ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi emigrimin nė Gjermani dhe vendet e tjera tė BE

Shko poshtė

20072015

Mesazh 

Mbi emigrimin nė Gjermani dhe vendet e tjera tė BE Empty Mbi emigrimin nė Gjermani dhe vendet e tjera tė BE




Dhurata Kaloshi
Mendimi se duhet tė shkruaja diēka nė lidhje me dyndjen e  kohėve tė fundit tė shqiptarėve drejt perėndimit, mė ka ndjekur prej ditėsh, por ajo qė mė nxiti t’i vihem punės, ishte njė shkrim i publikuar nė njė tė pėrditėshme gjermane,  nė tė cilin pėrshkruheshin disa nga arėsyet qė po i nxitnin shqiptarėt tė emigrojnė. Veē tė tjerash pėrshkruheshin shpresat e atyre qytetarėve qė ishin nisur apo do tė niseshin dhe zhgėnjimet e atyre qė tashmė kishin arritur nė tokėn gjermane.
Unė besoj se ēdo njeri ka tė drejtė tė kėrkojė nė vendin e tij apo nė njė vend tjetėr mundėsinė pėr tė patur njė jetė mė tė mirė. Nė njė mėnyrė ose tjetėr, emigrimet janė lidhur gjithmonė me luftėn pėr tė kapur ėndrrėn. Kjo pėrpjekje nuk duhet paragjykuar por duhet respektuar.
Njė nga mėnyrat se si kjo duhet bėrė, ėshtė  pėrmes  pėrcjelljes nė mėnyrė korrekte tė informacionit tek qytetari, me qėllimin pėr ta ndihmuar atė qė duke patur njė ide mė tė qartė tė mos bėhet pre  iluzionesh tė gabuara.
Ky ėshtė pikėrisht njė prej qėllimeve tė kėtij shkrimi.
Nėse do ta nisja me fakte, atėherė do tė thoja se siē edhe dihet,  muajt e fundit vendet e BE po pėrballen me njė fluks tė madh emigrantėsh, shumica e tė cilėve po emigrojne  nga  vende nė konflikt, si  Siria, Iraku, Afganistani, Libia etj.
Italia ėshtė vendi qė ėshtė goditur mė shumė nga ky fenomen.  Numri i madh i emigrantėve tė dyndur nga vendet e Afrikės sė Veriut ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė Italinė dhe vendet e tjera tė BE. Plani i BE pėr tė shpėrndarė 40 mijė emigrantė nga Italia dhe Greqia drejt vendeve tė tjera tė BE, ka ngjallur shqetėsim tek kėto tė fundit. Vendet me tė prekura nga kyPLANMbi emigrimin nė Gjermani dhe vendet e tjera tė BE Arrow-10x10 do tė jenė Gjermania, Franca dhe Italia. Mediat, tė bazuara nė raportet e vendeve pėrkatėse  publikojnė tė dhėna nė lidhje me rritjen e fluksit tė emigrantėve dhe azilkėrkuesve nė vendet e BE.


Austria parashikon qė kėtė vit tė pėrballet me 70 mijė kėrkesa pėr azil

Sipas mediave, Austria parashikon qė kėtė vit tė pėrballet me 70 mijė kėrkesa pėr azil, rritja mė e madhe kjo nė 50 vjet. Fedasil (Agjensia pėr pritjen e azilkėrkuesve nė Belgjikė), nė tė dhėnat e  saj pasqyron  se deri me 1 maj  tė 2015 Belgjika ka pritur mbi 12 mijė emigrantė. Po sipas parashikimeve, Gjermania do tė jetė vendi mė i prekur nga azilkėrkuesit. Numri i parashikuar ėshtė 300 mijė, por ekspertėt pėrllogarisin rreth 500 mijė emigrantė.
Shqipėria gjithashtu ėshtė pėrfshirė nga njė valė emigrimi e qytetarėve tė saj drejt vendeve tė BE. Shqiptarėt kanė preferuar mė sė shumti  si vend emigrimi Gjermaninė. Referuar burimeve tė ndryshme,  mediat publikojnė, qė ambasada gjermane nė Prishtinė paralajmėron se numri i shqiptarėve qė do tė largohen nga Kosova do tė jetė rreth 300 mijė. Ambasada gjermane ka paralajmėruar se 99% e kėrkesave pėr azil do tė rrėzohen.  “Kosova ėshtė njė vend i lirė e demokratik e cila respekton tė drejtat e pakicave, tashmė tė pėrfaqėsuara ne parlament”.
Mė kanė tėrhequr vėmendjen disa tė dhėna tė publikuara herė pas here nė mediat shqiptare,  apo qoftė edhe nė rrjete sociale, tė cilat japin shifra mbi numrin kerkesave tė pranuara pėr azil tė qytetarėve tė Shqipėrisė nė Gjermani.  Kam konstatuar se nė shumicėn e rasteve tė dhėnat ose janė interpretuar gabimisht, ose janė marrė nga burime jo shumė tė besueshme. Duke dashur tė ndihmoj sadopak nė njė pasqyrim tė drejtė tė kėtij realiteti, kam kėrkuar dhe shfletuar tė dhėna nga burime serioze, disa prej tė cilave i kam pasqyruar mė poshtė.

Raporti – Numėr i madh i azilkėrkuesve nga Shqipėria
Nė raportin e saj “Shifrat aktuale mbi azilin” (Aktuelle Zahlen  zu Asyl), Zyra Federale e Emigranteve dhe Refugjatėve nė Gjermani (BUNDESAMT FÜR MIGRATION UND FLÜCHTLINGE), ka publikuar tė dhėna nė lidhje me numrin e kėrkesave pėr azil, tė pranimeve apo rrėzimeve tė kėtyre kėrkesave. Bie nė sy numri i madh i azilkėrkuesve nga Shqipėria, e cila nė krahasim me top dhjetė vendet e pėrfshira nė kėtė raport ka numrin mė tė madh tė azilkėrkuesve pėr muajin maj 2015
Sipas kėtij raporti nė muajin  Maj tė kėtij viti 20,5%  e azilkėrkuesve kanė qenė nga Shqipėria; pas Shqipėrisė renditet Siria me 20,2%, Kosova me 7,5%, Serbia 5,9%, Irak 5,8%, Afganistan 4,8 %, Maqedonia, 2,7%, Eritrea 2,6%, Nigeria 2,4% dhe Ukraina 2,1%.

Nė kėtė raport pasqyrohen gjithashtu tė dhėna mbi numrin e pėrgjithshėm tė kėrkesave tė shqyrtuara, tė pranuara dhe tė rrėzuara. Sipas raportit numri mė i madh i kėrkesave tė shqyrtuara janė kėrkesat e azilkėrkuesve nga Siria (4527), nga Kosova (3437) dhe Serbia (1607).
Nga 16,784 kėrkesa tė pėrgjithėshme (emigrantėsh tė vendeve tė ndryshme), tė shqyrtuara gjatė mujit maj 2015, janė dhėnė 5902 vendime pozitive.  Raporti nuk jep detaje se sa ėshtė numri i kėrkesave tė pranuara simbas vendeve pėrkatėse (Shqipėria, Kosova, Serbia, Siria etj), por pasqyron vetėm numrin e pėrgjithshėm tė kėtyre kėrkesave tė pranuara. Pėr shkak tė fluksit tė madh tė emigrantėve, Gjermania i ka shkurtuar ndjeshėm procedurat e trajtimit tė kėrkesave pėr azil. Nė muajt e fundit ajo i ka pėrshpejtuar procedurat  deri nė 5,7 muaj.
Procedurat e azilit, ndryshojnė nga vendi nė vend, edhe pse nė thelb ato janė tė njejta, por gjithsesi kėrkesa pėr azil duhet tė pėrmbushė kriteret e Konventės sė Gjenevės, e cila parashikon mbrojtje pėr azilkėrkuesit, pėr tė cilėt kthimi nė vendin e origjinės pėrbėn rrezik real pėr jetėn e tyre .

Shqipėria prej kohėsh ėshtė hequr nga lista e zezė e vendeve tė cilat nuk garantojnė respektimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, madje tashmė  vendi ka marrė statusin e kandidatit pėr nė BE. Nė kėto kushte, shqiptarėt e kanė tė pamundur ose tejet tė vėshtirė tė pėrmbushin kriteret pėr tė aplikuar pėr azil. Pavarėsisht problemeve ekonomike e sociale, Shqipėria trajtohet si njė vend demokratik e cila respekton tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut dhe ku demokracia vlerėsohet si mėse funksionale.
Sipas njė materiali tė Fedasil (Ėat is Dublin)), nė botė janė mbi dyzet milionė njerėz tė cilėt ikin pėr shkaqe luftrash, dhune, pėrndjekje etj.  80 % e tyre i drejtohen vendeve tė rajonit pėrkatės, apo vendeve fqinje. Vendet e zhvilluara presin vetėm katėr tė pestat e tyre.
Sot Europa dhe vendet e BE po debatojnė gjithnjė e mė shumė nė lidhje me kufizimin e fluksit tė emigranteve dhe   “mbrojtjen e kufijve”, pasi vetėm njė e shtata e tyre  kėrkon mbrojtje (azil) nė kėto vende. Nė lidhje me kėtė, vende tė ndryshme tė BE kanė kėrkuar disa herė rishikimin e heqjes sė regjimit tė vizave pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.
Shqipėria, ashtu si dhe muajt e fundit po ndodh, pėr shkak tė fluksit tė madh tė tė ikurve, ėshtė gjendur disa herė nė qendėr tė diskutimit dhe kritikave nga BE. Arsyeja ekonomike ėshtė vlerėsuar si njė nga shkaqet kryesore qė kohėt e fundit i ka detyruar qytetarėt shqiptarė tė emigrojnė masivisht.
Gjithsesi, duke mos dashur tė analizoj, unė dua ta mbyll kėtė shkrim  me njė paragraf tė  Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut:
 “Ēdo person ėshtė i lirė tė largohet nga ēdo vend, duke  pėrfshirė tė tijin”.


http://www.gazetabulqiza.al/mbi-emigrimin-ne-gjermani-dhe-vendet-e-tjera-te-be/

avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi