ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ

Shko poshtė

27112012

Mesazh 

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ Empty DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ




Dita e flamurit, dita e pavarėsisė - dita e pėrgjegjėsisė

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė

”Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės.”
-Faik Konica

28 Nėntori, Dita e Flamurit, ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja, e historisė sonė kombėtare…Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė, sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri…
Dita e Flamurit, Dita e Pavėrsisė, pėr ēdo shqiptar, duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė...

Nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, pėrveē gėzimit, pėrveē vajtimit, secili duhet tė bėjė llogari, me pėrgjegjėsi, t’a pyesė veten: ē’bėra unė pėr Kosovė, pėr Ēamėri, pėr Shqipėri...?
Me 28 Nėntor 1912, u ngrit nė qytetin e Vlorės, nga dora e Ismail Qemalit, Flamuri Kombėtar…
Flamuri kombėtar u ngrit mbas katėrqind e sa vjetėsh … Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetri nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit n’Evropė…
Flamuri kombėtar thuhet se ėshtė flamuri i Skėnderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua…
Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloj njė student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica…
Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri, pėr mė se gjymė shekulli, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė…
Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetėm Faik Konicės; kjo tragjedi i ndodhi edhe atdhetarėve mė tė njohur, mė tė mėdhenj tė kombit. Gati gjysma e nėnshkruesė tė Pavarėsisė me 28 Nėntor 1912, u dėnuan nga komunizmi, u dėnuan edhe pasardhėsit e tyre, kurse disa ndrruan jetė nė mėrgim, siē ishin: Mid’had Frashėri, Mustafa Kruja, Dhimitėr Berati, tė cilėt ishin edhe nėnshkrues tė Dokumentit tė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Myderriz Vehbi Efendi Dibrės…
Kjo i ndodhi edhe shumė atdhetarėve tė tjerė , deri nė ditėt tona…
Prandaj, Dita e flamurit, Dita e Pavarėsisė duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė…!
Nė Ditėn e Flamurit, nga ballkoni i shtėpisė sė Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti njė fjalim tė shkurtėr para popullit tė Vlorės dhe rretheve tė tjera, ku ndėr tė tjera, dy herė e pėrmendi Zotin, e, tha:
“Deshi Zoti, qė me punėn tonė, trimėrinė dhe guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė, sepse kėtu e tutje, jemi tė lirė, tė pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gėzohuni!”
Ismail Qemali, duke e pėrfunduar fjalimin e Ditės sė Flamurit, tha:
“Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjė dykrenare nė mes. Dhe tani tė gjithė bashkohuni si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar, si i ka hije Atdheut tonė tė lirė. Duke pėrfunduar, nuk mė mbetet tjetėr gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Math pėr bekimet e Tij…”
Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė nuk marrin fund me shpalljen e pavarėsisė…
Shqiptarėt nuk arritėn tė bashkohen, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, pakėz punuan pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar Atdheun…
Na ndodhi kėshtu, thonė e arsyetohen disa, se jemi njė popull i vogėl e kėshtu ishte fati ynė…”Fati i popujve tė vegjėl kalon nėpėr dyert e tragjedive tė mėdha”, thoshte Ismail Qemali…
Tradegjia mė e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmshekullor… Tė jesh atdhetar, fetar, i ditur, i ndershėm, ishte rrezik… Shumica e shqiptarėve nisi tė jetonte jashtė vetės…
Hemingueji tha:”Kur nis tė jetosh jashtė vetės, gjithēka ėshtė e rrezikshme.”
U bėnė gabime tė mėdha, pėrjetuam fatkeqėsi tė vazhdueshme…
Gjithė fatkeqėsitė e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqė njerėzit nuk zotėronin dije tė mjaftueshme…
Dije e mjaftueshme ėshtė Dija Hyjnore…
Sipas Lesingut, qėllimi i fundit i diturisė ėshtė e Vėrteta.
E Vėrteta ėshtė Zoti. Zoti ėshtė e Vėrteta, e Vėrteta Absolute… Ai, qoftė lavduar, e ka shpallur tė Vėrtetėn me argumente…
Nė Kur’an shkruan:
“Ata tė cilėt nuk besojnė nė argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojė nė rrugė tė drejtė; ata i pret vuajtje e padurueshme.”
(Kur’ani, 16:104)
Kujt i besuam ne?! Prandaj jemi e kemi ashtu qysh jemi…!
Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, duhet tė jetė Dita e Pėrgjegjėsisė. Nėse e pranojmė pėrgjegjėsinė, atėherė na shtohet vlera si shqiptar, si njeri, si besimtar…
Vlera e njeriut, thoshte Renani, ėshtė sa mėson dhe dashuron. Mėsimet rreth Zotit, dashuria pėr Zotin ėshtė ēelėsi hyjnor pėr jetė tė lumtur e tė suksesshme!

Adem, Shaban dhe Hamėz Jashari krenaria e ēdo shqiptari...

28 Nėntori, Dita e Flamurit. Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pa Kosovė, pa Ēamėri… Por me besim nė Zotin ēdo gjė ėshtė e mundshme…! Siē ishte e mundshme dalja publike mė 28 nėntor 1997, e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Llaushė, nė ditėn e varrimit tė mėsuesit dėshmor, Halit Gecit, vrarė nga policia sėrbe… Siē ishte e mundshme qė komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari, tė lindė me 28 nėntor 1955…!
Pėr mendjen e kufizuar njerėzore, ėshtė rastėsi qė komandanti Adem Jashari ka lindur nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, me 28 nėntor, por nuk ėshtė rastėsi pėr Zotin, Krijues e Zhvillues i ēdo krijese, qė jeta e tij, vepra e tij dhe rėnia e tij tė bėhet simbol pavarėsie!
Kryetari i Ēekisė, Haveli, thoshte:
“ Shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrsa njeriu ėshtė krijesė e Zotit”.
Zoti asgjė nuk krijon rastėsisht… Ai i fali Shaban Jasharit, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, Ademin, me 28 nėntor 1955…
28 Nėntori Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, ditėlindja e Adem Jasharit, simbolit tė qėndresės, simbolit tė pavarėsisė sė Kosovės…
Me hajr, pėr hajr, ditėlindja o Adem Jashari! Pėr hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė…! Ti e pate ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, ti e pate guximin pėr tė njohur vetėveten, pėr tė njohur Kosovėn, pėr tė njohur Zotin…
Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė le tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr tė njohur vetėveten, qė ėshtė hapi i parė pėr tė njohur Zotin, i Cili na fali edhe njė argument, nė Ditėn e Flamurit, na fali Adem Jasharin, qė me Jasharėt t’i falin Kosovės njė Diell…
Rrezet e kėtij Dielli mos t’i errėsojmė kurrė mė!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30120
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi