė deklaruara dhe tė ligjėruara qė nė momentin e hyrjes sė Lekės I nė Afrikėn e Jugut. Pra, ishte njė grackė e pėrgatitur nga qarqet antishqiptare nėpėr botė. Nė pak ditė, ai fitoi gjyqin dhe u vėrteta qė e gjithė ngjarja ishte njė farsė, njė kurth pėr tė penguar pjesėmarrjen e tij nė Konferencėn e Rambujesė”, kėmbėngul Zogu. Ndėrkaq, ai bėn edhe njė shtesė, lidhur me dy intervistat e kaluara. Lidhur me personalitetet qė takuan Leka Zogun I nė Egjipt, ai kėrkon tė shtojė diēka rreth figurės sė Abaz Kupit, qė sipas tij, ishte “Mbretnor i bindun, trim dhe ka marrė pjesė nė veprimtarinė kombėtare pėr ēlirimin e atdheut, jo vetėm nga fashistė-nazista, por edhe nga komunistat”. Sa i pėrket shkatėrrimit tė Ambasadės Shqiptare nė Paris, ai rikonfirmon ngjarjen e hedhjes nė erė, por sqaron se nuk ishte ai direkt personi qėllues me armėn “Bazook”.

ELISABETA ILNICA



Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi