ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmi i kolonel Pashės: Po pėrsėritet e njėjta skenė si me marrėveshjen me Greqinė

Shko poshtė

28052012

Mesazh 

Alarmi i kolonel Pashės: Po pėrsėritet e njėjta skenė si me marrėveshjen me Greqinė Empty Alarmi i kolonel Pashės: Po pėrsėritet e njėjta skenė si me marrėveshjen me Greqinė




Alarmi i kolonel Pashės: Po pėrsėritet e njėjta skenė si me marrėveshjen me Greqinė Takimi-300x213Pa busull: Po jetojmė nė qeverisjeje pa orientim e pa busull tė Shqipėrisė, kur s’jemi tė zotė tė pėrkufizojmė terma qė i shėrbejnė ndarjes e menaxhimit tė kufijve shtetėrorė

Nishani: Thotė vetėm njė frazė “shfuqizimi…” duke ngecur nė baltovinėn e njė papėrgjegjshmėrie tė madhe tė departamenteve tė tij qė jam i sigurt se nuk e kanė kaluar nėpėr duar atė ligj

Deputetėt: Tė mos e pranojnė, por ta kalojnė edhe njė herė tek ekspertė pėrkatės profesionalė pėr tė gjithė termat, pėrkufizimet tė cilat edhe nė ligjin e vitit 2001 janė tė gabuara nga ana shkencore po edhe pa pėrputhshmėri me tė drejtėn detare ndėrkombėtare

Intervista

Projektligji pėr kufirin nuk ėshtė parė nga ekspertėt

“Apel gjithė specialistėve, ta kundėrshtojmė draftin”
“Apel, specialistėve gjeografė dhe ligjorė. Apel studiueseve tė Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjeoshkencave, departamenteve, Gjeografisė sė Universitetit tė Tiranės, tė sė Drejtės Ndėrkombėtare dhe Detare, studentėve tė Gjeodezisė, Hartografisė, Gjeomatikės tė demonstrojmė sė bashku ndaj kėtij ligji tė hartuar nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Shqipėrisė.

Ky ėshtė njė alarm i vėrtetė, njė kambanė pėr veshėt e shqiptarėve se sa poshtė kanė rėnė institucionet, studiuesit dhe ligjvėnėsit e kėtij shteti nė njohjen e Shqipėrisė sė tyre, se sa papėrgjegjshmėri skajore shpėrfaqin kuvendarėt ligjorė dhe ata tė Sigurisė Kombėtare teksa risjellin njė ligj tė tillė, qė ėshtė njė njollė turpi. Deti Jon, i shqiptarėve nuk mbaron deri te Kepi i Sarandės or kuvendarė!. Nuk ka as “kep tė Sarandės” dhe ju keni bėrė njė shkelje tė rėndė nė pėrshkrimin e Ujėrave tė Brendshėm duke ia hapur derėn e detit pėr negocime tė reja shtetit fqinj gjersa na keni bashkuar njė vijė tė drejtė “kepin e Qefalit e kepin e Sarandės”. Po mė tej pse nuk keni shkuar? Kush u ka penguar!? Vijat bazore qė keni pėrcaktuar e kanė nxjerrė nė treg detin e shqiptarėve. E gjithė pika (1) dhe (2) e nenit 3 janė tė pasakta, nė terma ligjorė ndėrkombėtarė dhe nuk japin “vijėn bazore” tė cilėn duhet ta pėrkufizojė Ligji Detar i Brendshėm. Nuk mund tė ketė kufij pa njė vijė bazore tė saktė. Pėrfytyroni se ėshtė lėnė edhe emėrtimi “…i kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali Zi) “me njė shtrirje qė s’mund tė kuptohet dot.

Ky ligj nuk duhet tė kalojė nė Parlament, mbasi ai nuk ka pėrkufizuar vijat bazore, emėrtimet e sakta tė kepeve, koordinatat e sakta tė vijėdrejtave bazė nga nis matja dhe llogaritje e vijės sė mesme tė Ngushtesės sė Korfuzit, e cila pėr tė dy shtetet ėshtė brenda 12 md ( miljeve detare) ēka ka tė bėjė edhe me mėvetėsinė territoriale tė tė dyja vendeve fqinje. Emėrtimet qė janė dhėnė janė ēorientime tė mėdha e tė duken sikur i kanė hartuar ata qė nuk kanė qenė kurrė nė kėtė vend dhe jo specialistė shqiptarė. Nuk janė ndarė gjiret qė pėrmbushin kushtin gjeometrik si gjiri i Tetranisit as Kanali i Butrintit e etj. Kuvendarė! Ju jeni tė pandreqshėm”.



Fatjona Mejdini

Kolonel Myslym Pasha, njeriu i cili denoncoi paktin e ndarjes sė ujėrave detare mes Shqipėrisė dhe Greqisė, duke u bėrė shkas pėr anulimin e kėsaj marrėveshjeje akuzon klasėn politike shqiptare se ėshtė ende shumė larg hartimit tė njė ligji bashkėkohor pėr ndarjen e kufijve. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip” kolonel Pasha shprehet kategorikisht kundėr rikthimit nė fuqi tė ligjit tė vitit 2001 pėr kufijtė. Sipas Pashės, ky ligj i rikthyer ka terma krejt tė pasakta nė tekstin e tij pėr sa i pėrket gjeografisė sė vendit. Por si ēėshtjen mė shqetėsuese ai shikon faktin se nė kėtė ligj nuk qėndron as pėrkufizimi i “vijave bazore”, koordinatė kjo nga e cila nis dhe ndarja e kufirit detar tė vendit. Kėshtu kolonel Pasha sugjeron qė palėt politike tė hartojnė njė ligj tė ri pėr kufijtė, i cili duhet tė ishte bashkėkohor dhe tė shėrbente si bazė e mirė dhe e sigurt pėr ndarjen e kufirit detar me Greqinė.

Zoti Pasha, palėt politike kanė vendosur tė lėnė sėrish nė fuqi ligjin e vitit 2001, pėr kufirin detar. A do tė thotė kjo se qeveria ėshtė tėrhequr nga pakti detar me Greqinė?

Ka disa kohė qė deputeti Ilir Gjoni i PS-sė ėshtė marrė me boshėsinė ligjore detare dhe tokėsore, tė fshirė nga qeveria nė vitin 2008. Kjo, tashmė dihet. Pa u marrė me “psetė” e shuarjes sė atij ligji, i cili pėrkonte dhe me fillimin e negociatave pėr Paktin Detar me Greqinė tanimė tė shfuqizuar, duhet tė themi se diskutimi dhe shqyrtimi qė iu bė propozimeve tė PS nė Komisionin e Ligjeve ėshtė njė “skeē” i shėmtuar kuvendar i bėrė nga njė Komision i papėrgjegjshėm, i cili duket se e ka bėrė vetėm nė mėnyrė formale, pa e studiuar nė thellėsi problemin, mbasi atyre ligjvėnėsve iu duket po aq i lehtė dhe pa asnjė shqetėsim, rikthimi i njė ligji tė fshirė, qė u bė po me atė shpejtėsi ashtu sikundėr u bė edhe para tre vjet mė parė nga po tė njėjtėt ligjvėnės, me mllef e me inat tė paparė, pėr secilin nen tė marrėveshjes famėkeqe. Po e njėjta skenė e vajtueshme dhe e turpshme, njėkohėsisht. Veē kėsaj do tė shtoj se nuk ka lidhje fare me tėrheqjen e qeverisė nga pakti detar, sepse ai pakt s’ekziston mė. Ėshtė tjetėr gjė se si u bėnė kaq afėr edhe shuarja e ligjit pėr kufirin dhe po kėshtu vetė pakti.

Kthimi i ligjit nė fuqi u bė dhe me miratimin e ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani. Ēfarė mendoni se nuk shkon me kėtė qėndrim tė Parlamentit pėr ligjin e kufijve?

Po pra, ministri Nishani i mbushi mediumet me praninė dhe fotot e mėdha nė faqe tė gazetave, me njė buzėqeshje tinėzare dhe me njė qetėsi olimpike, pėr tė na treguar se sa i pėrgjegjshėm ėshtė njė ministėr i Brendshėm, qė s’ka as ligj pėr Kufirin Detar po as edhe njė ligj pėr Kufirin Tokėsor. Dhe thotė vetėm njė frazė “shfuqizimi…” duke ngecur brenda nė baltovinėn e njė papėrgjegjshmėrie tė madhe tė departamenteve tė tij dhe njerėzve qė punojnė nė atė ministri, pra kufitarėt, topografėt, gjeografė, juristė, qė jam i sigurt se nuk e kanė kaluar nėpėr duar atė ligj tė fshirė tė cilin e sjellin nė Kuvend ashtu skundėr ishte. Po kėsilloj, nė atė bashkėsi futen edhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilėt po ashtu qėndrojnė indiferent ndaj secilės frazė secilit pėrshkrim dhe pėrkufizim qė ka tė bėjė me terma gjeografikė, koordinativė, ligjorė tė pėrputhur, kur atje ka njė Institut Gjeografik Ushtarak dhe njė Komandė tė Forcave Detare.

Ne duket se po jetojmė nė njė kohė qeverisjeje pa orientim e pa busull tė Shqipėrisė sonė, kur s’jemi tė zotė tė pėrkufizojmė terma themelorė studimorė qė i shėrbejnė jo vetėm njohjes po edhe ndarjes e menaxhimit tė kufijve shtetėrorė me shtetet fqinje si Greqia, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare. Tashmė ligji iu kalua Komisionit tė Sigurisė Kombėtare, dhe a e dini se para tre vjetėsh duke i besuar kėtij Komisioni Suprem ia pata nisur njė letėr tė hapur dhe me zemėr shqiptare, po tė hapur duke iu pėrgjėruar, qė tė mos e kalonin nė Parlament Marrėveshjen famėkeqe. Po ata, as qė deshėn qė t’ia dinin, “kėta sigurues tė epėrm tė fateve tė kombit”. Unė prapė iu bėj thirrje deputetėve, qė mos t’i besojnė Komisionit tė Ligjeve dhe atij tė Komisionit tė Sigurisė, mbasi kėta kanė qenė aq shumė tė zėnė me ligje, sa nuk mbajnė mend se ē’kanė bėrė, ē’ka u duk edhe nga vetė shpejtėsia qė e thamė aty pari. Tė mos e pranojnė, por ta kalojnė edhe njė herė tek ekspertė pėrkatės profesionalė pėr tė gjithė termat, pėrkufizimet tė cilat edhe nė ligjin e vitit 2001 janė tė gabuara nga ana shkencore po edhe pa pėrputhshmėri me tė drejtėn detare ndėrkombėtare. Unė e di se ata kanė mbi supe “goxha peshė pėr fatet e vendit” po le tė pėrqendrohen nė kėtė aspekt ligjor qė ka lidhje me sigurinė kombėtare nė Shqipėri dhe nė rajon.

Atėherė ju nuk jeni dakord edhe me ligjin e vitit 2001, nė mėnyrė se si ai ėshtė hartuar?

Jo vetėm unė, por edhe shumėkush qė pėrqendrohet disa minuta, duke e parė dhe lexuar, do tė habitet kryesisht me nenin 3 tė kėtij ligji ku pėrcaktohen kufijtė e ujėrave territorialė dhe ujėrat e brendshėm. Njė rikthim ėshtė i pranueshėm, por ky nuk ėshtė njė rikthim i lumtur. Ai ngjan si njė gjymtyrė, pak mė parė e humbur qė e montojmė pak mė mirė sesa paterica…Ai ėshtė sa pėr tė mos pasur boshėsi. Por ai nuk qėndron nė asnjė fjalė, apo grup fjalėsh, as nė terma gjeografikė, ai tė duket se ėshtė hartuar jo nga shqiptarė qė e njohin gjeohapėsirėn e tyre, gjeografinė shqiptare nė tė gjithė indet e saj, por sikur tė jetė hartuar nga Herodoti Helen. Jo vetėm termat nuk qėndrojnė, por nuk qėndron as pėrkufizimi i “vijave bazore” nga fillojnė ujėrat territorialė dhe ujėrat e brendshėm. Sepse vijat bazore, janė fillimore ashtu si e kanė emėrtimin, nga tė cilat fillon edhe ndahet kufiri detar pėr tė cilin nuk po mundemi dot qė ta rinegociojmė. Si mund tė fillojė ky proces, kur te ne nė kėta tre vjet nuk ėshtė bėrė asnjė ndryshim, asnjė pėrmirėsim nė terma ligjorė tė pėrkufizuar, nuk ėshtė bėrė asnjė “workshop” pėr tė sqaruar Paktin tradhtar ndaj mėvetėsisė territoriale tė Shqipėrisė.

Me sa kujtojmė gjatė shqyrtimit tė Paktit Detar, ka pasur rėndėsi togfjalėshi ligjor gjeohapėsinor “pėrmes kanalit tė Korfuzit”

Ky ėshtė njė kthim jetėsor, dhe i vetėm i ligjit, pėr vetė pozicionin qė zė Ngushtica e Korfuzit, brenda gjerėsive detare tė 12 md (qė ėshtė mėvetėsi territoriale e tė dy shteteve). Sa shumė ėshtė diskutuar asokohe pėr shkėmbin Barketa, qė bie sikur ta kenė vendosur perėnditė helene dhe ilire, nė mes tė kėsaj ngushtėsire. Po edhe ky term na sjell njė pikė me vlerė tė pakalueshme ashtu lehtė-lehtė dhe qė do tė jetė ndofta barriera mė e pakapėrcyeshme midis tė dy shteteve. Prandaj na duket aq acaruese dhe aq agresive se si nga mediumet marrim vesh qė z. I. Rusmali kur i bėhet njė pyetje: “A ka sot njė vijė kufitare tė bashkėpranuar nga tė dyja palėt…” ia ndėrpret diskutimin e mėtejshėm atij kuvendarit tjetėr, tamam, sikur ta ketė porositur njeri, ashtu sikundėr ka bėrė tre vjet mė parė. Ҫ’janė kėto pėrkime tronditėse!

Atėherė ju mendoni se diskutimi nėpėr komisione i kėtij ligji tė kthyer nuk ka pasur asnjė produkt?

Kėta kuvendarė po tė perifrazojmė atė thėnien e Konicės qė ka ngelur proverbiale tė “Konstitutės” nė Parlamentin e Zogut, ngjajnė me atė “burrin qė shkoi nė Patos. Vajti shul dhe u kthye lloz”. Ka pasur njė produkt mė tė keq sa ai i vitit 2001. E keqja e dytė ėshtė njė “super e keqe”. Po ndėr ne askush nuk mban pėrgjegjėsi. Po tė vini re kur diskutojnė kuvendarėt u japin rėndėsi tė sharave, tipizimeve, dialogut me urrejtje. As qė duhet t’ia dinė pėr bazėn shkencore, historike tė ligjit, i cili mėton tė jetėsojė probleme themelore tė Shqipėrisė nė sigurinė e saj kombėtare. Prandaj kėrkohet njė diskutim i thelluar shkencor, nė njė mirėkuptim pėr tė mos shkuar prapė nė skandale si ai i tre vjetėve mė parė.

Atėherė ē’duhet bėrė mė konkretisht pėr tė mos u kthyer nė situatėn e kaluar?

Ju tė mediumeve shqiptare t’u bėni zė, kuvendarėve qė ta rikthejnė pėr hartim mirėfilli tė ligjit, pastaj ta sjellin nė Komision tė Ligjeve. Aty, kėta kuvendarė tė kenė njė ligj tė plotė edhe pėr kufirin detar po edhe atė tokėsor, pėr tė cilin ministri Nishani thotė qė s’ka nevojė, sepse rregullohet nga piramidat kufitare. Pra duhet edhe ligji pėr kufirin tokėsor me pėrkufizimet qė i ka e gjithė bota, me pėrkufizimet e sakta tė vijave bazore, tė ujėrave tė brendshėm, tė detit territorial dhe koordinatat e sakta pėr tė cilat ėshtė pėrgjėruar edhe deputeti Ilir Gjoni.

Proverbi

Kėta kuvendarė po tė perifrazojmė atė thėnien e Konicės qė ka ngelur proverbiale tė “Konstitutės” nė Parlamentin e Zogut, ngjajnė me atė “burrin qė shkoi nė Patos. Vajti shul dhe u kthye lloz”



Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi