ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjekrra gjatė historisė si shenjė e burrėrisė...

Shko poshtė

26122013

Mesazh 

Mjekrra gjatė historisė si shenjė e burrėrisė... Empty Mjekrra gjatė historisė si shenjė e burrėrisė...




MJEKRRA GJATĖ HISTORISĖ SI SHENJĖ E BURRĖRISĖ...

 

     Nė histori ka shumė dėshmi se njerėzit kanė lėshuar mjekėrr nė ēdo brezni.  Egjiptasit  e lashtė kanė lėshuar mjekėrr, madje ata tė rangut mė tė lartė.
    Qytetėrimet e lashta tė Mesopotamisė ( Sumerianė, Asirianė, Babilonasit, Kaldeasianėt dhe Medianėt ) i kanė kushtuar kujdes tė madh  mjekrrave tė tyre, kanė pėrdorur shufėr pėr dredhje pėr tė krijuar rrathė dhe modele tė ndryshme.
     Persianėt e lashtė kanė patur mjekrra tė gjata dhe pothuajse tė gjithė mbretėrit iranianė kanė pas mjekėrr.


     Nė Hindinė e lashtė mjekrra ka qenė njė simbol i diturisė, dinjitetit. Tė gjithė popujt e Lindjes, nė pėrgjithėsi, i kanė trajtuar mjekrrat e tyre me kujdes, me nderim.

     Grekėt e konsideronit mjekrrėn si njė simbol apo shenjė e burrėrisė.

Pėr heronjėt homerikė nė pėrgjithėsi, mjekrra kishte rėndėsi, pėr ta ishte shenjtėri.  
    Romakėt, ndryshe nga grekėt, mjekrrėn e linin tė rritet nė kohėn e zisė. Kėshtu bėri Augusti  pėr vdekjen e Jul Cesarit. Deri nė kohėn e Konstandinit tė Madh, perandorėt shfaqen nė bustet dhe monedha me mjekrra...


   Taciti thotė se nė mesin e fisit gjerman Catti (chatten) njė tė riu nuk i lejohej tė rruajė mjekrrėn...Kurse tek Longobardėt fama rritej as sa rritej mjekra!  Kur Otto i Madh thoshte ndonjė gjė me rėndėsi, ai bėnte be nė mjekrrėn e tij...
    Nė Mesjetė, nė Evropė, mjekrra shfaqte ndershmėri, burrėri...
    Mjekrra kanė mbajtur shumė kryetarė dhe figura kulturore nė pėrmasa botėrore, si Aleksandri i III i Rusisė, Napoleon III i Francės dhe Fredericku III i Gjermanisė, si dhe Benjamin Disraeli, Charles Dickensi, Giuseppe Garibaldi,  Giuseppe Verdi. Ky trend mund tė njihet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė mesin e kryetarėve si Abraham Lincolni etj.
    Perandori Meiji i Japonisė mbante mjekėrr dhe mustaqe gjatė mbretėrimit tė tij .
     Nė fillim tė shekullit tė njėzetė mjekrra filloi njė rėnie tė ngadaltė nė popullaritet. Edhe pse mbahen nga disa figura tė njohura tė cilėt ishin tė rinj nė periudhėn Viktoriane (si Sigmund Freud ).
    Mjekrra u riparaqitė nė vitet 1950 , dhe mė pas me lėvizjen e hipikėve nė mes tė viteve 1960, kurse pas Luftės sė Vietnamit, mjekrra shpėrthyeu nė popullaritet.


     Nė mes tė viteve 1960 nė Perėndim dhe gjatė gjithė viteve 1970, mjekrra kishin edhe hipikėt, por edhe biznesmenėt njėsoj. Mjekrra kishin edhe grupet muzikore Rock, Soul, Beatles...


     MJEKRRA TEK FETARĖT, DIJETARĖT, ATDHETARĖT...        

    Nė mitologjinė greke Zeusi dhe Poseidoni janė portretizuar gjithmonė me mjekrra. Zorathustra, themeluesi i Zoroastrianizmit, ėshtė pėrshkruar pothuajse gjithmonė me njė mjekėrr.
     Nė ikonografinė e artit qė daton prej shekullit katėr e tutje, Jezusi apo Hazreti Isai (a.s.) ėshtė portretizuar pothuajse gjithmonė me  mjekėrr.


    Nė pikturat dhe statujat e shumicės sė karaktereve tė Besėlidhjes sė Vjetėr dhe Besėlidhjes sė Re, si Moisiu dhe Abrahami dhe me dishepujt e Jezusit si Shėn Pjetrit, Gjon Pagėzori janė me mjekėrr.

     Tetė prej figurave tė portretizuara nė pikturė tek Darka e Fundit nga Leonardo da Vinēi janė me mjekėrr.

     Nė Krishterimin Lindor tė gjithė udhėheqėsit fetarė kanė mbajtur mjekrra dhe shpesh mjekrrat janė rekomanduar pėr tė gjithė besimtarėt.

     Mjekrra rekomandohet nė Hinduizėm, Hebraizėm dhe nė Islam.

     Tek shqiptarėt, qė nga Skėnderbeu e tutje, pothuajse shumica e Rilindasėve, qoftė nė Lindje apo nė Perėndim,  kanė mbajtur mjekrra, madje, nė kohėn tonė, edhe disa nga komandantėt e UĒK-ės, nė krye me Adem Jasharin...

      Sot, mjerisht, mjekrra tek besimtarėt myslimanė, si pasojė e Islamofobisė, sikur ēėshtja e shamisė, sulmohet, kundėrshtohet me fjalėt mė fyese dhe kjo s’ėshtė tjetėr veēse njė paragjykim.

  Ėshtė mė e lehtė tė shpėrbėsh njė atom sesa njė paragjykim, thoshte Albert Ajnshtajni.

    Kur mbėrriti nė Amerikė, shkencėtari mė i njohur i shekullit tė kaluar, Albert Ajnshtajni, si tė gjithė emigrantėve tė tjerė, i dhanė njė pyetesor pėr tė plotėsuar. Ndėr tė gjitha pyetjet tė cilave i duhej dhėnė pėrgjigje, njėra pyeste:

 “Cilės racė i pėrkisni?”. Dhe ai iu pėrgjigj: “Racės njerėzore”.

   Kosova me mbi 90% shqiptarė myslimanė, mjerisht,  ende disave edhe kjo vetėdije po iu mungon! Me kėto sjellje, ata, ato, asgjė nuk fitojnė, por vetveten e dėmtojnė...

  

  Mexhid YVEJSI, Gjakovė






 
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30120
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi