ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PĖRKUJTIM: NĖ 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJSI (1913-2001)

Shko poshtė

PĖRKUJTIM: NĖ 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJSI (1913-2001) Empty PĖRKUJTIM: NĖ 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJSI (1913-2001)

Mesazh nga MEXHID YVEJSI Fri Oct 04, 2013 9:14 pm

Nė pėrkujtim: Nė 100 vjetorin e lindjes

HAFIZ SELIM EF.YVEJSI
(1913-2001)



Me 4 maj 2013 u mbushėn 100 vjet nga lindja e Hafiz Selim ef. Yvejsi. Hafiz Selim Yvejsi do tė kujtohet pėr njė kohė tė gjatė, prej besimtarėve, atdhetarėve, si njė hoxhė i ditur, i ndritur, arsimdashės, me njė zė tė bukur, orator, me njė fjalor bashkohor…
Kush ėshtė Hafiz Selim ef. Yvejsi?

Prejardhja familjare

Hafiz Selim ef. Yvejsi rrjedh prej njė familje tė vjetėr gjakovare, njė familje intelektuale, e cila ndėr shekuj, brez pas brezi ishte bartėse e jetės arsimore, edukative, kulturore, fetare dhe atdhetare nė Gjakovė, nė Kosovė...
Hafiz Selim Yvejsi lindi mė 4 maj 1913 nė Gjakovė. Ėshtė djali i Mulla Abdurrahim Efendiut. Mulla Abdurrahimi Efendiu ėshtė djali i Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut. Myderrizi, Hafiz Muhamedi Efendiu ėshtė djali i Myderrizit, Hafiz Yvejs Efendiut. Myderrizi, Hafiz Yvejs Efendiu ėshtė djali i Myderrizit, Hafiz Jahja Efendiut...
Hafiz Selim Yvejsi ishte mė i riu, mė i vogli, prej katėr djemėve tė Mulla Abdurrahim Efendiut. Tė katėr djemt e Mulla Abdurrahim Efendiut ishin hoxhallarė, dy prej tyre, mė tė vegjėlit ishin hafiz, hafiz Hysniu dhe Hafiz Selimi.
Tė katėr djemtė e Mulla Abdurrahimit apo tė Mulla Himės, siē e thėrriste populli, u bėnė hoxhallarė tė shquar. Emrat e katė vėllezėrve hoxhallarė, djemtė e Mulla Abdurrahimit, janė: Myderriz Tahir Efendia (1898-1984), Mulla Ragib Efendia (1900-1984), Hafiz Hysni Efendia (1911-1954) dhe Hafiz Selim Efendia (1913-2001).
Babai i katėr djemėve hoxhallarė, Mulla Abdurrahim Efendia, ishte djali i Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, i cili, kishte katėr djemė hoxhallarė, dy prej tyre ishin myderriz e hafiz. Emrat e katėr djemėve tė Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, gjyshit tė Hafiz Selimit, babait tė Mulla Abdurrahimit janė: Myderriz Salih Efendiu, Hafiz Ali Efendiu, Myderriz, Hafiz Iljaz Efendiu, Mulla Abdurrahim Efendiu.
Babai i katėr djemėve, Myderrizi, Hafiz Muhammedi Efendiu, gjyshi i Hafiz Selim Efendiut, ėshtė djali i Myderrizit, Hafiz Yvejs Efendiut, i cili ėshtė babai i pesė djemėve, tė gjithė hoxhallarė, myderrizė e hafizė, emrat e tyre janė: Myderriz Muhamed Efendiu, Myderriz, Hafiz Ismail Efendiu, Myderriz, Hafiz Muhammedi Efendiu, Mulla Jahja Efendiu, Mulla Hysein Efendiu.
Pra, ky ėshtė njė rast i rallė, ndoshta i pa parė, nė disa brezni - nė njė shtėpi tė dalin kaq shumė hoxhallarė! Por, ku do Zoti – ēdo gjė bėhet.
Tė gjithė hoxhallarėt e kėtij trungu familjar, parardhėsit e Hafiz Selim Yvejsit, ishin jo vetėm hoxhallarė, por, nė ēdo brezni, kishte edhe myderrizė, kishte hafizė, ka pasė edhe myfti, siē ishte edhe Myftiu i Gjakovės, myderriz, hafiz Ismail Efendi Yvejsi, njė nga udhėheqėsit e Degės sė Lidhjes sė Prizrenit nė Gjakovė dhe pjesėmarrės nė Kuvendit e Lidhjes sė Prizrenit, nė Prizren, me (1878)....
Tė gjitha kėta hoxhallarė, myderrizė, hafizė, dijetarė, atdhetarė, janė pasardhėsit e Yvejs Efendiut, i cili ka qenė Myderrizi i parė i Medresesė sė Madhe tė Gjakovės , e cila pėr afėr afėr tre shekuj i ka dhėnė dritė krejt Kosovės...!


Shkollimi, hivzi dhe manifestimi


Selim Yvejsi qė nė moshėn pesė vjeēare mbeti jetim, sepse babai i tij, Mulla Abdurrahimi, ndrroi jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė nė vitin 1918. Mbetėn jetim gjashtė fėmijė, katėr djem dhe dy vajza, qė me ndihmėn e Zotit i rriti nėna, njė nėnė burrneshė, besimtare, punėtore, arsim-dashėse, i rriti me drrasė tė vekit, derisa sa fėmijtė u bėn t’zot e vetit. Katėr djemtė u bėn hoxhallarė, dy prej tyre u bėnė hafizė, hafiz Hysniu dhe hafiz Selimi, kurse njera prej motrave, Zylehaja, u bė hoxheshė.
Nė mejtepin e Xhamisė sė Hadumit, Selim Yvejsi mori mėsimet e para. Ishte njė nxėnės i zgjuar, i pastėr, kishte memorie tė fortė, ishte i sjellshėm, kishte zė tė bukur.. Gjatė shkollimit nė mejtep e kishte shumė shokė, moshatar, por mė tepėr shoqėrohej me njė shok, i cili quhej Xhafer Bokshi, djali i njė zotniu nga Gjakova, Ahmet Agė Bokshi, njė tregtar, atdhetar, besimtar.
Selim Yvejsi dhe Xhafer Bokshi, pasi kryen mėsimet e para nė mejtepin e Xhamisė sė Hadumit nė Gjakovė, bashkė me shokun e pandashėm, Xhafer Bokshin, nė vitin 1928, kur ishin nė moshėn 13-14 vjeēare, shkuan nė Prizren pėr tė mėsuar hifzin te Hafiz Kemali. Kemal ef. (Shukri) Kajserliu (1888-1980), ka qenė njė muhafiz i shquar, qė shėrbente si imam nė Xhaminė e Sozisė nė Prizren, te ky dijetar, brenda dy viteve, dy djelmoshat gjakovarė, e kryen hivzin, pra e mėsuan Kur’anin pėrmendėsh.
Pasi e kryen hifzin, dy hafizėt e rinj u kthyen nė Gjakovė, ku ju ba njė pritje madhėshtore, pėr hafizėt e rinj u organizua njė ceremoni me tekbire, ashere e ilahi nga tė gjithė hoxhallarėt e Gjakovės me xhematėt e tyre defiluan nėpėr Ēarshinė e Madhe tė Gjakovės deri nė xhaminė kryesore tė qytetit, nė Xhaminė e Hadumit.
Pėrveē pritjes madhėshtore e ceremonisė, dy hafizėt e rinj, qė ishte rast i veēantė nė Gjakovė, u pritėn sė pari nė lokalet e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame, ku ju bėnė pėr hajr hafizėt e moēėm e ulematė e kohės, ndėr ta ishte Myftiu i Gjakovės, Hafiz Ibrahim Pallaska, myderrizi Islam ef. Nahi, Hafiz Ymer Guta, Hafiz Myftar Bokshi, Myderizi, Hafiz Fahri ef. Iljazi, , myderrizi, Tahir ef.Thaēi, Hasan ef. Dashi, Hafiz Idriz Hoxha, Hafiz Rushid Emra, Hafiz Hysni Yvejsi, Hafiz Bajram Agani, Jahja Ef. Bakalli etj.
Gjashtė muaj pas kėsaj ngjarje, Hafiz Xhafer Bokshi, qė sapo mbushi 15 vjet, papritmas ndėrroj jetė, ishte viti 1930. Tė gjithė prej Zotit jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi. Pėr hafiz Xhaferin e shkurtėr ishte kjo jetė, por insha’Allah e ka vendin nė Xhennet!

Diplomimi dhe shėrbimi

Hafiz Selim Yvejsi, pasi u kthye nga Prizreni, nė vitin 1930 u regjistrue nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, ku edhe diplomoi mė 1938. Nė vitin 1938 doli gjenerata e parė e tė diplomuarėve, pranė myderrizit mė tė njohur tė kohės, nga Hafiz Fahri Ef. Iljazi dhe pėr kėtė ngjarje nga Sarajeva erdhi njė delegacion nė krye me Reisin (Kryetarin) Xhemaludin Ēausheviē dhe mysafirė tė shquar nga tė gjitha trevat shqiptare, tė cilėt qėndruan bashkarisht tri ditė nė Medrese, nė Gjakovė. Tė diplomuarit e gjeneratės sė parė nga Gjakova janė: Hafiz Teufik Ef. Nahi, Hafiz Selim Ef. Yvejsi, Jahja Ef.Bakalli dhe Qamil Ef. Ferizi.
Shumica prej nxėnėsve tė Myderriz Fahri Efendiut, pasi kanė diplomuar, u bėnė dijetarė tė shquar, atdhetarė e luftėtarė tė dalluar, prej tyre vlenė tė pėrmenden disa emra tė paharruar si: Mulla Zekė Bėrdynaj, Mulla Ramush Shatri, Haxhi Jahja Daci, Mulla Iljaz Broja, Hafiz Muhamed Gashi, Mulla Hajriz Demaku etj.
Hafiz Selim Efendi Yvejsi i shėrbeu popullit pėr mė se gjysmė shekulli, si imam, mėsues dhe predikues nė disa nga xhamitė e Gjakovės, si nė Xhaminė e Haxhi Ymerit, tė Mahmud Pashės, tė Sefės, Mulla Jusufit, tė Sofės etj.
Nė mejtepin e Xhamisė sė Haxhi Ymerit, nė “kohėn e Italisė e Gjermanisė” (1941-1944) ka mėsuar shumė nxėnės, njė prej nxėnėsve tė tij, qė vlen tė pėrmendet, ka qenė edhe prof. Nexhat H. Nahi, i biri i Myderrizit, Hasan Efendi Nahi, (1905-1991), pėrkthyesi i Kur’anit nė gjuhėn shqipe.
Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, tė publikuara nga dr.Hakif Bajrami, ndėr hoxhallarėt qė e penguen shpėrnguljen e shqiptarėve nga Gjakova, nga Kosova, pėrmendet edhe emri i Hafiz Selim Yvejsit, ku ndėr tė tjera thuhej:
“Mulla Selimi kundėrshtoi shpėrnguljen…”
Hafiz Selim Yvejsi ishte njė hoxhė i ditur, pedant, bashkohor, orator, guximtar, atdhetar, ndėr tė parėt nė Gjakovė, nė Kosovė, qė e filloi, e praktikoi pėrdorimin e gjuhės shqipe nė shėrbimet fetare.
Deri nė vitin 1980, nė Gjakovė ishte adet qė pasi tė varrosej i vdekuri, pjesėmarrėsit nė xhenaze apo nė varrim i ngushėllonin familjarėt me shtrėngim dore, kjo merrte kohė, njerėzit pritshin nė rresht derisa t’iu vinte radha, kėshtu nė shi, nėpėr borė, nė kohė me diell, kur dielli digjte...! Nė njė varrim qė kishte shumė pjesėmarrės, Hafiz Selim Yvejsi, doli para popullit dhe ju drejtue me kėto fjalė:
” Tė nderuem bashkėqytetarė, tė nderuem vllazėn besimtarė! Ju lumshin kambtė qė keni ardhė! Nėse pajtohuni me mue, prej tashit pėr kryeshnosh, ngushėllime, mos tė zgjatėn duert, por ngushėllimet tė bahet kėshtu, me dorė n’zemėr, besoj se kjo ashtė ma praktike, ma hygjenike...! Tė gjithė jo vetėm qė u pajtuen, por disa edhe thoshnin: T’lumtė hoxhė, pshtum! Kanė kalue mbi 30 vjet nga dita qė Hafiz Selim Yvejsi e ndrroi kėtė adet edhe pse ai nuk ėshtė nė kėtė jetė, pjesėmarrėsit nė ēdo varrim e zbatojnė atė kėshillim !
Hafiz Selim Yvejsi ka qenė mė i riu prej hoxhallarėve tė vjetėr, ulemave tė moēėm, por erdhi dita kur u plak dhe ishte mė i vjetri prej tė rinjve…!
Ishte i vetmi prej ulemave tė vjetėr tė Gjakovės qė kapėrceu nė mijėvjeēarin e tretė, duke pėrjetuar edhe luftėn e vitėve 1998-1999, por nuk e lėshoi Gjakovėn, nuk e lėshoi Kosovėn, deri sa mbylli sytė nė Gjakovė, moshėn 88 vjeēare, me 16 maj 2001.
Do tė kujtohet pėr njė kohė tė gjatė, prej besimtarėve, atdhetarėve, si njė hoxhė i ditur, i ndritur, arsimdashės, si mėsues, predikues, me njė zė tė bukur, orator me njė fjalor bashkohorė...
U varros me 17 maj 2001, me nderime tė mėdha, ku morėn pjesė nė pėrcelljen e fundit shumė qytetarė, shejhlerė e hoxhallarė, jo vetėm tė Gjakovės, por edhe nga tė gjitha anėt e Kosovės…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30120
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi