ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt

Shko poshtė

22012012

Mesazh 

70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt Empty 70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt





70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt Home-video

Aferat e pėrmendura gjatė 45 minutave tė bisedės dhe emrat e cituar. Prifti e Ina Rama reagojnė pėr letrėn te “RD”

Ministri dhe zv.ministri planifikojnė t’i marrin 400-500 mijė USD njė investitori qė ka gati 10 milionė dollarė

Spartak Braho publikoi nė emisionin “Opinion” pak ditė mė parė, videon ku Dritan Prifti ndan me ish-zv.ministrin e Ekonomisė rreth 70 mijė euro. Sekuencat qė u bėnė publike nė televizion janė vetėm njė pjesė e bisedės qė pėrmban videoja, e cila ėshtė regjistruar nga kamera e fshehtė e Dritan Priftit mė 11 mars 2010. Videoja nė fjalė disponohet nga Prokuroria e Pėrgjithshme pas rikuperimit nga eksperti amerikan dhe sė fundi, siē u tregua publikisht, edhe nga Spartak Braho. Vetėm prokuroria besohet se ka njė version tė transkriptuar tė videos, megjithatė, pak ēaste pas publikimit tė saj nė “Opinion”, gazeta “Tema Online” publikoi tė gatshme njė pjesė tė bisedės qė ekziston nė dialogun Prifti-Beqiraj. Historia e 70 mijė eurove, siē duket nga dialogu, nuk ėshtė aq e thjeshtė. Nė fillim ato kanė qenė 100 mijė euro, por 30 mijė i ka marrė dikush tjetėr. Sipas dialogut qė disponohet nga burime ende tė paidentifikuara, Leonard Beqiraj ka shkuar nė banesėn e Dritan Priftit me 69
70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt Dritan-prifti-300x184 Dritan Prifti

mijė euro, pasi njė mijė euro ia kishte dhėnė, siē thotė ai nė bisedė, njė femre me emrin Rezarta. Pasi ka shkuar nė banesėn e Priftit me 69 mijė euro nė ēantė, Beqiraj bisedon me ministrin nėse shumėn do ta ndanin mes tyre, apo do t’u ēonin pjesė edhe “tė tjerėve”. Teksa ndajnė paratė, Beqiraj e pyet Priftin edhe pėr njė emėr tjetėr kur thotė: “Po atij Gjergjit do t’i japim gjė?”. Nė bisedė pėrmendet mė pas njė emėr Ilir dhe mė vonė etiketohet si “ai i boteve”. Sipas dialogut, duket se ėshtė fjala pėr njė biznesmen qė sjell anije nė Vlorė. Nė bisedė, mė vonė, nuk dihet nėse duke iu referuar tė njėjtit person apo jo, pėrmendet njė emėr i plotė, Ilir Kashiri. Nė dialog mė pas flitet pėr shtetasin Piro Bare. Flitet qė ky person kėrkonte tė shkarkonte anijet, ndėrsa theksohet se do t’i kėrkohej 60 dollarė pėr ēdo ton mall. Prifti e Beqiraj bisedojnė tė ndajnė nė kėtė rast nga 30 dollarė secili. Biseda vazhdon mė pas nė tė njėjtėn linjė, pėrmendet njė shtetas me emrin Nardi dhe mė vonė linja e trenave, ku thuhet se Beqiraj ka marrė nga 80 dollarė pėr ton. Mė pas, nė bisedė, Beqiraj i thotė Priftit se ka njė person nga Vlora, njė i quajtur Miri, i cili, sipas zv.ministrit, kėrkon tė investojė 10 milionė dollarė. Gjatė bisedės, zv.ministri i propozon Priftit

70 mije eurot: Zbulohet teksti i videos mes Priftit dhe Beqirajt Zevendesministri-i-mete-leonard-beqiraj Leonard Beqiraj


qė kėtij personi t’i marrin 400-500 mijė dollarė nga investimi qė ai do tė kryente. Nė bisedė pėrmendet edhe njė person me emrin Martin, qė sipas sqarimeve qė Leonard Beqirajt dha nė emisionin “Opinion”, ėshtė Martin Shultz, eurodeputet gjerman. Duke iu referuar kėtij personi, Beqiraj thekson se ka folur me tė nė lidhje me njė takim me Ilir Metėn, ndėrsa Shultz i ka thėnė se nuk ka pasur takim me Edi Ramėn. Nė bisedė pėrmendet edhe njė person me emrin Monika. Sipas Beqirajt, Monika ėshtė nė dijeni pėr disa shuma qė zv.ministri i ka dhėnė dikujt. “Dyzet milionė, dyzet milionė lekė m’i ka marrė mua, dy njėzetėshe dhe njėzet mijė euro ia kam dhėnė unė, siē m’i kanė dhėnė, ja kam dhėnė unė. I ka ajo tė gjitha, i di Monika, ka qenė aty”, thotė Beqiraj nė bisedė me Dritan Priftin nė banesėn e kėtij tė fundit.

Minutazhi i videos
Sipas disa tė dhėnave tė Prokurorisė, videoja Prifti-Beqiraj zgjat tė paktėn 45 minuta nė versionin e saj tė plotė. Sekuencat e para fillojnė me Dritan Priftin, i cili monton kamerėn e fshehtė, kontrollon kėndvėshtrimin e saj dhe vazhdojnė mė pas me pritjen qė ai i bėn zv.ministrit. Pasi ndahen paratė, aty flitet pėr shumė ēėshtje dhe personazhe tė tjera. Dialogu i bisedės rreth 45-minutėshe ėshtė zbardhur nga prokuroria me ndihmėn e ekspertit amerikan, pasi me dėgjim tė zakonshėm cilėsia e zėrit nuk ėshtė e mirė.


Mbrojtja fizike pėr Dritan Priftin
Paraqitjet e Dritan Priftit nė Prokurori pas publikimit tė videos nė emisionin “Fiks Fare” kanė qenė tė shpeshta. Pak muaj pasi u largua nga detyra e ministrit, krahas videos sė Metės, Prifti bėri akuza publike pėr kontrabandė nafte nė adresė tė policisė dhe doganave. Pėr kėtė shkak, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme i vendosėn masa mbrojtėse Dritan Priftit. Gjatė lėvizjeve tė tij, ai shoqėrohej nga truproja tė repartit tė forcave speciale BRISK-u nė Policinė e Shtetit. Kjo mbrojtje vazhdoi disa muaj, derisa me urdhėr tė kreut tė Policisė truprojat e Dritan Priftit u thirrėn nė repart dhe u tėrhoqėn.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34326
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi