ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuptimi filozofik i LIRISĖ dhe realizimi i saj si proces

Shko poshtė

30062008

Mesazh 

Kuptimi filozofik i LIRISĖ dhe realizimi i saj si proces Empty Kuptimi filozofik i LIRISĖ dhe realizimi i saj si proces




Kuptimi filozofik i LIRISĖ dhe realizimi i saj si proces
Kuptimi filozofik i LIRISĖ dhe realizimi i saj si proces LIRIA1111111111Jeta ėshtė njė rrjedhojė e pėrjetimit ekzistencial qė i nėnshtrohet procesit evolutiv tė transformimit tė pandėrprerė kah e pėrsosura e pėrhershme. Shprehja e tėrėsisė sė kėtij procesi universal evolutiv dhe transformues quhet qenėsi. Ose, ndryshe, realiteti i ekzistencial nė nivelin material. Ky realitet nė Univers ėshtė i pėrfaqėsuar pėrmes formave tė ndryshme strukturale: botės minerale, bimore, shtazore dhe qenies mė tė pėrsosur - NJERI.
Ku janė dallimet nė mes tė kėtyre niveleve ekzistenciale?
Pėrpos ndėrtimit fizik - material, kėto nivele ekzistojnė edhe si struktura shpirtėrore me kategori diferenciale tė inteligjencės. Nė kėtė drejtim, botėn minerale e karakterizon forma statike e kujtesės sė veprimit, botėn bimore, forma e kujtesės statike dhe aftėsia specifike e adaptimit, bota shtazore i ka tė gjitha kėto por edhe njė shkallė instiktive tė ndjeshmėrisė. Ndėrsa, njeriu si qenie mė e pėrsosur e Universit, pėrpos tė gjitha karakteristikave tė cekura, ka edhe nivelin e lartė tė inteligjencės, e cila nė realitetin objektiv si trysni, shprehet pėrmes vullnetit tė lirė tė veprimit. Pra, vetė kuptimi i lirisė ėshtė forma e shprehjes sė kėtij vullneti, andaj, ajo edhe ėshtė e natyrshme. Kur njė vullnet i lirė i veprimit individual, pėrmes procesit tė organizimit, inkorporohet si tėrėsi kompakte e shumicės, nėnkupton shprehjen e vullneti tė lirė kolektiv. Nėse kėtė koncept filozofik do ta konvertojmė nė kuptimin e saj politik, atėherė, tėrėsia strukturale e kėtij organizmit quhet POPULL, ndėrsa, vetė procesi pėrmes sė cilės shprehet ky vullnet i lirė, quhet VETĖVENDOSJE.
Edhe pse, nė shumicėn e rasteve, procesi i Vetėvendosjes nė praktikė, nėnkuptohet si kategori politike, realisht, ajo ėshtė shprehje e njė trysnie komplekse qenėsore dhe konstruktivisht hyjnore, mospėrmbushja e sė cilės, nė realitetin objektiv, shkakton disharmoni, apo, shprehur nė gjuhėn e psikologjikes, frustrim kolektiv.
Qė tė kemi njė kuptim mė tė konceptuar tė Vetėvendosjes si tėrėsi, atėherė, ndaj saj duhet bėrė njė qasje mė komplekse, si nga kėndvėshtrimi psikologjik, filozofik ashtu edhe politik.
Ku qėndron esenca e kėsaj triade akademike e tė kuptuarit filozofik, psikologjik dhe politik tė VETĖVENDOSJES si formė kolektive e shprehjes sė lirė tė vullnetit popullor?
Vetė ekzistimi i ndjesisė sė brendshme si trysni, nė nivelin e pėrjetimit tė saj tė ndėrgjegjėsimit kolektiv, Vetėvendosjen e koncepton si kategori psikologjike.
Nga ana tjetėr, sqarimi dhe kuptimi i urtėsuar i ligjėsorėve tė saj dhe mėnyra e veprimit tė tyre, konceptin e Vetėvendosjes e formulon si kategori filozofike.
Ndėrsa, rruga e vėnies nė funksion tė kėsaj nevoje tė natyrshme nė nivelin e njė organizimi shoqėror institucional, Vetėvendosjen e konceptojnė si kategori politike.
Kėshtu qė, me plotė tė drejtė, mund tė konstatojmė se, VETĖVENDOSJA, si njė shprehje kolektive e vullnetit tė lirė tė njė populli ėshtė njė proces tėrėsisht i natyrshėm dhe vazhdimėsi nė veprim. Mu pėr kėtė, atė duhet konsideruar si reale dhe ekzistente, ndėrsa rrugėn e realizimit pėrfundimtar tė saj, si tė pandalshme.
Dihet se tė gjitha proceset qė zhvillohen nė natyrė, kryekėput janė evolutive dhe kanė tė pėrcaktuar kohėn precize tė veprimit tė tyre.
Ēka ėshtė karakteristika e tyre?
Thjeshtė, e kuptueshme nga dy pozicione: nė to ėshtė nė funksion veprimi i Ligjit tė tė kundėrtave, nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr, si procese nė vazhdimėsi tė pėrhershme janė tė pandalshme dhe tė pandikueshme nga asnjė forcė e jashtme.
Veprimi i Ligjit universal i tė kundėrtave mbėshtetet nė funksionimin e pėrsosur brenda saj edhe tė dy nėn ligjeve tjera:
- nėn ligji i mbajtjes pėrherė nė qetėsi tė gjendjes ekzistuese (“status quosė”) dhe - nėn ligji i vėnies sė pėrhershme nė lėvizje tė proceseve nė pėrgjithėsi. Me fėrkimin e kėtyre dy tė kundėrtave, si rezultat krijohet produkti i ri dhe mė i avancuar. Por, ėshtė karakteristike se gjithnjė nga ky fėrkim lirohet NXEHTĖSIA.
Andaj, liria si shprehje universale e njeriut ėshtė e pandalshme nga asnjė ndikim prej jashtė. Ajo ėshtė nevojė e brendshme individuale, ndėrsa nė anėn tjetėr si shprehje e organizuar, nevojė shpirtėrore kolektive, rruga e realizimit tė sė cilės pėrherė do tė prodhojė NEXETĖSI.
Nxehtėsi si evolucion nxehtėsi si revolucion si do qė ta marrim. E dallon vetėm koha e shfaqjes dhe veprimit tė saj.
Nėse nga ēfarėdo forme tė ndikimit tė pėrkohshėm nga jashtė do tė tentohet tė kamuflohet kjo nxehtėsi, ajo, edhe pse nė shqim tė parė, mund tė mos duket se ėshtė shfaqur, assesi nuk do tė thotė se nuk ekziston., por vetėm akumulohet dhe kur tė shpėrthen, gufon si eksplodim – si detonacion.
Tė ndalemi pak sa nė pragmatizmin e realitetit tonė Kosovar. Konkretisht dhe shkurtimisht, nė proceset qė po zhvillohen nė tė, qė si duket, askush si kupton, ndėrsa nevojėn e shfaqjes dhe ekzistimit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJES si veprim, ka mjaft nga ata qė nuk i konvenon. E vėrteta absolute mbetet konstatimi logjik se, askush nga jashtė, nuk mundet tė ndikoj nė disa proceset tė natyrshme qė zhvillohen nė njė shoqėri, sikurse, askush nuk mund ta minimizoj e kurrsesi ta pengoj paraqitjen e ēfarėdo organizmi qė praktikisht i konverton nė njohuri (vetėdijesim) kėto procese tė pashmangshme.
Ėshtė pikėrisht ashtu, sepse, ky organizėm vepron nė harmoni me natyrshmen dhe bėhet si pjesė e saj, andaj, gjithnjė nė masė, pėrjetohet si mė e kapshme, mė tėrheqėse dhe mė e patjetėrsueshme si koncept.
Dhe pėr fund, ashtu sikur e shtjelluam mė sipėr se ēdo gjė nė natyrė, pa marrė parasysh formėn e shprehjes sė saj funksionale (psikologjike, shoqėrore, politike) nuk mund t’i iki veprimit tė pacenueshėm tė ligjshmėrive universale, dhe, bazuar mu nė kėtė logjikė tė thjeshtė, unė tek ne shoh dy kategori njerėz: tė parėt injorant qė nuk i dinė dhe as “s’ju ha palla” pėr veprimin e kėtyre ligjeve natyrore, dhe tė tjerėt gjentilė, qė jo vetėm me pėrsiatje i analizojnė dhe i kuptojnė ato, por bėhen edhe si katalizatorė tė pėrshpejtimit tė tyre.
Se si, kush, e gjen veten nė kėtė kategorizim, duhet tė jetė ēėshtja e tij personale, e, sa pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE dhe ithtarėt e saj , pėr mua nuk ėshtė vėshtirė t’ ia qėlloj se cilės kategori i takojnė?!


Adnan Abrashi
Jona
Jona

Numri i postimeve : 266
Reputation : 0
Points : 29787
Registration date : 13/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi