ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FILOZOFI & Elita Boterore

Shko poshtė

21062008

Mesazh 

FILOZOFI & Elita Boterore Empty FILOZOFI & Elita Boterore




FILOZOFI & Elita Boterore
Nje gazetar filantrop me thote se vetmia eshte e keqe per njeriun; dhe, per te mbeshtetur tezen
e tij, ai citon, ashtu si gjithe ata qe nuk besojne lehte, fjale te Eterve te Kishes. Une e di qe
Demoni i frekuenton me deshire vendet e shkreta dhe qe Fryma e vrasjes dhe e shthurjes
perflaket mrekullisht te vetmite. Por, do te ishte e mundur qe kjo vetmi te qe e rrezikshme
vetem per shpirtin e ngeshem e te percartur qe e mbush me pasionet dhe kimerat e tij.
Sigurisht qe nje llafazan, kenaqesia me e madhe e te cilit qendron tek e folura nga maja e nje
katedre apo tribune, do rrezikonte shume te behej nje i marre i terbuar ne ishullin e Robinsonit.
Nuk kerkoj nga gazetari im virtutet kurajeplota te Kruzoes, por kerkoj qe ai te mos i mbuloje me
akuza dashnoret e vetmise dhe te misterit.
Ne racat tona derdellitese, ka individe qe do pranonin me mosdashjen me te vogel denimin me
vdekje, nese do tu lejohej te mbanin nga maja e gijotines nje fjalim te buhishem, pa u trembur
se daullet e Santerreit do tu prisnin befasisht fjalen.
Nuk ua qaj hallin, sepse zbuloj se derdhjet e tyre gojetare u sigurojne kenaqesi te njejta me ato
qe te tjeret i marrin nga heshtja dhe prehja shpirterore; por i percmoj.
Une dua, mbi te gjitha, qe gazetari im i mallkuar te me leje te zbavitem pas qejfit tim. ...Ju, pra,
nuk provoni kurre, me thote ai, me nje ton hundor teper apostolik, nevojen per te ndare me
dike tjeter kenaqesite tuaja?... Shikojeni ziliqarin e holle! Ai e di qe une i perbuz kenaqesite e tij
dhe vjen te futet me marifet te te miat, ky ters i urryer!
-Kjo fatkeqesi e madhe per te mos mundur te jesh i vetem, thote diku La Bruyrei, si per ti bere
me turp te gjithe ata qe ngarendin te perhumben mes turmes, duke patur frike se sdo mund ta
duronin veten.
-Pothuajse gjithe fatkeqesite tona na vijne ngaqe nuk kemi ditur te rrime ne dhomen tone,
thote, me duket, nje tjeter urtan, Pascali, duke thirrur keshtu ne qelizen e prehjes shpirterore
gjithe ata mendjehumbur qe e kerkojne lumturine te levizja dhe te nje prostitucion qe do mund
ta quaja vellazerues, poqese do flisja gjuhen e bukur te shekullit tim.
E verteta
Kam njohur njefare Benedikta, qe mbushte atmosferen me ideal, syte e se ciles perhapnin
deshiren e madheshtise, te bukurise, te lavdise dhe te gjithckaje qe te ben te besosh te
pavdekesia.
Por kjo vajze e mrekullueshme ishte shume e bukur per te jetuar gjate; ajo vdiq vetem pak dite
pasi e kisha njohur, dhe une vete e varrosa, nje dite kur pranvera tundte temjanicen e saj gjer
te varrezat. Isha une ai qe e varrosa, te mbyllur mire brenda nje tabuti te bere me nje dru
aromatik dhe te pavdekshem si senduket e Indise.
Dhe, teksa syte i mbaja ngulur mbi vendin ku ishte kallur thesari im, krejt papritur pashe nje
njeri trupvogel qe i ngjante ne menyre te habitshme te ndjeres e qe, duke perplasur me nje
egersi histerike e te cuditshme kembet mbi token e shkrifet, thoshte duke u shkrire se qeshuri:
-Jam une Benedikta e vertete! Jam une, nje maskareshe e madhe! Dhe, si denim per
marrezine dhe verbimin tend, ti do me dashurosh keshtu sic jam!
Por une, i terbuar, iu pergjigja:
-Jo, jo, jo! Dhe, per ta theksuar me fort refuzimin tim, e godita aq fort token me shpute saqe
kemba mu zhyt gjer te gjuri brenda varrit te porsabere, ku, si nje ujk i kapur ne gracke, qendroj
i mberthyer, ndoshta pergjithmone, ne gropen e idealit.
Dritaret
Ai qe sheh jashte permes nje dritareje te hapur nuk veshtron kurre aq gjera sa ai qe sheh nje
dritare te mbyllur. Nuk ka send me te thelle, me te mistershem, me pjellor, me te erret, me
mahnites se nje dritare e ndricuar nga nje qiri. Ajo qe mund te shihet ne diell eshte gjithmone
me pak interesante se ajo qe ndodh prapa nje xhami. Ne ate vrime te zeze apo te ndritshme
jeton jeta, enderron jeta, vuan jeta.
Pertej valeve te cative, me kap syri nje mesogrua, tashme e rrudhur, e varfer, perhere e
perkulur mbi dicka, e qe nuk del asnjehere. Me fytyren, me veshjen, me gjestin e saj, me
pothuajse asgje, rikrijova historine e kesaj gruaje, ose, me sakte, legjenden e saj, dhe
nganjehere ia tregoj ate vetes duke qare.
Nese do kish qene nje plak i gjore, do kisha rikrijuar historine e tij me te njejten lehtesi.
Pastaj shtrihem, krenar qe kam jetuar dhe vuajtur ne te tjere njerez.
Ndoshta ju do me thoshnit:
- A je i sigurt qe kjo legjende eshte e vertete?Crendesi ka se cili mund te jete realiteti jashte
meje, nese ai me ndihmoi te jetoj, te ndiej qe jam dhe ate cka jam?
Porti
Porti eshte nje vend i kendshem per nje shpirt te lodhur nga luftrat e jetes. Gjeresia e qiellit,
arkitektura e levizshme e reve, ngjyrimet e ndryshueshme te detit, vezullitja e fareve, jane nje
prizem mrekullisht i pershtatshem per te zbavitur syte pa i merzitur kurre. Format e derdhura te
anijeve, me manovruesin e nderlikuar te velave, qe dallgezimi i detit u jep lekundje te
harmonishme, sherbejne per te mbajtur ne shpirt shijen e ritmit dhe te bukurise. Mandej, mbi te
gjitha, aty ka nje lloj kenaqesie te mistershme dhe aristokratike per ate qe nuk ka me as
kureshtje, as ambicje, qe te sodite, i shtrire ne verande apo i mbeshtetur mbi mol, gjithe ato
levizje te atyre qe nisen dhe atyre qe kthehen, te atyre qe kane akoma forcen te deshirojne,
dhe deshiren per te udhetuar apo pasuruar.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sat Jun 21, 2008 4:05 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

FILOZOFI & Elita Boterore :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jun 21, 2008 4:04 pm nga Iliriada Portal

William Shirer, bir i nje avokati, u lind ne Cedar Rapids, Iowa, ne vitin 1904. Qyshse femije, i ati
e la jetim dhe Shireri i vogel duhej te shperndante gazeta e te shiste veze per t'i ardhur ne
ndihme familjes. Pasi la shkollen, punoi ne gazeten lokale.
Ne vitin 1925, Shirer udhetoi ne Europe dhe gjeti pune ne Paris ne Chicago Tribune. Si fillim, ia
nisi si radhites, por pasi mesoi frengjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht, u be korrespondent
me jashte. Ne vitin 1933, Shirer u martua me nje fotografe vjeneze dhe pas atij viti u zhvendos
ne Berlin, ku do te punonte per Sherbimin Universal.
Ne vitin 1937, Edward Murrow i ofroi Shirerit pune prane Columbia Broadcasting Service. Si
perfaqesues i Berlinit, Shirer perpilonte nje komentim te rregullt te zhvillimeve ne Gjermanine
Naziste. Gjithsesi, autoritetet e mbanin Shirerin ne vezhgim dhe pjesa me e madhe e
raportimeve te tij censuroheshin. Praktikisht, u be e pamundur per te te percillte me perkushtim
situaten ne Gjermani dhe ne dhjetor te vitit 1940 u largua. William Shirer vdiq ne Berkshire
Hills, Massachusetts, ne vitin 1993.
Libri i Shirerit, Ditar berlinez u botua ne vitin 1941. Libra te tjere te tij per Gjermanine naziste
jane Fundi i nje ditari berlinez (1947), Ngritja dhe renia e Gjermanise naziste (1959) dhe Ju flet
Berlini: Lajme nga Gjermania naziste (1999).
Para se nazistet te shkaterronin dosjet, korrespondenti i huaj dhe historiani me fame boterore,
William L.Shirer arriti te shoshiste vetedokumentimin masiv te Rajhut te Trete, duke krijuar nje
studim monumental qe gjeresisht njihet si rekordi kulminant i njerit prej kapitujve me te frikshem
te historise njerezore.
Nje nga veprat me te rendesishme te historise se kohes sone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Jun 21, 2008 4:05 pm nga Iliriada Portal

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, i njohur per pershkrimet e hollesishme te jetes se perditshme
ruse te shekullit XIX, Turgenjev ka portretizuar ne menyre realiste fshataresine dhe
inteligjencien ne rritje, ishte nje perpjekje per te cuar vendin ne nje periudhe te re. Edhe pse
Turgenjevi u la disi ne hije nga bashkekohesit e tij, Fjodor Dostojevskij dhe Tolstoj, ai mbetet
nje nga figurat kryesore te letersise ruse te shekullit XIX.
Ivan Turgenjev u lind ne Orojol, Ukraine, ne nje familje te pasur. Pati nje femijeri te vetmuar,
me te emen teper autoritare qe e rrihte vazhdimisht. Turgenjevi studioi ne Shen Peterburg
(1834-37), ne universitetet e Berlinit (1838-8941) dhe perfundoi diplomen ne Shen Peterburg.
Ne keto vite, pikerisht ne vitet 1840, filloi te shkruante poezi, kritike dhe tregime, i ndikuar nga
Nikollaj Gogol. U be i njohur me ciklin e tregimeve Skecet e nje sportisti (1852). Ne vitin 1885
u takua me Leo Tolstojin. Gjate viteve 1853-62, Turgenjeve shkroi disa nga tregimet dhe
romanet e tij me te mire dhe kater nga gjashte romanet e tij: Rudin (1856), Dvorjanskoje
Gnjedo (1859), Nakanune (Ne vigjilje, 1860) dhe Otsi i deti (Eter dhe bij, 1862), teme kryesore
e te cileve ishin magjia e dashurise se pare, endrrat e parealizuara dhe dashuria e ndrydhur...
Reagimi armiqesor qe zgjoi Eter dhe bij, e shty Turgenjevin te largohej nga Rusia. Se pari, ai
shkoi ne Gjermani, pastaj ne Londer, ku romani i tij pati shume sukses. Perfundimisht, u
vendos ne Paris, ku jetoi nga viti 1871 deri ne ditet e fundit te jetes. U be anetar ne distance i
Akademise Perandorake te Shkencave ne vitin 1860 dhe Doktor ne Ligje Civile ne
Universitetin e Oksfordit (1879). Nder miqte e tij me te ngushte ne France ishte Gustav Flober,
me te cilin ndante te njejtat ide shoqerore dhe estetike.
Vdiq ne Bugival, ne rrethinat e Parisit, ne 3 shtator 1883.
[shadow=red:a3d278c2b2]CVAJG[/shadow:a3d278c2b2]
Biograf austriak, eseist, tregimtar, si dhe kozmopolitan, mbrojti idene e nje Evrope te bashkuar
nen nje qeverisje. Cvajg fitoi fame me biografite e tij te gjalla dhe zhbiruese per personazhe
historike, biografi ne te cilat perdori teorite psikanalitike. Mes veprave me te njohura te Cvajgut
eshte Baumeister der welt (1936), nje permbledhje studimesh biografike. Ne vitin 1930, arriti te
behej nje nga autoret me te perkthyer ne bote. Udhetimet e tij te gjata e cuan ne Indi, Afrike,
Ameriken Veriore dhe Qendrore, si dhe ne Rusi. Mes miqve te tij ishin Maksim Gorki, Rainer
Maria Rilke, August Roden dhe Arturo Toskanini.
Stefan Cvajg u lind ne Vjene ne nje familje industrialistesh te pasur. Studioi ne Austri, France
dhe Gjermani. Ne vitin 1913 u vendos ne Salzburg, pas udhetimeve te shumta. Ne 1914 u
martua me Friderike von Winternitz, e cila i dergonte letra si admiruese e tij qysh ne vitin 1901,
edhe kjo me nje te ardhme si shkrimtare. Vepra e pare e Cvajgut, Silberne saiten, nje
permbledhje me poezi, u botua ne vitin 1901... Fillimisht, Cvajg u be i njohur si poet dhe
perkthyes, e me vone si biograf, tregimtar dhe shkrimtar. Ne veprat e tij radhiten biografia per
Zhozef Fushene (1929), burre shteti francez, vellimi me tregime Konflikte (1925). Esete e
Cvajgut perfshijne portrete te Honore de Balzakut, Carls Dikensit, Fjodor Dostojevskijt, Fridrih
Holderlinit dhe Hajnrih fon Klajstit. Shume filma jane bazuar ne shkrimet e Cvajgut, me i
famshmi nder te cilet eshte Letra nga nje e panjohur, me regji te Maks Ofulsit
(1947).
__________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Jun 21, 2008 4:06 pm nga Iliriada Portal

Shkrimtar i madh rus, dramaturg, satirist, themelues i te ashtuquajturit realizem kritik ne letersine
ruse, i njohur me se shumti me romanin e tij Mertvje Dushi - Shpirtra te Vdekur (1842). Kjo
veper madheshtore u shkrua ne Rome dhe Gogoli thoshte se historine ia kishte sugjeruar
Pushkini ne nje bisede ne vitin 1835. Proza e Gogolit karakterizohet nga forca imagjinuese
dhe aftesia e jashtezakonshme per te perdorur gjuhen. Si rrefimtar i te metave te shpirtit
njerezor, Gogol mund te quhet Hieronimus Boshi i letersise ruse.
Nikollaj Gogol u lind ne Sorocinci, Ukraine dhe u rrit ne cifligun e prinderve. Mbiemri i tij i
vertete eshte Janovski, por gjyshi i shkrimtarit mori mbiemrin Gogol per te treguar se rridhte nga
dege fisnike kozake. Ne vitin 1829, Gogol u vendos ne Shen Peterburg, me nje certifikate qe i
njihte atij rangun e 14-te. Poezia e tij e pare, (1829) ishte nje deshtim i plote. Ne vitin 1831, u
takua me Aleksander Pushkinin, qe ndikoi se tepermi ne zgjedhjen e materialit letrar; miqesia e
tyre zgjati deri ne vdekjen e poetit. Pas viteve 1834-35, Gogol u be shkrimtar me kohe te plote.
Filluan te botoheshin me radhe shkrimet e tij, se pari Mirogorod, nje permbledhje tregimesh,
Tregimet e Shen Peterburgut (1835), botimi i shume tregimeve ne revisten e Pushkinit
Sovremenik, gjate vitit 1836, vit kur u botua dhe Revizori, komedia e tij me e famshme. Ne
vitin 1842, u botua permbledhja e veprave te tij te plota, e cila e beri nje nga shkrimtaret me te
dashur ruse.
Vdiq ne 4 mars 1842.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Jun 21, 2008 4:06 pm nga Iliriada Portal

Shkrimtar japonez prilific, tregimtar, eseist dhe poet, Inoue e filloi karrieren e vet letrare ne
moshe te mesme. Lenda e shkrimeve te tij frymezohet qe nga Japonia moderne e deri te Kina
e lashte, por namin e fitoi me shkrimet e tij historike. Mes veprave me te njohura, jane Tempyo
no iraka (1957, Catia e Tempjos), ku ngjarjet vendosen ne shekullin VIII dhe ku pershkruhet
udhetimi i disa murgjve budiste japoneze ne Kine. Inoue ka marre shume cmime, si dhe eshte
nderuar si Thesar i Gjalle Kombetar i Japonise.
Inoue Jasushi u lind ne Asahikawa, ne ishullin verior te Hokkaidos. I ati ishte mjek ushtrie dhe
ky ishte shkak qe ata shpernguleshin shpesh. Ne vitin 1926 filloi studimet e larta, kohe ne te
cilen pjesemerrte ne nje klub xhudoje dhe shkruante poezi. Familja u zhgenjye prej tij, kur ai
nuk e mori dot provimin hyres per mjekesi ne Universitetin Perandorak te Kyushit. Inoue u
pranua ne departamentin e anglishtes te ketij universiteti, ku studioi estetike dhe filozofi. U
diplomua ne 1936 me teme diplome poezine e Paul Valery-se...
Pas luftes, Inoue ben debutimin e tij si shkrimtar, ne vitin 1949 me dy romane te shkurter, Ciftja
dhe Togyu, ndersa ne 1950 fiton cmimin letrare prestigjioz Akutagawa. Ne 1951 shperngulet
ne Tokio dhe i perkushtohet teresisht te shkruarit. Ne vitin 1976, merr Urdhrin per Merita
Kulturore, nderimi me i madh i akorduar nga qeveria japoneze. Veprat e tij historike perfshijne
Ro-ran (1959), ku behet fjale per ngritjen dhe renien e nje shteti te vogel ne Azine Qendrore,
Aoki okami (1959) nje rrefim i imagjinuar i jetes se Xhenxhis Khanit dhe Futo (Era dhe dallget,
1963), ku flitet per sulmet mongole te shekullit XIII. Pas Kawabates, ai u zgjodh
zevendespresident nderkombetar i PEN ne vitin 1984.
Inoue Yasushi vdiq ne 29 janar te vitit 1991 ne Tokio.
__________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi