ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit

Shko poshtė

21042009

Mesazh 

Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit Empty Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit




Kastriot Dervishi

Plumba politikės!" Mė librin e fundit tė Kastriot Dervishit, Drejtorit tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, pasqyrohen njė seri vrasjesh tė njerėzve tė politikės. Vrasja e Nako Spiros, tė cilėn e pėrzgjodhėm pėr ta botuar tė plotė nė numrin e sotėm tė gazetės "Panorama", ėshtė ndėr tė parat vrasje misterioze tė diktaturės komuniste, qė u etiketua me cilėsimin "vetėvrasje". I kryqėzuar nga Enver Hoxha si antisllav se guxoi tė deklaronte, qė Shqipėria mund ta ndėrtonte ekonominė e vet edhe pa ndihmėn e Jugosllavisė sė Titos, Nako Spiru zgjodhi rrugėn e vetėhelmimit duke lėnė tė hapur akuzėn pėr politikėn dritshkurtėr tė Partisė Komuniste shqiptare qė ishte bėrė satelit e Beogradit. Po si u vetėvra Nanko Spiru dhe cili ishte reagimi i lidershipit politik pėr aktin e tij, si e trajtoi propaganda komuniste kontributin gjatė luftės nacionalēlirimtare, ēfarė qėndrimi mbajti pėr aktin fatal tė vetėvrasjes etj


Kjo ėshtė njė nga vrasjet e para tė epokės sė komunizmit qė u mbyll me fjalėt “vetėvrasje”. Mehmet Shehu qė priste nė hollin e spitalit fatin e shokut tė tij qė jepte shpirt, Nako Spiru, do tė kishte njė fat tė njėjtė edhe vetė, pasi vrasja mes krerėve komunistė tė Tiranės me kalimin e viteve do tė mbulohej me konceptin e zbutur, joproblematik tė vetėvrasjes. Kjo sepse nė harkun e gjatė midis viteve 1947 dhe 1981 pothuaj asnjė nuk do ndryshonte, vetėm sa do tė stėrholloheshin dinakėritė.
Nė mėngjesin e datės 22 nėntor 1947 gazeta e vetme e pėrditshme nė vend, “Bashkimi” lajmėronte vdekjen “aksidentale” tė ministrit Nako Spiru tė shkaktuar nga njė “luajtje me armėn”. Deri atė ēast konflikti i ndezur brenda udhėheqjes sė lartė komuniste nuk njihej dhe tashmė njė ministėr paraqitej i vdekur.
Nako Spiru nė fakt kishte kuptuar rrėnimin ekonomik qė po pėsonte Shqipėria nga jugosllavėt dhe kishte kundėrshtuar vazhdimin e marrėveshjeve skllavėruese me ta, ndonėse, pėr ironi tė fatit, ai ishte personi qė kishte nėnshkruar nė emėr tė qeverisė sė Shqipėrisė marrėveshjet nė fjalė. Kishte ardhur ēasti i unifikimit tė monedhave midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, ndėrkohė qė tregu shqiptar varfėrohej pėrditė e mė tepėr nga grabitja qė i bėnin jugosllavėt. Nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 29 majit 1947, u tha se monedha unike do tė hynte nė fuqi nė qershor 1947, ndėrsa Nako Spiru ka shtruar disa pyetje duke diskutuar marrėveshjen e nėnshkruar duke shfaqur kundėrshti ndaj zbatimit tė marrėveshjes qė unifikonte monedhat.
Nė shėnjestėr tė jugosllavėve
Kėtu jugosllavėt kishin kuptuar se zėri i parė shqiptar qė po kundėrshtonte duhej ndaluar. Nė qershor 1947 Partia Komuniste Jugosllave me anė tė Savo Zllatiēit akuzoi se nė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė ishte kristalizuar njė vijė e dytė antijugosllave. Nuk kishte asnjė person tjetėr nė udhėheqje qė pėrfaqėsonte kėtė “vijė” veē Nako Spirut e mbėshtetėsve tė tij qė nuk kishin funksione tė larta. Konflikti vazhdoi i tillė edhe nė muajt e tjerė. Nė vijim tė kėsaj lufte e cila nuk kishte nė plan vetėm nėnshtrimin, mė 8 nėntor 1947, udhėheqja e PKJ-sė i drejtoi njė tjetėr akuzė udhėheqjes sė PKSH-sė, ku kritikohen elementė tė veēantė, si dhe sektorė qė nuk shkonin mirė nė marrėdhėniet dypalėshe. Udhėheqja komuniste jugosllave filloi tė ngrinte me shqetėsim faktin se nė gjirin e PKSH-sė ishin krijuar dy vija politike, njėra prej tė cilave ishte antijugosllave. Nė qendėr tė sulmeve ishte Nako Spiru, Fadil Paērami, etj (AQSH, “Marrėdhėniet shqiptaro – jugosllave 1945 – 1948”, Tiranė 1996, faqe 124). Dhjetė ditė mė vonė, duke marrė shtysė nga kjo akuzė, nė Byronė Politike tė KQ tė PKSH-sė, u shtrua ēėshtja e antijugosllavizmit tė Nako Spirut, ndėrsa kjo ēėshtje ishte diskutuar ngushtėsisht midis Savo Zllatiēit, Enver Hoxhės dhe Koēi Xoxes nė njė hark tė gjatė kohor mė 6 – 18 nėntor 1947. Nė mbledhjen e Byrosė Politike, Koēi Xoxe thotė se ishte prishur baza e marrėdhėnieve midis dy vendeve nė ēėshtje qė lidheshin me ekonominė dhe ushtrinė. Nė kėtė mbledhje Nako Spiru, por edhe Mehmet Shehu, u akuzuan si antijugosllavė.
Rrethanat e vdekjes
I gjendur i sulmuar nga tė gjitha anėt, Spiru kėrkoi 5 ditė kohė pėr t’u pėrgjigjur. Nuk iu dha mė shumė se 24 orė kohė. Gjatės ditės u orvat tė kėrkonte mbėshtetje te sovjetikėt, por kėta nuk ia kishin ngenė. Teksa po skadonte afati 24 orėsh, mė 20 nėntor 1947 Nako Spiru u godit me njė plumb nė zemėr. Mundi tė mos vdesė pėrnjėherė. Nė vendngjarje ishte i pranishėm zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme dhe Drejtori i Sigurimit tė Shtetit, Nesti Kerenxhi. U morėn masat qė nė spital tė mos hynte njeri, madje as bashkėshortja, derisa tė mundėsohej vrasja. Dėshmitari Dh.Sh., dikur daktilografist i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe atė ēast me punė nė Komisionin e Planit tė Shtetit, e kishte parė gjithė skenėn, por i ngarkuari me vrasjen nuk ka mundur ta fiksojė, pėr shkak tė hutimit qė e ka kapur. Dhe kjo, jo pa shkak. Vrasjen ia kishin ngarkuar atij pa dėshirėn e tij. Thjesht kishte kryer detyrėn ndaj partisė. Trupi i pa jetė i Nako Spirut u vendos nė sallėn e Kuvendit Popullor pėr homazhe. Gjithēka dukej se bėhej me zor e sa pėr sy e faqe. Inatin me Nako Spirun nuk e kishin mbyllur kėtu pasi pak muaj mė vonė, nė shkurt – mars 1948 nuk do tė linin gjė pa thėnė kundėr tij. Nė ceremoninė e varrimit nėnpresidenti i Komisionit tė Planit, Kiēo Ngela, duke folur nė ka thėnė se “njė aksident fatkeq” e kishte ndarė nga jeta shokun e tyre. Nė emėr tė qeverisė ka folur Spiro Koleka dhe nė emėr tė rinisė, Ramiz Alia (“Bashkimi”, 23 nėntor 1948).
Njoftimet nga Moska dhe raportet e Beogradit
Ambasadori i Shqipėrisė nė Moskė, Mihal Prifti, disa ditė pas vrasjes, mė 30 nėntor 1947 i dėrgon Tiranės (Nesti Kerenxhit dhe Enver Hoxhės), nė lidhje me jehonėn e vrasjes sė Nako Spirut, shkruan: “Pėr dijeni po ju shkruaj shkurtimisht bisedėn qė pata me shokun Petrov rreth vrasjes sė shokut Nako, nė mbrėmje tė 28 nėntorit 1947. Bisedėn e hapa unė duke e pyetur nėse kishte dijeni pėr vrasjen e tij. Mė thotė se mė parė kėrkon tė dijė prej meje ē’kishte ndodhur dhe nė ē’rrethana. Ju pėrgjigja se nuk di hollėsi rreth saj. Pa i thėnė gjė tjetėr unė, ai filloi tė mendohej dhe pas pak mė thotė: “Dhe unė nuk e kuptoj sesi mund tė ketė ngjarė vrasja e tij. Ne kemi marrė tre telegrame nga Tirana, por akoma nuk e kemi tė qartė vrasjen e tij. Telegramet vinė nė kundėrshtim njėri me tjetrin. Njėri thotė se ėshtė goditur nė krah, tjetri thotė se ėshtė goditur nė kėmbė, e tjetri gjetiu. Nuk e kuptoj sesi ngjau qė tė mos jenė tė rregullta telegramet. Unė nuk kisha ē’tė thosha... Pushon ca, tund kokėn e vazhdon duke pėrfunduar: “Pra nuk ėshtė e qartė tek ne vrasja e tij, por sidoqoftė mė thotė mua nė mėnyrė konfidenciale se pėr 3 – 4 ditė do tė shkojė vetė nė Tiranė nė lidhje me pėrgatitjen e kongresit dhe ēdo gjė do tė sqarohet mirė”. Dhe akoma vazhdon: “Sido tė ketė ngjarė, vrasja e Nakos, pėr ne nuk ka rėndėsi. Mjafton qė Enveri dhe Koēi tė zbatojnė vijėn e drejtė tė partisė”...(AMB, F.Dega e Shifrės, V.1947, D.9, fleta 1 – 3).
Raporte interesante vijnė edhe nga arkivat e Beogradit. Informacionet e kėtyre arkivave tregojnė se Beogradi ka imponuar gjithēka jo vetėm pėr veprimin por edhe ceremoninė e varrimit, ndėrsa Enver Hoxha ka qenė nė lidhje me ta pėr mėnyrėn sesi duhej tė vepronte. Mė 21 nėntor 1947 njėri prej organizatorėve tė vrasjes, Savo Zllatiēi, informonte ministrin e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė Aleksandėr Rankoviēin se “Nako Spiru vrau veten duke luajtur me revole”. Pėr kėtė gjė ai kėrkonte mendimin qė duhet t’ua pėrcillte “shokėve shqiptarė” nėse vrasja duhej tė trajtohej vetėvrasje apo njė rast fatkeq. Po atė ditė, Savo Zllatiēi njoftoi “shokun Marko” (pseudonimi i luftės i Aleksandėr Rankoviēit) se Nako Spiru i ka shkruar letėr tė ngarkuarit me punė sovjetik, tė cilit ia ka lėnė nė tryezė. Atje parashtron kryesisht disa gjėra nga mbledhja e KQ, ku mbron pozitėn e tij dhe kujton se pėr njė varg ēėshtjesh ėshtė kėshilluar me specialistėt sovjetikė. Letrėn e KQ tė PKSH-sė ia dha tė ngarkuarit me punė sovjetik, duke iu lutur pėr njė kopje. Duke u ndalur nė ēėshtjen tjetėr Zllatiē i telegrafon kėshtu qendrės: “Enveri ma parashtroi ēėshtjen qė unė ta shihja gjithēka qartė se ēfarė veprimtarie tė madhe antiparti kishte zhvilluar Nako. Pavarėsisht nga ngjarja e tanishme, duhet qė nė parti tė demaskohet politika qė ka zbatuar Nako. Nė tė njėjtėn kohė, pėrveē tė tjerave, Enveri mė pyeti nėse nesėr do tė bėhej pėrcjellja mortore”. Zllatiē i drejtohet Markos se shqiptarėt pyesin nė duhet tė jetė ose jo i pranishėm Enver Hoxha nė
ceremoninė e varrimit ditėn e nesėrme, duke vėnė nė diskutim legjitimitetin e Hoxhės nė Shqipėri... (Arkivi i Jugosllavisė, Fondi SKSKJ, 1X.8.V.288).
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Apr 21, 2009 10:49 am nga ILIRI

Plenumi i 8-tė vėrtetoi vrasjen
Kulmin ngjarjet e vitit 1948 e patėn me zhvillimin e Plenumit tė 8-tė tė Komitetit Central tė PKSH-sė i zhvilluar nga 26 shkurti deri mė 27 mars 1948. Nė rendin e ditės sė tij, ishin propozimet e Byrosė Politike, analizimi i gjendjes sė brendshme nė lidhje me marrėdhėniet me Jugosllavinė mbi gabimet nė vijėn ekonomike tė partisė... U dėnua “puna armiqėsore” e Nako Spirut, i cili sipas diskutantėve, kishte punuar pėr shkuljen e marrėdhėnieve “vėllazėrore” me Jugosllavinė, ishte grindur me “shokėt jugosllavė” pėr ēėshtjet ekonomike, punimet e ushtrisė, kishte punuar kundėr kėshilltarėve jugosllavė, etj.
Sipas raportit, Nako Spiru kishte thėnė, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes ekonomike, se me kėtė veprim kishte nėnshkruar shitjen e Shqipėrisė. Spiru u akuzua si sabotator i “organizimit tė shpejtė dhe nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn vėllazėrore” tė tė dy popujve dhe shoqėrive tė pėrbashkėta, se kishte sabotuar vėnien nė zbatim tė bashkimit doganor, kishte nxitur mendimin antijugosllav nė Byronė Politike, duke ngritur (sipas Savo Zllatiēit) dy vija tė kundėrta.
Nė pikėn e dytė thuhej se Spiru kishte shtrembėruar politikėn ekonomike (ku pėrfshihej edhe bujqėsia), tė cilėn PKSH e kishte pėrcaktuar si tė zhvillueshme, “vetėm me mbėshtetjen e ekonomisė sė RPFJ-sė”... Nė ushtri, si “bashkėpunėtor fraksionist” i Nako Spirut, cilėsohej Mehmet Shehu, i cili ishte grindur disa herė me shefin e shtabit jugosllav, Koēa Popoviē-in, nė lidhje me bashkimin e dy ushtrive. Gjithashtu nė kėtė mbledhje, u dėnuan edhe puna me rininė e Fadil Paēramit e Liri Belishovės. Nė mbledhjen vijuese tė 26 shkurtit 1948, Enver Hoxha propozoi qė anėtarėt e plenumit tė KQ, Liri Belishova e Mehmet Shehu tė mos merrnin pjesė nė plenum. Hoxha, nė fjalėn e tij, mbronte pikėpamjen se “aleanca me Jugosllavinė ishte nga fitoret mė tė mėdha”, se Nako Spiru kishte qenė kundėr kėsaj lidhjeje, duke shkaktuar “konsekuenca shumė tė mėdha” pėr PKSH-nė. Sipas Hoxhės, Spiru kishte kėrkuar qė ekonomia shqiptare tė pėrparonte dhe jugosllavėt tė ndihmonin, duke e quajtur kėtė “izolim tė ekonomisė shqiptare”. Nako Spiru kishte deklaruar se Shqipėria mundej tė bėnte ekonomikisht “edhe pa ndihmėn e Jugosllavisė”. Enver Hoxha akuzonte sėrish si bashkėpunėtorė tė Spirut: Liri Belishovėn (bashkėshortja e Nakos), Mehmet Shehun e Fadil Paēramin, tė cilėt i cilėsoi si “njerėz tė rrezikshėm”. Pėr Hoxhėn, ēėshtja e vijės me Jugosllavinė ishte “vitale”, sepse kėshtu kishte udhėzuar Stalini, Molotovi, Tito. Nga fjala e Adil Ēarēanit del qė Nakos i ėshtė bėrė trysni e jashtėzakonshėm pėr tė nėnshkruar marrėveshjet ekonomike me Jugosllavinė dhe se puna e tij (Nakos) kishte qenė “shumė e dėmshme pėr vendin”. Manush Myftiu pohonte se lufta e Spirut kundėr Jugosllavisė kishte synuar tė dobėsonte pozitat e komunistėve tė Shqipėrisė, duke shtuar se Spiru ishte “shovinist”. Koēi Xoxe thotė se Nako Spiru kishte synuar tė ndėrtonte njė tjetėr vijė tė PKSH-sė, qė do tė ishte kundėr Jugosllavisė. Bedri Spahiu thotė pėr Spirun se doli ashtu siē ishte: “bir borgjezi”. Hysni Kapo thotė se kishte biseduar me Nakon kur kishte qenė ambasador nė Beograd dhe, sipas tij, ai ka shfaqur pakėnaqėsi tė mėdha ndaj jugosllavėve. Gogo Nushi thotė se objekt i punės sė Nakos ishte prishja e marrėdhėnieve me Jugosllavinė. Tuk Jakova e ka quajtur “protagonist tė gjithė shkatėrrimit tė vijės sė partisė”, pasi kishte punuar pėr tė “goditur lidhjet me Jugosllavinė”. Beqir Balluku, pasi ka lavdėruar PKJ-nė pėr rolin nė formimin e PKSH-sė, pohonte se Nako ishte kundėr Jugosllavisė se ishte “agjent”, pasi vinte nga klasa borgjeze dhe nuk kishte asnjė lidhje me komunistėt e tjerė. Balluku ėshtė shprehur se Nako doli pro “indipendencės sė vendit tonė”, pasi ai ishte “shovinist borgjez”.
Shumė aktiv ishte diskutanti Petro Papi, i cili ka qenė i ashpėr ndaj punės sė Nakos. Nė mbledhjen vijuese tė 3 marsit, Haki Toska shprehet se ishte i bindur pėr tradhtinė e Nako Spirut, se kishte rėnduar marrėdhėniet me Jugosllavinė dhe se “u desh ndėrhyrja e PKJ-sė qė tė zgjidhej ēėshtja”.
Nesti Kerenxhi vlerėsonte ndihmėn e PKJ-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes. Koēi Xoxe pohonte se Nako i kuptonte marrėdhėniet me jugosllavėt si i ati me STAMLES-in. Xoxe thoshte se vetėm Jugosllavia mund ta ndihmonte Shqipėrinė dhe se “tė tėra ēėshtjet do tė shkojnė drejt unifikimit”... Duke vazhduar nė kėtė vijė, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 14 marsit 1948 u diskutua ēėshtja e bashkimit midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, gjė qė pranohet edhe nga Enver Hoxha edhe nė kushtet e lindura nė jug tė Shqipėrisė. Njė ditė mė pas, ai thotė se jugosllavėt mund tė mobilizonin 9 mijė veta, ndėrsa mė 17 mars 1948 i dėrgon njė letėr Titos nė lidhje me bashkimin federativ midis tė dy vendeve, nė tė cilėn theksonte se populli shqiptar ishte “aq i lidhur shpirtėrisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisė sa asnjė popull tjetėr” se “ky bashkim s’kishte asgjė formale”, por ndihej thellė, duke kėmbėngulur se duhej tė punohej “konkretisht pėr federatėn”, gjė pėr tė cilėn, nė Shqipėri po punohej “me tė gjitha forcat”.
Plenumi i 8-tė i kishte mbyllur punimet e tij mė 8 mars, por mė 27 mars 1948, ai u mblodh edhe njėherė pėr tė miratuar rezolucionin. U vendor pėrjashtimi nga partia i Liri Belishovės, Sejfulla Malėshovės, Fadil Paēramit e Ymer Dishnicės. Mehmet Shehu u pėrjashtua nga Komiteti Central. Tė tjerė persona qė pėrmendeshin ishin Niko Opari, Muhamer Spahiu dhe Qamil Buxheli. (“AQSH, Marrėdhėniet shqiptaro – jugosllave 1945 – 1948”, Tiranė 1996, faqe 214 – 432).
Dėshmitė e njerėzve qė e survejuan
Pėr gati njė vit, Nesti Kerenxhi njeriu qė i kishte shpėtuar burgosjeve tė mėnyrėn mė tė habitshme, pas njė letre qė i dėrgon Enver Hoxhės nga vendi ku banonte (Selenica), u mor i pandehur si pjesėtar i “grupit tė Koēi Xoxes”. Qėndroi nė hetuesinė e Vlorės e tė Tiranės deri sa dėshmoi kundėr Kadri Hazbiut. Nė kėtė kėmbim tė fundit fitoi lirinė pėr herė tė fundit. I pyetur pėr shumė ngjarje nga lufta e deri vonė, ndėr tė tjera ai dėshmon edhe pėr vrasjen e Nako Spirut, duke qenė mesa duket person kyē nė organizimin e kėsaj vrasjeje.
Mė 19 nėntor 1947, Nesti Kerenxhi nė kėtė ditė tė ftohtė pragdimri qėndronte nė shtėpinė e tij. Befas bie telefoni i shtėpisė. Nga ana tjetėr telefononte ministri i Punėve tė Brendshme Koēi Xoxe. I kėrkon t’i bėjė njė vizitė nė shtėpi. Kėshtu ka bėrė Kerenxhi. Ka shkuar nė shtėpinė e shefit tė tij ku ka gjetur edhe Pandi Kriston. Koēi i ka urdhėruar qė sė bashku me Pandi Kriston tė shkonin te shtėpia e Kristo Themelkos dhe tė ruanin veprimet e Nako Spirut qė e kishte shtėpinė aty afėr pėrballė. Zėvendėsministri Kerenxhi dhe ministri Pandi Kristo kanė bėrė agjentin shėtitės duke ruajtur ministrin Nako Spiru. Shqetėsimi i Koēit ishte nė do takonte apo jo njeri atė natė Nako Spiru. Nė fakt atė natė nuk kishte pasur asnjė lėvizje. Tė nesėrmen, Nako doli nė punė. Kerenxhi i ka shkuar pas me makinė duke pasur shofer Lefter Lakrorin. Nako kishte shkuar deri te ura e Beshirit dhe ishte kthyer. Ndoshta e kishte kuptuar se po e ndiqnin. Makina me shofer Lefterin kishte vazhduar rrugėn pėr tė mos u kuptuar, ndėrsa Kerenxhi kishte ulur kokėn pėr tė mos u njohur nga Nako Spiru, kur dy makinat ishin shkėmbyer. Pastaj Nako ishte futur nė zyrėn e tij tė Komisionit tė Planit tė Shtetit. Pasi kanė dėgjuar krismat qė kanė goditur tė gjurmuarin, Kerenxhi dhe Lakrori janė futur nė zyrėn e Nakos e kanė marrė dhe shpėnė nė spital, ku sipas porosisė, Kerenxhi i ka kontrolluar xhepat. Kontradikta e Nakos dhe Koēin dilte edhe nga pyetėsia e Kerenxhit. Por vėzhgimi kishte vazhduar edhe nė ceremoninė e varrimit. Myftar Tare i pyetur si dėshmitar, pohonte mė 17 janar 1983 se kur po varrosej Nako Spiru, Lefter Lakrori e kishte porositur tė qėndronte afėr familjes pėr tė dėgjuar ēfarė do thoshin. Raportimi i tij kishte qenė i thjeshtė. Gjatė ceremonisė, babait tė Nakos i kishte rėnė tė fikėt. Ai kishte parė qė Liri Belishova mbante pėr flokėsh motrėn e Nakos dhe i thoshte tė mbante veten. Sipas tij, Nako e kishte kuptuar se e ndiqte makina qė drejtonte Lefter Lakrori, nė atė kohė shofer i Nestit. Po ashtu ai thonė se ishte ngritur njė rrjet i veēantė agjenturor pėr tė vėzhguar Nakon e punėn e tij nė ministri, i drejtuar nga Ferdi Tirana e Hilmi Seiti. Edhe Lefter Lakrori e akuzon Nestin mė 12 shkurt 1983. (AMB, F.H-GJ, D.12653). Tė gjithė kishin kujtuar se Nesti mbaroi. Ishin gabuar pėr herė tė fundit. Nė raportet zyrtare janė dhjetėra informacione nė tė cilat pėrmendet se kush e vrau Nako Spirun. Megjithatė, personat kryesorė qė mbetėn gjallė nga kjo vdekje, me gjithė peripecitė qė hoqėn, nuk patėn kurajėn as nė fund tė jetės sė tyre tė pohonin se Nako Spiru u vra. Mbetėn besnikėrisht nė opsionin e “vetėvrasjes” pa shfaqur as njė pendesė tė largėt morale. Nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme nuk u depozitua autopsia e trupit tė Nako Spirut qė formalisht duhej tė ishte bėrė.
Nė gjysmėn e parė tė vitit 1949, u zhvillua procesi i Koēi Xoxes dhe tė tjerėve. Si gjatė hetimit, ashtu edhe gjatė gjykimit, Xoxe pėrsėritė disa herė se gjurmimi i Nako Spirut ishte bėrė vetėm me urdhėr tė Enver Hoxhės dhe ai vetėm sa e kishte zbatuar atė (AMB, F.H-Gj, D.1623).
panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Apr 21, 2009 11:28 am nga lidabica

iiiii ehhhhhh, sa te trondisin keto ngjarje tamam mafiozesh,po keshtu jane edhe bijte e ketyre krimineleve,kur i mendon ,mbushesh me shume trishtim...te te zhdukin vetem per mendim kunder dhe me e para vetem se je shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi