ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Portal pėr gjykatat, paditė tani mund tė ndiqen online

Shko poshtė

01082012

Mesazh 

Portal pėr gjykatat, paditė tani mund tė ndiqen online Empty Portal pėr gjykatat, paditė tani mund tė ndiqen online




Portal pėr gjykatat, paditė tani mund tė ndiqen online 20120801005319_artikull Rozeta Rapushi
Cdo person qe ka ne proces nje ceshtje gjyqesore, padi, nga dita e sotme do te mund ta ndjeke ate ne cdo moment nepermjet nje kompjuteri. Ne ministrine e Drejtesise u inaugurua dje portali i ankesave on-line per sistemin e drejtesise, duke i dhene mundesi cdo personi qe brenda pak minutave te shohin se c'po ndodh me ankesen e tyre. "Nga sot, cdo qytetar ka mundesine reale te ndjeke dhe gjurmoje ceshtjen e tij 24 ore ne 24. Qytetaret mund te shohin ne cdo minute se cfare ndodh me padine e tyre, si u caktua per shqyrtim, si u hodh shorti, si kaloi tek "x" gjyqtar, cfare po ndodh me seancen gjyqesore, cfare tha avokati, cfare thane palet, pse u shty, sa dhe pse po zvarritet procesi? Kur shkon ne apel, cfare u vendos, a u zgjidh ceshtja ne Gjykate te Larte e deri ne ekzekutim", - informoi Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi. Sipas tij, me kete sistem, tashme sigurohet transparenca ne cdo qelize te sistemit gjyqesor. Ndaj, ministri permendi se sistemet dixhitale dhe transparenca jane padyshim masat me te rendesishme ne betejen per reformimin e sistemit gjyqesor. "Sigurisht, transparenca nuk eliminon teresisht korrupsionin dhe padrejtesite. Por ne jemi te bindur se jemi ne rrugen e duhur, sepse transparenca rrit pergjegjshmerine e gjyqtareve dhe aktoreve te drejtesise, ul korrupsionin, ndihmon qytetaret te identifikojne devijantet dhe Ministrine e Drejtesise te filloje proceduren per te kerkuar ndeshkimin e tyre", - u shpreh Halimi. Ai shtoi se eshte ndertuar nje sistem dixhital teresisht i perqendruar me nje porte hyrese, e te aksesueshme per te gjithe, duke krijuar keshtu edhe nje arkive dixhitale per drejtesine ne kete 100-vjetor te pavaresise me nje server qendror me hapesire te mjaftueshme per te pakten 30 vitet ne vijim. Sipas ministrit, transferimi i dosjeve nga nje gjykate ne tjetren tashme do te behet ne menyre elektronike. "Nga sot kemi nje portal qendror te te gjitha gjykatave ne Shqiperi, me sistem te perqendruar te menaxhimit te te dhenave, qe shnderron sistemin nga sistem te mbyllur, jo transparent dhe pak te besueshem, ne nje sistem dixhital, dhe qe garanton teresisht transparencen e sistemit, informimin e publikut, por dhe mbikeqyrjen dhe monitorimin ne kohe reale vetem me nje klikim. Kjo porte e re moderne e sistemit gjyqesor, nga sot, siguron nje informacion te plote dhe ne kohe reale mbi cdo ceshtje gjyqesore ne cdo gjykate te vendit", - u shpreh Halimi. Sipas ministrit, me sistemin e ri, qytetaret do te shohin ne driten e diellit se cfare ndodh ne gjykate dhe se marredhenia publik-gjyqesor nuk do te jete me nje martese ne krize, por do te ndihmoje seriozisht ne forcimin e besimit te publikut tek drejtesia.

PORTALI:

Garanton gjurmimin e ceshtjes nga momenti i paraqitjes ne gjykate deri ne perfundimin ne te gjitha shkallet e gjykimit, perfshi ekzekutimin;

Krijon nje arkive te plote dixhitale per te gjithe praktiken gjyqesore ne Shqiperi;

Me veprime shume te thjeshta mund te perdoret lehtesisht nga cdo qytetar;

I ofron mundesine inspektoreve te Ministrise se Drejtesise dhe te KLD-se te marrin gjithe informacionin elektronik te cdo dosjeje gjyqesore, pa levizur nga tavolina e tyre duke e lehtesuar dhe bere efikas inspektimin gjyqesor;

Rrit transparencen e sistemit ndaj publikut;

Ministria e Drejtesise synon qe drejtesia jo vetem te jepet, por edhe te duket. Drejtesia te jete me transparente, me e pergjegjshme, me profesionale dhe me e besueshme.

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi