ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KADARE: EVROPA-GJENDJA E NATYRSHME E SHQIPERISE. E VETMJA.

Shko poshtė

26102012

Mesazh 

KADARE: EVROPA-GJENDJA E NATYRSHME E SHQIPERISE. E VETMJA. Empty KADARE: EVROPA-GJENDJA E NATYRSHME E SHQIPERISE. E VETMJA.




KADARE: EVROPA-GJENDJA E NATYRSHME E SHQIPERISE. E VETMJA. Ismail-Kadare-620x413Dialogu mes Ismail Kadaresė dhe Ambasadorit Sequi ėshtė i pari i llojit tė njė kolane qė do tė publikohet nė median e shkruar, ideuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri, ku shkrimtarė, filozofė, analistė, artistė ndajnė me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian tė Shqipėrisė.

BOX 1: Kadare: Pyetjes suaj se ē’ėshtė Evropa pėr Shqipėrinė, do t’i pėrgjigjesha : vetvetja, ose gjithēka. Dhe do tė shtoja, ndoshta, fjalėt : gjendja e natyrshme e Shqipėrisė, e vetmja.

BOX 2: Kadare: Tė bindur se e duam mė shumė dhe mė ngutshėm se tė tjerėt Evropėn, ka shumė prej nesh qė kujtojnė se ky ėshtė argument i mjaftueshėm pėr tė bindur kėdo se mė shumė dhe mė shpejt se tė tjerėt e meritojmė atė. Kėtė keqkuptim nga njė tjetėr, mė i rėndė se ky, nuk e ndan veēse njė hap. Keqkuptimi i ri ka tė bėjė me njė pėrshkallėzim tė dy tė tjerėve. Nga formula : e meritojmė ngaqė e duam, kalojmė lehtėsisht nė fazėn tjetėr, bindja se jemi ndėrkaq evropianė.

Tiranė – Shtator 2012



Ambasadori Sequi: Zoti Kadare, ju falenderoj shumė qė pranuat tė jeni pjesė e kėsaj iniciative ku Ambasadori i Bashkimit Evropian po vendos njė dialog tė hapur me disa nga pėrfaqėsuesit e shquar tė shoqėrisė shqiptare lidhur me njė nga temat mė tė rėndėsishme tė ditės, shumė “nė modė” pėr ēdokėnd, e cila ėshtė tema e integrimit evropian tė Shqipėrisė. Eshtė nder pėr mua si pėrfaqėsues i Bashkimit Evropian t’ju kem ju si bashkėbiseduesin tim nė kėtė shkėmbim tė hapur idesh e pikėpamjesh. Ju jeni gjeniu i letrave shqipe dhe nuk do ta teproja po tė thoja personaliteti mė i shquar i kulturės shqiptare.



Njė mik shqiptar mė ka thėnė se, kohė mė parė, mbase ende nė fillimin e ekzistencės sė shtetit tė ri shqiptar ose edhe pak mė vonė, kur njė shqiptar udhėtonte jashtė Shqipėrisė ose kur i hipte pėr shembull ndonjė anijeje pėr tė shkuar drejt Perėndimit, ai pėrdorte shprehjen “po marr rrugėn pėr nė Evropė“, sikur Shqipėria tė mos ndodhej nė Evropė. Mė kanė thėnė se kjo shprehje pėrdorej edhe nė Greqi para shumė kohėsh. Personalisht, besoj se Shqipėria i pėrket Evropės, jo vetėm gjeografikisht, por si njė entitet i gjallė nė shumė aspekte. Zoti Kadare, ēfarė ėshtė Evropa pėr shqiptarėt: njė territor, koncept, qėllim, ėndėrr, ribashkim e rikthim nė familje?

Ismail Kadare: Eshtė krejtėsisht e vėrtetė ajo qė thoni ju pėr temėn e integrimit nė Evropė, si tema mė pasionante e gjithė shqiptarėve sot. Do tė shtoja kėtu: ėshtė lumturisht e vėrtetė. E kundėrta do tė ishte e pikėllueshme.

Pėrsa i pėrket atij pikėshikimi tė jashtėm tė Evropės, nė Shqipėri e nė Ballkan, jam plotėsisht nė njė mendje me ju. Veē kėtu, nė vend tė fjalės lumturisht, do tė thoja fatkeqėsisht.

Evropa pėr disa shekuj rrjesht u bė kaq e huaj pėr gadishullin ballkanik , sa dukej sikur ndodhi njė ēarje tektonike. Nė tė vėrtetė as Ballkani nuk u zhvendos askund e aq mė pak zhvendosjen e bėri Evropa. Por, largėsia e brendshme mendore e shpirtėrore ishte e tillė sa qė ēoi nė krijimin e paradoksit qė pėrmendėt ju.

Nė shekullin XX, si tė mos i mjaftonte largėsia e vjetėr, komunizmi shqiptar krijoi pėr Shqipėrinė njė largim tė ri. Evropa u bė « imperialiste », hapėsirė e ndaluar, dyfish e largėt, shumėfish armiqėsore.

Ne tani pėrdorim natyrshėm shprehjen: rikthimi nė Evropė, thua se bėhet fjalė pėr njė rrugėtim nė kah tė kundėrt drejt kontinentit qė kemi lėnė pas e qė na pret. Kaq e rėndė ka qenė drama sa qė e kemi vėshtirė tė pranojmė se ne u bėmė joevropianė, me njė fjalė, u ēevropianizuam, jo tė transferuar nė ndonjė hapėsirė tjetėr, nė ndonjė trevė internimi, por aty ku kemi qenė, mu nė mes tė Evropės. Aty u ndamė prej saj, u rrethuam me tela me gjemba, si tė mallkuarit e dheut. Ndaj kur bėhet fjalė pėr integrim, pėr rikthim nė Evropė, dihet se ky proces i kundėrt do tė krijohet atje ku ndodhi e keqja. Me fjalė tė tjera, aty ku kemi qenė, e aty ku jemi sot.

Nė kėtė kah, pyetjes suaj se ē’ėshtė Evropa pėr Shqipėrinė do t’i pėrgjigjesha : vetvetja, ose gjithēka. Dhe do tė shtoja, ndoshta, fjalėt : gjendja e natyrshme e Shqipėrisė. E vetmja.



Ambasadori Sequi: Nga “Kėshtjella” tek “Sjellėsi i Fatkeqėsisė“, nga “Viti i Mbrapshtė” te “Doruntina”, pėr tė pėrmendur vetėm disa nga librat tuaj, ju flisni pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Evropėn, pėr vendin e Shqipėrisė nė Evropė, dhe pėr rreziqet e shkėputjes nga Evropa. Nė shumė ese dhe intervista tuajat, ju flisni pėr atė qė ju e quani “identiteti evropian i shqiptarėve”. Shkurtimisht, cilat do tė ishin sipas jush tiparet dalluese tė kėtij identiteti?



Njė pjesė tė kohės ju jetoni nė Francė, nė “Evropė”. A mendoni se ekziston njė identitet i pėrbashkėt evropian ose siē thotė Wim Wenders, njė Evropė si shpirt? Nėqoftėse po, cilat janė marrėdhėniet e identitetit shqiptar dhe atij evropian nė ditėt tona?



Ismail Kadare: Pėr tė filluar nga fundi i pyetjes suaj. Evropa si frymė, si parim shpirtėror ėshtė pėrcaktuar qysh nė shekullin e kaluar. Ajo ē’ka qenė e vlefshme pėr kombin, ka vazhduar tė jetė e vlefshme pėr njė familje kombesh. Dhe Evropa, ashtu siē thoni ju, e tillė ėshtė konceptuar nga themeluesist shpirtėrorė tė saj, si familje.

Nė kėtė kah, krijimi i Evropės se Bashkuar, duke qenė lajm i mirė pėr evropianėt e vjetėr, ka qenė dyfish i tillė pėr ne tė tjerėt, ne qė e kishim humbur atė.

Pėr ne Evropa, pėrpara se tė jetė njė luks, njė shkallėzim drejt pėrparimit, njė pėrkryerje, ka qenė njė domosdoshmėri. Njė jetė e munguar. Pėr shqiptarėt, populli mė i vetmuar i kontinentit, ka qenė mė shumė se kaq: njė vatėr.

Kjo mund tė tingėllojė si patetike, por nuk ėshtė ashtu. Pėr njė popull pa familje, gjetja e kėsaj tė fundit ėshtė hyrje nė njė fazė krejtėsisht tė re tė ekzistencės. Me fjalė tė tjera, pėr herė tė parė nė kėto 600 vitet e fundit Shqipėria bėhet gati tė hyjė nė kontinent pa vetminė e saj. Dhe kjo fazė e re kėrkon vetvetiu doktrinėn e vet.

Doktrinat e popujve pėrpunohen shpesh nė faza tė vėshtira. Ka qenė rilindja kombėtare shqiptare, bijė e iluminizmit tė largėt evropian, qė pėrcaktoi orientimin e ri shqiptar. Sintagmat « Liri » dhe « Evropė » po afroheshin pėrherė e mė tepėr. Lideri rilindas, Naim Frashėri , shkoi edhe mė tej, duke e parashtruar kėtė ide tė re nė njė formė pėrmbysjeje kozmike. Nė njė vjershė programatike ai do tė shkruajė se drita pėr Shqipėrinė nuk lind nga Lindja, por nga Perėndimi. (O dritėz e bekuar, qė lind nga perėndon).

Sipas rilindasve, njė Shqipėri e lirė, serioze dhe e moralshme mund tė ishte e tillė vetėm nė kontinentin e vet.



Ambasadori Sequi: Kohė pas kohe, u them bashkėbiseduesve dhe miqve tė mij shqiptarė se tė bėhesh pjesė e Bashkimit Evropian, ose e Evropės, ėshtė dhe duhet tė jetė natyrisht njė objektiv kombėtar, madje sot mė shumė se kurrė. Por, nga ana tjetėr unė u them atyre se tė bėhesh anėtar i familjes sė madhe evropiane nuk ėshtė retorikė boshe ose njė qėllim nė vetvete. Personalisht, besoj se tė jesh pjesė e Evropės, jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor, ėshtė njė objektiv i cili i ndihmon vendet tuaja dhe popujt tuaj tė pėrqafojnė dhe venė nė praktikė vlerat qė qėndrojnė nė themel dhe qė anėtarėt e klubit evropian i ndajnė sė bashku, dhe qė nė fund tė fundit i bėjnė vendet dhe shoqėritė tuaja mė demokratike, mė tė lira, mė tė begata: dmth, do tė bėnte qė njerėzit tuaj tė jetojnė gjithmonė e mė mirė e mė nė paqe e harmoni.



Nė njė intervistė, ju flisni pėr “adhurimin pa kusht qė shqiptarėt kanė pėr Evropėn” dhe i referoheni madje dhe njė poeti shqiptar tė viteve ’30 i cili shprehej se “ne e duam Perėndimin/Evropėn me dashuri tragjike”. Ne esenė tuaj brilante ” Mbi identitetin evropian tė shqiptarėve” ju shkruani se “humbja dhe rigjetja e kontinentit mėmė, nuk tė bėn mė pak evropian se tė tjerėt. Pėrkundrazi, ajo tė bėn mė shumė”. Si njė vėzhgues i hollė dhe i veēantė i jetės shqiptare, a mendoni se jo gjithmonė kuptohet se tė udhėtosh pa viza nė Evropė nuk tė bėn automatikisht pjesė tė Evropės ose evropian, porse ka elemente tė tjerė shumė tė rėndėsishėm, ato vlerat themelore qė pėrmendėm mė sipėr, tė cilat njė vend duhet t’i pėrqafojė e t’i bėjė pjesė tė brendshme e reflekse tė vetat qė tė quhet vend evropian?



Ismail Kadare: Eshtė e vėrtetė se kur diēka e dėshiron tej masės, rrugėtimi drejt saj mund tė ndėrlikohet nga keqkuptimet. Shqiptarėt janė tė shquar pėr kėto tė fundit. Tė bindur se e duam mė shumė dhe mė ngutshėm se tė tjerėt Evropėn, ka shumė prej nesh, qė kujtojnė se ky ėshtė argument i mjaftueshėm pėr tė bindur kėdo, se mė shumė dhe mė shpejt se tė tjerėt e meritojmė atė. Kėtė keqkuptim nga njė tjetėr, mė i rėndė se ky, nuk e ndan veēse njė hap. Keqkuptimi i ri ka tė bėjė me njė pėrshkallėzim tė dy tė tjerėve. Nga formula : e meritojmė ngaqė e duam, kalojmė lehtėsisht nė fazėn tjetėr, bindja se jemi ndėrkaq evropianė.

Nga njė pikėshikim i parė, kjo bindje naive ngjan befasuese nė kuptimin jo tė mirė tė fjalės. Ju, si pėrfaqėsues i Evropės, keni plotėsisht tė drejtė tė na kujtoni se ēėshtja e tė qenit evropian nuk ėshtė qėllim nė vetvete, si tė thuash, ngjitja nė njė rang mė tė zgjedhur e mė elitar. Pėrvetėsimi i vlerave tė popujve qė pėrbėjnė klubin evropian, pėrpara se tė jetė respekt pėr Evropėn do tė jetė respekt pėr vetveten. Ai lidhet me nivelin e jetės lėndore, shpirtėrore, institucionale, juridike. Tė gjitha kėto shkojnė bashkė, sipas njė harmonie tė brendshme.

Ndėrkaq ju jeni pėrfaqėsues i Evropės dhe unė, pa dashur tė luaj avokatin e djallit, do tė doja t’ju thoja se njė farė zjarrmie e theksuar , njė farė shprese e padurimi naiv, ėshtė ndoshta mė e mirė se ftohtėsia dhe mosbesimi. Kur pėrmenda optimizmin e tepruar pėr evropianizimin , nuk fola pėr tė kundėrtėn qė, pėr fat tė keq, gjithashtu ėshtė e tepruar. Mendimi fatalist se ballkanasit nuk bėhen dot kurrė evropianė , ėshtė i pėrhapur nė gadishull. S’duhet harruar se njė perandori pushtuese shumėkombshe, siē ka qenė ajo osmane, njė ndėr synimet e pėrhershme qė ka ėshtė krijimi i mosbesimit tė kombeve te vetvetja. Nė fund tė fundit besimi te vetja , nė kėtė rast, bėhet pjesė e lirisė. Ai do tė ndihmojė qė vlerat dhe standartet evropiane, pėr tė cilat flitet aq shumė sot, ta kenė mė tė lehtė rrezatimin e tyre tek ne.



Ambasadori Sequi: Siē e pėrmendėm mė sipėr, qė tė jesh pjesė e Evropės duhet tė pėrqafosh vlerat dhe parimet themelore tė familjes evropiane. Mė10 tetor tė kėtij viti, Bashkimi Evropian do tė nxjerrė njė raport vjetor, qė ne e quajmė Raporti i Progresit, nė tė cilin do tė bėjmė analizėn dhe vlerėsimin e progresit tė bėrė nga Shqipėria qė nga viti i kaluar nė pėrpjekjet e saj pėr t’u afruar me Bashkimin Evropian. Partnerėve tanė shqiptarė u kemi thėnė se ka ende njė sėrė gjėrash pėr tė kryer, disa objektiva pėr tė realizuar dhe disa rezultate pėr tė arritur para tetorit nėse ata duan tė bėjnė pėrparim mė tė shpejtė drejt Evropės. Natyrisht, njė pjesė e rėndėsishme e punės qė duhet kryer bie mbi klasėn politike. Deri mė tash, mund tė themi se disa nga synimet janė arritur, megjithatė ka ende punė pėr tė bėrė.



Nė esenė tuaj “Mosmarrėveshja”, e cila me tė drejtė ėshtė konsideruar si njė nga veprat mė tė mėdha tė mendimit shqip, ju trajtoni mes tė tjerash ato qė ju cilėsoni “marrėdhėniet e vėshtira tė shqiptarėve me veten e tyre”. Personalisht, mendoj se ēėshtja e besimit tė ndėrsjellė mes shqiptarėve ėshtė njė nga elementet e rėndėsishėm pėr ta qė tė mund tė kenė sukses nė rrugėtimin drejt Evropės. Gjithashtu besoj se dialogu, bashkėpunimi, konsensusi, mund tė sjellin nė fund tė fundit rezultate tė prekshme.



A mendoni se me mė shumė mobilizim tė pėrpjekjeve dhe mė shumė besim tė ndėrsjellė, klasa politike shqiptare mund tė bėjė mė shumė e tė arrijė rezultate mė tė mira? Dhe jo vetėm mė tė mira, por edhe mė tė shpejta, sepse koha vrapon dhe ne nuk mund ta lemė atė tė ikė. Para disa javėsh, i pėrmenda njė miku dhe gazetari shqiptar atė qė Xhon Kenedi ka thėnė tek fliste pėr kohėn. Kenedi thoshte: “Marshalli i madh francez Liotej (Lyautey) i kėrkoi dikur kopshtarit tė tij tė mbillte njė pemė. Kopshtari iu pėrgjigj se pema donte shumė kohė tė rritej dhe do tė bėhej e madhe vetėm pas 100 vitesh. Marshalli iu gjegj “atėherė, nuk kemi kohė pėr tė humbur, mbille pemėn qė sot pasdite”.



A mendoni se e gjithė shoqėria shqiptare, nėpėrmjet asaj qė unė do ta quaja “trysni pozitive” dhe me mė shumė angazhim, duhet tė luajė njė rol mė tė madh qė tė arrihet mė shumė e mė shpejt progres nė rrugėn drejt Evropės?



Ismail Kadare: Eshtė hera e parė nė historinė e Shqipėrisė qė njė shekull pas ēėshtjes sė pavarėsisė , njė tjetėr synim bashkon si me magji politikėn dhe shoqėrinė , opinionin publik dhe besimet fetare, elitėn dhe njerėzit e thjeshtė. E merrni me mend se pėrse e kam fjalėn : pėr synimin evropian.

Asnjė parti politike shqiptare , asnjė program apo doktrinė nuk mund tė ketė jetė nė qoftė se krijon dyshimin mė tė vogėl pėr orientimin evropian.

Kur pak mė lart thashė se Evropa pėr ne ėshtė gjithēka, ndoshta u duk e tepruar, por e kam atė bindje. Pėrveē vlerave tė pėrbashkėta , pėrveē standarteve, ritmit tė pėrparimit , qė, siē pėrmendėt ju, pasqyrohet ēdo vit te Raporti i Progresit, pakti me Evropėn ne na mėson diēka qė , nė kushte tė tjera, do tė ishte gjėja mė e vėshtirė pėr t’u pėrvetėsuar : harmonia me vetveten. Ky mirėkuptim vlen po aq pėr ne , shqiptarėt, sa ē’vlen pėr pajtimin ndėrballkanik. Evropa nuk ka arritur lehtė te ky ushtrim i mirėkuptimit. Pa e ditur, ndoshta, as ajo vetė, madje pa e ditur as ne, ajo ka punuar pėr ne.

Jeta politike nė Shqipėri ka nevojė tė ngutshme pėr « trysninė pozitive » evropiane, siē e quajtėt ju. Vetė shprehja « jetė politike » ėshtė kuptimplote. Kemi tė bėjmė me jetė dhe jo me kacafytje politike, e cila nė fund tė fundit ėshtė pothuajse luftė. Dhe luftė do tė thotė gjysėm jetė, ēka ėshtė pak a shumė gjysėm vdekje.

Nuk pres ndonjė idil as midis partive politike nė Shqipėri, as nė raportet shqiptaro-evropiane ose ballkaniko-evropiane. Evropa, duke pėrfshirė kėtu Aleancėn Atlantike, ėshtė sot familja mė shpresėdhėnėse e kombeve, por kjo s’do tė thotė se ajo mund tė jetė vetėm shėlbyese. Evropa ka njė traditė tė ashpėr dhe nė thelb ajo ėshtė e tillė. Ne tė gjithė sė bashku, kontinenti evropian e Ballkani perendimor, duke pėrfshirė Shqipėrinė, s’ka pse tė bėjmė sikur tmerrohemi nga fjala « ashpėrsi ». Ne tė gjithė, na pėlqen apo s’na pėlqen, mbajmė njė lidhje me Spartėn. E Sparta nuk ka pasur vetėm Termopile.

Sigurisht qė kronika e sotme e kontinentit ėshtė e pasuruar me ndjesi humane tė panjohura mė parė. Ju mė folėt pėr ndodhinė e bukur tė treguar prej Kenedit. Do tė doja tė pėrmendja fjalėt e njė burri tė moshuar shqiptar, kohėt e fundit nė Paris, i ftuar prej vajzės sė tij. I magjepsur nga qyteti, njeriu kishte thėnė me naivitet : mbase e kam dėgjuar gabim, por mė kanė zėnė veshėt se kjo kėtu…Evropa, kjo Evropė e bukur, mund tė prishet.

Shprehja « mund tė prishet » ose « kam frikė se do tė prishet » ka qenė shumė e njohur pėr brezat e vjetėr nė vendin tonė. Pėrdorej pėr Shqipėrinė, sidomos nė fillimet e saj, kishte qenė nė ankth i vazhdueshėm pėr tė ardhmen. Do tė bėhet Shqipėria apo s’do tė bėhet. Do tė mbetet nė kėmbė apo do tė prishet… E pabesueshme ishte qė, njė burrė i vjetėr shqiptar, nė shekullin 21, tė pėrdorte me tė njejtėn ndjesi , tė njejtėn shprehje pėr Evropėn.

Pėrtes rrahjes sė mendimeve pėr tė ardhmen e Evropės, se a do tė ndryshojė ajo , se a do tė kthehet nė federatė shtetesh , apo nė bashkėsi politike etj. , shqetėsimin e njė shqiptari tė thjeshtė pėr tė, mė ka pėlqyer ta marr si shqetėsim pėr njė hall tė shtėpisė. Tė shtėpisė sė madhe tė pėrbashkėt.



Ambasadori Sequi: Duke qenė shkrimtari mė i njohur shqiptar, ju jeni padyshim edhe njė nga ballkanasit mė tė njohur sot jashtė kufijve tė Gadishullit. Dhe kam pėrshtypjen se tė qenit ballkanas ju bėn tė ndjeheni mirė. Ndoshta nuk e teproj nėse them se Kadare ėshtė njė avokat i Ballkanit, njė avokat paksa i ēuditshėm qė e mbron Gadishullin e tij duke e dashur dhe kritikuar njėkohėsisht. Temė e preferuar e juaja mbeten marrėdhėniet e Gadishullit Ballkanik me Evropėn dhe perspektiva evropiane e rajonit. Nė njė nga intervistat tuaja tė funditm, ju shpreheni se “ballkanasit duhet tė ndihen tė nderuar qė Evropa merret seriozisht me ta”. Sigurisht, si Ambasador i BE-sė nė njė vend ballkanik si Shqipėria, mua mė vjen mirė kur e lexoj kėtė. Ju gjithashtu keni folur edhe pėr njė proces tė nevojshėm pajtimi nė Ballkan.



Si e shihni rolin e Evropės nė kėtė kontekst? Ēfare mendoni se duhet tė bėjnė mė mirė vetė ballkanasit dhe ēfarė do tė duhej tė bėnte mė mirė vetė BE-ja. Njė miku ynė i pėrbashkėt thotė se ” Nėse ballkani ėshtė problemi i Evropės, Evropa ėshtė zgjidhja pėr Ballkanin”. Sa dakord jeni me kėtė pikėpamje?



Ismail Kadare: Jam plotėsisht nė njė mendje me ju. Nė njė rast tjetėr, bashkėbisedimi ynė do tė dukej disi i njėtrajtshėm ngaqė po i rikthehemi tė njejtit motiv. Por pėr Evropėn ka gjithmonė pėrjashtim. Pėr Evropėn, pėr raportet Ballkan-Shqipėri-Evropė, rrahja e mendimeve sado i pafundmė tė duket, nuk ėshtė kurrė i tepėrt.

Lidhur me atė qė unė, duke e kritikuar, e mbroj Ballkanin, ėshtė e vėrtetė. Eshtė kthyer nė njė farė mode sot ndjesia e turpit ndaj pėrkatėsive ballkanike. Madje popuj tė tėrė kėrkojnė t’i ikin gadishullit. Duket sikur thonė : na quani si tė doni, evropianė juglindorė, euromesdhetarė, post-evropianė, veē ballkanas jo.

Unė nuk i gjykoj pėr keq. Pėr vete nuk ndiej ndonje turp qe jam ballkanas. As krenari, natyrisht. Dihet se ky ėshtė gadishulli mė problematik i kontinentit. Siē dihet, qė ėshtė ndėr mė tė pasurit ne kujtime, nė menēuri dhe nė marrėzi.

Ndėrkaq kjo ėshtė pjesa qė na pėrket nga bota , dhe ne jemi tė detyruar, nga vetvetja nė radhė tė parė, por edhe nga ju, tė gjejmė rrugėn e vetme qė na lejohet, atė tė bashkėjetesės.

Harmonia mes popujve tė gadishullit nuk kėrkon ndonjė filozofi pėr t’u arsyetuar. Eshtė thjesht njė gjendje qė ēon te jeta dhe jo e kundėrta e saj. Mė lejoni tė pėrsėris idenė se kjo harmoni (alias jetė) varet nga gjithė ballkanasit. Ndėrkaq janė tre popuj qė lozin rolin kryesor nė vendosjen e saj : grekėt, shqiptarėt dhe serbėt. Tė tre tė vėshtirė, tė tre tė rėndėsishėm pėr mirė ose pėr keq.

Nismėtimi i projektit tė pajtimit nė gadishull nuk mund tė vihet nė lėvizje nė qoftė se nė ndėrgjegjen e tyre nuk bėhet zotėruese idea se asnjeri prej kėtyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit pėr tė jetuar.

Po nuk u kuptua kjo nuk mund tė kuptohet e s’mund tė shpjegohet asgjė. Ndėrkaq atmosfera nė gadishull ėshtė ende larg nga njė emancipim i tillė. S’ka shumė kohė, ish ministri i jashtėm i njė vendi ballkanik, bėri betimin publik se vendimi i njohjes , domethėnė e drejta pėr jetė normale e gjysmės sė kombit fqinj shqiptar, nuk mund tė kalonte nė OKB veēse sipėr kufomės sė tij !

Cdo koment do tė ishte i tepėrt. Kėtij ministri mund t’i thuhej vetėm njė frazė : si shumė rėndėsi i jepni kufomės tuaj, zotėri !

Gadishulli s’ka nevojė pėr epope tė rreme kufomash. Koha ėshtė pėr tjetėr epope. Sipas njė koncepti tė njohur, brenda kohės ka herė pas here njė kohė tė veēantė, me mundėsi tė pazakonshme. Veē ajo ka njė tipar : nuk zgjat shumė. Thėnė ndryshe, nė qoftė se nuk e kap, ikėn, dhe atėherė duhet pritur rishfaqja e saj.

Mė pėlqen tė besoj se pėr gadishullin tonė ka mbėrritur njė kohė e tillė. Nė bashkėbisedimin tonė ne s’bėmė gjė tjetėr veēse vėrtetuam se jemi nėn ndikimin e saj. Shumė njerėz mund tė thonė : pėrse gjithė ky preokupim pėr ndėrballkanizimin, pėr Evropėn, pėr orientimin evropian ? Ne kemi kaq probleme tė ngutshme, tė pėrditshme, dramatike.

I kuptoj fare mirė kėta njerėz. Shqipėria ka probleme tė rėnda e serioze. Probleme tė demokracisė, tė pavarėsisė sė institucioneve, tė drejtėsisė, tė korrupsionit, tė votės sė lirė, pa folur pastaj pėr varfėrinė e gjer te masakra e mjedisit. Ndėrkaq jam i bindur se asnjėherė, pėr asnjė ēast kjo ēėshtje qė biseduam nuk anashkalon problemet e mėsipėrme. Pėrkundrazi, i prek tė gjitha, jep alarmin pėr to, kėrkon zgjidhje edhe mė tė ngutshme pėr secilėn prej tyre.

Shpesh ėshtė bėrė zakon tė thuhet se popujt i zgjidhin vetė problemet e veta. Tingėllon korrekte, madje bukur, por nuk mendoj se ėshtė nė ēdo rast e vėrtetė. Ja pėr shembull, s’di ndonjė popull qė ta ketė rrėzuar vetė fashizmin , aq mė pak komunizmin, pa njė ndėrthurje rrethanash globale.

Ne kemi nevojė pėr ju.

Kemi patur nevojė pėr ju gjatė gjithė shekullit , por kjo nuk u bė e mundur. Gjatė viteve tė komunizmit Shqipėria bėnte sikur shkėputej nga kampi sovjetik, por nė thelb kjo nuk ishte veēse nje teatėr i dyanshėm. Njė pakt i fshehtė, mė shumė i nėnkuptuar se i shprehur vazhdonte midis dy palėve. Thelbi i paktit ishte : hidhni shkelma sa tė doni, ne do t’ju mbrojmė, veē me Perėndimin mos u afroni ! Veē me Evropėn, kurrė !

Sot pikėrisht Evropa ėshtė mė e domosdoshme se asnjėherė pėr ne. Ndėrkaq Shqipėrisė i duhet tė luftojė pėrpjekjet pėr ndryshimin e orientimit evropian, qė shfaqen sot, si rrezik madhor nė jetėn e saj.

Ndodh qė arsyet pėr domosdoshmėrinė e Evropės tė mos formulohen gjithmonė me qartėsinė e duhur. Ndaj unė do tė doja tė pėrsėritja fjalėt : ne kemi nevojė pėr ju. E meqenėse gjatė bashkėbisedimit tonė ju cituat njė poet, m’a bėtė edhe mua mė tė lehtė parafrazimin befasues tė njė poeti, qė thotė se ka raste kur dashuria shfaqet si njė nga format mė tė larta tė arsyes.KADARE: EVROPA-GJENDJA E NATYRSHME E SHQIPERISE. E VETMJA. Ismail-Kadare-620x413
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi