ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GRUAJA BELGE MUSLIMANE QĖ NDIHMOI 1000 PERSONA...

Shko poshtė

15072014

Mesazh 

GRUAJA BELGE MUSLIMANE QĖ NDIHMOI 1000 PERSONA... Empty GRUAJA BELGE MUSLIMANE QĖ NDIHMOI 1000 PERSONA...




Gruaja belge myslimane qė ndihmoi 1000 persona tė pranojnė Islamin 

     Ndikuar nga miqtė e saj muslimanė dhe duke hulumtuar, studiuar fenė, Veronique Cools e ka pranuar Islamin nė njė moshė shumė tė re.     

     Njė  belge e re myslimane qė pranoi Islamin ka ndihmuar 1000 persona tė tjerė qė tė pranojnė Islamin pasi e shndėrrojė shtėpinė e saj nė Qendrėn Islamike pėr muslimanėt belgė qė kėrkojnė pėr tė mėsuar mė shumė pėr fenė e tyre.
    Ndikuar nga miqtė e saj muslimanė dhe duke hulumtuar, studiuar  fenė, Veronique Cools e ka pranuar Islamin nė njė moshė shumė tė re.
    Mė vonė, ajo vendosi pėr ta kthyer shtėpinė e saj nė njė Qendėr Islame pėr muslimanėt belgė qė kėrkojnė pėr tė mėsuar mė shumė pėr fenė e tyre.
     Qendra e re punon pėr tė ndihmuar belgėt pėr tė kapėrcyer paragjykimet qė kanė pėr fenė Islam.
    "Paragjykimet rrjedhin kur nuk keni njohuri tė duhur, tė vėrtetė,  pėr Islamin, tha ajo, ndėrsa ishte duke pėrgatitur pako ushqimore pėr iftar, pėr besimtarėt myslimanėt qė kanė agjėruar, raporton World  Bulletin. 
     "Si mysliman ne duhet tė njohim veten, tė paraqesim veten para shoqėrisė shumė mė mirė."


     Pas tetė viteve tė angazhimit, tė informimit, Qendra Islame tani ka mė shumė se 1.000 anėtarė, shumica prej tyre janė femra belge.
     Ajo, qendra, ėshtė, gjithashtu, e hapur pėr tė gjithė muslimanėt nė Belgjikė qė janė tė interesuar pėr tė mėsuar mė shumė pėr fenė e tyre.
     Vlerėsohet se nė Belgjikė, e cila ka njė popullsi prej 10 milion banorė, ka 450.000 muslimanė belgė, rreth gjysma e tyre janė  me prejardhje marokene, ndėrsa 120,000 janė me prejardhje turke.
     Mė shumė se 20 pėr qind e popullsisė sė Brukselit ėshtė me origjinė muslimane nga Maroku, Turqia, Pakistani, Bangladeshi dhe vende tė tjera afrikane.
     Nė kryeqytet, nė Bruksell janė 77 xhami dhe mbi 300 xhami janė nė gjithė Belgjikėn.


 

Burimi: OnIslam & News Agencies

Pėrktheu nga anglishtja:

Mexhid Yvejsi, Gjakovė


 


 

 
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30015
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi