ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD-ja miraton ligjin pėr avokatėt pa votat e PS-sė

Shko poshtė

26122008

Mesazh 

PD-ja miraton ligjin pėr avokatėt pa votat e PS-sė Empty PD-ja miraton ligjin pėr avokatėt pa votat e PS-sė




Mazhoranca qeverisėse u shkon nė fund nismave tė saj ligjore

Avokatėt u nėnshtrohen procedurave tė reja pėr marrjen e masės disiplinore

Mazhoranca qeverisėse u dha fund diskutimeve mbi ligjin e Avokatisė duke e miratuar atė nė Kuvend. Kėshtu, shumica nė Kuvend miratoi me 75 vota pro njė ligj tė tillė, duke mos pritur qė kėtij votimi t’i bashkohej dhe grupi parlamentar i Partisė Socialiste, qė, siē pati deklaruar, ky grup bojkotoi seancėn parlamentare. Ndėrkohė kundėr ligjit u ngrit vetėm njė votė dhe dy tė tjera ishin abstenim. Ligji saktėson se avokatėt do t’i nėnshtrohen njė procedure tė re tė marrjes sė masės disiplinore, nė rast se mbi ta rėndon ndonjė pretendim ndaj ēdo sjelljeje ose veprimi jokorrekt. Ndėr tė tjera parashikon se avokati i nėnshtrohet procedimit disiplinor kur ka vepruar nė kundėrshtim me parashikimet e dispozitave ligjore qė rregullojnė veprimtarinė e avokatit dhe me legjislacionin tatimor; nė kundėrshtim me rregullat e parashikuara nė Kodin e Etikės sė Avokatit dhe me rregullat e tjera tė pėrcaktuara nga Dhoma Kombėtare e Avokatisė dhe dhomat e avokatisė. Nėnkomisioni i verifikimit tė ankimit ndaj njė avokati, pasi bėn verifikimet e nevojshme, dėgjon pretendimet e palėve dhe sipas rastit vendos fillimin e procedimit disiplinor kundėr avokatit, ose refuzimin e fillimit tė procedimit. Masat disiplinore jepen brenda 3 muajve nga data e konstatimit tė shkeljes, por jo mė vonė se 5 vjet nga ēasti i kryerjes sė saj. Kur ēėshtja kalon pėr gjykim, kryetari i Komisionit tė Verifikimit tė Ankimit tė Dhomės Kombėtare tė Avokatisė e pėrfaqėson ēėshtjen pėrpara Komitetit Disiplinor tė Dhomės Kombėtare tė Avokatisė nė cilėsinė e palės. Vetė palėt nė procedimin disiplinor kanė tė drejtė tė paraqiten dhe tė japin shpjegime nė seancė vetė ose nėpėrmjet mbrojtjes e pėrfaqėsimit me avokat. Nėse njėra ose tė dyja palėt nuk paraqiten nė seancė pa motive tė arsyeshme, Komiteti Disiplinor i Dhomės Kombėtare tė Avokatisė shqyrton ēėshtjen dhe merr vendim nė mungesė tė tyre. Kur Komiteti Disiplinor i Dhomės Kombėtare tė Avokatisė nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ankesės e deklaron avokatin fajtor, pėrveē masave tė parashikuara nė nenin 43 tė kėtij ligji mund t’i kėrkojė qė tė ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr zgjidhjen e problemit nė fjalė; t’i kompensojė dėmin e shkaktuar kėrkuesit/ankuesit apo palėve tė tjera tė dėmtuara nga veprimet e tij nė masėn qė ēmohet e drejtė nga rrethanat, qė rezultojnė nga shqyrtimi i ankesės; tė urdhėrojė avokatin e deklaruar fajtor pėr tė paguar shpenzimet e palėve tė tjera dhe tė Dhomės Kombėtare tė Avokatisė pėr pėrballimin e ēėshtjes disiplinore nė fjalė. Pėr veprimtaritė e saj Dhoma Kombėtare e Avokatisė miraton tarifat e shpėrblimit. Rregulla tė hollėsishme pėr shpenzimet pėrkatėse pėrcaktohen nė rregulloren e Komitetit Disiplinor tė Dhomės Kombėtare tė Avokatisė.

Ankesat/kėrkesat kundėr avokatit mund tė paraqiten nga: a) ēdo person qė mbrohet, pėrfaqėsohet ose ndihmohet juridikisht prej tij; b) ēdo person i tretė qė pretendon se ėshtė dėmtuar nga sjellja apo veprimet e avokatit; c) organet drejtuese tė dhomave tė avokatisė; ē) gjyqtarėt dhe prokurorėt; d) ministri i Drejtėsisė; dh) ēdo organ tjetėr shtetėror i parashikuar me ligj.

Avokati i nėnshtrohet procedimit disiplinor kur: a) ka vepruar nė kundėrshtim me parashikimet e dispozitave ligjore qė rregullojnė veprimtarinė e avokatit dhe me legjislacionin tatimor; b) ka vepruar nė kundėrshtim me rregullat e parashikuara nė Kodin e Etikės sė Avokatit dhe me rregullat e tjera tė pėrcaktuara nga Dhoma Kombėtare e Avokatisė.

Pėr shqyrtimin e kėrkesave/ankesave pėr procedim disiplinor ndaj avokatėve krijohet Komisioni i Verifikimit tė Ankimit i Dhomės Kombėtare tė Avokatisė, me avokatė tė zgjedhur me short nga lista e pėrfaqėsuesve me kėtė pėrbėrje: 3 (tre) pėrfaqėsues nga dhoma e avokatisė Tiranė, 1 (njė) pėrfaqėsues nga secila prej dhomave tė tjera tė avokatisė.
metropol
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi