ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DOKTORI NORVEGJEZ: OBAMA, A KE ZEMĖR TI?

Shko poshtė

25072014

Mesazh 

DOKTORI NORVEGJEZ: OBAMA, A KE ZEMĖR TI? Empty DOKTORI NORVEGJEZ: OBAMA, A KE ZEMĖR TI?




Doktori norvegjez: Obama, a ke zemėr ti?

Mads Gilbert, doktor norvegjez, vullnetar nė spitalin e mbingarkuar nė Rripin e Gazės, i ka shkruar njė letėr kryetarit amerikan, Barack Obama.

Miqtė mė tė dashur,
Nata mbrėmshme ishte ekstreme. ”Pushtimi tokėsor” i Gazės rezultoi nė dhjetėra tė vrarė dhe automjete tė mbushura me palestinezė tė tė gjitha moshave tė gjymtuar, tė shqyer, qė kullonin gjak, qė vdisnin – tė gjithė civilė, tė gjithė tė pafajshėm.
Heronjtė nė ambulanca dhe nė tė gjithė spitalet e Gazės janė duke punuar me ndrrime 12-24 orėshe, tė zverdhur nga lodhja dhe me ngarkesa ēnjerėzore (pa rroga nė spitalin Shifa pėr katėr muajt e fundit), kujdesen, pėrpiqen tė kuptojnė kaosin e papėrshkrueshėm tė trupave, shifrave, gjymtyrėve, qė ecin, qė nuk ecin, qė frymojnė, qė rrjedhin gjak.
Tani, tė trajtuar edhe njėherė si kafshė nga “ushtria mė e moralshme e botės”.
Respekti im pėr tė plagosurit ėshtė i pafundshėm, nė vendosmėrinė e tyre pėr t’u pėrmbajtur nė mes tė dhimbjes, agonisė dhe shokut; admirimi im pėr stafin dhe vullnetarėt ėshtė i pafund, afėrsia ime me palestinezėt me jep fuqi, edhe pse herė pas here dua thjesht tė klith, tė shtrėngoj dikė, tė qaj, ndiej erėn e lėkurės dhe flokėve tė njė fėmije tė ngrohtė, mbuluar nė gjak, nė njė pėrqafim tė pafund – por kėtė nuk e pėrballojmė dot as ne, as ata.
Fytyra tė mbuluara nga hiri, njė tjetėr ngarkesė me gjymtyr qė kullojnė gjak, ne kemi ende liqenj gjaku nė dyshemenė e urgjencės, pirgje fashosh kulluese tė ngopura me gjak...
Mė shumė se 100 raste mbėrritėn nė spitalin Shifa nė 24 orėt e fundit. Shumė pėr njė spital tė madh tė mirėtrajnuar dhe tė mirėpajisur me gjithēka, por kėtu – pothuajse s’ka asgjė: s’ka energji, ujė, barna, tavolina operacioni, instrumente, qė tė gjitha tė ndryshkura, sikur janė marrė nga muzetė e spitaleve. Por askush nuk ankohet, kėta janė heronj. Ecin kėshtu, si luftėtarė, me kokėn lart, jashtėzakonisht tė vendosur.
Dhe ndėrsa po i shkruaj kėto fjalė pėr ju, vetėm, nė njė krevat, lotėt rrjedhin, lotėt e ngrohtė, por tė pavlerė tė dhimbjes dhe pikėllimit, tė zemėrimit dhe frikės. Kjo s’mund tė jetė ngjarje e vėrtetė!
Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinės luftarake tė Izraelit fillon sėrish simfoninė e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisė nga anijet e detarisė (marinės) nga bregu, zhurmat e aeroplanėve Fanton, F16-tė dronave tė vėshtira, (nė gjuhėn arabe “zennanis”, ēekiēėt), dhe helikopterėt Apache- pėrplotė rrėmujė. Tė gjitha kėto prodhuara nė ShBA dhe tė paguar prej tyre.
Z. Obama, a ke zemėr ti?
Tė ftoj, tė kalosh njė natė kėtu, vetėm njė natė, me ne nė Spital, Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta.
Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinė.
S’ka njeri me zemėr dhe me pushtet qė tė kthehej nga njė natė nė spital, Shifa, pa vendosmėrinė pėr tė ndaluar masakrėn e popullit palestinez.
Por tė pashpirtėt dhe tė pamėshirshmit i kanė bėrė llogaritjet e tyre dhe kanė planifikuar njė tjetėr masakėr nė Gaza.
Lumenjtė e gjakut do tė vazhdojnė tė rrjedhin natėn qė vjen. I dėgjoj qė i kanė ndezuar instrumentet e tyre tė vdekjes.
Tė lutem! Bėj ēfarė mundesh. Kjo, KJO nuk mund tė vazhdojė.
Mads Gilbert MD PhD
Profesor dhe Drejtues Klinik
Klinika Mjekėsore e Urgjencės
Spitali Universitar i Norvegjisė sė Veriut

Burimi: World
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30120
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi