ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora

Shko poshtė

19022012

Mesazh 

Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora Empty Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora




Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora Korce-prefekti-dhe-bode-300x225Pas mbledhjes me Berishėn do dėrgonin ndihma nė komunėn e bllokuar prej tri javėsh.


U nisėn me Boden e Manon pėr tė parė “rrugėn e lirė”

Njė aventurė e rrezikshme prej 9 orėsh nė mes tė dėborės ka qenė ajo e djeshmja e dhjetėra personave qė udhėtonin nė drejtim tė komunės sė thellė Lekas nė Korēė.
Pas deklaratės sė vetė Kryeministrit Berisha, i cili pėrgėzoi punėn e bėrė nė rajonin juglindor pėr mbajtjen hapur tė tė gjitha rrugėve nacionale, por edhe sa i takon qendrės sė komunave, askush nuk e vuri nė dyshim se nėse niseshe pėr tė ndihmuar, do tė pėrfundoje vetė i ndihmuari. Nė rrugėn e tuneltė ku nuk arrije tė shihje asgjė tjetėr pėrveē bardhėsisė sė borės dhe majave tė bredhave, aventura thėrriste. Nisja drejt Lekasit menjėherė pas mbledhjes sė Shtabit tė Emergjencave nuk kishte vend pėr skepticizėm, por vetėm njė entuziazėm tė reflektuar te fytyra e ministrit tė Financave, Ridvan Bode, e deputetėve tė zonės, Gjergji Papa e Ledina Alolli, prefektit Andrea Mano, stafit tė njė prej shkollave publike nė Korēė dhe forcave e ushtrisė. Njė grup i madh, mes tyre dhe 6 gazetarė, u nisėm drejt asaj qė ėshtė cilėsuar rruga mė e vėshtirė pėr t’u pėrshkuar, tė kėnaqur se pėrveēse ishte arritur hapja e rrugės pas izolimit trejavor, po ēonim pako ushqimore pėr t’u ardhur nė ndihmė banorėve tė zonės, tė cilėt po pėrballeshin me njė dimėr tė acartė dhe tė pajetuar pėrgjatė dekadave




Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora Korce-bllokimi-ne-lekas1-300x225
Prefekti i Korēes, Mano, pas bllokimit dje ne rrugen per ne komunen Lekas, bashke me grupin e gazetareve

tė fundit. Dy kamionė ushtarakė tė mbushur me ushqime na ndiqnin pas nė ecjen e ngadaltė pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė malor. Derisa nė njė moment makinat u ndalėn. Ministri Bode, deputetėt e zonės, por edhe disa prej shoqėruesve tė tyre, u kthyen pas. Askush nuk sqaroi se pse ky kthim i menjėhershėm, i cili u interpretua si njė kthim pėr arsye pune, ndodhi rreth kilometrit tė katėrt tė rrugės. Megjithatė, veshit tė mprehtė tė dikujt nuk i shpėtoi njė ndalesė e ministrit para disa banorėve qė ishin duke u kthyer nga gjuetia, tė cilėt, pa hezituar deklaruan se pak metra mė tej rruga ishte e mbyllur. Dy fuoristrada u kthyen menjėherė pas kėsaj deklarate dhe nė fytyrėn e ministrit Bode nuk ishte e vėshtirė tė shihje zhgėnjimin apo edhe pak mėrzi. Ēuditėrisht, pėr prefektin Mano ky nuk ishte mision i pamundur, por thjesht njė kthim pas pėr shkak tė angazhimeve tė ministrit, pasi, sipas tij, rruga pėr nė Lekas ishte e hapur dhe e kalueshme me pak vėshtirėsi. Tė joshur nga dėshira pėr ta parė nga afėr mbijetesėn e kėtyre banorėve, vijuam rrugėtimin pėr aq sa mundėm, derisa lindi nevoja pėr tė lėshuar thirrjen “SOS”. Diku nė kilometrin e dhjetė, njėra prej automjeteve u bllokua dhe pas saj gjithė tė tjerat, pėrfshi edhe kamionėt e ngarkuar me ndihma ushqimore. Pa sinjal telefoni nė mes tė borės dhe tė ftohtit ankthi nisi tė pushtojė mendjen, duke sjellė reagime tė pakontrolluara. Tė paktėn 12 burra, tė cilėt ku me lopata e ku me duar pėrpiqeshin pėr tė lėvizur nga rruga automjetin e bllokuar, por pa asnjė rezultat. Pas tri orėsh qėndrimi nė tė njėjtin vend, paniku nisi tė shtohet, dikush hante borė nė vend tė ujit, dikush tjetėr nuk ndizte dot as cigaren nga tė ftohtit, tė tjerėt vraponin sa andej-kėndej me telefona nėpėr duar pėr tė parė se mos ndokund kishte sinjal telefonik. Gjashtė gazetarė dhe operatorė, tė cilėt u nisėm pėr njė lajm nė komunėn e Lekasit, qė pėrpiqeshim tė sinjalizonim se ēfarė po ndodhte me ne. Pėr shkak tė tė njėjtit problem, kontaktet me prefektin ishin ndėrprerė, pasi ky i fundit, me automjetin e tij kishte ecur menjėherė pas njė buldozeri, i cili po hapte rrugėn duke ia lehtėsuar kalimin. Pėr tri orė pritje nga tė paktėn 20 persona se mos dikush qė iku para nesh do ta kishte vėnė re mungesėn dhe do tė ishte

Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora Korce-bllokimi-ne-lekas-300x225
Grupi i gazetareve i bllokuar ne komunen Lekas te Korēes

shqetėsuar nga vonesa jonė, por askush nuk u duk. Pas gjysmė ore udhėtimi mė kėmbė brohorita kur arrita tė kisha pak sinjal telefonik. Telefonata e parė te redaksia, pėr tė kėrkuar ndihmė, e dyta familja pėr t’i sinjalizuar. Ende asgjė, thuajse shumica e redaksive u sinjalizuan se ne ishim diku tė bllokuar dhe vetėm telefonata pa fund qė kryheshin nė njė kohė reale, tė gjithė qė na kėrkonin tė ruanim qetėsinė dhe indirekt tregonin se kishin vėnė nė lėvizje edhe strukturat mė tė larta tė shtetit pėr tė na ardhur nė ndihmė. Tė kapur me thonj pas shpresės pėr t’i mbijetuar aventurės, punonjėsit e ushtrisė nuk ndaleshin, me thonj dhe duar qė ēaheshin nga stėrmundimi, arritėn tė hapnin rrugėn pėr tė lejuar ecjen para. Nė kėtė rrugė “tė hapur” nuk mund tė ktheheshe pas, por duhet tė shkoje vetėm para, sepse terreni dhe gjerėsia ishin tė tilla qė nuk tė lejonin kthimin nė pikėn e startit. Pas rreth 30 minutash udhėtim nė drejtim tė fshatit Gjergjevicė, sėrish makina u bllokua nė mes tė rrugės dhe borės. Gjithēka u pėrsėrit nga e para, ēdo pėrpjekje, ēdo tentativė pėr tė komunikuar me telefon, por vetėm orėt kalonin dhe ne ende nuk e dinim se ēfarė do tė ndodhte. Nata tashmė errėsoi gjithēka dhe askush nuk e dinte nėse do tė kishim mundėsinė tė flinim diku apo thjesht do tė ishte njė udhėtim fatal pėr tė gjithė. Nė temperaturat qė sa vinin dhe uleshin, sėrish e hapėm rrugėn, ndėrsa nga udhėheqėsi ynė drejt kėsaj rruge ende nuk kishte asnjė gjurmė apo sinjal. Nga 20 kilometra qė ėshtė gjatėsia prej rrugės kryesore tė aksit Korēė-Voskopojė dhe deri nė Lekas ne kishim mundur tė pėrshkonim vetėm 14 deri nė afėrsi tė Urės sė Gjergjevicės dhe mė tej duhej tė ecnim mė kėmbė pėr tė paktėn dy kilometra nė natėn

Prefekti dhe Bode marrin gazetarėt t’u tregojnė rrugėt e lira, bllokohen 9 orė nga bora Korce-rruga-e-lekasit-300x225
Nje pjese e hapur e rruges nacionale Koēre-Lekas

e errėt pus dhe mes rrezikut tė egėrsirave. Nė disa prej kthesave bora arrinte deri nė 6 metra dhe kjo e rriste mė tepėr ankthin. Pikėrisht te kjo urė u gjet edhe zgjidhja pėr t’i mbijetuar kėsaj aventure, kthimi pas me njė fuoristradė qė do tė paraprihej nga njė traktor qė do tė mundėsonte rregullimin e rrugės. Pėrballja ishte e vėshtirė edhe me punonjėsit qė do tė na ēonin drejt daljes nga kjo rrugė-frike. Duhet tė iknim ne tė parėt, gazetarėt duhet tė ēoheshin tė parėt nė rrugėn kryesore. Kėshtu kishin urdhėruar shefat. Ishte e vėshtirė tė lije pas ata qė hapėn rrugėn pa u kursyer, forcat e ushtrisė, dhe ndjeheshe nė faj teksa i shpėtoje tmerrit tė pėrjetuar kur e dije qė dikush mbeti pas, por na u tha qė pas nesh mjetet do tė shkonin pėr t’i marrė edhe ata…
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi